E Shtunë, 04.27.2024, 02:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VEÇ DËSHMORËVE MOS IU TREGO…
Meditim per Dajën tim të paharruar Ali Podrimjen-
Nga ADRIAN SHEHU

E Djelë, 01.27.2013, 09:25am (GMT+1)



Poetët: Ali Podrimja (majtas) e Lulzim Logu

-Veç dëshmorëve mos iu trego çfarë është bërë këtu sepse ata to të marrin edhe ty inati, se ata zgjohen me flamurin Kuq e Zi dhe nuk dijn çfarë po ndodhë me Kosovën. Lej të kënaqën për atë gjak që kan derdhur për Shqipërin Natyrale-

-Desha të mos shqetësoj në atë botë ku je shkue. E di se veç ajo botë të ka dhënë jetë me ata të cilët të munguan shumë: -Lumi, nipat, mbesat dhe shumë e shumë njerzë që të kanë munguar aq shumë. Ata që dheu i mori perpara teje: - patriotat e lirisë. Besoj shumë që je shliruar nga shpirti yt i gjërë që sa herë u gjet ngushtë në këtë botë të rrjeshme. Gjithë ato brenga me peshë mali që i ke pas na i ke lënë neve këtu, në zemen tone, në tokën tone.

...Fati yt ishte të mos e gëzoje 100 Vjetorin e Shqipërisë, të Shqiperise së cunguar. E ne, shumë jemi të hidhëruar dhe nuk dime se edhe sa 100 vjetora do të bëhen dhe nuk do hiqen "cunëgat" që cunguan Shqipërinë Natyrale. E ndjej se Ti, Ali Podrimja,në atë jetë ku shkove je i bashkaur, po neve na le cop-copë. Cope-copë Dajo, si ajo harta e vjetër e që e mbajëshe ne xhepin tënd dhe filluan disa copa me ti humbur...

Nuk kam çfarë të tregoj. Por sa me thanë, po të kallxoj se per 100 Vjetor është stolisur e gjithë Shqiptaria në kuq e zi. Veç mos mendo që jemi të kënaqur sepse ende kemi me shumë të zeza se të mira në kete Komb i cili ende nuk din se ku shkel dhe se në cilin varr i ka futur njerëzit që lan gjurmët në karvanin e gjatë të shqipëtarisë. Ne jemi ne at' mjergull per të cilen na thoshe shpesh: - Mos dilni në mjergull se mund të humbni rrugën!

Ali, amanetin tënd që gjithnjë e kishe në shpirt e ke lënë edhe ne shpirtin tone , amanetin per Shqiperinë, Kadaren, Agollin, Librin, Natyren, Lumin...Vet jeta jote eshte nje Amanet!
...!

Dajo:
Do të tregoj veç një gjë të vogel,se çafrë ka ndodhë atë ditë kur të varrosëm. Filloj një si oshtimë, një si za bjeshkes-kreshtash, prej në mes të kërshave të Mbi-Drinit. Aty po folshin shumë njerëz se ja: - ketu Aliu Ynë kërcente e kendonte dhe i ka mbetur emri Ali.

Ali, besomë i dashur daja im:- shungullonte gjithë lugina e Drini dhe ato kërsha ranë dhe u qetësuan bashk me shpirtin Tend ...pa ba zë. Njëri me tjetërin u pajtuan për amshimin Tend.
...!

Ali tregoju të gjithëve atje ku ke shkue se Kosova ka mbet si shtëpija e Nastradinit në mes te Shqipëtareve të ndarë e nuk di ka t`ja mbajë .E të gjithë le të qeshin. Veç dëshmorëve mos ju trego çfarë është bërë këtu sepse ata to të marrin edhe ty inati, se ata zgjohën me flamurin Kuq e Zi dhe nuk dijn çfarë po ndodhë me Kosovën. Lej të kënaqën për atë gjak që kan derdhur për Shqipërinë Natyrale. Të kënaqën me atë që nuk dijn çfarë me të vërtet po ndodhë me trojet Shqipëtare dhe janë në atë ëndrrën e vertetë që e kan parë para nesh.

Fillo Dajo të bësh punën e palodhëshme që e bërë në këtë jetën tonë dhe ngadalë bindi t* gjithë atje se, ne këtu,ne kete ane te jetes që quher Mbitokë, jemi bijët e juaj dhe të gjithë atyre që ranë për ne. Besoj se edhe ma shumë do të përmirësohemi dhe at'herë ju tregon atyre se janë bashkuar të gjithë shqiptaret. Edhe vet-ju at'herë do ndiheni më të lëhtësuar në shpirtin tuaj, ne shpirtim tuaj qe faleminderit prej Jush, nuk e moret me vete por e lat aq bujarisht dhe heroikisht në mes nesh. Dhe ketu, Shpirti juaj eshte jo vetem Mbitokë, por eshte edhe në Mbijetesë!

Krenohëm me ty Dajo, vetëm për një bindje na e le: "Shqipëria nuk do humb asnjëherë" ... E ke pas edhe një fjalë-thirrje që aq shumë shpesh që e ke folë: -A bashkohemi BRE?!

- Nëntor, 2012
(Per VOAL, nga bashkpunëtori ynë, Z. Lushaj)
- Shkurt, 2013-


ADRIAN SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËLLUMB KULLA - ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT DO TË JENË MË DRAMATIKET, SEPSE JANË SHTUAR OREKSET, MILIONERËT, MËKATARËT DHE FRIKËRAT E NDËSHKIMEVE (Intervistë dhënë gazetës Java) (01.27.2013)
MANOLIS GLEZOS - GREQIA PËRBËHET NGA DY POPUJ, GREKËT DHE ARVANITËT (01.27.2013)
FOTOREPORTAZH NGA PROTESTA E KOSOVËS NË MBËSHTETJE TË LUGINËS(Radio Evropa e Lirë) (01.26.2013)
KOSOVA PROTESTË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËSNë Prishtinë, mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës (01.26.2013)
SHËNOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TË UÇPMB (01.26.2013)
GRATË E MITERANIT (01.26.2013)
BBC E PROPOZON - JU KLIKONI PËR ERMONELA JAHON (01.26.2013)
LETËR E POEZI PËR TË GJITHË Nga AGIM GASHI (01.26.2013)
DALIP GRECA DHE 'DIELLI' -  PIKËTAKIME TË FATEVE SHQIPTARE NË AMERIKËIntervistoi. RAIMONDA MOISIU (01.25.2013)
VEPRONI JU TË PARËT, VEPRONI TANI...Nga Prof. Asc. INA KOSTURI (01.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]