VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA III

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 11:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA III
E Hënë, 08.10.2009, 02:50pm (GMT+1)

 

 

                                                           

S'kishin zënë vënt mirë edhe n'Amerikë kur Shqipëtarët filluan nga organizimi i shoqërive fshatare me emëra të ndryshme, dhe me program për të ndihur sicilado shoqëri fshatin e saj; për bërjen e nonjë shkolle të re, dhe për ndreqjen e udhëve të fshatit, etj.

 

Me 1905, u-themelua shoqëria "Mall'i Memëdheut" ne Jamestown, N.Y., e para shoqëri shqipëtare me frymë kombëtare n'Amerikë, si pas emërit të saj. Disa njerës të vjetër që ishin atje asi kohe, thonë se idea për themelimin e asaj shoqërie lindi ne Buffalo, N.Y., nga Vellazëria Xexo po me që n'ate qytet ishin fare pakë Shqipëtarë, vendosnë që qendra e saj t'ish në Jamestown.

 

Na vjen keq që s'kemi në dorë nonjë rekord zyrtar t'asaj shoqërie me emërat e zyrtarëve të parë dhe historin'e saj, q'ashtu të mos bazohemi në të thënat e njërit dhe të tjatërit. Pa një rekord t'atillë s'munt t'i jepet kredit asnjë njeriu për themelimin e shoqërisë; munt të thomi këtu se krediti u-bie gjithë anëtarëve te saj!

 

Në Nëntorin 1913, shoqëria "Mall'i Memëdheut" u-tret në Federatën Vatra, dhe në vënt të saj u-formua dega Nr. 25 e Vatrës me 100 anëtarë. Zyrtarët e parë të degës u-zgjodhë keta: Ilo Furxhiu kryetar, Lambi Cala arkëtar, Perikli Muzarka sekretar, Hysen Belortaja, Vasil Argjiri dhe Salih Selmani kontrollore.

                Me 9 Qershor 1906 u-botua gazeta "Kombi" në Boston, dhe munt të shenojmë këtu se ahere filloj seriozisht levizja shqipëtare n'Amerikë. "Kombin" e botoj Prof. Sotir Peci nga Dardha e Korçes, i ardhur n'Amerikë nga Athina e Greqisë ku mbaroj mësimet e larta shkollore. Me botimin e asaj gazete u-zgjuan ndienjat e fjetura kombëtare t'atyre pakë Shqipëtarëve që ishin asi kohe n'Amerikë. (Një shumicë Shqipëtarësh asi kohe nuk e kishin kuptuar mirë se ç'ishin dhe e quajin vetën "Grekë" dhe "Turq"!)

 

Sotir Peci nukë ndenji shumë kohe n'Amerikë dhe shkoj ne Shqipëri. Gazetën e la në duart e bashkëpunëtorëve të tij: të Fan S. Nolit dhe t'Efthim Natsit. Noli erdhi n'Amerikë me 1906 nga Misiri, dhe Natsi kish ardhur këtu nga Shqipëria pakë kohë më parë, i cili shkruante artikuj dhe shtypte gazetën.

 

Pas shpalljes së Hurrietit ne Korrikun 1908, guverna turke e la të lirë për pakë kohë shtypin shqip në Shqipëri, po pakë më von Xhon-Turqit u-

I gëzuar nga ajo liri e shkurtër e shtypit ne Shqipëri, Sotir Peci u-shkrojti letrë nga Shqipëria shokëve të tij ne Boston që t'a pushojin botimin e gazetës, natyrisht ata vepruan si pas deshirës së tij dhe ashtu në funt të vitit 1908 u-mbyll "Kombi". Letra e Sotir Pecit u-botua ne numërin e fundit të "Kombit", e cila midis të tjerave thosh dhe këto:

"Puna tani iku nga vendet lark Shqipërisë dhe hyri brënda; këtu është për të punuar ... Shqipëtarët e jashtmë munt të kenë gazetat e brëndëshme dhe të bëjnë detyrën e tyre patriotike dyke ndihmuar punëtorët e brëndeshmë..."

 

Po punët nukë vanë mbarë në Shqipëri siç i endëronte Sotir Peci, se Turqit e Rinj e ndryshuan politikën dhe vazhduan udhën e të parëve të tyre si armiq shekullorë të Shqipërisë. Fjala popullore shqip thote: "Ujku ndërron qimen po jo lekurën". Ashtu, pra, guverna turke i vuri prapë fre të fortë shtypit shqip. Ahere u-pa nevoja për botimin e një gazete kombëtare jashtë Shqipërisë. (Ka dhe me).

Pas mbylljes së "Kombit" në Boston, u-mbyll dhe Revista ALBANIA që dilte në  London (më parë në Bryksel). Munt të shënoj këtu se "Kombi" u-mbyll dhe u-harrua, si shumë fletë popullore te tjera, po është fakt se me botimin e asaj gazete Sotir Peci ndezi ndienjat e shqipëtarësisë n'Amerikë.                     

 

SOTIR  PECI:               

 

Kurse Revista "Albania" e Faik Konitzes është një vepër e gjallë monumentale për letërsinë dhe historin'e kombit shqipëtar, e cila gjendet sot në bibliotekat e botës. Koleksioni i saj është dhe ne Librarin'e Harvard-it në Cambridge, Mass., po per fat te zi dhe për turp kane vajtur atje ca njerës pa sedre kombëtare dhe kanë prerë me thikë artikujt më të mirë të Konitzes, në vënt që t'i kopiojin dhe t'i lijin në vënt që t'i kendojin të tjeret! Kjo është një barbarizme që s'ka emër, dhe është një turp të cilin një njeri me pakë gjykim nuk e bën.

 

Gazeta "Kombi" u-mbyll se ashtu deshi pronari dhe editori i saj Sotir Peci, i cili pandehu se me botimin e katër a pese gazetave shqipëtare në perandorine ottomane u-fitua liria e gjuhës shqipe dhe Autonomia e Shqipërisë që kerkojin Shqipëtarët nga Turqia!

 

Kurse Revista "Albania" pushoj botimin e saj nga shkaku se j'u-pre ndihma financiare. Faik Konitza e nxirte revistën më tëpër me përkrahjen materiale te Ungjit tij, i cili ish keshilltar i Sulltan Hamidit dhe vdiq në Stamboll. "Kur vdiq ungji i Faikut në Stamboll, vdiq dhe revista e tij "ËœAlbania' në London,"  tha Fan Noli në fjalen e tij që mbajti kur u-festua Versa e Art' e Diellit me 6 Shtator 1959 në Statler-Hilton Hotel, Boston, Mass.

Me 6 Janar 1907 u-themelua shoqëria "Besa-Besën" ne Boston, dhe zyrtare të saj u-zgjodhë këta: Fan S. Noli kryetar, Goni Katundi nënë-kryetar, Angelo Stefenson arketar, Nini Fani sekretar, John Gjoka, Mihal Panajot, Lazo Kozma, Nisi Ikonom dhe Lambi Josif pleq. Me anë të propagandës kombëtare të gazetës "Kombi" e cila s'kish mbushur motin që ish filluar, ajo shoqëri me frymë kombëtare mundi t'organizoje disa degë të vogëla rrotull Boston-it, dhe dy vjet më vonë u-botua Dielli si organ i saj.  (vijon me KISHA AUTOQEFALE)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]