E Djelë, 04.28.2024, 10:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DRITËHIJET E 21 JANARIT
Pas vrasjeve të 21 janarit, dy njerëz ndiheshin më të gëzuarit: Berisha dhe Rama
Nga ALFRED ÇAKO

E Shtunë, 02.09.2013, 05:02pm (GMT+1)



Pas vrasjeve të 21 janarit, dy njerëz ndiheshin më të gëzuarit: Berisha dhe Rama. Ky gëzim i tyre e kishte burimin te gjaku i katër të pafajshmëve, të cilët i vrau politika e verbër e brendshme, si edhe shahu diplomatik i luajtur me diletantizëm nga politika jonë me shërbimet e huaja sekrete. Të dy këta mendonin se kishin fituar nga gjaku i tre njerëzve të pafajshëm. Në të vërtetë 11 janari është "˜varri' politik i ambicieve të pafre të Berishës, ndoshta edhe të Ramës. Për këtë të fundit do të shohim nëse do të thirret me një aktakuze të re që mund të ngrejë prokuroria në vazhdimin e mëtejshëm të procesit në shkallët e tjera. Për këtë bindemi nga ndikimi që ka ambasada e SHBA-ve mbi prokurorinë, pasi drejtuesja e mëparshme e prokurorisë dukej se kishte një anim nga ana e liderit të opozitës. Ngjarje të tilla të bujshme kanë ndodhur shpeshherë në Perëndim për të larguar nga politika "˜fëmijë plangprishës', sidomos nëpërmjet shërbimit inteligjent të strukturës ushtarake të NATO-s, e cila kur u zbulua u quajt GLADIO.

GLADIO ka pasur ndikim në largimin nga politika të shumë politikanëve të papërgjegjshëm, sidomos të majtë e komunistë, ku spikasin emra të tillë si Aldo Moro. Njëri prej bashkëpunëtorëve më të famshëm të GLADIO-s ka qenë Gjenerali Franko në Spanjë. Një libër mbi aktivitetin e GLADIO-s gjatë Luftës së Ftohtë në vendet perëndimore e gjeni nga autori Daniele Genser edhe në gjuhën shqipe me të njëjtin titull, për të gjithë ata naivë që mendojnë se ajsbergun e lëviz era duke luajtur me kapuçin e tij, dhe jo ujërat që japin e marrin me 5/7 e volumit të fundit të tij poshtë syprinës. Gjithsesi, 21 janari është pengu ku janë zënë të dy liderët e pangopur me pushtet. Ndërsa mendohej se Berisha po ia hidhte pa lagur deri në fund të demonstratës, që derisa nuk ishte errur dhe gjatë kulmit të saj nuk u derdh asnjë pikë gjak, duket e çuditshme se çfarë ndodhi dhe përse u vranë njerëz të parrezikshëm, larg Kryeministrisë dhe në kohën kur kishte rënë tempi i përqendruar i goditjes së revoltës. Sipas kësaj logjike, mund të nxjerrim përfundimin se, ose Berisha është mikluar nga Arvizuja me telefon, si një "burrë shteti" që e kishte mahnitur atë me trimërinë e madhe në mbrojtje të institucioneve, (ndryshe nga shumë të tjerë që e kishin braktisur si lepuj atë) dhe pas kësaj mori një superevansh për t'ia bërë Ramës mësim me humbjen e disa jetëve - në këtë rast gishtin mund ta kenë tërhequr disa njerëz besnikë të rëndomtë të Berishës në ose jashtë Gardës, ose vrasja mbetet e zhytur në mister dhe ndoshta atë mund të mos e kenë kryer ata që akuzohen, por të tjerë, njerëz më të specializuar. Naivëve shumë të indoktrinuar nga historitë e gënjeshtërta zyrtare që nuk besojnë në "teorinë e ajsbergut" në histori, do t'u kujtoja parimin kryesor të veprimit në raste të tilla, që "njëra dorë nuk e di se çfarë bën dora tjetër", njëlloj siç ndodhi me vrasjen e Xh.Kenedit, për të cilën u akuzua Lee Harvy Osvald, i cili ra në grackë pa qenë ai autori i vërtetë i vrasjes (në fakt atentatin fals e udhëhiqte Hauard Hunt, i cili nuk e dinte se Kenedi do të vritej vërtet nga kapot e grupit A.Dallas, Xh.Bush plaku, E.Huveri). Osvaldin dihet që e eliminoi publikisht duke dalë nga gjykata, "˜shoku' i tij që e kishte futur në kurth, Xhek Rubinshtejni. Në fakt vrasjen e kryen njerëz të specializuar nga shërbimet e 5 shteteve me katalizatorin e përbashkët, shërbimin më të sofistikuar të Permindex (nën udhëheqjen e Louis Bloomfield) dhe gishtin mendohet se e ka tërhequr një agjent francez i OAS-s Michel Mertz. Operacioni u drejtua nga Shamir dhe Engëlltoni (CIA). Permindex-GLADIO i patën organizuar atentat dy herë edhe gjeneral De Golitm kur ai hyri në konflikt me NATO-n për të mos e lënë Francën brenda strukturave euroatlantike të mbrojtjes, pasi e quante atë si një strukturë të ngritur në mbrojtje të interesave anglo-amerikane dhe jo atyre evropiane. I njëjti grup ka eliminuar mbi parimin e "˜njëra dorë s'di se ç'bën dora tjetër' edhe figura të tjera si Bob Kenedi, M.L.King, Malkolm X. etj.

2. Një nga arsyet se përse Berisha e ka pasur halë në sy ish-presidentin Topi ka qenë dëshira e tij për të shtënë në dorë gjykatat, shteg të cilin z.Topi nuk ia lëshoi për 5 vjet, me përpjekjet e tij të sforcuara për të mos e lënë sistemin shtetëror në dorën e një Don Kishoti, i cili harron relativitetin e fuqisë së gjithkujt, harron se ka fuqi të tmerrshme mbi të që nuk do e lejojnë të shtypë pafundësisht shqiptarët, edhe pse përrunjet si një skllav përpara tyre me objektivin e vetëm të pushtetit me çdo kusht. Berisha, me sa duket e ka kapur Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës me kryetarin e ri, i cili është në krye të saj prej disa muajsh. Pasi ka kapur gjithë Policinë e Shtetit, sektorin fitimprurës të ilaçeve, pasi futi në surdinë gjithë sferën e investimeve në buxhet nëpërmjet farsës së prokurimeve të përqendruara dhe shpenzimeve administrative në një shifër mbi 1,2 miliardë $ amerikanë në vit, pasi kontrollon një sektor të licencave për aktivitet financiar në Bankën e Shqipërisë, pasi la mbrapa dyshime për disa eliminime fizike gjatë kohës së tij presidenciale në bashkëpunim me SHIK-un e Gazidedes dhe policinë e A.Shehut të disa personave që konspironin për Shqipërinë e Madhe, pasi së bashku me socialistët është autori i ngjarjeve të vitit '97, prej të cilave u vranë rreth 5 mijë njerëz, pasi vrau pasivisht afro 30 punonjës në Gërdec, pasi dyshohet si i përfshirë në çështjen e Kosta Trebickës, pasi dyshohet si vrasësi i 3 protestuesve të parrezikshëm e në një moment largimi të demonstruesve më 21 janar, pasi dyshohet se ka dijeni për vrasjen e F.Xhindit (për shkak të ndikimit të tij në zonën naftëmbajtëse ku operon kompania kanadeze e shfrytëzimit të fushave naftëmbajtëse, "Bankers", në bashkëpunim me disa rrugaçë vagabondë të LSI-së duke shkatërruar mjedisin dhe të bazuar mbi parimin e plaçkitjes) dhe një kryetari komune në Kukës, pasi dyshohet si kontrolluesi i disa lloj trafiqeve kriminale e i lidhur me aktivitetin e proceseve të krijimit të drogave të forta në Lazarat, ky njeri ka menduar gabimisht se "˜semodus operandi' (mënyra e veprimit) e tij për aktin e fundit të shpëtimit dhe larjes prej të gjitha këtyre gjynaheve, do të ishte shtënia në dorë e gjyqësorit dhe prokurorisë. "˜Modus operandi' në fakt nuk kishte se si të fillonte ndryshe, veçse duke kapur Presidencën me njeriun e tij të bindur, B.Nishanin, i cili nuk ka ditur të tregojë integritetin e nevojshëm, duke i dhënë për pak ditë shumë leva në duar njeriut-shtet, diktatorit modern, S.Berishës, duke filluar me SHISH-in. Po kështu, në këtë masakër antidemokratike kanë gisht edhe njerëz pa ekuilibër të fortë e plot me oshilacione në qëndrimin e tyre politik, si ministri i sotëm i Mbrojtjes, A.Imami.

Nga ana tjetër, po të shohim Ramën, kulmi i "˜suksesit' të të cilit është rruga "Komuna e Parisit", edhe ky mund të ketë rënë në grackën e parimit të shërbimeve inteligjente në nivelet diplomatike "˜njëra dorë nuk di se çfarë bën dora tjetër' në lidhje me 21 janarin. Etja për të marrë pushtet pa rregulla loje dhe me dhunë të provokuar nga organizatorët, është dhe duhet të jetë e papranueshme si instrument, pasi një gjë e tillë do të ruante kaosin politik dhe institucional, si dhe një "˜quasi' luftë civile politike midis palëve që kanë pushtetin dhe atyre që kërkojnë revansh pa rregulla loje. Zgjedhjet e certifikuara nga faktori ndërkombëtar nuk duhen diskutuar, edhe kur ato kanë probleme. Madje duket se vetë faktori ndërkombëtar e ka lejuar këtë lloj votimi primitiv, me qëllim që të rritet mundësia e arranxhimit të rezultatit përfundimtar. Gjëja e parë që duhet të synojë një forcë e re politike me ndikim në pushtet duhet të jetë dixhitalizimi i sistemit elektronik të votimit dhe mosdiskutimi i rezultatit të zgjedhjeve, si edhe demokratizimi i sistemit zgjedhor dhe qeverisjes nëpërmjet ndryshimit të kodit zgjedhor, duke e rritur proporcionalitetin në rrafsh kombëtar. Gjithsesi, institucionet nuk duhet të synohen kurrë të merren me dhunë, por kjo s'do të thotë që Policia e Shtetit të vrasë njerëz, pasi ajo nuk u sulmua prej tyre me armë. Dukshëm policia tregoi që ishte shumë e papërgatitur profesionalisht dhe e papajisur me pajimet e nevojshme për të përballuar raste të tilla, dhe për këtë gjendje mizerabël të saj mbajnë përgjegjësi të gjithë shtetarët tanë kryesorë të këtyre viteve. Rama në zgjedhjet e këtij viti është përgatitur për fitore, por edhe mbi shpatullat e tij duhet të rëndojnë tri arkivolet e "˜miqve' të tij që ia nxori në pritën e "˜dorës' tjetër, Berishës. Ndoshta ashtu si në Italinë e para 20 viteve kur sistemi gjyqësor shpëlau gjithë "˜stallat e Avgjisë' së politikës, edhe në Tiranë mund të nisë një shpëlarje e tillë nga ky sistem, forca dhe ndershmëria e të cilit është në pelena. A do përpiqet që shkëndijën ta japë i pari Kryeprokurori? Këtë do ta shohim. Skema është pak e ndërlikuar.

3. Të gjithë e mbajmë mend aktivitetin e ethshëm e plot protagonizëm më 20-23 janar të ambasadorit të porsaardhur të SHBA-ve, z.Arvizu. Të gjithë kujtojmë takimet e tij me Policinë dhe frymëzimi i saj për rezistencën ndaj dhunës.
Kemi parë se si ai e quajti Berishën një burrë shteti. Në fakt ky term është shpjeguar nga strategu i teorive konservatore ushtarake prusiane Klausevici, i cili quante kështu një person që kishte treguar cilësi të larta drejtuese, edhe në luftë, edhe në paqe. Kështu mund të quhet pak a shumë Çurçilli, De Goli, Ajzenaueri, madje te ne shqiptarët të tillë mund të quhen sot, aq sa mundet, H.Thaçi e R.Haradinaj, të cilët kanë luftuar në bashkëpunim me NATO-n, si edhe kanë qeverisur për një kohë të gjatë Kosovën. Nëse zoti Arvizu ka pasur parasysh këto shabllone standarde, ai padyshim që e ka quajtur 21 janarin, një betejë të fituar me sukses nga kryeministri i suksesshëm, z.Berisha! Por Klausevici quan një ushtarak të suksesshëm, jo kur ai fiton vetëm një betejë, por një luftë të gjatë në kohë e të gjerë si front.
Me kalimin e kohës, kemi parë që z.Arvizu ka qenë i lëkundur në pozitat e tij në lidhje me 21 janarin, ose ka folur një gjuhë me shumë kuptime ose fare pa kuptim. Pasi dështoi procesi i Gërdecit nga drejtësia shqiptare, një proces që analizoi një ngjarje që ndodhi jo rastësisht më 15 mars, për "idetë e Marsit", ditë kur vëllazëritë e fuqishme ndërkombëtare godasin njëra-tjetrën qysh nga lashtësia, ku kujtojmë ditën e vrasjes së perandorit romak Cezar e deri rrëmbimin e Aldo Moros, është hera e parë kur ambasada amerikane shpalosi me një gjuhë pa ekuivoke qëndrimin e saj mosaprovues ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, madje me deklaratën e z.Arvizu pas takimit me Kryeprokurorin, kërkoi edhe hapjen e procesit për organizatorët (z.Rama?!). Dihet se në aferën e Gërdecit kanë qenë në lojë 300 milionë $ nga buxheti i SHBA-ve, si edhe një pasuri e zhvlerësuar pa inventar e municioneve ushtarake nga djersa e popullit shqiptar në 45 vjet komunizëm. Kjo ka qenë një minierë floriri dhe ndoshta vazhdon të jetë e tillë, për njeriun-shtet, z.Berisha, si edhe për një klan të vogël rrotull tij.

A kanë qenë ngjarjet e 21 janarit një kurth për të dy politikanët kryesorë të vendit? Këtë do ta shohim më vonë. Ka siguri në idenë se z.Berisha do ndalohet me çdo kusht të aranxhojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai këtë e ndjen, ndaj e ka si liman shpëtimi z.Nishani, për të rrëmbyer sa më shpejt drejtësinë, sidomos Gjykatën e Lartë ku gjykohen deputetët (pasi z.Berisha do të jetë, njëlloj si F.Nano më 2005-2009, edhe katër vjet deputet e ndikimi i tij do përpiqet të bjerë mbi suksesorin e tij). Pas daljes së PD-së në opozitë më 23 qershor, pritet që kjo parti të rrezikohet nga lufta klanore për të marrë drejtimin prej 2-3 klaneve krahinore, nepotike e religjioze që e sundojnë brenda saj. Nëse z.Berisha do të reagojë para zgjedhjeve si gjithmonë duke e tërhequr kërrabën vetëm nga ana e vet, atëherë 21 janari do t'i qëndrojë me 3 viktimat e tij si një shpatë Damokleu mbi kokë dhe atëherë kjo datë do të dukej si një shaka dhe si një ogur i keq për të gjithë. Ndërsa Rama mund të thirret me statusin e tij të ulët ligjor, qysh tani para Gjykatës së Apelit, nëse këtë e kërkon organi i akuzës. Po Lul "˜Buzëqeshja', a do të thirret si i pandehur së bashku me punonjësit e tij të Gardës, si ish-ministër i Rendit?

Gjithsesi, 21 janari duhet të jetë një mësim i madh për të gjithë brezat e politikanëve që do të vijnë, me qëllim që ata të jenë më të maturuar e të mos bien në lak, pasi pushteti nuk mund të mbahet me gjakun e popullit tënd e as mund të merret me gjakun e tyre të panevojshëm.


ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROF. MAZLLUM HASIMJA ISHTE NJË ATDHETAR E INTELEKTUAL I PALODHSHËM - E PAMJA DHE AKADEMIA PËRKUJTIMORE IU KRYEN NË FRYMËN ATDHETARENga LEKË PREÇI (02.09.2013)
HILLARY CLINTON - MË POPULLORE EDHE SE PRESIDENTI (02.09.2013)
SHKUP - SHQIPTARËT E MAQEDONISË PROTESTOJNË NË MBËSHTETJE TË LUGINËS SË PRESHEVËS (02.08.2013)
SKËNDER HASKO: JA ÇFARË MË THA MEHMET ELEZI PËR SALI BERISHËN DHE QEMAL SAKAJEVËN NË VITIN 1970 (Lajm dhe fotogaleri) (02.08.2013)
Independent - 'SUPERSTUHIA' DIELLORE PO VJEN, KEMI 30 MINUTA KOHË (02.07.2013)
MËNGJESI KOMBËTAR I LUTJEVE NË KALENDARIN POLITIK TË UASHINGTONITMëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve dhe personaliteteve të huaja të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar (02.07.2013)
Intervistë ekskluzive me poetin dhe shkrimtarin LULZIM LOGU-ZGJIDH E MERR NJË EMËR: -PROFESOR-POET-KRYETAR!Nga ZEQIR LUSHAJ (02.07.2013)
IBRAHIM RUGOVA - SKËNDERBEU I KOHËS SË RE(Në shtatëvjetorin e shkuarjes në Amshim)Nga AGIM GASHI (02.07.2013)
TOMORR DOSTI - MË 1953 MË ARRESTUAN ME VËLLAIN NDËRSA BËNIM SHËRBIMIN USHTARAKNga FATOS VELIU (02.07.2013)
INTERVISTA E PLOTË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGONIntervistoi ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]