E Shtunë, 05.11.2024, 04:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Kluni e Kanalis drejt altarit
E Mërkurë, 09.02.2009, 10:57am

Faqet gossip të internetit citojnë Daily Mail

Voal-online –Love story e verës po pasurohet kështu me një kapitull tjetër: duket se çifti Clooney-Canalis është duke menduar për martesë.

Kështu thonë faqet gossip të internetit duke iu referuar gazetës tabolide britanike Daily Mail, e cila thotë se e ka lajmin “nga burime shumë të informuara”, pra nga miq të çiftit të cilët kanë kërkuar të mos iu dalë emri.

 Kështu që lajmi mbi martesën e divit amerikan me ish velinën italiane ka mbushur rubrikat e gossipeve.

Klluni çmendet pas modeles, i kërkon bashkëjetesë
E Martë, 09.01.2009, 03:29pm

Marrëdhëniet e George Clooney't me të dashurën Elisabetta Canalis thuhet se janë mirë dhe aktori i adhuruar nga mijëra gra në botë e ka pyetur atë për tu zhvendosur në Los Anxhelos bashkë.

Aktori i Ocean's Eleven ishte i martuar me Talia Balsam prej 1989 deri më 1993, por ai kurrë nuk vendosi të martohet përsëri.
Ai u takua me prezantuesen italiane në MTV në korrik të këtij viti, dhe thuhet se është bërë një çift i pandashëm.
Canalis tashmë ka shpenzuar kohë në Liqenin e pronës së yllit Como në Itali, dhe tani Clooney ka thënë hapur se dëshiron modelen ta zhvendos në bazën e tij kryesore në Kaliforni.
Leticia Kastà përsëri nënë
E Djelë, 08.30.2009, 06:18pm

Kësaj here ka lindur një vajzë flokëkuqe

Voal-online –Laetitia Castà është bërë nënë përsëri. Këto ditë ajo sjellë në jetë vogëlushen Athena.

 

I shoqi i Castà, Stefano Accorsi, i cili ndodhej në xhirimin e filmit “Baciami ancora” të regjisorit Gabriele Muccino, ka rendur tek e shoqja dhe ka qenë i pranishëm gjatë lindjes. Pastaj është kthyer në Romë për t’i vazhduar xhirimet.

Laetitia kështu bëhet nënë për herë të tretë. Fëmijën e parë, Satheene, lindur më 2001, e ka pasur me bashkëjetuesin e parë, Stephane Sedfnaoui, ndërsa Olrandon, fëmijën e parë me aktorin Stefano Accors, e ka lindur në shtator të vitit 2006.

Xhorxh Klluni prapë aksident me motoçikletë
E Shtunë, 08.29.2009, 09:55am

Pas aksidentit ai u dërgua në spital për trajtim

Voal-online –Ylli hollivudian George Clooney (48 vjeç) ka pësuar një aksident tjetër. Aktori është rrëzuar dhe plagosur rëndë nga motiçikleta e tij e dashur e markës Harley Davidson, prandaj është detyruar të trajtohet në spital. Ka qenë i shoqëruar nga e fejuara e tij aktuale, italiania 30 vjeçare Elisabetta Canalis. Clooney pati pësuar aksident me motoçikletë edhe në vitin 2007. Atëherë ai sapo ishte dashuruar me Sarah Larson. Aktori qe dëmtuar atëherë në kurriz, ndërsa Sarah qe dëmtuar në këmbë. Fatmirësisht Elisabetta nuk ishte në motoçikletë me aktorin. Përndryshe fatit të saj nuk do t’i dihej.

Kris Braun rrahu Rihanën, 5 vjet liri me kusht
E Enjte, 08.27.2009, 11:27am

 Dhe gjashtë muaj punë shoqërisht të dobishme

 

Voal-online –Raperi Chris Brown, i cili në muajin shkurt të këtij viti rrahu këngëtaren Rihanna, çka pati një jehonë tejet të madhe në mediat, është dënuar me 5 vjet liri me kusht dhe gjashtë muaj punë shoqërisht të dobishme në Virxhinia. Këtë e ka vendosur një gjyqtar në Los Anxhelos që ia ka caktuar këngëtarit Brown një program njëvjetor të riedukimit shtëpiak. Gjykata, në fund, ka dhënë një urdhër ekzekutiv që e detyron Brown të qëndrojë larg Rihanna-s.

Shitet varri ngjitur Monrosë me një vlerë $4,6 milionë
E Martë, 08.25.2009, 04:57pm
Varri ngjitur vendit ku prehet aktorja e madhe Merlin Monro është shitur me një shifër rekord 4.6 milionë dollarë. Ky varr u hodh në ankand nga e veja e një biznesmeni amerikan që prehej pranë yllit te kinematografisë botërore. Gruaja Elsi Ponçer do i përdorë paratë për të paguar kredinë e një shtëpie, të cilën do ua lejë në trashëgimni fëmijëve të saj.

Shitet me një shumë marramendëse varri bosh pranë vendit ku prehet ylli i kinematografisë botërore Merilin Monro. E veja e një biznesmeni amerikan që prehej pranë Merilin Monrosë ka arritur të mbledh nga hedhja në ankand e varrit të burrit të saj gjithsej 4.6 milion dollarë.
Xhenifer Aniston ngushëllohet me Zherard Batler
E Martë, 08.25.2009, 07:57am

 Pasion në bagazhin e veturës

 

Voal-online –Një puthje këtu, një tjetër atje. Dhe në fund në bagazhin e veturës. Janë shkëndijat midis Jennifer Aniston (40 vjeçe) dhe të Gerard Butler (39 vjeç), së bashku në xhirimet e filmit “The Bounty”. Sipas disa dëshmitarëve, midis tyre ka një mirëkuptim të madh dhe jo vetëm profesional. Edhe nëse vetë ata të dy përgënjeshtrojnë, në fakt të dy janë parë shumë herë në sjellje tejet intime: ledhatime, përqafime e të tjera. Ashtu si në këtë pushim të xhirimeve, kapur nga një fotograf, çka nuk mungon në të tilla raste. Është rasti që ish gruaja e Brad Pitt të harrojë të fejuarin Bradley Cooper (34 vjeç), që, sipas thashethemeve, do të jetë në krahët e Bridget Jones, pra të Renée Zellweger (42 vjeçe).

René Xelveger ia "vjedh" Bredli Kuperin Xhenifer Anistonit
E Hënë, 08.24.2009, 11:29am
Voal-online –Është ky një trekëndësh vere në Hollywood. Aktori yll i serialit të famshëm televiziv Alias dhe i shumë filmave kinematografikë Bradley Cooper është nën tundimet e magjepsjeve të Renée Zellweger dhe Jennifer Aniston. Në mjediset e kryeqytetit të kinematografisë botërore flitej se ai ishte në dashuri me Jennifer Aniston, ish gruan e Brad Pitt. Por duket se këtë garë midis këtyre dy beqareve të shquara të Hollywood e ka fituar tashmë Renée Zelweger. Kështu thonë të paktën mediat amerikane, përkatësisht rubrikat e gossipeve. Dhe nuk duket të jetë thjeshtë një thashethem vere.
Viktoria Bekam: Nuk dua më fëmijë
E Djelë, 08.23.2009, 07:47am
Viktoria dhe David Beckham, shpesh flisnin se përveç djemve do të donin të kenë së paku edhe një vajzë. Situata si duket ndryshoi sepse 35-vjeçarja Victoria tani pranon se nuk do më fëmijë. Në intervistë për U.S radio, Posh Spice foli për amësi dhe planet për të ardhmen.

“Çdo mëngjes zgjohem herët, i përgatis fëmijët për shkollë, i dërgoi në shkollë dhe vetëm atëherë kam kohë për punën time, për të cilin as atëherë s’kam kohë se në 3 duhet të shkojë t’i marr”, u ankua këngëtarja e punësuar. “Të gjithë më pyesin vazhdimisht a mendojmë unë e David të kem ende fëmijë. Pa a nuk mjaftojnë 3 djem”, pyeti Posh Spice e cila nga martesa me David ka tre djem, Brooklyn (10), Romeo (6) dhe Cruz (4).

Maili Sairës fotografohet duke puthur aktorin australian
E Shtunë, 08.22.2009, 02:18pm

 

Voal-online –Duket se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë më shumë se partnerë filmi.

 

Të mërkuën, teksa Cyrus po e përcillte aktorin australian Liam Hemsworth në aeroportin e Nashville, ata të dy u puthën rëndshëm, thotë aktori njujorkas Alex Emanuel, që ishte pak metra larg çiftit dhe e pa Cyurs, 16 vjeçe, të vepronte siç I takon një “shkollareje të njomë”.

 

Hemsworth u trurr drejt Cyrus dhe ajo “kërceu në krahët e tij dhe e përqafoi fort dhe pastaj e puthi atë dhe u lëshua në duart e tij që të vazhdonte ai”, thotë Emanuel.

  » Miss Albania Almeda Abazi: Po më trajtojnë si të përdhunuar në Turqi
  » Robin Rajt divorcohet nga Shon Peni
  » Xhenifer Elison shpall: jam shtatzënë
  » A është sërish e dashuruar Kameron Diaz?
  » Do të bëhet për të dytën herë nënë Selinë Dion?
  » Xhorxh Kluni hedh në gjyq paparacët italianë
  » Xhenifer Hadson lindi fëmijën e parë
  » Kërtni Kardashian "tejet e shokuar" nga shtatzania
  » Burimet thonë se Mark Lester nuk është babai i vajzës së Majkëll Xheksonit
  » Eshton thotë se bukuria e Demi Murit është magjike



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]