VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARTI NJË SUPORT I RËNDËSISHËMNga MIMOZA DAJÇI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

ARTI NJË SUPORT I RËNDËSISHËM

Nga MIMOZA DAJÇI


E Djelë, 07.04.2010, 09:59am (GMT+1)




Shoqata Amerikane në Mbrojtje të Shëndetit, e kryesisht kundra kancerit me Qendër në New York, organizon çdo vit në Manhattan, veprimtari të ndryshme kulturore e edukative në suport të të prekurve nga kjo sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme deri më sot.

Eshtë viti i dytë që mjekët dhe punonjësit socialë të kësaj organizate ftojnë në këto evenimente bamirësie edhe anëtarë nga komuniteti ynë. Por të ftuarit specialë të këtyre mbrëmjeve janë artistët e aktorët e kinematografisë amerikane, personazhe kryesorë në Soap Opera - t Televizive "One Life to Live", "All My Children", "General Hospital", "The Bold and Beautiful" etj, të cilët gjatë gjithë darkës janë të pranishëm jo vetëm fizikisht, por edhe shumë aktivë. Ata interpretojnë pjesë të ndryshme teatrale, dialogje nga filmat e tyre, këndojnë së bashku me pjesëmarrësit, apo lujnë pjesë muzikore me instrumentët e tyre. Qëllimi i këtyre takimeve ndikon në jetën e psikologjinë mentale të të sëmurëve duke kapërcyer kështu në pak orë dhimbjet që ata mbartin në vete. Ata kalojnë aty çaste të gëzuara mes miqsh, të rinj e të panjohur, si dhe marin optimizëm e kënaqësi për të mos u ndier të haruar e abandonuar nga familja e shoqëria ku jetojnë.

Temat dhe bisedat që trajtohen nga mjekët e sociologët janë mjaft interesante, si për ruajtjen e shëndetit ashtu edhe për masat që duhen marë për parandalimin e kësaj sëmundje me probleme për jetën. Duke u ndalur tek masat paraprake specialistët e shëndetit thanë se, nëse dikush zbulon se është kandidat me rrezik të madh për prekjen nga kanceri, nuk duhet të shqetësohet shumë, pasi ashtu si çdo sëmundje tjetër edhe kanceri mund të eleminohet pa rrezik, por sigurisht nëse kapet në kohën e duhur. Për të shmangur çdo diagnosë tumori, këshilla e parë sipas tyre ishte konsultimi me mjekun dhe ndjekja e udhëzimeve të tij.

Gjithashtu edhe në fletëpalosjet e shpërndara aty për pjesëmarësit lexuam të shkruar disa rregulla që duhet ti ketë parasysh çdo person, si psh: Vizitat mjekësore duhet të bëhen jo vetëm kur ndihemi sëmurë, por edhe kur ndjehemi mirë fizikisht. Mbipesha ndikon në dëm të shëndetit, prandaj me çdo mënyrë duhet ta normalizojmë atë. Sa më pak të stresojmë vetëveten. Ushqimet që përdorim të jenë të pasura me vitaminat A, C, E. Gjithashtu aty nënvizohej se reduktimi i prekjes nga kanceri ndodh edhe pas nënshtrimit të ekzaminimeve të ndryshme që duhet të përpiqet të ndjekë çdo pacient .

Duke biseduar më pas edhe me artistët amerikanë, si njerëz shumë të rëndësishëm të këtyre takimeve, njëra prej tyre Ilene Kristen, protagoniste në serialin më të shikuar televiziv "One Life to Live", të Kanalit Televiziv ABC 7, e cila ka qenë e pranishme edhe herë të tjera në faqet e shtypit shqiptar, shprehet me dashamirësi për ne. E ndërmjet të tjerave ajo tha: "Eshtë kënaqësi gjithashtu sonte që kemi mesh nesh edhe miq e të ftuar si dhe përfaqësues të shtypit shqiptaro amerikanë, me të cilët kemi kohë që bashkëpunojmë, e që na mbështesin në këtë kauzë të rëndësishme për jetën e shëndetin publik".

Pas koncertit të improvizuar, u shpërndanë dhurata, u bënë donacione të ndryshme, si dhe foto mes të pranishmëve dhe yjeve të Kinematografisë Amerikane.


Mimoza Dajçi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRSE DUHET GJALLËRUAR "VATRA"  DHE TË RINGJALLET GAZETA "DIELLI"?Nga EDITORI (07.04.2010)
ÇAMËRIA, PLAGË QË RRJEDH GJAK...Nga KËZE KOZETA ZYLO, New York (06.29.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI NËNKRYETARIN E FEDERATËS PAN-SHQIPTARE "VATRA" AGIM REXHAJ (06.28.2010)
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS "VATRA" PROMOVOI" DEGËN E SAJ MË TË RE NË WASHINGTONNga BEQIR SINA, New York (06.26.2010)
JETA SHQIPTARE E ËNDRRAVE MERGIMTARENga BAKI YMERI (06.25.2010)
FLASIN NGA SHBA PËR VDEKJEN E AKTORIT TË MADH SHQIPTAR BEKIM FEHMIUFotoreportazh nga BEQIR SINA, New York (06.24.2010)
DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËRNga SAIME ISUFI (06.24.2010)
EMIGRANTË SHQIPTARË TË KTHYER NGA GREQIA (06.22.2010)
20 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATIT (06.20.2010)
SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]