E Hënë, 04.29.2024, 06:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ME BORIÇIN NGA HELSINKI NE BUDAPEST…
Nga SKIFTER KËLLIÇI

E Hënë, 12.10.2012, 08:42pm (GMT+1)



-E di Loro se kur të kam parë për herë të parë në stadium?...

Këtë pyetje i drejtova Boriçit atë pasdite të vonë të datës 20 qershor të vitit 1972, kur avioni sapo u ngrit nga pista e hirtë e aeroportit të Helsinkit, për të shpënë përfaqësuesen tonë, që unë e shoqëroja si gazetar, në Budapest, nga ku me tren do të arrinte në Beograd dhe pastaj që andej me autobus në Tiranë.Fatkeqësisht,kështu i bënte asokohe ajo udhëtimet jashtë vendit!..
Ulur pranë meje, Loroja ngriti supat dhe buzëqeshi pakëz me habi.Dhe kishte të drejtë.

-Një pasdite tetori të vitit 1945, kur nuk isha veçse shtatë vjeç,-vazhdova unë,- dhe kur në stadiumin e Tiranës,që më pas do të quhej "Qemal Stafa', përfaqësuesja e Tiranës, ku luaje edhe ti,fitoi 5-2 kundër kombëtares së Maqedoniës.Të kujtohet?..
-Pa tjetër që më kujtohet,-,m'u përgjigj Loroja.-Në atë takim pata shënuar tre gola..
-Nga të cilët një me 11-metrësh,- plotësova unë...
-Sa mirë i mbake mend!..

Kisha pasur rastin deri atëherë të bisedoja me Boriçin për ngjarje sportive,veçanërsht në intervista në Radio Tirana dhe në TVSH,por kurrë kaq gjatë,më shumë se dy gjatë këtij fluturimi.

I kujtova Loros se qysh në atë ndeshje që e kisha parë së bashku me fëmijë të tjerë të mëhallës,u dashurova me të,edhe sepse ai ishte shkodran ,si nëna ime.Ndaj një vit më pas, përsëri me fëmijë të mëhallës, ndoqa Ballkaniadën e vitit 1946, kur pas fitores kundër Bullgarisë (3-1), Boriçi shënoi dy gola dhe pas fitores tjetër kundër Rumanisë (1-0),Shqipëria u bë kampione e Ballkanit në futboll dhe ai mbi podium, ngriti lart kupën e fitores.

Që aty shumë nga ne të miturit ,i shpjegoja Loros ,i shtrëngonim nënat që të qepnin në kanotiret tona numrin 9,atë numër që mbante ai, qëndërsulmuesi i madh Boriçi, kapiteni i kombëtares dhe i "Vllaznisë",dy herë kampione më 1945 dhe 1946.
Pas këtyre fjalëve Loroja qeshi,aq me tepër kur i kujtova se atëherë, mbi kabinën e një kamioni të vjetër në rrugën që ndante më dysh mëhallën tonë, ku luanim futboll,unë imitoja Anton Mazrekun dhe mbiquaja "Boriçi ynë", një kalama, më të gjatë se ne,të cilit ia kishin zili të tërë fëmijët, se kaq bukur luante me top,aq më tepër prej lecke...

Kështu, kur avioni çante përmes reve që flakërinin nga rrezet e mbrame të diellit,vazhdoja t'i rrëfeja Loros kujtime të tjera që lidheshin me jetën e tij nëpër fushat e futbollit.

Më 1953 Boriçi kishte gjashtë vjet që luante në radhët e "Partizanit",pra që nga vitet 1947-48, kur kishte kryer shërbimin ushtarak.Dhe ne fëmijët, si mijëra e mijëra të tjerë anekënd Shqipërisë, ishim bërë tifozë me "Partizanin,sepse adhuronim... Loron.I kujtova atij rastin kur në finalen e kampionatit të atij atij viti kundër "Dinamos", e goditi topin me kokë para portierit Vogli, që mbeti i ngrirë;topi u përplas për tokë, doli jashtë dhe pas disa minutash pas Bakalli shënoi ,"Dinamo" fitoi 1-0 dhe u shpall kampione.Më shpjegoi se ai rast ishte nga kujtimet më të hidhura të jetës së tij si futbollist.(Një vit më pas në një një intervistë të përfshirë në filmin dokumentar të Kinostudios "Nëpër fushat e futbolli",bashkë ne Loron u ndodhëm po para saj porte të fushës së stadiumit "Qemal Stafa,ku ai më shpjegoi se 100 here të kishte gjuajtur,po aq gola do të kishte shënuar).

Në mesin e viteve 50-të në Shqipëri nuk njihej se ç'ishte loja me qendërsulmues të tërhequr në sistemim ËM,(3-2-3-3).Por mua, ndonëse 13-14 vjeçar,më bënte përshtypje që Loroja tërhiqëj pas, ndërsa dy gjysmësuluesit bashkoheshin në një vijë me sulmuesit anësorë,(3-3,4).Por vite më pas kur u bërë gazetar, lexova në shtypin e huaj se kështu kishte filluar të luante qendërsulmuesi i madh hungarez Hidgkuti.E pyeta Loron nëse ishte ndikuar nga ai.Ai qeshi,."Jo,-_m'u përgjigj, -se kundër tij kisha luajtur vetëm një herë ë 1950 në Budapëest,por e ndieja se kështu duhej të luhej në futbollin ndërkmbëtar".
 
       
Duke dhene Kupen e Kampionatit    

Çfarë intuite e këtij futbollisti të madh!Jo më kot pas takimit Hungari-Shqipëri të atij viti,siç më kishte shpejguar më vonë mësuesi dhe më pas kolegu im, Mazreku, që e kishte komentuar këë ndeshje, hungarezeët i kishin thënë se një qëndërsulmus i tillë si Boriçi i duhej Hungarisë legjendare të viteve 50-të.

Ndërsa ai fliste, m'u ndërmend një artikull i Anton Mazrekur, botuar më 1938, në gazetën "Sporti Shqiptar", ku atij i kishte bërë përshtypje loja e bukur e një futbollisti 16-vjeçar të "Vllaznisë",i cili binte shumë në pah.E kishte fjalën për Loron.Katër vjet më pas, po Mazreku në të përditshmen "Tomori",kur përshkruante takimin "Juventus"-Lacio", të zhvilluar në Torino",në të cilën kundër njeri-tjetrit përballeshin përkatësisht shqiptarët Lushta dhe Boriçi,pasi i vleresonte të dy, nënvizonte:"Boriçi,20 vjeç,lojtar me trup për t'u pasë lakmi me një të ardhme të shkëlqyeshme para vetes".Dhe nuk gabonte.

Pastaj e pyeta Loron se nëse i kujtohej se kur ishim njohur bashkë.Nuk besoja ta mbante mend.Por nuk ndodhi kështu."Në pranverë të vitit 1962,-më shpjegoi pa u menduar gjatë,-kur më ftove në një studio të Radio Tiranës për një intervistë, pasi më ishte dhënë titulli "Mjeshtër i meritur i Sportit".Dhe ishte i pari të cilit i jepej ky titull,aq më tepër,kur pasi ishte kthyer nga studimet e larta në Bullgari 1962-63,64-65, e kishte nxjerrë "Partizanin" kampion, dhe më 1971 edhe kampion të Ballkanit...
Na shkëputi nga kjo bisedë me kujtime kaq të prekëse, vetëm zëri i pilotit të avionit, i cili na njoftoi se po uleshim në aeroportin e Beogradit...

...Një herë,për ironi të fatit, në orët e vona të një pasditeje të tetorit të vitit 1981,një vit para se të shuhej, rasti e solli që të takohesha me Boriçin para një dyqani në radhë për të blerë... patate, ato që diktatori Enver Hoxha i quante edhe bukë edhe gjellë.Por nuk patën mundësi të bisedonim,sepse blerësit, sapo e pikasën,kundër dëshirës së tij,e vunë të parin në radhë ."Ç'mjerim,-më tha me zë të ulët një mik i besuar.-Ky futbollist që do të kishte luajtur në çdo sportklub të Evropës, dhe do të ishte bërë i pasur,nga dëshira që të ngrinte lavdinë e futbollit,ishte kthyer në atdhe për të mbetur varfër, por i dashur respektuar,si shumë të tjerë të talentuar si ai.

Ndaj kur kujtohet, edhe fëmjët që nuk e kanë njohur, thonë për të:"Loroja i topit,Loroja dhe i të gjithëve"...


SKIFTER KËLLIÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHA AKORDON FOND TË VEÇANTË NË BUXHET PËR MITROVICËN (12.10.2012)
AMBASADORJA JACOBSON - ALBIN KURTI E KËRCËNOI ME PROTESTA ISH SEKRETAREN ALBRIGHT (12.10.2012)
NË DITËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT - MIJËRA FAMILJE TË KOSOVËS NË ANKTH PËR FATIN E MË TË DASHURVE TË TYRE (12.10.2012)
PETRO ZHEJI BOTON LIBRIN E RADHËS STUDIMOR (12.10.2012)
HILLARY CLINTON NË DITËN NDËRKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT - AMERIKA ËSHTË PARTNERE E VENDOSUR NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PËRKRAH SHOQËRITË E HAPURA DHE TRANSPARENTE (12.09.2012)
ISH PRESIDENTI JUGAFRIKAN MANDELA SHTROHET NË SPITAL (12.09.2012)
'AJO ISHTE INFERMIERE TEK MBRETËRESHA' - NDERIMET VËRSHOJNË PËR VIKTIMËN E TELEFONATËS SË RADIOS QË PËRFINDOI TRAGJIKISHT (12.08.2012)
PËRPJEKJE PËR TË REHABILITUAR DIKTATORIN - SHQIPËRIA NUK KA BËRË SPASTRIMIN E POLITIKËS NGA BASHKËPUNËTORËT E SIGURIMIT Nga ROMEO GURAKUQI (12.08.2012)
NJE TAKIM I GËZUESHËM ME ANA XHON KOHENNga LUAN ÇIPI, Dielli (12.08.2012)
LLALLA U ZGJODH KRYEPROKUROR - TOPALLI ME DASHJE NUK MORI PJESË NË VOTIM (12.08.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]