VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 03:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2
E Hënë, 08.10.2009, 12:42pm (GMT+1)

 

                                                           

 

 

Kuvëndi u-mbloth me 4 Korrik 1915 në Boston, dhe e hapi sekretari Loni Kristua, se Vatra s'kish kryetar. Çairman i kuvëndit u-zgjoth Lambi Kreshpani, dhe sekretar Kol Rodheja. Me shumësin'e votave, delegatët ndaluan hyrjen e Fan Nolit dhe të Kostë Çekrezit në kuvënt, të dy kandidatë për kryetar të Vatrës. Për të mos prishur qejf dhe të mos lëndoheshin ndienjat politike t'asnjërit kandidat, kuvëndi vëndosi që Vatra të vazhdonte punët e saj pa kryetar. Kuvendi mbaroj shpejt, po i la punet e shoqërise siç i gjeti, ndoshta edhe më keq se ç'ishin.

U-thirr një kuvënt i dytë me 17 te muajit, dy kuvënde në një muaj, për të regulluar punët e Federatës. Kuvendin e hapi Hasan M.Bitincka si çairman i Komisionit Qendral, dhe çairman i kuvëndit u-zgjoth Dennis Kambury. Ay kuvënt vazhdoj dy ditë, dhe zgjodhi Fan Nolin për kryetar të Vatrës, duke i dhënë këta shokë si zyrtarë të Komisionit: Kristo Kirken, Kol Rodhen, Hasan M. Bitincken, Kostë Çekrezin (i cili ish editor i Diellit), Kol Thomaren dhe Koste Racken.

 

Komisioni i Qendrës desh t'a kthente programin e Vatrës në politikë, dhe pyeti një avukat të njohur mirë në Boston mi këtë pikë. Po avukati u-pergjigj se vetëm një kuvent i përbërë nga delegatët e Federatës munt t'a bënte atë ndryshim, dhe jo kurrë Komisioni.

Javën e parë të Nëntorit 1915 u-vendos dalja e Diellit i përditëshm, dhe atë javë u-mbarua afati i Kostë Çekrezit si editor, i cili ish prapë kandidat për rizgjedhje. Komisioni e shtyri afatin e tij gjër me 27 të muajit, se priteshin dhe kandidatë të tjerë për editor. Pastaj kandidatura e Çekrezit u-hodh poshtë shkaku se ay "shkeli nyjat e marëveshjes që kish bërë me Komisionin e Vatrës." Shikojmë këtu se ajo marëveshje është botuar në Numërin 528 te Diellit, të cilin nuk e kemi në dorë, dhe kështu s'munt të vemë dot gishtin se ku qëndron faji. Nga ay shkak, me 21 Dhjetor 1915 e mori kryetari i  Vatrës, Fan Noli, redaksin'e Diellit dhe e mbajti gjër me 6 Korrik 1916, duke patur dhe Andon Frashërin si ndihmës editor.

 

Me 1915, delegati i Vatrës ish ne Lausanne të Svicrës, dhe kryetari, i porositur nga Komisioni i Qendrës, i dërgoj një letrë me anën e së cilës i lutej të shkruante një broshurë në gjuhen frengjisht. Teksti i letrës që i drejtoj kryetari i Vatrës delegatit të saj është ky:

"Faik Be Konitza,

Lausanne, Switzerland.

I ndershim Atdhetar:

Në mbledhjen e fundit te Komisionit, u-këndua letra juaj edhe u-vendos që t'ju jipen $ 150 për një broshurë frengjisht prej 30 gjer 40 faqesh për Shqipërinë.

Nga këto para $ 100 do t'ju dërgohen me një herë, dhe $ 50 si të na dërgoni broshurën.

Broshura, pas vendimit të Komisionit, duhet të jetë një apologji e Shqipërisë, t'i ngarkojë Evropës responsibilitetin e prishjes së Shqipërisë, të mos anojë as nga Austria as nga Italia, dhe të flasë për mbretin (Wied-in) sa të mundë më butësi". Me pakë fjalë, qellimi i broshurës duhet të jetë çfajësimi i Shqipërisë dhe i Shqipëtarëve në sy të botës së qytetëruar. E dimë fort mirë që as një Shqipëtar s'munt t'a çfajësojë Shqipërinë pa i ngarkuar një pjesë të madhe të fajit mbretit, i cili u-refye aq i pa zoti. Për fat të keq, mbreti i Shqipërisë është shumë popullor në mest Shqipëtarëve nacionalistë të Amerikës, si i pari mbret i Shqipërisë pas Skënderbeut, dhe idealizuar aq shumë sa ç'do goditje kundrë tij do t'i lëndojë shumë atdhetarët tanë të pa-djallëzuar. Andaj Komisioni ju lutet, t'a trajtoni çështjen dinastike me mjeshtëri të madhe. Nuku duam t'ju ndalojmë të rëfeni fajët e mbretit po ju lutemi t'i mënagioni dienjat loyalistë të Shqipëtarëve, me fjalë të tjera, munt të goditni, po të goditni me "˜pambuk' dhe tërthori.

Ju falemi më nder dhe mbetemi

Juaji me besë,

Kryetari,  F. S. NOLI"

 

Komisioni i Vatrës i vuri disa kondita delegatit të saj për bërjen e broshurës, po Faik Konitza bëri si diti vetë, dhe goditi jo "më pambuk," po me grusht të fortë atje ku ish për të goditur. Konitza e shkroj dhe e botoj broshurën në Lausanne me 1915, me titullin "L'Allemagne et L'Albanie" ("Gjermania dhe Shqipëria"), dhe e përndau në viset e duhura t'Evropës.  

                                                           

Vatra i pagoj 100 dollarë Faik Konitzës për shtypjen e broshurës që shkrojti në gjuhën frengjisht për të drejtat e Shqipërisë. Ay i dërgoj Vatrës 50 copë të broshurës, po Vatra nuk e nxori në shesh shkaku se autori i saj shkruante mjaft ashpër kundrë Gjermanisë dhe munt të dëshpëroheshin një shumicë Vatranë qe ishin pro-gjermanë. Shkaku përse ata Vatranë kishin ato ndienja miqësore për një vënt të huaj lark Shqipërisë s'munt të shpjegohet dot mirë, po besohet t'ish për arësyen se mbreti i Shqipërisë (Wied-i) ish princ gjerman, për të cilin shumica e Vatranëve kishin një simpathi të madhe, sikundër e shpjegonte dhe kryetari i Vatrës në letrën e tij që i dërgoj delegatit të saj në Svicrë.

 

Fakti është se autori i broshurës s'ish kurrë kundrë Gjermanisë, po që kundrë pazarllëkëve që bëntë guverna gjermane kundrë Shqipërisë. Guverna gjermane, e udhëhequr prej Kajzerit, deshi t'i falte Greqisë Shqipërin' e Jugës me konditen që ajo të hynte në luftë me anë të mbretërive t'Evropës së Qëndres kundrë Aliatëve.

 

Në kuvënt të Vatrës, një grup delegatësh kërkuan broshurën, ose paratë nga Faik Konitza! Kur e pa se u-ashpërua bisedimi mi këtë pikë, u-ngrit Fan Noli dhe i dha 100 dollarë arketarit të Vatrës nga xhepi i tij për hesap të broshurës, pastaj u-tha delegatëve që bërtisjin: "Paratë i muartë, tani lëreni rehat emërin e shëntë të Faik Konitzes i  cili ka punuar tërë jetën e tij për Shqipërinë, dhe kur i ngrënë kur i urët!"

 

Kur hyri Amerika ne luftë kundre Gjermanisë me 1917, Vatra e nxori në shesh broshurën e Konitzes dhe e përdori si dokument që i pari udhëheqës i saj "ish-anti-gjerman." Ahere arkëtari i Vatrës i ktheu prapë Fan Nolit 100 dollarë, qe mori prej tij për hesap të broshurës.

 

Pas botimit te broshurës, Faik Konitza ra në duar t'Austriakëve të cilët e internuan në Vienë dhe e mbajtnë atje tërë kohën që vazhdoj lufta. Në Vienë Konitza pati dhe dy Shqipëtarë si shokë t'internuar nga guverna Austriake, Fazlli Frashërin dhe Kolonel Zogun. Për Fazlli Frashërin s'dimë gjësendi përse e kishin intërnuar, kurse Kolonel Zogu kish formuar një regjiment ushtarësh shqipëtarë nënë komanden e tij në Shqipëri që të lëftontë me anë t'Austrisë kundrë Italianëve, të cilët muarnë Vlorën dhe po i drejtoheshin Beratit. T'urdhëruar nga kumandari i tyre, oficerët e regjimentit shqipëtar shkuan në luftë me Flamurin e Shqipërisë. Atë gjë nuk e pëlqeu komanda Austriake e përgjithëshme, dhe kur e kuptoj që do të kish turbullime me Shqipëtarët, gjeti rastin që e dërgoj Kolonel Zogun në Vienë me mision zyrtar, dhe nga ana tjatër lajmëroj guvernën e saj që ë mos e linte të kthehej prapë në Shqipëri. Libri "Sons of the Eagle" prej shkrimtarit inglis Julian Emery ka miaft hollësira mi këte pikë.

 

Passi u-muntnë Gjermania me Austrinë dhe mori funt lufta e përbotëshme, Faik Konitza iku nga Viena dhe vajti n'Itali, të cilin e emëroj Faderata Vatra delegat të saj në Romë.

 

Në Gusht 1915 u-kthye Kristo Dakua n'Amerikë nga Bullgaria dhe mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Vatrës me 30 te muajit, duke e rekomanduar veten e tij si delegat i shoqërisë "Lidhja Kombëtare" e Sofjes. Ay shtroj ca planë për një bashkëpunim të Shqipëtarëve të mërgimit, po s'dolli gjësendi nga mendimi i tij. Me ardhjen e Kristo Dakos, u-bënë tre udhëheqës shqipëtarë në Boston: Fan Noli, Kostë Çekrezi dhe Kristo Dakua, të cilët nuk e shikojin me sy të mirë njëri-jatrin. Nukë shkuan shumë muaj dhe nisnë zënkat në mes tyre, zihje më tepër përsonale te cilat më von u-bënë të përgjithëshme dhe u-përhapnë në gjithe kollonitë shqipëtare t'Amerikës.

 

Me 24 Jenar 1916, pati mbledhje Komisioni i Vatrës dhe dha funt për bërjen e një protesti të fortë nga an' e Vatrës pranë Fuqive të Mbëdha kundrë guvernës greke e cila gjeti disa grekomanë në Shqipëri dhe i emëroj si "deputetë të Toskërisë" në parlamentin grek n' Athinë. Me atë mënyrë, guverna greke deshi t'i tregonte botës se gjoja Toskëria ish një pjesë e Greqisë dhe përfaqësohej në parlament te saj!

 

Gjith'ashtu n'atë mbledhje Komisioni i drejtoj një lutje Austrisë nga an' e Vatrës që në marëveshjet e saj për paqie me Malin e Zi të mereshin nër sy të drejtat kombëtare të Shqipërisë. (vijon me MEHMED KONICA)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI4 (08.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]