VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA II

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 03:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA II
E Hënë, 08.10.2009, 03:00pm (GMT+1)

 

Delegatë të Konferencës së Paqes në Paris

 

 

HYRJE.

 

Me rastin e 60-Vjetorit të gazetës DIELLI, Kryetari i Vatrës  Z  Peter G.Chicos kërkoj nga unë shkruarjen e një historie të shkurtër të Federatës VATRA dhe t'organit saj për "Librin Përkujtimor."  Përveç  letrës zyrtare që më dërgoj më 18 Jenar 1970, Z. Chicos më bëri telefon në shtëpi në Detroit dhe më tha të vinja në Boston  për ca kohë sa të mbaroja shkrimin t'im për librin, me që këtu janë Arshivat dhe gjenden faktet historike mi veprat e Vatrës. Po unë i thashë që s'ish nevoja se kisha mbajtur vetë miaft shënime sa për të shkruar një histori të shkurtër të Vatrës.   

                         

Z. Chicos deshi nga unë "një shkrim të shkurtër" nj'a 35 faqe të librit, duke nisur nga lëvizjet kombëtare të kollonive shqipëtare jashtë Shqipërisë dhe lark Amerikës më parë se të themeloheshin Dielli dhe Vatra. Dhe atë bëra: fillova me lëvizjen e Stambollit më 1880 kur Sami dhe Naim Frashëri themeluan një shoqëri shqipëtare që botoj revistat "Drita" dhe "Dituria" (1882-1883), dhe mbarova shkurtazi me lëvizjet shqipëtare si në Sofie, në Bukuresht, në Kairo dhe Bryksel, ku Faik Konitza botoj Revistën ALBANIA, i cili më von u-zu me Ismail Qemalin dhe Dervish Himen, i pari desh të bëhej manager i revistës së tij dhe i dyti nxori një revistë të tij dhe përdori emërin e revistës së Konitzës, gjë e cila s'qe e mirë dhe s'kish kuptim botimi i dy revistave me një titull në një qytet dhe për një qëllim!

 

Pastaj Ismail Qemali nxori gazetën e tij "La Salut de Albanie" në gjuhët shqip, turqisht dhe gërqisht, dhe Dervish Hima botoj gazëtën "Arnautllëk" në Romë. Kështu shkruan Dr. Ernest E. Ramsaur Jr. në librin e tij "˜The Young Turks,' i cili shkruan mi lëvizjet e Xhon Turqve për bërjen e Hurrietit më 1908, dhe rollin që lozë Shqipëtarët n'atë dramë politike. Dr. Ramsaur-i ka marë pakë shënime nga shkrimet e asaj kohe të Faik Konitzës, i cili kritikonte rëndë Xhon-Turqit dhe i qante halle Sulltanit se me ç'tip njerës kish të bënte!

 

Ato pakë shënime që shkrojta mi lëvizjet e kollonive shqipëtare të ndryshme i lashë mënjanë, dhe po nis ketu duke u-dhënë këndonjësve shkurtazi një pasqyrë të ngjarjeve dhe veprave monumentale të Federatës Vatra për kombin dhe popullin shqipëtar. Po më parë le të meremi vesh mirë: Unë këtu do të përpiqem të shkruaj të vërtetën, ashtu siç kanë ngjarë punët dhe siç i di unë, pa bërë shtime dhe shtrëmbërime të fakteve. Historia nukë shkruhet për të lëvduar miqtë dhe për të kritikuar armiqtë ose kundershtarët politikë, sido që gjëra të këtilla kanë ngjarë në të shkuarën dhe munt të ngjajnë në t'arthmen.

                             

                                                   *   *   *

IMIGRANTËT  SHQIPËTARË.

 

Shqipëtarët filluan të vinë n'Amerikë kur po afrohej mbarimi i Shekullit të shkuar, besohet që në vitin 1890 e tëhu. Thuhet se i pari shqipëtar që dolli n'Ellis Island të New York-ut dhe hyri n'Amerikë, quhej Nikollë S. Kristofor nga  Katundi, një fshat i qarkut të Korçës. Njëzet e ca vjet më vonë, pioneri ynë Kristofori u-dorëzua prift dhe shërbeu tërë jetën e tij si famulltar kombëtar i kishës Shën - Trinia në South Boston, Mass.

 

Kurse nga ana tjatër, janë ca njerës të tjerë që thonë për një Shqipëtar tjatër nga rrethet e Përmetit që hyri n'Amerikë i pari, po s'janë të sigurtë për emërin dhe fshatin e tij. Cilido prej tyre që në qoftë, kjo s'ka rëndësi sot se nukë munt të quhet dot si "Zbulonjës i Botë së Re," këtë gjë e bëri Christopher Columbus-i më 1492 dhe nuk ja mer dot atij tjatër njeri këtë nder!

 

Shqipëtarët erdhë me shumicë n'Amerikë si refugjatë pas luftës ballkanike më 1912, passi vendi i tyre u-prish dhe u-doq prej Grekëve dhe Serbëve. Thonë se në mbarim të Luftës së Parë të Perbotëshme ishin "nj'a 60,000 Shqipëtare n'Amerikë", po mjerisht s'kemi një statistikë zyrtare që te na tregojë numërin e vërtetë. Fakti është se kur ish Fedërate Vatra në kulmin e saj më 1916-1919, s'kish më shumë se 5,000 anëtarë dhe pajtimtarë të gazetës. Me këtë numër te vogël anëtarësh Vatra bëri çudira për Shqipërinë! Dhe kur mori funt lufta, shumë Shqipëtarë u-kthyenë prapë në Shqipëri.

 

Kur erdhë Shqipëtarët n'Amerikë në fillim të Shekullit sotmë, punët në fabrikat ishin miaft të rënda, orët e punës të gjata, dhe rogët të vogëla: 5 gjer 7 dollarë në javë, dhe fare të pakë ishin ata që munt të merjin më tepër. Përveç të tjerave, punëtorët shqipëtarë i pengonte dhe mosditja e gjuhës së vëndit. Per t'i bërë ballë këtij problemi, imigrantët shqipëtarë vanë me shumicë në shkollat e natës që të mësojin gjuhën inglisht me qëllim për të përmirësuar veten e tyre q'ashtu munt të gjejin punëra më të mira dhe me rogë më shumë.

 

Për arësye ekonomike edhe shoqërore, në fillim punëtorët shqipëtarë t'Amerikës rojin më tepër tok nëpër shtëpira të ndryshme, 5 gjer 10 shokë në një shtëpi, sipas dhomave që të kish shtëpia. Këta "shokë" të panjohur më parë munt t'ishin nga 10 fshatra të ndryshme dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë, po bukuria është se rojin tok si vëllezër: sikur kishin lindur dhe ishin ritur në një fshat! Dhe ay që ish me i shkuar nga mosha, ish plaku i shtëpisë dhe fjala e tij dëgjohej nga të tjerët.

 

Dhe po t'ish e mundur, shtëpitë me qira i zijin në një mëhalle të qytetit q'ashtu t'ishin afër njëri me tjatërin. Mbrëmanet mblidheshin në një nga shtëpitë që kish vënt më tepër dhe bisedojin tok për çdo çështje, familjare dhe kombëtare. Kur nonjeri prej tyre mirte një gazetë shqip t'ardhur nga lark, për shëmbëll "Drita" e Shahin Teki Ypit (Kolonjes) që dilte në Sofie, thërriste gjithë shokët e mëhalles në shtëpi të tij që e këndojin së bashku.

 

Një nga karakteristikat e "imigrantëve" shqipëtarë që vazhduan udhën në gjurmat e Kristoforit, ish dhe kjo: Kur vinte n'Amerikë nonjë imigrant i ri nga Shqipëria, shokët që gjente këtu i zijin vënt për të rojtur, e bëjin të njohur me shokët e tjerë, e lijin pakë ditë në shtëpi që të çlodhej nga udhetimi i gjatë, dhe pastaj i gjejin punë. Më në funt, që të lante borxhin dhe të shpëtonte nga fajdeja e rëndë, shokët e "konakut" i mbithjin imigrantit të ri një shumë të hollash hua në mes të tyre për të paguar navllon e vaporit, dhe të dërgonte të paktën 50 dollarë në shtëpi nga ajo shumë.

 

Me ato punë të rënda dhe rogë të vogela, punëtoret shqipëtare t'Amerikës ndihmuan familjet e tyre në Shqipëri, përmirësuan tepër ndodhjen ekonomike të vendit te lindjes së tyre, dhe bënë çudira duke ndihmuar me duar hapur për levizjen kombëtare. Shenuam me sipër se n'Amerike ka patur shume mijera Shqipetare, po fakti eshte se çudirat i bene vetëm Vatranet: ata 5,000 Shqipëtarë që ishin anëtarë të Federates Vatra, ndothta dhe më pakë se aqë. Ndihmat e tyre e bënë të mundur që Vatra mbajti përfaqesonjës diplomatikë nëpër kryeqytetet e botës dhe dërgoj delegatë në Konferencën e Paqes në Paris me 1919 për të kërkuar të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar.

Passi suallnë grat'e tyre n'Amerikë nga Shqipëria dhe u-bënë njerës me familje, "imigrantët analfabetë" (sikundër janë sharë nga ca njerës "intelektualë"!) e dijin vleftën e mesimit shkollar dhe i dërguan fëmijen e tyre në shkollë. Kështu, pra, bijat dhe bijt' e tyre mbaruan mësimet e larta nëpër universitetet e vendit, të këtij Vëndi të lirë dhe demokratik, dhe shumë prej tyre u-graduan me nderime si doktorë, avukatë, inxhinerë, mesonjës, profesorë, etj. (vijon me LËVIZJA KOMBËTARE)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA III (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VIII (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI. HISTORIA E FEDERATËS VATRA IX1 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]