E Premte, 04.26.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Hillari Klinton, vizioni i botës pa armë atomike

Nga Andrew F. Tully


E Enjte, 10.22.2009, 01:19pm (GMT+1)

 

 

Gjatë vizitës në Pragë të Çekisë, në muajin prill, presidenti amerikan, Barak Obama, tha se administrata e tij ka filluar të punojë në përpjekje për eliminimin e armatimit bërthamor nga arsenalet botërore. Në Uashington, në këtë temë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, kërkoi autoritet më të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara, për t'i luftuar ata që i zgjerojnë kapacitetet bërthamore.


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të fuqizohen dhe se Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore duhet dhënë më tepër burime për ta realizuar stabilitetin në botë, që ballafaqohet me kërcënim nga zgjerimi i armatimit bërthamor.

"Rrezja dhe intensiteti i sfidave të zgjerimit aktual bërthamor janë alarmuese. Komuniteti ndërkombëtar dështoi që ta parandalojë Korenë Veriore nga zhvillimi i armatimit bërthamor. Ne tash jemi të angazhuar në përpjekje diplomatike për ta kthyer prapa këtë zhvillim".

"Irani po vazhdon t'i injorojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkojnë suspendimin e aktiviteteve të tij për pasurim dhe që t'i respektojë obligimet ndërkombëtare",
tha Hillari Klinton.

Ajo, më tutje, theksoi se siç qëndron gjendja tash, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) po bën punë të mirë, por vetëm aq sa ajo i ka kompetencat e tashme.

Për shkak se kjo agjenci nuk ka burime të mjaftueshme, ajo nuk ka mundur ta detektojë reaktorin atomik të Sirisë, i cili ishte shkatërruar nga një sulm izraelit para dy vjetësh, apo kapacitetin e dytë të pasurimit të uraniumit në Iran, ekzistimi i të cilit ishte i panjohur deri muajin e kaluar.

"Nëse ne presim që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të jetë mbrojtës i regjimit të moszgjerimit, ne duhet t'ia sigurojmë burimet e domosdoshme për ta kryer punën".

"Por, duke e përmirësuar aftësinë e Agjencisë për detektimin e shkeljeve të sigurisë, nuk mjafton. Shkelësit potencialë duhet ta dinë se nëse ata zihen, atëherë do ta paguajnë çmimin e lartë. Kjo sot sigurisht nuk po ndodh",
tha Hillari Klinton.

Më tutje, ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara të punojnë me Rusinë për reduktimin e armatimit bërthamor të të dy vendeve, që janë arsenalet më të mëdha të këtilla në botë.

Në këtë aspekt, ajo theksoi progresin në negociatat ndërmjet Moskës e Uashingtonit, për arritjen e marrëveshjes me të cilën do të zëvendësohet Pakti i mëparshëm për reduktimin e armatimit strategjik, i cili përfundon më 5 dhjetor të këtij viti.

Ajo tha se kjo marrëveshje është pjesë e vizionit të presidentit Barak Obama, të paraqitur në fjalimin e Pragës, lidhur me botën pa armatim bërthamor.

Megjithatë, sipas zonjës Klinton, kjo nuk do të thotë se ndokush pret që bota së shpejti të jetë pa armatim bërthamor.

"Siç e bëri të ditur presidenti, ne ndoshta nuk do ta arrijmë ambicien pa armatim bërthamor gjatë jetës sonë ose më vonë. Por, ne besojmë se duke punuar në këtë vizion, do të forcohet siguria jonë kombëtare dhe stabiliteti ndërkombëtar".

"Ne, po ashtu, besojmë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë arsenal bërthamor të sigurt dhe efektiv, për të mposhtur çfarëdo armiku dhe që garanton mbrojtjen e aleatëve dhe të partnerëve tanë, gjithnjë duke e realizuar vizionin tonë",
tha Hillari Klinton. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TERR NË ZGRIP TË MONOQYTETITNga LEON ARON (New York Times) (10.20.2009)
Haveli prapë njeri i moralit dhe i telashitNga ALISON SMALE, New York Times (10.18.2009)
DEMI MOORE: Nuk jam 20 vjeç, por di të evidentoj pjesën vajzërore që e mbaj brënda vetes, dhe atij kjo gjë i pëlqen pa masë ! (10.15.2009)
Brend Posselt: Zhbërja e pavarësisë së Kosovës është iluzion (10.14.2009)
Evropa e Lirë: India nuk e jep Nënë Terezën (10.13.2009)
Nënshkrimi i Marrëveshjes Tuqi-ArmeniNga Golnaz ESFANDIARI (10.13.2009)
Alfred Papuçiu: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK për kryetar komune në GjakovëIlir Bytyqi: Hyra në këtë garë me vetëdijën e thellë se Gjakova është në udhëkryq (10.10.2009)
DW: Obama fiton Çmimin Nobel për Paqe (10.10.2009)
BBC: Presidenti Obama fiton Nobelin për paqe (10.10.2009)
Zëri i Amerikës: Presidenti Obama fiton Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2009 (10.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]