VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 08:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1
E Hënë, 08.10.2009, 12:54pm (GMT+1)

 

 

                                                               

 

Kuvendi që u-mbajt me 8 Shën-Endre 1912 i kryesuar prej At Naum Ceres si çairman, bisedoj dhe vëndosi derguarjën e Faik Konitzës n'Evropë dhe në Shqipëri si delegat të Vatrës që të shtronte përpara Mbledhjes se Kombit dhe njerësve politike ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fron të Shipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes së Shtetit.

 

Dy muaj pas atij kuvendi, me 9 Shkurt 1913, Vatra mori një kabllogram nga Mas-har Toptani i cili ftonte Vatrën të dërgonte një delegat në Kongresin Kombëtar te Trieshtit. Komisioni i Vatrës bëri mbledhje menjëherë dhe vendosi te mblidhej një kuvent me 16 te muajit për atë çështje.

 

Në ditën e caktuar, u-mbloth kuvendi në zyrë të Vatrës i përbërë prej kryetarëve të degëve, dhe u-vëndos dërguarja e Faik Konitzës delegat i Vatrës ne Kongresin e Trieshtit, i cili u-mbajt me 1 Mars 1913. Konitza ish në Vlore kur mori lajmin nga Vatra për emërimin e tij delegat i saj, dhe shkoj menjëherë në Trieshte i  cili u-zgjoth çairman i atij Kongresi Kombëtar. Fan Noli kish ca kohë që ndodhej në Vlorë, vajti dhe ay në Kongres të Trieshtit dhe foli disa herë si një nga udhëheqësit Shqipëtarë.

 

Në kalendarin e Vatrës 1918, faqe 27, Fan Noli shkruan: "Princi Hohenlohe, zëvendësi i Perandorit t'Austrisë në Triesht, e thirri kryesin' e Kongresit për darkë. Pas Kongresit Faik Be Konitza u-prit prej Kontit Berchtold, ministrit të punëve të jashtme austro-hungarez, dhe prej Markistit San Giuliano, ministrit të punëve të jashtme italian."

 

Pas Kongresit të Trieshtit, të dy udhëheqësit e Vatrës u-kthyenë në Shqipëri. Fan Nolin nuk e shohim në nonjë lëvizje politike të brëndëshme, kurse Faik Konitza ish më parë me guvernën provizore t' Ismail Qemalit në Vlorë pastaj u-hoth me guvernën e Durrësit të formuar me 13 Tetor 1913 dhe të kryesuar nga Essad Pasha. Kalendari i Vatrës 1918, faqe 29, i shkruar prej Fan Nolit, thotë:

"Faik Be Konitza kishte të drejtë qe e kundërshtoj Ismail Qemalin, po bëri gabim që u-bashkua për ca kohë me Esat Pashën. Shëmbëllës së tij i ranë pas pothua të gjithë Shqipëtarët me rëndësi. Të gjithë, njeri pas tjatrit, shkuan nga Vlora në Durrës."

Në prokllamaten që nxori guverna e Durrësit thosh se u-nda shkaku se Ismail Qemali i dha nga guverna provizore e Vlorës konçesje të rënda një banke austro-italiane e cila kish të drejtë të blinte dhera në Shqipëri, dhe më kohë munt t'a bënte mall të saj tokën pjellore të Shqipërisë. Gjith' ashtu në faqën 30 Kalendari i Vatrës na kallzon se Faik Konitza u-zu me Essad Pashën për politikën e tij të gabuar dhe ay e përzuri nga Durrësi me 20 Nëntor 1913. Nga Durrësi, delegati i Vatrës Faik Konitza shkoj në vende të ndryshme për punët e Shqipërisë, si në London, në Paris, në Svicre, dhe gjetkë.

 

Gjër në Korrikun 1913, Vatra s'kish kryetar, punën e tij e mbaronte një Sekretar i Përgjitheshm. Dhe me ikjen e Konitzës s'kish as një sekretar të tillë. Në Korrik 1913 u-mbajtnë dy kuvende, me 4 dhe 20 te muajit. Kuvendi i dytë vendosi që Vatra të kish kryetar, dhe u-zgjoth Kristo Dakua, i cili ish dhe editor i Diellit. Posa hipi në fron të Vatrës, kryetari i ri dhe i parë nukë shkoj mirë me sekretarin Loni Kriston dhe radhonjesin e Diellit Efthim Natsin. Për atë shkak kryetari thirri një mbledhje të Komisionit më 30 të muajit, 10 ditë pas kuvëndit me shpresë qe t' i gjëndej ilaçi mosmarëveshjes së tyre. Radhonjesi u-bint, po sekretari u-hoq nga detyra dhe kurdisi plane të tjera!

 

Me 24 Gusht u-mbloth prapë kuvendi i Vatrës, tre kuvende në dy muaj! Kristo Dakua dha dorëheqjën si kryetar i Vatrës dhe editor i Diellit. Ne vënt të tij kuvendi zgjodhi Vangjel Gjiken kryetar, dhe Dennis Kamburin (Kambury) editor; Loni Kristua hyri prapë sekretar i Vatrës.

 

Pas ikjes së Faik Konitzes dhe të Fan Nolit nga Amerika problemi i kuvëndeve të Vatrës ish me tepër gjetja e një editori për Diellin. Shërbyenë pas ikjes së tyre si editore për pakë hohë këta: Dennis Kambury, Paskal Aleksi dhe Efthim Natsi, i cili shkruante dhe e shtypte gazetën, që atdhëtar i mirë dhe miaft i zoti në punë të gazetës.

 

Kuvendi i Vatrës që u-mbloth më 10 Jenar 1914, më Kostaq Lepçishtin për çairman bisedoj dhe vëndosi t'u shkruheshin letra këtyre njersve në Shqipëri për të marë redaksin' e Diellit në dorë: Faik Konitzës në Durrës, Milo Duçit në Vlorë, Aleksander Xhuvanit, Midhat Frashërit, Simon Shutiriqit n'Elbasan, dhe Abdyl Ypit në Vlorë. Konitza kish ikur nga Durrësi, të tjerët u-përgjiqnë se ishin të zënë me punët e tyre, dhe s'vijin dot n'Amerikë.

 

Kur ish ay kuvënt në bisedimet e ditës, arriu në zyrë të Vatrës një kabllogram nga Komiteti Shqipëtar i Milanos (Itali), i cili thosh:

"Shqipëria po nep (jep) shpirt! Vulnetarët:  provoni atdhesinë (t'uaj). Vulnetarët tani, a kurrë!"

Delegatët të çqetësuar nga ay lajm alarmonjës, e pushuan kuvëndin dhe porositnë çairmanin të pyeste me kabllogram Gjergj Fishtën në Shkodrë, Pandeli Calen në Vlorë, Komitetin Shqipëtar në London dhe Komitetin Shqipëtar në Milano se ç'ish ay rezik i math për Shqipërinë? Erdhi përgjigjia nga Londoni që atë ditë, e cila thosh:

 "Asnje rezik te jashtme nukë ka."

 

Përgjigjia me kabllo ish nënëshkruar nga Koloneli Aubrey Herbert, miku i math i  popullit shqipëtar. Ahere delegatët u qetesuan dhe nisnë përsëri me zel nga punët e kuvendit të Vatrës.

 

 Ay kuvënt gjeti "fajtor" managerin e Diellit edhe Komisionin e për të shtypur gazetën pa leje të Qëndrës për blerjën e një maqine na dhanë një grime intër- faqes pas asaj ngjarjeje Vangjel Gjika dha dorëheqjen si kryetar dhe manager. Pastaj mbeti Loni Kristua si sekretar dhe kryetar-zëvëndës i Vatrës. 

                                         

Vatra mori një letrë nga Fan Noli, i cili ish në Trieshtë dhe kërkonte redaksin' e Diellit me disa kondita. U-mbloth Komisioni i Vatrës me 5 Gusht 1914 që bisedoj mi letrën e tij dhe i  ktheu përgjigjje të vinte menjëherë në Boston për të marë drejtimin e Diellit në dorë me 80 dollarë në muaj. Passi shkuan disa javë dhe nuk erdhi nonjë përgjigje, u-mbloth prapë Komisioni dhe i dërgoj një kabllogram Fan Nolit për ardhjen e tij, ose të tregonte shkakun përse s'vinte dot. N'atë mbledhje Komisioni vëndosi që po të mos vinte Fan Noli, të thërritej Koste Çekrezi për editor i Diellit me 80 dollarë rogë në muaj, t'i paguhej udhëtimi në klas të dytë, dhe t'ish "independent në redaksinë."

 

Prapë nuk u-përgjigj Fan Noli, dhe ashtu Komisioni thirri Kostë Çekrezin për editor te Diellit, i cili ish dragoman i Komisionit të Kontrollit Ndërkombëtar në Shkodrë. Ay arriu në Boston nga Shqiperia javën e parë të Vjeshtës Tretë, dhe në mbledhjën me 8 të muajit sekretari i Vatrës Vani Çekani u-rekomandoj shokëve të Komisionit editorin e ri Kostë Çekrezin, i cili e drejtoj Diellin që me 10 Nëntor 1914 gjër me 20 Dhjetor 1915.

Më anën e Çekrezit u-zgjith problemi i editorit të Diellit. Kostë Çekrezi munt që kish të metat e tij si çdo njeri tjetër, po si punëtor i kish shokët të rallë. Në kohën e tij si editor, Dielli dolli i përditshëm, natyrisht duke shtuar punëtorët, dhe në një formë më te vogël.

 

Më në funt, Vatra mori përgjigje nga Fan Noli, i cili kërkonte 200 dollarë që të vinte n'Amerikë. Letra e tij u-këndua në mbledhjen e Komisionit me 24 Dhjetor 1914, dhe përfundimi qe ky: "Komisioni, dyke parë rekordet që janë bërë për ardhjen e tij si redaktor i Diellit, e ka bërë detyrën e tij regullisht dhe kështu nukë munt t'i dërgojë të hollat që kërkon. Po, do të përpiqet t'a ndihmojë."

 

N'atë mbledhje, Komisioni vëndosi dhe i dërgoj Sotir Pecit një shumë të hollash për të dhënë një serë konferencash kombëtare. Gjith'ashtu, Vatra i dërgoj Sotir Pecit 500 dollarë nga Fondi i Refugjatëve për të ndihmuar refugjatet e lufës qe ishin mbledhur në Shkodrë nga vënde të ndryshme të zaptuara prej ushtërisë serbe.

 

Vatra bleu dy libra nga Fan Noli, "Kasollen" e Blasco Ibanez-it dhe "Othellon" e Shakespeare-it, të përkthyera shqip prej tij, dhe i dërgoj të hollat që erdhi n'Amerikë. Fan Noli arriu në Boston në Qershor 1915, dhe vuri kandidaturën për kryetar i Vatrës kundrë Kostë Çekrezit. (vijon me BROSHURA E FAIK KONICËS "GJERMANIA DHE SHQIPËRIA")
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X3 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA XI3 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]