E Martë, 05.14.2024, 09:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHBA SQAROJNË SE SERBIA S'KA JURIDIKSION MBI PASURITË E KOSOVËS
Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se afaristëve nga SHBA-të u është sqaruar se Kosova është shtet sovran dhe Serbia nuk ka juridiksion mbi minierat e Trepçës

E Hënë, 05.20.2013, 08:49pm (GMT+1)



Ambasada amerikane në Prishtinë, nëpërmjet një komunikate për opinion, theksoi sonte se Kosova është shtet sovran dhe se qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës.

Këto komente pasuan reagimet që nxiti njoftimi i autoriteteve serbe se Ministria për Miniera dhe burime natyrore e Serbisë ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane "New Generation Power" për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në Kombinatin "Trepça", në Mitrovicë.

Njoftimi nxiti reagimin e autoriteteve të Kosovës të cilat e cilësuan marrëveshjen të paligjshme, ndërsa thanë se do të kërkojnë shpjegim nga ambasada amerikane.

Në një komunikatë për opinion të lëshuar të hënën në mbrëmje nga ambasada amerikane thuhet se "qeveria e SHBA-ve e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Praktika jonë është që të këshillojmë cilëndo kompani të SHBA-ve që kërkon të bëjë transaksion afarist në territorin e Kosovës, që ta diskutojë këtë drejtpërdrejt me qeverinë e Kosovës".

Në komunkatë thuhet se "ambasada amerikane në Prishtinë nuk është marrë me "New Generation Power", por  zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Washington e kanë këshilluar "New Power Generation" se Kosova është shtet sovran dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës. Departamenti i Shtetit po ashtu inkurajoi kompaninë "New Power Generation" që të kontaktojë me Qeverinë e Kosovës direkt për të diskutuar lidhur me investimin që e ka propozuar", thuhet në reagim në të cilin nënvizohet se "rruga para kompleksit të minierave të Trepçës është sfiduese dhe do të vazhdojmë të rekomandojmë që investuesit potencialë nga SHBA-të të hulumtojnë tërësisht ndërmarrjen dhe statusin e saj".

Kombinati metalurgjik Trepça, ndodhet në Mitrovicë dhe i ndarë sikurse edhe vete qyteti. Minierat ndodhen në pjesën e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa shkritoret dhe kapacitetet tjera prodhuese në pjesën e banuar me shumicë serbe.

Autoritetet në Kosovë thonë se Agjencia e Privatizimit është administratori i vetëm i ndërmarrjes shoqërore "Trepça". Por, përfshirja e saj në procesin e privatizimit është pamundësuar për shkak të pretendimeve serbe dhe shitjes së aksioneve të saj gjatë viteve të 90-ta, kur administrohej nga Beogradi.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRIN REVOLUCIONI I SMARTFONËVE – DO TË RIKARIKOHEN NË 20 SEKONDARevolucioni i dedikohet një superkondesatori shpikur nga 18 vjeçarja amerikane Eesha Khare (05.20.2013)
VAJZAT QË BËNË HISTORI NË MAJËN E EVERESTIT (05.20.2013)
PRISHTINA DO TË KETË MOMUMENTIN E HOLOKAUSTIT (05.20.2013)
Radio Evropa e Lirë - JETA NËN DHUNË (05.20.2013)
ELVIN LUKU - TALK SHOW ËSHTË FYTYRA E MODERATORIT (05.20.2013)
KRYETARI I SHOQATËS SË KONSUMATORËVE ISLAM CANI FLET PËR VARFËRINË - 30% E FAMILJEVE SHQIPTARE USHQEHEN ME LISTËIntervistoi ERMELINDA HOXHA (05.19.2013)
VEPRIMTARIA ZONALE E SHOQATËS "DARDANIA"- JUBILEU I PAVARËSISË NË MANNHEIMFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (05.19.2013)
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG (05.19.2013)
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)
SPAÇ 21-23 MAJ 1973, 40 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT PA YLLNga BEDRI BLLOSHMI (05.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]