VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Qeveria e Kosovës pranon të firmosë pakt me Zvicrën për riatdhesim të emigrantëve

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 11:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Qeveria e Kosovës pranon të firmosë pakt me Zvicrën për riatdhesim të emigrantëve


E Shtunë, 08.15.2009, 12:29pm (GMT+1)

Zvicra dhe Kosova kanë vendosur mes tyre që të nënshkruajnë një marrëveshje për riatdhesim të shtetasve kosovarë që jetojnë në Zvicër edhe pse kanë leje të përkohshme qëndrimi.

Konfirmimin për këtë pakt e ka dhënë agjencia zvicerane e lajmeve ATS, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Nënshkrimi i marrëveshjes për riatdhesim mes Bernës dhe Prishtinës pritet të bëhet pas pak ditësh bën të ditur ATS, duke theksuar se për këtë marrëveshje, autoritetet e dy vendeve janë duke negociuar një kohë të gjatë.

Në marrëveshjen për riatdhesim veç të tjerash parashihet se të gjithë ata emigrantë kosovarë të regjistruar në Zvicër dhe të pajisur me leje të përkohshme qëndrimi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës.

Sigurisht që riatdhesim do të ekzekutohet edhe për të gjithë shtetasit kosovarë që nuk kanë fare leje qëndrimi, edhe ata do të kthehen në Kosovë.

Burimet nga qeveria e Kosovës, siguruan se marrëveshja dypalëshe, nuk do të ketë pasoja për ata emigrantë që kanë leje të përhershme qëndrimi

 "Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në muajin shtator gjatë vizitës zyrtare që do të bëjë në Zvicër, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti", - bën të ditur një burim në qeverinë e Kosovës.

 

Në vite, shumë shqiptarë të Kosovës kanë emigruar në Zvicër ku është dhe numri më i madh i kosovarëve të cilët kanë zgjedhur kurbetin.

Por edhe shumë shqiptarë të Shqipërisë, po ashtu jetojnë në Zvicër, duke paraqitur atje dokumente të falsifikuara si shtetas kosovarë, për shkak se deri vonë Zvicra krijonte lehtësira të shumta për kosovarët.NOA/

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kronikë besnike e idealizmit të kulluar shqiptarNga Skënder Buçpapaj (08.10.2009)
HISTORIA E SHKURTËR E VATRËS, VEPËR E REFAT XH. GURRAZEZIT I (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA II (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA III (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V1 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA V2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI1 (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VI2 (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA VII1 (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]