VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Gazeta e Athinës" - identiteti i përshtatur me sukses me emigrantët shqiptarë

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 10:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
"Gazeta e Athinës" - identiteti i përshtatur me sukses me emigrantët shqiptarë
E Shtunë, 08.15.2009, 12:34pm (GMT+1)

 

 

 

Historia e shtypit të emigracionit shqiptar të pas viteve 90-të në Greqi nis me botimin që në vitin 1998 të gazetës "Gazeta e Athinës". Botuesi i saj, president njëkohësisht i kompanisë "International Media Network", Thedhoros Benaqis, si edhe stafi i saj drejtues përshkruajnë për DW ecurinë, identitetin e gazetës të lidhur me veçoritë e emigracionit shqiptar, por edhe vështirësitë për shkak të krizës.

 

"'Gazeta e Athinës' aktualisht është në moshën e adoleshencës"

Jo shumë larg kioskës "Everest",  ku është e varur në pjesën e saj ballore midis simotrave të tjera "vendase", por edhe atyre të ardhur nga Shqipëria, ndodhet edhe vendbotimi i saj, në rrugën George 10, Platia Kaningos. Prej këtej, çdo të premte që në vitin 1998, "Gazeta e Athinës" nis udhëtimin e saj për në kioskat e gjithë Greqisë, por edhe për në banesat e abonentëve të saj, për t'u bërë mysafire e pandarë e imigrantëve shqiptarë.

"Gazeta e Athinës aktualisht është në moshën e adoleshencës. Jemi 11 vjeç. Kur filluam, kompania jonë kishte një përvojë me shtypin e huaj. Komuniteti shqiptar ishte i madh atëherë, kishin filluar punët, po krijonin një treg të konsiderueshëm dhe dukej qartë se ekzistonte një vakuum informimi",- thotë për DW botuesi i gazetës dhe presidenti i kompanisë "International Media Network", Theodhoros Benaqis.

 

Atë e takojmë në zyrën e tij në katin e parë, ku arrijmë duke kaluar përmes një salle që strehonte si një "familje" edhe stafe botuese të gazetave të tjera, si ato në gjuhën polake, bullgare dhe serbe.

 

'Kanë një veçori shqiptarët: kanë një dashuri të madhe për letërsinë'

 

Me të njëjtin instinkt, që evidentoi nevojën e tregut, Benaqis do të evidentonte edhe veçoritë e lexuesit shqiptar, që do të përcaktonin edhe identitetin e gazetës në ecurinë e saj të deritanishme.

"Gazeta e Athinës që në fillim dhe e them me krenari - fitoi respektin e lexuesve. Ishte një gazetë e hapur ndaj lexuesve, gjithësëcili mund të shkruante pikëpamjen e vet. Ajo që e dallonte nga shumë gazeta të tjera, që u drejtohen imigrantëve dhe  në shumë vende të tjera evropiane, kishte të bënte me atë se ishte një gazetë e kompletuar. Veç pjesës informative, kishte një pjesë shumë atraktive kulturore. Kanë një veçori shqiptarët. Kanë një dashuri të madhe për letërsinë, për të gjitha format e saj," thotë Benaqis. Ai shton se në faqet e gazetës, përveç zhanreve gazetareske, gjejnë vend edhe ato të letërsisë me autorë krijues të emigracionit.

 

'Nuk kemi më imigrantin e viteve të para, është integruar,  ka përcaktuar të ardhmen'

 

 

Për të "gazeta është pjesë e jetës së emigracionit" me një veçori aktualisht: "Nuk kemi më imigrantin e viteve të para, është integruar, ka punën e vet, ka përcaktuar të ardhmen".

Për qarkullimin e dy konkurrenteve të tjera, fillimisht të gazetës "Tribuna" dhe para dy vjetësh të "Albania Press", Benaqis thotë se "ka treg për të gjithë". Me të njëjtën frymë shprehet edhe kryeredaktorja Sonila Laci:

 

Çelësi i suksesit në tregun konkurent: identiteti i veçantë e profesionalizmi

"Tregu është shumë i madh. Sikurse thashë janë 1 milion emigrantë shqiptarë që punojnë në Greqi, ka vend për tri gazeta, ndoshta dhe për më shumë," thotë Sonila pa as shenjën më të vogël të xhelozisë së sëmurë profesionale. Ajo e di se çelësi i suksesit në një treg konkurent është identiteti i veçantë, që arrihet me  profesionalizëm, por edhe duke u njëjtësuar me imigracionin.

"Unë dua të them këtë gjë. Jam afër emigrantëve. Meqenëse në Greqi kam ardhur vetëm, pa familjen time, dhe jam përpjekur shumë për të pasur një leje qëndrimi jam legalizuar në vitin 2001 me leje gjashtëmujore të përkohshme  - i kam emigrantët familjen time".

 

 'Janë të mirëpritura dëshirat dhe ëndrrat e të rinjve në faqet e gazetës'

 

Ira Londo me moshën dhe vrullin e saj të kujton atë se jetëgjatësia dhe suksesi i gazetës kërkojnë ide dhe njerëz të rinj.

"Keni shumë të drejtë, jam shumë e re. Ishte një mrekulli që m'u hapen dyert e gazetës. Gazeta u drejtohet edhe të rinjve dhe janë të mirëpritur dëshirat dhe ëndrrat e tyre në faqet e gazetës sonë".  

Sa për krizën? Ajo gjen pasqyrim të gjerë në faqet e gazetës, siç thotë Sonila, kur me reduktimin 40% të sektorit të ndërtimit dhe 20-30% të turizmit shumë imigrantëve u rrezikohen vendet e punës.

"Kriza goditi shumë sektorë të ekonomisë greke. Kishte probleme dhe në shtyp, por në rastin tonë më pak" thotë Benaqis duke theksuar se  tirazhi i gazetës për fat të mirë mbetet po ai, 18.000 copë në javë. DW
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Qeveria e Kosovës pranon të firmosë pakt me Zvicrën për riatdhesim të emigrantëve (08.15.2009)
Kronikë besnike e idealizmit të kulluar shqiptarNga Skënder Buçpapaj (08.10.2009)
HISTORIA E SHKURTËR E VATRËS, VEPËR E REFAT XH. GURRAZEZIT I (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA II (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA III (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]