E Djelë, 04.28.2024, 05:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHKUP - SHQIPTARËT E MAQEDONISË PROTESTOJNË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

E Premte, 02.08.2013, 08:48pm (GMT+1)



Qindra shqiptarë protestuan të premten në Shkup kundër heqjes së lapidarit të UÇPMB-së dhe në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Protesta u mbajt nën organizim të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ndërsa është mbështetur edhe nga Parlamenti studentor dhe Shoqata e ish të burgosurve politikë shqiptarë.

Forca të shumta policore nuk lejuan protestuesit që t'i afrohen Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, ku edhe ishte paralajmëruar mbajtja e protestës, por ajo u mbajt rreth 300 metra larg objektit të Ambasadës.

Protestuesit mbanin në duar parulla si "Jemi Një", "Daçiqi si Millosheviqi", "Liri për Luginën e Preshevës" etj.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu, tha se akti i heqjes së lapidarit dhe veprimet e pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk dallojnë aspak nga periudha e sundimit të Millosheviqit. Por, tha Veliu, shqiptarët kërkojnë zgjidhje politike të statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

"Ne kemi bërë thirrje edhe për Qeverinë e Kosovës, edhe për Qeverinë e Shqipërisë, por edhe për Qeverinë e Serbisë, që ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë çështjen e Luginës së Preshevës, sepse ne nuk do të ndalemi asnjëherë, do të jemi pranë tyre".

"Ardhmëria e tyre është së bashku me shqiptarët, ardhmëria e juaj është së bashku me gjithë ne drejt Adriatikut, Evropës dhe më gjerë", tha Veliu, duke tërhequr vërejtjen se shqiptarët, siç u shpreh ai, do të mbrohen me të gjitha mjetet e mundshme nëse vazhdohet të shkelen të drejtat e tyre.

Ndërkaq, kryetari i Unionit Studentor, Shaban Asllani, tha se largimi i lapidarit të UÇPMB-së është bërë me qëllimin e vetëm - rrënimin e vlerave të luftës.

"Sikur kjo të ishte bërë para se të ishte ngritur lapidari i UÇK-së dhe i UÇPMB-së, ndoshta do të kishte një grimcë arsyeje, por kjo u bë me qëllim të caktuar, rrënimin e vlerave të luftës dhe për të treguar forcën mbi popullatën e pambrojtur, si hakmarrje klasike mbi luftëtarët e lirisë", theksoi Asllani.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politikë shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve politikë nga Lugina e Preshevës, të cilët, siç u shpreh ai, po trajtohen si robër dhe kriminelë lufte.

Pollozhani, gjithashtu, kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë tek autoritetet e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen e Konçulit.

"Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të bëjë presion mbi Serbinë për çmilitarizimin e zonës, pasi çdo shqiptar është objekt gjuetie nga xhandarmëria serbe. Sot, nëpër burgjet e Serbisë ka të burgosur politikë shqiptarë, për të cilët vlejnë ligjet e luftës", u shpreh Pollozhani.

Zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe heqja e lapidarit të UÇPMB-së, më 20 janar, ishin dënuar edhe nga partitë politike shqiptare, të cilat kishin kërkuar garantimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve atje, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim i situatës mund të ketë pasoja për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SKËNDER HASKO: JA ÇFARË MË THA MEHMET ELEZI PËR SALI BERISHËN DHE QEMAL SAKAJEVËN NË VITIN 1970 (Lajm dhe fotogaleri) (02.08.2013)
Independent - 'SUPERSTUHIA' DIELLORE PO VJEN, KEMI 30 MINUTA KOHË (02.07.2013)
MËNGJESI KOMBËTAR I LUTJEVE NË KALENDARIN POLITIK TË UASHINGTONITMëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve dhe personaliteteve të huaja të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar (02.07.2013)
Intervistë ekskluzive me poetin dhe shkrimtarin LULZIM LOGU-ZGJIDH E MERR NJË EMËR: -PROFESOR-POET-KRYETAR!Nga ZEQIR LUSHAJ (02.07.2013)
IBRAHIM RUGOVA - SKËNDERBEU I KOHËS SË RE(Në shtatëvjetorin e shkuarjes në Amshim)Nga AGIM GASHI (02.07.2013)
TOMORR DOSTI - MË 1953 MË ARRESTUAN ME VËLLAIN NDËRSA BËNIM SHËRBIMIN USHTARAKNga FATOS VELIU (02.07.2013)
INTERVISTA E PLOTË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2013)
SHENIDE BILALLI - PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLITIntervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (02.06.2013)
FLET QUVENZHANÈ WALLIS, NËNTËVJEÇARJA KANDIDATE PËR OSKAR - ËNDËRROJ TË TAKOHEM ME BEYONCÈKandiduar si aktorja më e mirë protagoniste, kur e xhiroi filmin ishte pesë vjeçe (02.06.2013)
HOLLËSI TË REJA RRETH VRASJES SË HAMDI SOPËS (02.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]