VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sa kontrolle është në gjendje të përballojë demokracia? Shtrohet pyetja pas incidentit të Mynihut

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Sa kontrolle është në gjendje të përballojë demokracia? Shtrohet pyetja pas incidentit të Mynihut
E Premte, 01.22.2010, 05:39pm (GMT+1)

 

 

Indicenti i sigurisë në aeroportin e Mynihut tregon se siguri absolute nuk ka me gjithë kontrollet gjithnjë e më të rrepta. Sa duhet shtrëngohemi dhe të sakrifikohemi nga frika e një sulmi të mundshëm?

 

Sikur çështja të mos ishte aq serioze, do të ishte për të qeshur. Një pasagjer i zemëruar, i cili nuk është i gatshëm, ta lërë t'ia kontrollojnë dy herë kompjuterin, merr bagazhin e dorës dhe largohet duke u përfshirë me njerëzit në terminalin e aeroportit. Çdokush që ka pritur ndonjëherë në radhë për t'u kontrolluar në aeroport, e kupton padurimin e këtij burri. Por ky pasagjer ka treguar ndoshta pa qëllim, sa të pasigurta janë kontrollet e sigurisë në aeroportin e Mynihut. Dhe për shkak të frikës që mbretëron prej El Kaida-s dhe terroristëve të tjerë, kjo nuk është për të qeshur. Për fat të keq nuk është as rast i veçantë.

 

Mangësi në siguri ka edhe tjetërkund

 

Para disa ditësh emisioni televiziv "Kontraste" i kanalit ARD tregoi, se si mund të kopjoheshin kartat e identitetit të personelit të aeroportit të Hamburgut. Dhe njeriu, që deshi t'i vërë bombën avionit që fluturonte për në Detroit, arriti që ditën e parë të Krishtlindjeve të fuste lëndë shpërthyese në bordin e avionit amerikan të linjës.

 

Në ç'masë duhet të rrudhemi nga frika e një sulmi të mundshëm?

 

Siç ndodh shpesh, ofrohen recetat e njohura: Sindikata e policisë kritikon firmat, që përgjigjen për kontrollet e sigurisë në aeroporte. Punonjësit e tyre punojnë për shumë pak para dhe nuk kanë përgatitjen e mjaftueshme. Sindikata do të dëshironte që kontrollet e sigurisë në aeroporte t'i kryente përsëri policia federale. Por këtë as nuk e do dhe as nuk mund ta paguajë kush. Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière propozon, që t'i shtojë skanerët në aeroporte, por që pasagjerët të kenë vetë të drejtë të zgjedhin, në se duan të kontrollohen nga skaneri apo jo: pra një kontroll sigurie sipas dëshirës.

 

Por ky diskutim shkon në drejtimin e gabuar

 

Ne gjendemi në vorbullën e pajisjeve të mëtejeshme teknike: më shumë siguri dhe kontrolle më të rrepta dhe më shumë teknikë. Por që tani merret vesh se dikur edhe këto kontrolle mund të anashkalohen. Atëherë duhen marrë masa edhe më të forta me kontrolle edhe më rrepta dhe teknikë me të sofistikuar.

 

Pyetja është, nëse e duam këtë. A duam ne që në fillim të çdo udhëtimi t'i hyjmë një procedure, që të kujton kontrollin në hyrjen e një burgu të sigurisë së lartë? Duhet ta pyesim veten, nëse mund të arrijmë më shumë me mjete të thjeshta. Në disa vende p.sh. është e zakonshme, që biletat të vulosen pas kontrollit të sigurisë. Pa një vulë të tillë udhëtari nuk hipën dot në avion.

 

Sikur të kishte pasur një vulë të tillë në Mynih, të gjithë avionët do të kishin fluturuar në kohën e duhur.

 

Por mbetet edhe një pyetje parimore: Në ç'masë duhet të tkurremi nga frika e një sulmi të mundshëm? Ajo, që mësojmë nga ky incident, është se siguri absolute nuk ka. Këtë e dinte edhe politikani amerikan i lindur në shekullin e 18-të, Benjamin Franklin: kush sakrifikon lirinë e vet për një siguri të përkohshme, nuk meriton as liri dhe as siguri. (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Teknologjia që ia dha emrin dekadës (01.22.2010)
Dhurata të rrezikshme (01.20.2010)
Fashizmi në rritje në RusiNga Valery Balayan, Kevin O'Flynn (01.19.2010)
Atentatori lirohet, misteri mbetet (01.18.2010)
Fundi i një shërbimi sekret - Para 20 vjetësh qytetarët e RDGJ sulmuan qendrën e STAS-it (01.16.2010)
Thirrja e kryqëzataveNga Jonathan Philips (01.15.2010)
I ftohti i madh është për faj të njollave diellore? (01.11.2010)
Tri fytyrat e RomësNga Andrew McCarthy (01.11.2010)
El Dorado vërtetë ekziston (01.08.2010)
Google nxjerr në treg supertelefonin (01.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]