E Premte, 04.26.2024, 01:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVË - KRYEQYTETI ME MUNGESË TË MADHE UJI
Kosova edhe 13 vjet pas luftës nuk ka arritur që qytetarët t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë

E Shtunë, 04.27.2013, 02:25pm (GMT+1)



Kosova edhe 13 vjet pas luftës nuk ka arritur që qytetarët t'i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë.

Shumë lagje në kryeqytet kanë furnizim me ujë për vetëm tri orë në ditë. Besa Gashi, e cila jeton në lagjen Bregu i Diellit, ankohet se me gjithë furnizimin me ujë për tri orë në ditë, shtypja e ujit është aq e ultë sa që është jo funksionale.

"Uji konsiderohet një prej elementeve bazë për një jetë normale. Unë jetoj në lagjen Bregu i Diellit dhe ka një javë ditë rresht që uji vjen vetëm nga 3 orë në ditë, derisa edhe ato tri orë, është jo funksional, meqë nuk ka shtypje. Kur i kemi thirrur nga ujësjellësi, kanë thënë se niveli i Liqenit të Badovcit ka rënë, dhe se kryeqyteti është mbipopulluar dhe nuk mund t'i mbulojnë nevojat që kanë qytetarët për ujë", tregon Besa.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arbërije Zogiani - Hiseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka mungesë uji, për shkak të rënies së kapaciteteve të ujit në liqene, dhe gjithashtu edhe keqpërdorimi i ujit nga ana e qytetarëve, ndikon në mungesën e furnizimit të bollshëm të qytetarëve me ujë.

"Pjesët që furnizohen nga Liqeni i Badovcit, kanë probleme me furnizim me ngritjen e temperaturave, meqë kanë filluar keqpërdorimet. Kanë bërë qytetarët sera, pastaj i ujisin kopshtet dhe kjo na krijon probleme në disa lagje edhe në shtypje, edhe në furnizim. Me orarin e ri të reduktimeve, do të ketë stabilizim të situatës", thekson Zogiani.

Por, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ilir Morina, thotë se mungesa e ujit vjen si pasojë e keqmenaxhimit të ujit nga vetë zyrtarë institucionesh. Ai thotë se Kosova ka resurse ujore të mjaftueshme, por problemi mbetet te menaxhmenti.

"Drejtoratet e komunave nëse i rendisin më mirë planet e veprimit lokal, do të mund të furnizonin 24 orë me ujë pa ndërprerë pa pikë problemi, sepse ekziston mundësia, por me kusht që teknikisht të investohet më drejtpërdrejt apo të jenë më të qarta investimet", deklaron Morina.

Sidoqoftë,  zyrtarët nga drejtoria e  Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Prishtinës thonë se kryeqyteti lëngon nga mungesa e ujit, si pasojë e mbipopullimit të saj. Andaj, sipas tyre, kryeqyteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e fabrikës së ujit, e për ç'gjë duhet të mbajë përgjegjësi edhe Qeveria e Kosovës.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A U THA TADIQI NË SHKODËR: KOSOVA ËSHTË SERBI?Opinion nga GANI MEHMETAJ (04.27.2013)
'NEW YORK TIMES' 26 PRILL 1909 - SULLTANAT OSMAN APO SHQIPTAR?Nga SAIMIR LOLJA (04.27.2013)
PAK HUMOR...Ë â€“ PAZANE...Nga FRITZ RADOVANI (04.26.2013)
PRESIDENTI BARACK OBAMA VIZITOI QYTETIN UEST TË TEKSASITNjë shërthim masiv la javën e kaluar 14 të vdekur, 200 të plagosur dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë rreth gjysmën e shtëpive të qytetit (04.26.2013)
SAIMIR TAHIRI VENDOS NË FACEBOOK FOTOT KU FLAMUR NOKA ËSHTË NË KAFE ME SHOFERIN E ARBEN FRROKUT, I PRANISHËM EDHE ARBEN RISTANI (04.26.2013)
PRESIDENTI OBAMA NË TEKSAS (04.25.2013)
SHOQATA 'AZEM HAJDARI' SHPËRFILL THIRRJEN E BERISHËS PËR MBËSHTETJE NË VOTIME, I KËRKON HAPJEN E DOSJES 'HAJDARI'Nga PËRPARIM HALILI (04.25.2013)
MBAROJNË QETËSISHT PROTESTAT NË KOSOVË ME MOTON 'NDALE HAJNINË'Mijëra qytetarë kanë protestuar në disa qytete të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj sjelljes së institucioneve në raport me qytetarët (04.25.2013)
DIALOGU NDËRFETAR URË LIDHËSE PËR MIRËKUPTIM MIDIS POPUJVE - MBAHET SESIONI I 10të I KONFERENCËS BOTËRORE PËR BESIMET FETARE (04.25.2013)
SOT PËRUROHET QENDRA PRESIDENCIALE GEORGE W BUSH - PËR PUBLIKUN HAPET MË 1 MAJDo të marrin pjesë edhe Presidenti Obama dhe Zonja Obama, si dhe ish presidentët e zonjat e tyre, liderë botërorë, e tjerë (04.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]