E Shtunë, 04.27.2024, 08:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËLLUMB KULLA - ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT DO TË JENË MË DRAMATIKET, SEPSE JANË SHTUAR OREKSET, MILIONERËT, MËKATARËT DHE FRIKËRAT E NDËSHKIMEVE (Intervistë dhënë gazetës Java)

E Djelë, 01.27.2013, 09:16am (GMT+1)



Kulla - Të vërtetën e di bota mbarë dhe natyrisht shqiptarët e prekin me dorë atë të vërtetë: vendi i tyre është jashtë dyerve të Europës, si vendi më i prapambetur i saj. Kryeministri vendit ngjan me një poet amator, nga ata që thurrnin dikur vargje për të rejat koperativiste, që do të dilnin në skenën e festivalit të Gjirokastrës, që të këndonin "lum si ne, e lum si ne!" Ky thotë se nën qeverisjen e tij vendi është më i begati në planet!



U krijua një përshtypje se festa 100 vjetorit u fokusua në mënyrë të shpërpjestuar tek figura e Ahmet Zogut. A e ndani edhe ju këtë ide?

Figura e Ahmet Zogut meriton të vlerësohet, por e vërteta është ajo që thoni ju. Pat një fokusim të shpërpjestuar dhe ka gjasa që kjo të jetë bërë me nënqëllime të errëta. Ata që e urrejnë figurën e mbretit të Shqipërisë nuk duhet të mërziten fort nga ky shpërpjestim, sepse ai që e bëri ka një histori të tillë relatash me të dhe familjen mbretërore, sa unë jam i sigurt që jo vetëm nuk i ka shtuar të rinj, por ia ka pakësuar simpatizantët mbretit. Autori i shpërpjestimit nuk është nga ata që mësojnë urtësisht mësimet e historisë.
Sa herë i qaset asaj, ai e përdhunon zonjën histori.

Rivlerësimi i figurave, si në rastin e Zogut, provokoi edhe "anën tjetër" të medaljes, pra edhe zërat për rivlerësimin e Enver Hoxhës.

Rivlerësime do të ketë vazhdimisht, për të gjithë. Për sa i përket Hoxhës, unë kam bindjen se, rivlerësimi atë do ta nxjerë gjithnjë e më të nxirrosur, pasi avash avash do të shuhet kujtesa emocionale, ajo me dëshmitarët bashkëkohës, dhe figura e tij nuk do të jetë e rrethuar as nga urrejtja, as nga nostalgjia e dashuria për të. Në rekordet e tij do të ketë vetëm fakte, numëra dhe bëmat e tij do të duken shokuese edhe për ata që do të jenë thjesht studjues. Nuk ka se si mos të të shkaktojë schock rrethimi pëllëmbëpërpëllëmbë i tërë kufirit me tela me gjëmba, shto gjeneratorët e urrejtjes klasore, mijërat e të pushkatuarëve, qindramijët e të zhvendosurve dhe të internuarve, aplikimet e purgave staliniane me shokët e tij të luftës, mungesën totale të lirive të fjalës, të lëvizjes, kufizimin e abstragimeve në art, vendosjen e dyfytyrësisë si një modus vivendi të besnikëve dhe të atyre që e urrenin. Por unë mendoj se, pas inskenimit të përmbysjes dramatike të "˜90, Enver Hoxha ka vazhduar të jetë mes nesh, në fillim pak me droje dhe pastaj tërësisht i shpenguar. Ai akoma figuron dy herë Heroi i Popullit dhe asnjë maxhorancë nuk ka tentuar t'ia heqë ato dekorata. Maxhoranca aktuale e kish më të kollajtë dhe më me pak kundërvënie abrogimin e "heroizmave" të Hoxhës se sa deklarimin e dashurisë së zjarrtë për Ahmet Zogun. Kjo dashuri e beftë e Berishës për antagonistin e tij, mbretin,ngjan të jetë flakë kashte, fare e shkurtër, e pa shpjegueshme dhe fare mirë mund të shuhet. Asnjë skrupull nuk e ndal Berishën t'i kthehet përsëri Nolit. Vetëm marrëdhënia e tij me Enverin është po ajo.

Çfarë doni të thoni me "po ajo"?

Mirënjohje e thellë, e fshehur. Në modë për udhëheqësin ë tij të dikurshëm janë sharjet, dhe Sali Berisha e ndjek modën, por ama ai nuk e harron, ngaqë i detyrohet atij për gjithëçka ka arritur. Edhe këtë rrugëtim pa lavdi në kreshtat e historisë kombëtare të këtyre viteve ai ia ka borxh Enverit.

Duke e lënë mënjanë për një çast faktin që e gjitha kjo u nxit dhe u motivua thuajse ekskluzivisht nga politika, a ishte 100 vjetori i Pavarësisë rasti për të reflektuar mbi të gjithë shekullin që lamë pas, e jo vetëm mbi një pjesë të tij, e cila ndalej diku në fillimin e Luftës së Dytë Botërore?

Reflektimi ishte i detyrueshëm dhe i nevojshëm. Zhurma me Ahmet Zogun, nuk i la vend analizës së gjithë shekullit, ku natyrisht gjysma e dytë e tij duhet të ishte në fokus të analizave. Siç e patë akademikët ndënjën me duar në xhepa. Ata shpluhurosën tezat e tyre të vjetra, na i treguan edhe njëherë ato dhe kaq. Nuk pat as hulumtime, as sesione shkencore, dhe iu la fjala politikës që në vëndin tënë ka qenë dhe mbetet kryeshkenca. Historia u vërtit dhe u shpalos në kabinetin e kryeministrit, për nevojat e tij të ditës.

Cilat ishin nevojat e tij të ditës?

Ato të ballafaqimeve në vitin elektoral që po troket. Lidershipi i partisë në pushtet nuk druhej: rivlerësimi i mbretërisë le të zgjonte kundërshtime, se kish mundësi të ballancohej, ndërsa rivlerësimi i Enver Hoxhës kishte kosto të madhe. Berisha nuk mund ta zbuste gjuhën ndaj tij pasi boll ka humbur pjesën më të madhe të "reaksionarëve": krejtësisht pronarët dhe më shumë se gjysmën e të përndjekurve. Me thonj e me dhëmbë mban pjesën më të pandriçuar të tyre dhe ata pak që ka strehuar nëpër zyra. Doktori i tranzicionit nuk mund të vazhdonte t'ia këndonte ninananën Evropës, atë ninullën e sharjes së diktaturës hoxhiste, pasi ai e ka të shtrenjtë koalicionin me votantët e LSI-së po se po, por paturpësisht mund të kërkojë në të edhe të majtën ekstreme, komunistët! Sharja e Hoxhës pastaj do t'ia dëmtonte shumë keq trukun e ri të mashtrimit, që këtë herë po përgatit ta futë në lojë në shkallë të gjerë: skalionet e kosovarëve, të cilët Enver Hoxhën dhe Sali Berishën i shohin si dy binjakë, pa asnjë dallim.

Po i afrohemi ngadalë një stine elektorale. Si e shihni nga larg tensionin politik që po prodhohet nga politika në Tiranë?

Kam frikë se këto do të rezultojnë të jenë zgjedhjet më dramatike të bëra ndonjëherë. Janë shtuar shumë orekset, janë shtuar shumë milionerët, mëkatarët dhe frikërat e ndëshkimeve.

Në çfarë situate ndodhet Shqipëria në këtë prag-zgjedhjesh? Ku duhet të gjejnë, sipas jush, të vërtetën shqiptarët, mes qeverisë që thotë se gjithçka shkon mirë dhe opozitës, e cila thotë se asgjë nuk shkon mirë në këtë vend?

E vërteta nuk është vështirë të gjendet. Ajo e gjetur është. Nuk e shquajnë dot vetëm një pjesë votantësh në zonat e pazhvilluara. Janë shqiptarë që nuk kanë mundësira krahasimore me botën, viktima të artilerive mediatike të Berishës, të cilët dijnë vetëm ta sodisin idhullin e tyre, shpatë më shpatë me "bllokmenët" e Ramës: Saliu në rolin e Davidit dhe Edvini në atë të Goliathit! Të vërtetën e di bota mbarë dhe natyrisht shqiptarët e prekin me dorë atë të vërtetë: vendi i tyre është jashtë dyerve të Europës, si vendi më i prapambetur i saj. Kryeministri vendit ngjan me një poet amator, nga ata që thurrnin dikur vargje për të rejat koperativiste, që do të dilnin në skenën e festivalit të Gjirokastrës, që të këndonin "lum si ne, e lum si ne!" Ky thotë se nën qeverisjen e tij vendi është më i begati në planet! Por asnjë nga ata që e dëgjojnë, përfshi ministrat, shoferët dhe badigardët e tij, nuk kanë ndërmend ta kundërshtojnë, paçka se e dijnë mirë që deklaratat e tij janë sillazh i pastër për qetë e parmendës. Nëpër qytetet nuk besoj të gjenden as lypsa që t'i besojnë vargjet e festivalit që shkruan për ditë ky lloj burrë shteti.

Qytetarit i garantohet e drejta e fshehtësisë, por njeriu është i lirë ta thotë hapur votën e tij. Ju po të ishit...

Me kaq sa thashë, ju e kuptoni që unë do të votoja për largimin e Berishës. Nuk kam shpresë se vendit do t'i vijnë si në përralla ditët e mira, por largimi i klanit të Berishës është nevojë jetike kombëtare. Personalisht, me që më pyesni, do ta jepja votën për FRD-në e ish Presidentit Topi, që vjen në këto votime me një përvojë zhgënjyese. Ai ka një vazhdueshmëri në vijën e tij jetësore dhe shfaq shënjat e një pjekurie politike nga rrugëtimi mbi të mirat dhe pasiguritë gravitacionale në parti dhe në presidencë.
Dhe shpreh bindjen e patundur se nuk do të zhgënjejë. Por pak rëndësi ka vota ime. Ajo nuk është vendimtare, siç nuk do të jenë vendimtare votat e qindra mijëra të tjerëve: Berisha, gjithsesi, do ta grabitë çertifikatën edhe për legjislaturën e ardhshme.

Kështu mendoni ju? Jeni i bindur?

Po, po, po! Plotësisht! Në 2009 ai kish iluzionin se do të fitonte. Kur ndjeu gjëmën futi me ngut hilet dhe truket me kutitë, pa u mbajt në këmbë! Këtë radhë, pavarësisht nga optimizmi i shtirur, ai është edhe vetë i bindur se vota reale do ta ndëshkojë. Atë tani e ndjekin pas dhe do t'ia mbushin sheshet e mitingjeve vetëm interesaxhinjtë. Por ata janë fare pak në krahasim me detin e pakënaqësisë.
Kjo vetëdije e heshtur atë e bën të rrezikshëm për fatet e demokracisë. PS-ja mund të humbë, AK-ja dhe FRD-ja mund të humbin. Partitë e vogla pas tyre, brenda ose jashtë koalicionit mund të humbin. Pra humbja e forcave opozitare është e rëndë, katastrofë për vendin, por edhe po ndodhi, ndodhi! Nuk është makrotragjedi siç është për palën tjetër! Kurse Berisha... Berisha, miku im, është i dënuar të fitojë dëshpërimisht, me të gjitha mjetet! Ai ka nevojën asmatike për oksigjenin edhe të katër vjetëve të tjerë! Ka nevojë akoma të shtyjë ndëshkimin e tij dhe të skotës së tij, ndëshkim që është i merituar dhe, shpresoj, i pashmangshëm.

Le t'i largohemi kësaj teme... Ju jeni një ndër autorët më të njohur të humorit në Shqipëri. Sa humor prodhon aktualisht Shqipëria?
Mua më duket se vendi ynë, në gjëndjen aktuale, paraqet mjaft realitete, situata dhe karaktere qesharake dhe është shndërruar në një minierë të pasur humori. Bile, në këtë lloj pasurie ia kalojmë edhe vetë Gjermanisë, që e zemë në gojë sa herë ajo na del përpara në treguesat e mirëqenies. Dhe që ia kalojmë asaj, besojeni, se këtë radhë nuk po e thotë kryeministri. A nuk fola për lëndë të humorit dhe të satirës deri tani?... Jo më larg se pardje në Berat kryeministri paskej thënë se kemi (a do të kemi nuk jam i sigurtë) rrjetin rrugor më të mirin në Europë! Unë kam shëtitur në ca vende të Europës dhe ju e kuptoni që unë i besoj totalisht kryeministrit! Natyrisht jo aq totalisht, saç i beson një kushuri i mamasë sime në një fshat të Devollit, që Tiranën e di më afër se Pogradecin! (Kështu i kanë thënë, se ai për vete nuk ka shkelur asnjërën, as tjetrën!). Dhe kur unë dëgjoj lavdet për rrugët e vendit, menjëherë më kujtohet se si, para ca muajsh, me një mikun tim morëm një taksi për të shkuar nga Fieri në Berat. Udhëtonim mbi ca copëra rrugësh që bombardimet duan bomba të posaçme që të hapin të atilla gropa... Kokat tona shkonin sa nga njëra anë e taksisë, në tjetrën. Befas pastaj gjendeshim në ca copëra rruge, ku asfalti ishte i mrekullueshëm dhe rrotat e taksisë sikur rrotulloheshin përmbi kadife. Habisë tonë për ato ndryshime shoferi iu përgjigj se përgjatë atyre komunave, ku rruga ishte me gropa, në zgjedhjet lokale pat fituar PS-ja, kurse në rrugët e komunave tështruara mirë, kishte fituar PD-ja. Të shtruarat dhe të pashtruarat i linin radhën njëra tjetrës dhe unë me mikun tim sa herë ndeshnim asfaltin, filluam të brohorisnim për Partinë Demokratike!

Shëmbulli është i bukur dhe tipik...

Kam edhe një tipik tjetër, me lejën tuaj!... Unë mahnitem sa herë shoh në lajme pasqyrimin e mbledhjeve të qeverisë. Kryetari flet dhe ministrat dëgjojnë me sytë tek llaptopët identikë që kanë përpara vetes. Një pjesë të anëtarëve të qeverisë e njoh mirë dhe me shumicën prej tyre kam folur e shkëmbyer mendime shumë herë dhe me orë të tëra, edhe kur ata kanë qenë përkohësisht në opozitë me pushtetin e sotëm, edhe në muaj mjalti me të. U a njoh dhe vlerësoj kapacitetet. I dij se çfarë mendojnë dhe them se e dij dhe se ç'bluajnë, teksa dëgjojnë shefin e tyre. Nuk u luan qerpiku në fluturimet e tij të pashterrshme, që të lenë pafrymë. Ata e receptojnë taze, qesharakërinë tashmë të mbarënjohur të kryeministrit, ndofta edhe më mirë se përgatitësit e talentuar të Fiksit Fare, por pa e komentuar si ata. Ministrat vetëm dëgjojnë. Pikërisht sjellja e atyre burrave që dëgjojnë, është turpi emblematik i tranzicionit tonë! Nga njëherë më lind dëshira të bëj një thirrje të sinqertë tërë atyre që më dëgjojnë dhe besojnë, dhe t'u apeloj që asnjëri të mos e qortojë dhe urrejë më Berishën. Nuk është aspak tek ai, e keqja më e madhe... Por unë e shoh në sytë tuaj se e kam kapërcyer traun e kufirit të humorit. E pranoj. Atëhere kthehem e, me lejën tuaj, po riprodhoj një shënim në binarë humoristikë që e kam botuar po tek ju: "Kanali ynë televiziv, paguan filmime të rralla. Me që Kryeministrin e kemi të filmuar vetëm ndërsa ai flet e flet pambarimisht, ne po gërmojmë arkivat për të gjetur një sekuencë video, ku ai të shfaqet ndërsa dëgjon. Do t'i paguajmë një milion euro të parit që do të na sjellë një filmim me Kryeministrin duke dëgjuar ndonjë këshilltar, deputet, a ministër teksa ky i raporton, apo i shfaq ndonjë mendim".

Të dy shëmbujt janë tipikë,por unë e kisha fjalën për humorin që i serviret publikut. Si është aktualisht cilësia e këtij zhanri artistik në botime, kinematografi, teatër apo komedi?

Kemi një jetë të varfër artistike, si në qendër edhe në periferi. MKRS nuk ka ndërmend të lodhet të gjejë mjetet për të nxitur krijimtarinë. Mbështetjet financiare janë klienteliste. Filmat bëhen të rrallë dhe më të rrallë dhe administrimi i financimeve ka mbetur në duar spekullantësh. Në botime zhanret e humorit i shohim rrallë, por dhe në ato raste, kritikëve zyrtarë, që paguhen nga qeveria u ka mbetur trashëgim huqi i viteve despotikë, dhe vazhdojnë të shohin përpjetë, nga olimpi i pushtetit, me vështrimet pyetëse: a të flasim për këtë vepër, apo ta dënojmë me heshtje? Edhe lexuesi nga tërë këto përjetime të politikës së nxehtë ka dalë i dëmtuar. Njerëzit nuk lexojnë më si dikur. E shumta lexojnë gazetat dhe shohin kanalet televizivë, ata kanale të ngjashëm si pika uji, me nga katër kulltuqe, ku ulen katër të ftuar që katër orë debatojnë dhe përfyten. Atdheu ynë i dashur duket sikur nuk ka më nevojë për lirikat e Poradecit dhe të Agollit dhe as për tregimet e Buxhelit e Kallamatës. Vendi ynë ka njëzet vjet që prodhon vetëm zgjedhje. Faqet e para të gazetave dhe emisionet e lajmeve hapen me temën e zgjedhjeve: "Zëdhënësja e KQZ thotë se u arrit marrëveshja për formulën zgjedhore!", "Kontestohen zgjedhjet në zonat X,Y,Z." "Ziejnë zërat ndërkombëtarë: kujdes zgjedhjet", "Lerini zvarritjet: hapni kutitë!". Z-ja është tingulli bazë që gërvish veshët dhe qiejt shqiptarë, me zukatjet e përcjellësave tesionit të lartë, frenat e makinave dhe biçikletave dhe ti dëgjon 24 orë në ditë: zzzz, KQZ, ZAZ...

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MANOLIS GLEZOS - GREQIA PËRBËHET NGA DY POPUJ, GREKËT DHE ARVANITËT (01.27.2013)
FOTOREPORTAZH NGA PROTESTA E KOSOVËS NË MBËSHTETJE TË LUGINËS(Radio Evropa e Lirë) (01.26.2013)
KOSOVA PROTESTË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËSNë Prishtinë, mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës (01.26.2013)
SHËNOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TË UÇPMB (01.26.2013)
GRATË E MITERANIT (01.26.2013)
BBC E PROPOZON - JU KLIKONI PËR ERMONELA JAHON (01.26.2013)
LETËR E POEZI PËR TË GJITHË Nga AGIM GASHI (01.26.2013)
DALIP GRECA DHE 'DIELLI' -  PIKËTAKIME TË FATEVE SHQIPTARE NË AMERIKËIntervistoi. RAIMONDA MOISIU (01.25.2013)
VEPRONI JU TË PARËT, VEPRONI TANI...Nga Prof. Asc. INA KOSTURI (01.25.2013)
SENSACION - MONEDHA 1 DOLLARËSHE AMERIKANE E VITIT 1794 U SHIT NË ANKAND 10 MILIONË DOLLARË (01.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]