E Premte, 04.26.2024, 03:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Madona mund të birësojë Mersi Xhejmsin
E Mërkurë, 06.10.2009, 10:09am

 Voal- Madona ka bindur tre anëtarët e trupit gjykues në shkallën e apelit, në Malawi të Afrikës, për ta lejuar që ta birësojë jetimen Mercy James. Këtë e bën të ditur e përditshmja britanike “The Sun”, sipas së cilës dy nga anëtarët e trupit gjykues kishin paraqitur tashmë një relacion i cili trimëron këngëtaren të ngulmojë më tej, ndërkohë që i treti kishte thënë se ishte „krejtësish dakord me dy të tjerët. Madonna, 51 vjeçe në gusht, e ka marrë lajmin nga avokati i saj Alan Chinula. Procedura e birësimit, në vijim prej dy vjetësh, kishte qenë bllokuar në mars nga një gjykatë. Vendimi do të shpallet të djellën në Gjykatën e Lartë të Apelit në Malawi. „Dokumentacioni është në fazën e përpilimit – kanë njoftuar burime nga gjykata. Të gjitha vendimet janë në favor të birësimit. Mercy mund të fillojë t’I bëjë gati bagazhwt, tashmë është në Amerikë.“

 

Aktorja Bruk Shilds arrin marrëveshje me National Enquirer
E Hënë, 06.08.2009, 09:45am

 Voal-online – Aktorja Brooke Shields ka arritur një marrëveshje me National Enquirer pasi kjo media tabloide e mori në pyetje nënën e saj jashtë një klinike private muajin e shkuar në Nju Jersey.  â€žPara dy javësh Brooke Shields, ishte e detyruar të bënte publike një çështje të nënës së saj, Teri Shields, kur ajo mësoi se zonja Shields ishte nxjerrë jashtë klinikës nga një reporter dhe një fotograf të National Enquirer ku ajo u muar në pyetje për National Enquirer lidhur me gjendjen e saj dhe hollësi të tjera,“ tha avokati i aktores Gerald B. Lefcourt në një deklaratë ekskluzive për revistën Pepole. "Unë jam shumë i kënaqur t’ju njoftoj se National Enquirer ka vendosur të mos e publikojë artikullin. Më tej, do të kërkojë falje publike. Së fundmi, u pajtua të bëjë një dhuratë bujare për kërkimet ndaj sëmundjeve të pleqërisë si dhe do t’i nxisë të tjerët ta bëjnë këtë gjë,” tha avokati.

Kameron Diaz do të donte ta korrigjonte fundshpinën e saj
E Premte, 06.05.2009, 02:59pm

Voal-online – Aktorja yll e Hollivudit Cameron Diaz ka thënë se është indiferente ndaj çdo lloj kirurgjie tjetër estetike. Për të janë tabu botokset apo liftinget. Por vetëm tema e korrigjimit të fundshpinës i intereson bjondes së bukur 36 vjeçare.

 Në revistën „Marie Claire“ ajo ka thënë: «Unë do të doja me gjithë shpirt të kem një fundshpinë më të theksuar. Do të doja të isha pak më e bëshme. Ia dëshiroj vetes forma trupore sa më femërore, por thjeshtë ato nuk shkojnë shumë për natyrën time. I dashuri i saj i ri, këngëtari i grupit Maroon 5, Adam Levine, nuk qahet për bukurinë e së dashurës së tij hollivudiane.

 Natyrisht, shqetësime të tilla si ky i Cameron Diaz sot zgjidhen me lehtësi nga kirurgjia estetike. Mjafton që aktorja t’iu jap fund ngurimeve.

Britni në dashuri?
E Enjte, 06.04.2009, 08:57am

Popdiva është vënë re gjithnjë e më shpesh me agjentin Jason Trawick

 

Voal-online - Britney Spears (27 vjeçe) nuk mund të rrijë vetëm! Përsëri këngëtarja e përzien turin“Circus” me ngjarje intime. Duket se ajo ka filluar një aferë me agjentin e saj Jason Trawick. Një paparac i një agjencie fotografike ka thënë: “Me sytë e mi i kam parë Britney-n dhe Jason si një çift të dashuruarish.” Ai ka vazhduar: “Nuk di çfarë provash të tjera kërkohen për ta vërtetuar dëshminë. Pushime së bashku në Kosta Rika, darkë në Bahamas, fundjave së bashku – kjo nuk duket si një sjellje normale bashkëpunimi, por krejt diçka tjetër.”

Romanca midis Keit Hadson dhe Aleks Rodriguez prek qiejt
E Mërkurë, 06.03.2009, 01:19pm

Voal-online – Kate Hudson dhe Alex rodriguez janë parë në skena çmendurore muajin e shkuar në një restonrant në New York City. Dhe tani burime të sigurta konfirmojnë fejesën e tyre. “Është diçka serioze,” tha burimi për numrin e ardhshëm të revistës Peope. “Ajo e ka njohur atë me një varg miqsh dhe të afërmish.” Nga ana e saj, Hudson shoqëroi Rodriguezin muajin e shkuar në udhëtimin e tij në Dallas, kur Yankees luajtën kundër Texas Rangers në një seri trilojërash. Aktorja dhe i biri Ryder (baba i tij është Chris Robinson), qëndruan në të njëjtin hotel me Rodriguezin, dhe “çifti shkoi në një qendër fitnesi,” tha dëshmitari pamor. Për njërën nga ndeshjet, ajo e dërgoi të birin Ryder dhe dadon e tij në një park, ndërsa ajo qëndroi pas dhe pa ndeshjen nga hoteli,” I njëjti dëshmitar. “Ajo ka theksuar disa herë se është një adhuruese e madhe e bejsbollit!”

Xhenifer Hadson është shtatzënë
E Martë, 06.02.2009, 10:03am

 Voal-online Këngëtarja fituese e çmimit Grammy dhe aktore fituese e çmimit Oscar Jennifer Hudson është në pritje për t’u bërë nënë. Kështu ka raportuar Chicago Tribune, pasi Hudson është parë në një dyqan fëmijësh në pjesën e poshtëme të qytetit. Felicia Fields, një mike e një kohe të gjatë e Jennifer Hudson, ka konfirmuar lajmin e dhënë në fundjavë nga gazeta. “Ishte në një dyqan fëmijësh, në mesin e shumë shokësh e miqsh të saj,” tha Fields, edhe ajo aktore dhe këngëtare. “Ajo po përpiqet të jetë gjithnjë në mesin e të afërmve dhe miqve të saj për të ruajtur gjendjen shpirtërore. Ajo shtoi. “Ne kaluam një kohë të mrekullueshme së bashku. E pyetur se çfarë gjinie i përkisnin blerjet, ajo u përgjigj : « Ne ende nuk e dimë nëse foshnja e pritshme është djalë apo vajzë. Por dimë ngjyrën e parapëlqyer. Ishte e verdha. Â»

 

Princi arab blen kështjellën e Karla Brunit
E Djelë, 05.31.2009, 08:27am

 

Voal-online – Është shitur kështjella e Carla Brunit, zonjës së parë aktuale të Francës, ku ajo ka kaluar fëmijërinë e saj. Villa Ceriana, mbi kodrinat e Castagneto Po, nja 25 kilometra larf Torinos, është blerë për 17,5 milionë euro, siç e bën të ditur gazeta e përditshme La Stampa, nga Princi i Arabisë Saudite Al Waleed Al Saud, konsideruar njeriu i 13-të më i pasur në botë.

 Akti është firmosur më 19 maj në studion e një tregtari torinas. Në mënyrë të veçantë, sipas së përditshmes italian, i janë dhënë afaristit të madh araba, nëpërmjet sy shoqërive të Cayman, kuotat e shoqërisë Icer Sas (Carla Sarkozy, motra e saj Valeria dhe nëna Marisa e kishin transformuar në ortakëri shoqërinë që kontrollonte mirëmbajtjen e Castagneta Po).

 

Urdhër për konfiskimin e fotografive të një feste të Berluskonit
E Djelë, 05.31.2009, 07:36am

Një prokuror italian ka urdhëruar konfiskimin e fotografive të marra në një festë tek një vilë e Kryeministrit Silvio Berluskoni në Sardenjë. 

Z. Berluskoni i kishte kërkuar një zyrtari për mbrojtjen e jetës private të bllokonte botimin e fotografive pasi ato dhunonin të drejtën private të të ftuarve.

Fotografitë e bëra nga një fotoreporter nga Sardenja ishin bërë tek një mbrëmje për Vitin e Ri të organizuar nga zoti Berluskoni. Media italiane njoftoi se në festë merrnin pjesë shumë vajza të reja.  Në fillim të javës zoti Berluskoni e mohoi se kishte pasur një marrëdhënie të papërshtatshme me një vajzë minorene. Udhëheqësi italian është vënë në qendër të kritikave për marrëdhënien me modelen 18 vjeçare Noemi Leticia që kur mori pjesë në ditëlindjen e saj në Napoli muajin e kaluar.

 

Uilli i jep Harrit mësim fluturimi
E Shtunë, 05.30.2009, 11:31am

Voal-online – Pinci William i bën vëllait të vogël orë plotësuese. Kjo është një dashuri e vërtetë vëllazërore. Princat britanikë, William (26 vjeç) dhe Harry (24 vjeç) nuk e kanë mendjen tek festat, madje përkohësisht i kanë lënë edhe librat, ata po merren vetëm me një përkushtim tejet serioz! Pse? Harry fillon në qershor një kurs katërmujor intensiv për t’u bërë pilot helikopteri. Vëllai i tij i madh William dëshiron t’ia japë atij ndihmat paraprake të nevojshme… Javëve të shkuara Princ Harry ka marrë mësime teorike themelore lidhur me profesionin e tij të ri të fluturimit. Por ato janë tjetërgjë nga mësimet që do t’ia japë drejtpërdrejt në helikopter vëllai i madh William. Arsyeja tjetër edhe më e rëndësishme: “William ka aftësi të jashtëzakonshme si mësimdhënës. Ai ka bërë një shkollim të shkëlqyer për pilot dhe gjithçka e ka vetë të freskët në kokë,” thotë Harry.

Rihana urdhërohet të dëshmojë në seancën dëgjimore të Kris Braunit
E Premte, 05.29.2009, 10:33am
Voal-online – Rihanna më në fund mund të flasë publikisht rreth sulmit fizik që ia ka bërë në fillim të vitit Chris Brown. Pas një seance dëgjimore në Los Anxhelos të enjten, avokati i Rihanna-s, Donald Etra, tha se hetuesit kanë ndërmend ta detyrojnë këngëtaren të paraqitet në seancë më 22 qershor, kështu që trupi gjykues mund të ketë të dhëna të mjaftueshme për ta bërë gjykimin. Ai shtoi se Rihanna, 21 vjeçe, do t’iu nënshtrohet pyetjeve nga avokati i Brown, Mark Geragos. Ndërkaq Geragos nuk arriti të enjten ta bindë gjyqtaren të marrë parasysh një foto të plagëve të këngëtares e cila mungon në raportet e policisë. I pyetur nëse beson se do ta mbajë këngëtarin Brown jashtë hekurave, Geragos iu përgjigj gazetarëve: “Nuk kam ndërmend të jap përgjigje për pyetje të tilla.”
  » Martesa? Askush nuk ia përmend dot Princit Alberto
  » Jesus Luz: Madona dhe unë jemi thjesht miq
  » Sean Penn tërheq kërkesën për divorc - "Do të ishte një gabim arrogant të ndahesha me Robin"
  » Xhorxh Kluni ka një dashuri të re, prapë kamariere
  » Bristol Palin shpalos jetën e saj nganjëherë të mbyllur
  » Skandal në Nju Jork Tajms: Morinë Dod është kapur me kopje
  » Antonio Debenedetti përgënjeshtron se ka vdekur
  » Rebeka Romin: Amësia më bën të ndjehem e plotë
  » Princesha Eugenie dëshiron të studiojë në SHBA
  » Keiti Prais divorc drejtpërdrejt në TV



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]