E Shtunë, 04.27.2024, 05:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PARIA DHE REPUBLIKA E HAJNAVE
Nga GRID RROJI

E Djelë, 01.27.2013, 06:23pm (GMT+1)




Para disa javësh, mjedisi polik shqiptar u konsumua nga ndodhia e  shëmtuar që kishte si protagonist Kosta Barjabën, një ish-kandidat për deputet të Partisë Socialiste dhe bashkëhartues i programit të saj. Farsa mediatike që pasoi përfshiu shumicën, opozitën dhe shoqërinë civile, të cilat janë pjesë përbërëse të parisë së Tiranës. Megjithëse u fol shumë për disa aspekte të aferës, në gjykimin tim diskutimi nuk përfshiu aspektin themelor, pandjeshmërinë e parisë ndaj vjedhjes.

Pyetja që shtrohet është: a ishte ky një incident i izoluar, apo tregues i një mendësie të konsoliduar kleptokratike që karakterizon parinë e Tiranës? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje nevojitet t'i bëjmë një analizë parisë. Nocioni i parisë është shumë shpjegues përsa u përket fenomeneve socio-politike që karakterizojnë mjedisin politik shqiptar dhe veçanërisht rastin në fjalë.

Paria, një grup njerëzish me lidhje të forta farefisnore, politike, ekonomike dhe mendësie me regjimin e kaluar, kontrollon tërësisht mjedisin ekonomiko-politik. Paria e sundon sistemin si një oligarki plutokratike e konsoliduar. Lufta mes klaneve oligarkiko-plutokratike është sa e pamëshirshme, aq dhe e paprinciptë. Objektivi i vetëm i palëve të parisë është përfitimi material, por edhe ruajtja e monopolit mbi sistemin.

Në këtë kontekst, vjedhja që nuk evidentohet publikisht jo vetëm që është e pranueshme, por edhe e këshillueshme për karrierën e pjesëtarëve të parisë. Mirëpo, në mjedisin publik parisë i duhet të hiqet si shtresë e virtytshme, sepse i nevojitet legjitimiteti i votës së popullit. Për pasojë, paria jeton në një paradoks të pazgjidhshëm. Në njërën anë ajo ka krijuar një republikë hajnash ku pirati më i zoti bëhet i parë, teksa kërkon ta paraqesë këtë etos hajdutëror si e vetmja rrugë drejt përparimit.

Më anë tjetër, palët e parisë, akuzojnë njëratjetrën për korrupsion për të shëlbuar veten në sytë e publikut dhe fituar legjitimitet. Paradoksi moral që krijohet është "hajni kundër hajnit". Qytetari vendoset përpara një zgjedhjeje false midis dy të këqijave.
Pra, paria u gjend përpara një dileme jo të vogël me rastin Barjaba. Ajo nuk mundte ta dënonte nga aspekti etik aktin e vjedhjes, sepse tek akti i Kosta Barjabës ajo sheh në pasqyrë vetveten. Ndryshimi i vetëm ishte se në Shqipëri mungojnë institucionet normale si Policia e Palo Altos.

Më tej, lufta politike midis palëve është e ashpër e pa asnjë princip, por jo deri aty sa të cenohet kontrolli i përbashkët mbi sistemin kleptokratik, i cili u garanton sundimin mbi popullin. Palëve u duhet denoncimi publik i "thagmave" të kundërshtarit, por jo një debat shoqëror mbi hajninë, sepse një debat i tillë mund të krijonte idenë e gabuar se kush vjedh, meriton të dënohet. Ndaj dhe palët e zhvendosën debatin nga rrafshi moral te lufta mbi detajet. Nga njëra anë, PD-ja e pa këtë rast si një shans të mirë për të përlyer palën tjetër në prag të fushatës zgjedhore, duke qenë se pas tetë vitesh pushtet e ka të pamundur të mbajë vetë flamurin e pastërtisë.

Më anë tjetër, PS-ja, pasi u mundua ta mbyllë episodin si të papërfillshëm e ndoshta edhe të pavërtetë, bëri prapakthehu duke pezulluar një ish-kandidat për deputet si "kontribuues të jashtëm". Përsa i përket shoqërisë civile, shumica e "miqve të Barjabës" zgjodhën të trajtonin detajet e vogla të rastit në fjalë, si p.sh. sa është shuma për të cilën akuzohet, a vjedhin të tjerët më shumë, apo a duhet pritur vendimi i gjykatës për një rast ku autori është kapur në flagrancë.

Disa syresh arritën në majat e komedisë së absurdit duke "teorizuar" se ka faj media, e cila i merr erzin një personi me profil publik të kapur në flagrancë, sepse, në fund të fundit, edhe ai njeri është. Me pak fjalë, qeveria sulmoi opozitën, opozita u mbrojt duke e mohuar personin, ndërsa shoqëria civile vuri në dukje më tepër miqësinë e vjetër me individin Barjaba, sesa krimbjen morale që pasqyronte gjesti i tij.

Pra, të gjitha palët e parisë nxituan ta nxjerrin problemin nga hullia morale dhe ta zhvendosin atë te cicmicet politike të ditës. Kjo mungesë vullneti për të trajtuar problemin moral nuk vjen nga padija e as nga moskuptimi i situatës, por nga pandjeshmëria morale e parisë ndaj vjedhjes. Pushteti i saj ekonomik është ndërtuar mbi përvetësimin e parasë publike. Shfrytëzimi i parasë publike për pasurim vetjak në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë përbën raison d'être të parisë. Pra, vjedhja e publikes është jo vetëm e pranueshme për palët, por edhe objektiv kryesor vetjak i individëve brenda parisë. Sikundër vjedhja e privates është ligjëruar nga disa dekada të mosrespektimit të qëllimshëm dhe tjetërsimit të vazhdueshëm të pronës nga ana e klaneve të ndryshme të parisë. Ndryshimet e pushtetit kanë mundësuar vetëm shtresëzimin e problemit dhe e kanë larguar zgjidhjen.

Për rrjedhojë, mund të dalim në përfundimin se vjedhja është veti e lakmueshme, dhe jo ves në mjedisin politik shqiptar. Ndaj, denoncimi purist i Sali Berishës tingëllon tepër fals në një kohë kur familjarët dhe ministrat e tij kanë dhjetëfishuar pasurinë gjatë viteve në pushtet. Padia nuk synonte luftën ndaj fenomenit, por theksonte nevojën për të njollosur kundërshtarin dhe për të krijuar përshtypjen se "ata vjedhin më keq se ne". Pra, sulmi personal i PD-së diktohej nga logjika pragmatike e njollosjes së kundërshtarit në prag të zgjedhjeve.

Njëherazi, "pezullimi" i mikut Barjaba nga Edi Rama tingëllon edhe ai fals nëse marrim parasysh mënyrën e distancimit ndaj tij si "i jashtëm". Po ashtu, njerëzit më të afërt që e rrethojnë Ramën (ata që priten të jenë ministrat e një qeverie potenciale socialiste) janë ose veteranë salamandër të qeverive të korruptuara të dyshes Nano- Meta, ose ish-punonjës bashkiakë të shumëpërfolur për shpërdorime të mëdha gjatë qeverisjes së Ramës në Bashkinë e Tiranës. Nuk është për t'u habitur që dikujt prej tyre i shpëtoi shprehja "ne do vjedhim më me stil se ata".

Sikundër nuk do ishte çudi që pasi të kenë kaluar tri ditët e zakonit, Barjaba të riciklohet si ekspert i mirëfilltë i politikave sociale dhe të marrë post publik jo të parëndësishëm në një qeveri të ardhshme socialiste. Përvoja e kaluar e provon këtë supozim. Për të provuar se në këtë pikë palët sillen njësoj, mjafton të vërejmë se në të kaluarën e afërt një zv.ministër i dënuar për korrupsion aktiv nga qeveria e parë e Sali Berishës (për të cilin përgjimet e publikuara në shtyp nuk linin vend për dyshime), sot përfaqëson qeverinë e dytë të tij si kryetar i dhomës së Biznesit. Apo një ish-ministër i larguar nga qeveria e parë si hajdut e mashtrues me mbështetje të dyshimtë elektorale, pas një turi si "puçist" në krahët e Edi Ramës, rikthehet zv.ministër i Brendshëm në qeverinë e dytë të Sali Berishës.

Pra, në rrafshin politik kemi një kakofoni të hajdutëve kundër hajdutëve, e cila i shërben trullosjes së ndërgjegjes qytetare, por jo çrrënjosjes së kleptokracisë oligarkike. Të gjithë ua kanë dosjet korruptive të gjithëve dhe askush nuk ka interes që të palarat e mëdha të dalin në publik.

Madje, edhe kur ndodh, konsumohet ngjala e radhës dhe gjykata deklaron se fakti nuk ekziston. Aq më pak mund të pritet një kritikë e mirëfilltë morale nga klika e analistëve apologjetë të shoqërisë civile, të cilët ose kanë përfituar vila shumëmilionëshe në periferi të Tiranës gjatë angazhimit të mëparshëm në politikë, ose presin ndonjë privilegj në të ardhmen për mbështetjen virtuale që i bëjnë nga larg liderit. Edhe ata janë kësisoj pjesë e republikës së hajnave të krijuar nga paria.
Sa më sipër, vërteton se paria e ka të pamundur të dënojë në mënyrë parimore vjedhjen për shkak se këto lloj aktesh reflektojnë etikën e saj politike.

Ndaj dhe denoncimi i PD-së nuk u bë ndaj vjedhjes, por ndaj "xhepistit të Ramës", kurse distancomi i PS-së ishte jo ndaj vjedhjes si akt, por ndaj të qenit apo jo të ishkandidatit për deputet "i brendshëm në PS". Qeveria aktuale kaloi nga duart e pastra te putrat e mëdha, nga lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit te "korrupsion është vetëm kur s'të shpëton dot Gjyqësori", nga standardi Rusmali te standardi Basha-Mediu.

Ata që deklaroheshin "qëndrestarë" ndaj "qeverisjes kriminale" të Metës, sot qeverisin së bashku dhe i kanë vilat përbri tij në Lalëz. Ata që u rikthyen në pushtet për të rishkruar trashëgiminë e tyre politike, ranë pre e untisë për pushtet e pasuri, e cila i ka vendosur tashmë përfundimisht në llagëmet e errëta të historisë së shqiptarëve. Nga ana e vet, "opozita e paprovuar" e Edi Ramës ende nuk ka guximin të bëjë ndarjen me të kaluarën kriminale të regjimit komunist. Kryesocialisti premton një qeveri me përbërje nga 99-shat e Velisë dhe Bashkisë, të cilët vetë etiketohen "hajdutë, por me stil". Ndërkohë, "Rilindja" e socialistëve kalon domosdoshmërisht nëpër duart e rreshkura dhe të përgjakura të Gramoz Ruçit dhe kockave të tjera të forta, të cilët ndoshta nuk dinë të cicërijnë, por bulurijnë me elektoratin socialist.

Pra, "Rilindja" e Edi Ramës mund të jetë vetëm një flluskë mediatike njëpërdorimshme, e ngjashme me "duart e pastra". A ka rrugëdalje nga ky batak? Në gjykimin tim, klasa aktuale politike e ka humbur tërësisht legjitimitetin për të bërë ndryshime serioze. Palët do kacafyten edhe në këtë fushatë zgjedhore duke arsyetuar se "kundërshtari" është hajdut më i keq.

Mirëpo, askush nuk mundet më ta luajë rolin e të papërlyerit. Ndonëse përdorin retorikën e integrimit dhe zhvillimit, kur shihen në pasqyrë të gjithë anëtarët e parisë shohin shëmbëlltyrën e Kosta Barjabës në kompleksin tregtar të Palo Altos. Në gjykimin tim, zgjidhja është vota kundër republikës së hajnave të parisë së Tiranës. Ka ardhur koha që paria ta ndiejë peshën e votës së qytetarit dhe të ndërgjegjësohet se shqiptarët nuk janë dele, por barinj të së ardhmes së tyre. Shqiptarët janë një popull i lirë që nuk mund të sundohet nga askush. Ata duhet t'i tregojnë parisë se me gjithë lidhjet e dukshme e të padukshme që ka krijuar, me gjithë kontrollin e fortë mbi burimet ekonomike, me gjithë pozitën sipërore që ka sot për sot, pushteti i saj varet nga vullneti i tyre. Klasa politike e një kombi duhet të vendoset në shërbim të popullit të vet, e jo anasjelltas.

Mirëpo, siç dëshmoi rasti Barjaba, paria nuk ka skrupuj moralë. Gjatë kësaj fushate zgjedhore ajo do përdorë të gjitha mjetet për të turbulluar përsëri mjedisin politik, me akuza e kundërakuza, me premtime bombastike e cicërima, duke shfrytëzuar monopolin që ka mbi mjetet e propagandës. Sidoqoftë, këtë herë do jetë e vështirë që njerëzit të binden se ajo që kanë përpara syve është më e mira e mundshme. Sado i mjegulluar nga përpjekjet e parisë, sistemi oligarkiko-kleptokratik po tregon fytyrën e vet të vërtetë.

Asnjë popull me vetëdije të qartë nuk mund ta pranojë republikën e hajnave. Është momenti që shqiptarët ta shohin se vizioni hajnor i parisë dhe interesat afatgjata të tyre nuk mund të përkojnë. Vetëm atëherë do mund të kemi vërtet një fillim të ri.

GRID RROJI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANGELA MERKEL - GJERMANIA ËSHTË GJITHMONË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET E NACIONALSOCIALIZMIT (01.27.2013)
27 JANARI - DITA E KUJTESËS BOTËRORE - DITA E ÇLIRIMIT TË AUSHVICIT (01.27.2013)
VEÇ DËSHMORËVE MOS IU TREGO…Meditim per Dajën tim të paharruar Ali Podrimjen-Nga ADRIAN SHEHU (01.27.2013)
PËLLUMB KULLA - ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT DO TË JENË MË DRAMATIKET, SEPSE JANË SHTUAR OREKSET, MILIONERËT, MËKATARËT DHE FRIKËRAT E NDËSHKIMEVE (Intervistë dhënë gazetës Java) (01.27.2013)
MANOLIS GLEZOS - GREQIA PËRBËHET NGA DY POPUJ, GREKËT DHE ARVANITËT (01.27.2013)
FOTOREPORTAZH NGA PROTESTA E KOSOVËS NË MBËSHTETJE TË LUGINËS(Radio Evropa e Lirë) (01.26.2013)
KOSOVA PROTESTË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËSNë Prishtinë, mijëra qytetarë morën pjesë në një protestë të lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës (01.26.2013)
SHËNOHET 13 VJETORI I THEMELIMIT TË UÇPMB (01.26.2013)
GRATË E MITERANIT (01.26.2013)
BBC E PROPOZON - JU KLIKONI PËR ERMONELA JAHON (01.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]