VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 08:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV
E Hënë, 08.10.2009, 02:40pm (GMT+1)

                                                            

 

                                

 

Me 8 Mars 1908, Fan S. Noli u-dorëzua prift prej Kryepeshkopit rus, Imzot Platonit, në metropolinë ruse të New York-ut dhe më 22 t'atij muaji bëri meshën e parë në gjuhën shqip në Knights of Honor Hall, Boston. Pas meshës, atë dite pas dreke u-themelua dhe kisha Shën-Gjergji dhe u-zgjodhë zyrtarët e saj. Pas asaj ngjarjeje historike, u-themeluan kishët shqipëtare  n'Amerikë afër dhe lark Boston-it.

Në fillim te punës, Shqipëtarët s'kishin kishët e tyre dhe meshojin nëpër kishë të huaja dhe salla të ndryshme të zëna me qira për një kohë të caktuar. E para kishe shqipëtarë që u-ndertua n'Amerikë është kisha Shën-Kolli në Southbridge, Mass., e cila u-hap zyrtarisht me 13 Tetor 1912, dhe natyrisht mesha u-bë në gjuhën shqip prej At Fan Nolit dhe At Naum Ceres. Dhe për çudi, n'atë ceremoni fetare kombëtare të Shqipëtarëve mori pjesë zyrtarisht dhe Kryekonsulli i Turqisë i ardhur posaçerisht për atë qellim nga New York-u i cili ish veshur me uniformen zyrtare dhe kelleçin e kish varur më të mëngjer.

 

N'ate mbledhje të kishës Shën-Kolli, kryekonsulli turk tha pakë fjalë të mira për Shqipëtarët sipas etiketës diplomatike, në Gushtin e atij viti guverna turke kish pranuar njohjen e Autonomisë Shqipëtare. Po pësë ditë më parë, me 8 t'atij muaji, ish ndezur lufta ballkanike kundrë Turqisë, e cila e humbi luftën në pakë javë e sipër dhe i lau duart nga Shqipëria! Greqia me Serbinë zaptuan Shqipërinë, dhe ushtërit' e tyre masakruan popullin shqipëtar. Kur pa ato ngjarje çnjerëzore, diplomati Amerikan George Fred Williams dha dorëheqjen si ministër i Amerikës n'Athinë që ashtu t'ish i lirë të shkruante në shtypin e botës kundrë barbarive greke dhe serbe në Shqipëri.

 

Në lidhje me themelimin e kishëve shqipëtare n'Amerikë, një nga anekdotat e bukura t' At Naum Ceres që e tregonte me gusto, është kjo: "Kur themelova kishen Shën-Mitri në St. Louis (Mo.) me 1917 dhe mbajta meshën në gjuhën shqip, një zonjë shqipëtare i mbushi sytë me lotë dhe po i rrithjin në faqet e saja! Kur e pyetnë shoqet që kish pranë së përse qante? Ajo u përgjigj: Qaj nga gezimi se sot dëgjova meshën e parë në gjuhën e ëmbël të Nënës the kuptova që jam e kërshterë, se gjër die dëgjonja në kishë priftin që meshonte në një gjuhë të huaj të cilën unë nuk e kuptoj, dhe ay munt që më shante po unë nuk e mernja dot vesh!" At Naum Cerja qe një nga të pakët patriotë t'asaj kohe.

 

Më që po flasim për kishët, lë të rishtypim këtu per hir të historisë një paragraf nga fjala funerale që mbajti Fan Noli në varrimin e Faik Konitzes me 20 Shën-Endre 1942 në Boston, i cili tha:

"Shën Joan Gojarti. Në tërë jetën time s'kam njohur njeri që interesohej për Kishën tonë kombëtare aqë sa Faik Konitza. Ay na e shtypi Librën e Meshës me 1908 në Bryksel; ay i ndreqi korektimat pas abecesë së vjetër një herë; pastaj i ndreqi vetë vetiu për së dyti pas abecesë së re, që posa u-vendos prej Kongresit te Manastirit; ay e ka zgjedhur pikturën e Shën Joan Gojartit që figuron në mes t'asaj libre. Dhe këtë pikturë e ka kërkuar nat' e ditë, me javë dhe me muaj, gjër sa e zbuloj në librat e vjetra kishëtare. Siç më shkruante, piktura duhej ta tregonte Shën Joanin jo të bukur dhe të pashëm, siç e kanë imagjinuar disa piktorë, po të mvrojtur dhe të shemtuar, ashtu siç ka qenë me të vërtetë. Nuk e fjeti mendjen gjër sa e gjeti pikturën e voliçme për të parën Libër të Meshës në gjuhën kombëtare. Nga letra enthusiastike, që më shkruante mi këtë pikë, dukej sikur kishte zbuluar nonjë madem me ar."

 

Njerës t'asaj kohe që i njihjin Fan Nolin dhe Faik Konitzen për së afermi, -- thonë se ky i dyti e përktheu atë librë nga gerqishtja e vjetër. Këtë gjë e pata dëgjuar dhe nga goja e tij, po gjëra si kjo i quante "përsonale" dhe nukë zgjatej, e priste shkurtër fjalën.

 

Për të forcuar kishët shqipëtare n'Amerikë të cilat u-shtuan në numër, dhe më tepër për t'u bërë ballë më mirë propagandave greke kundrë Shqipërisë, dhjetë vjet më von pas dorezimit të tij si prift, Fan Noli deshi të dorëzohej peshkop po gjeti pengime të mbëdha nga kisha ruse dhe nuk e arriu dot atë qellim. Në fjalë të tjera, Kryepeshkopi rus i Kathedralit të New York-ut refuzoj t'a dorëzonte Fan Nolin peshkop.

 

N'atë çështje, mori pjesë dhe Federata Vatra dhe i shkrojti letrë Kryepeshkopit rus në New York, i cili kryesonte gjithë kishët ruse t'Amerikës se Veriut ("United States and Canada"). Më 8 Prill 1919, ay i ktheu Vatrës këtë përgjigje të shkurtër të drejtuar kryetarit te saj:

 

                "I dashur Zot:

                Si përgjigjje për letrën t'uaj  29-të Marsit 1919, ju lajmëroj se ësht absolutërisht e pamundur për mua të dorëzoj Arqimandrit Theofan Nolin Peshkop pa marë leje nga Shëntëria e Tij, Patrik Tikhon-i.

                Më vjen keq që nukë munt t'ju dërgoj dot një përgjigjje të favorshme, mbetëm  - Juaji me besë,

                ALEXANDER NEMOLOVSKY

          Kryepeshkop i Kishës Ruse t'Amerikës së Veriut."

 

Leja nga Patriku rus nuk erdhi, dhe u-kuptua se shkaku që për aresye politike, jo fetare. Patriku rus dhe Patriku grek i Stambollit, i cili politikërisht mbante anën e Greqisë që kërkonte Shqipërin' e Jugës, ishin vëllezër të fesë dhe veprojin tok për çdo çështje, fetare dhe politike. Patrik Tikhon-i (Vasili Belavin 1866-1925), u-zgjoth Patrik i kishës ruse me 1917, dhe hoqi miaft mundime nga Bolsheviket kur ata hipnë në fuqi dhe ndryshuan sistemin e qeverimit në Rusi.

 

Më që kleri i huaj refuzoj t'a dorëzonte peshkop për arësye politike kundrë Shqipërisë, ahere Shqipëtarët nga të gjitha anët e Amerikës u-mblodhë në Boston dhe bashkë me Klerin Shqipëtar e dekllaruan Fan S. Nolin "Peshkop te Kishës Autoqefale Shqipëtare Kombëtare t'Amerikës!"

Fan Noli u-dorëzua Kryepeshkop i Durrësit dhe i Tiranës passi vajti në Shqipëri si deputet i Vatrës. Dorëzimi i tij Kryepeshkop u-bë në Kishën Shën-Gjergji të Korçës në Gushtin 1922. (vijon me DIELLI: KANDILI KOMBËTAR)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX2 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA X1 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]