VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRSE DUHET GJALLËRUAR "VATRA"  DHE TË RINGJALLET GAZETA "DIELLI"?Nga EDITORI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

PËRSE DUHET GJALLËRUAR "VATRA"  DHE TË RINGJALLET GAZETA "DIELLI"?

Nga EDITORI


E Djelë, 07.04.2010, 09:26am (GMT+1)

Përgjigja e kësaj pyetje të shtruar në titull është e drejtëpërdrejtë: "Vatra" është pasuri kombëtare, "Dielli" më e vjetra gazetë që ka 101 vite që botohet. Në vitin 2012, shtatë muaj para se shteti shqiptar të festoi 100 vjetorin e pavarësisë, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, do të festoje një shekull jetë. Pra kur nuk kishim atë copë shteti të pavarur që shpalli Ismail Qemali me 28 Nëntor 1912, shqiptarët e Amerikës me 28 prill 1912 kishin themeluar Vatrën.

Cdo komb tjetër do të jepte gjithëcka për t'i mbajtur gjallë dhe jo relike muzeu këto dy shtylla të historisë dhe kulturës kombëtare. Vatrës ia ka borxh kombi ndihmën sepse dhe ajo asgjë nuk kurseu në kohë të vështira, kur veproi në vend të shtetit të vdekur dhe ruajti kombin nga shpërbërja. Me historinë e Vatrës duhet të ushqehen të gjithë shqiptarët, ndërsa ne, shqiptarët e Amerikës, e kemi detyrë kombëtare që të mos e lëmë atë të shuhet, të mos e lëmë Diellin në agoni,ndryshe rrahja e gjoksit se e duam kombin, mbetet një slogan pa vlerë.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin logjik se: Historia e Vatrës është drejtësisht histori e Levizjes Nacionale Shqiptare në Amerikë.Vatra është organizata që mobilizoi forcat kombëtare në Amerikë dhe me anë të këtyre forcave shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. I ndjeri Faik Konitca e ka përshkruar punën e Vatrës me këto fjalë në gazetën Dielli me datë 7 korrik 1922: " Në ditët e errta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur Shteti ish përmbysur, dhe kur flitej sheshit për copëtimit e vendit- Vatra, e këshilluar nga një pakicë patriotësh e shtyrë nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtarëve të saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tërë Shqiptar, e mori përsipër të veprojë në vend të Shtetit të vdekur. Nuk kërkoji nderet as të drejtën e Shtetit po mori përsipër vetëm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e Vatrës u- mbajtën delegatët, u dërguan misione, u subsidiuan agjensira, u kablluan mijëra protesta , me një fjalë u organizua mbrojtja e Shqipërisë dhe u organizua aqe mirë sa Kryeministri i Greqisë Z. Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga Vatra.Vazhdon i nderuari Konitza: Shuma e tërë e harxheve të bëra nga Vatra si zëvëndëse e Shtetit është: $197.072.89. këto shpenzime u bënë që në fillim dhe gjer në vitin 1922 kur bëri llogarinë e sipërme Faik Konitca.

Themelimi i Vatrës

Mbledhja e parë për të bashkuar të gjitha organizatat e Shqiptarëve të Amerikiës në një federatë u bë më 24 dhjetor 1911, në Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqërisë Besa-Besën. Në këtë mbledhje morën pjesë Faik Konitca, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri më 28 prill 1912 kur Vatra u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit të bashkimit me datën e sipërme, mban këto fjalë:" E quajmë të formuar Federatën Pan Shqiptare Vatra të Amerikës, prej Shoqërive Besa-Besën, Flamuri I Krujës, shoqërisë Kombëtare dhe Dallandyshja" Në këtë mbledhje historike u emërua një pleqësi e përkohshme prej këtyre zotërinjve. Sekretar At Fan Noli, Arketar Llambi Chikozi Manager i Gazetës Dielli Kristo Kirka.

Organizatorët e degëve të federatës: Faik Konitca dhe Kristo Floqi. Mbikqyrës së gazetës Diellit: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili.

Federata Pan-Shqiptare VATRA, u njoh prej shtetit të Massachussetts dhe mori Charter më 13 Qershor 1912.

Në charter figurojnë këta emra: Faik Konitza, Lambi Chikozi, Fan S Noli , Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kotta.

Roli i Vatrës në Luftën Ballkanike dhe në Luftën e parë Botërore.

Vatra u themelua në 28 prill 1912, në tetor të atij viti plasi lufta Ballkanike dhe më 28 nëntor 1912 u shpall pavarsia e Shqipërisë në Vlorë. Për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë Vatra dërgoi Faik Konicën në Evropë dhe kisha jonë kombëtare dërgoi At Fan Nolin.Faik Konitca mbeti në Evropë gjer sa mori fund lufta e parë Botërore, At Fan Noli u kthye në Amerikë më 1915 dhe mori përsipër fatin e VATRES në dorë. Gjatë luftës së parë botërore VATRA u forcua shumë. Gjatë kësaj kohe gazeta DIELLI u bë e përditshëm nën drejtimin e zotit Kost Chekrezi. Gjatë kësaj kohe u organizuan trupa vullnetarësh, u themelua Banda VATRA në udhëheqjen e Prof. Thoma Nasit, u emëruan gjithashtu delegatë në Londër me në krye të nderuarin Mehmet Konitca. Në afërsi të fundit të luftës të parë botërore me qershor të vitit 1917 , VATRA hapi Fushatën Historike për Shpëtimin i Shqipërisë, me këto fjalë të paharruara prej Hirësisë Tij Peshkop Nolit:"Mbahu nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë në Amerikë."Kur hyri Amerika në luftë më prill të 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjalën se do të mbrojë pavarsinë e Shqipërisë- Wilsoni e mbajti fjalën gjer në fund. Pa përkrahjen e Wilsonit sot nuk do të kishim Shqipëri.

KUR SHTETI SHQIPTAR MORI HUA NGA VATRA

Më 1920 me anë të VATRES Qeveria Shqiptare mori hua nga Vatranët, të cilen nuk e pagoi me nder ashtu sic u zotua.(fjalët e Faik Konicës). Bashkë me këto vepra s'duhen harruar dhe veprat letrare dhe shkollore, që VATRA i ka dhënë botës shqiptare. Me anë të VATRES dhe VATRANEVE janë botuar me mijëra libra per arsimin shqip.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇAMËRIA, PLAGË QË RRJEDH GJAK...Nga KËZE KOZETA ZYLO, New York (06.29.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI NËNKRYETARIN E FEDERATËS PAN-SHQIPTARE "VATRA" AGIM REXHAJ (06.28.2010)
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS "VATRA" PROMOVOI" DEGËN E SAJ MË TË RE NË WASHINGTONNga BEQIR SINA, New York (06.26.2010)
JETA SHQIPTARE E ËNDRRAVE MERGIMTARENga BAKI YMERI (06.25.2010)
FLASIN NGA SHBA PËR VDEKJEN E AKTORIT TË MADH SHQIPTAR BEKIM FEHMIUFotoreportazh nga BEQIR SINA, New York (06.24.2010)
DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËRNga SAIME ISUFI (06.24.2010)
EMIGRANTË SHQIPTARË TË KTHYER NGA GREQIA (06.22.2010)
20 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATIT (06.20.2010)
SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI (06.15.2010)
DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]