E Shtunë, 04.27.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TË HIQET TERRI NGA REFORMA ADMINISTRATIVE TERRITORIALE
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Hënë, 04.14.2014, 06:42am (GMT+1)


1.
Cilësori "terrovinë" do i shkonte ma për shtat "Reformës Administrativës Territoriale të Shqipërisë", e cila po kryhet disi nëpër labirinthe të politikës, larg traditës etno-historike e administrative, jashtë syve të publikut, po veprohet ndryshe nga disa shtete fqinjë, po ecën me kushtëzime (ndër)kombëtare e partiake.
Ndarja e Shqipërisë së vogël gjeografikisht në gjashtë rajone të mëdha do të sillte copëzime të panevojshme apo të parakoshme të territorit të saj, të cilat mund t'i shembullojmë me "principatat mesjetare" apo ndarjes në "kantone" moderne. Në koft se i hulmojmë politikë kisha me thanë se kemi të bajmë me jetësime të refleksioneve, të ideve të liderit të sotëm të PS të trajtuara në një botim të tij (me bashkautor) të vitit 1991. Kjo është një çështje që s'do i rikthehem në detaje, pasi kam shkruar dikur në shtyp, në vitet '90.
Gjithësesi, me çka shoh në një hartë pune të publikueme në media të elektronikës e letrës në mars 2014, kisha me thanë se ndarjet (prerjet) administrative horizontale të rajoneve të Shkodrës në veri dhe të kaonëve në jug të Shqipërisë Londineze, pa u thellutë në histori të derisotme të pas Shpalljes së Pavarësisë (1912), janë si "gurë kilometrikë" të ëndrrës vorio-epiriote (grekëve) dhe sllavëve (serbëve e malazezëve). Në këto dy ekstreme të rajoneve në ndarjen administrative territoriale nuk duhet të ketë vetëm prerje horizontale, por edhe prerje vertikale, sikurse shfaqet tendenca me "Rajonin ELKO".
Tue u pjekë demokracia shqiptare nga kushtet e rrethanat e kohës dhe nga shpirti ynë iliro-arbnor ndoshta ka me arritë dikur një ditë jo e mirë që këto rajone të kenë të drejtë kushtetuese referendumin e t'na djegin zemrën duke iu bashkue ndonjë shteti tjetër të afërt. Sot për sot në "Rajonin e Kaonëve" grekët kanë "ardhë" (fut kthetrat) në Gjirokastër e Këlcyrë me varreza greke e po kërkojnë kishë në Përmet, etj. Në "Rajonin e Shkodrës" në vitet 1912-1913 mbretëria e Malit të Zi dhe ajo e Serbisë ngatërroheshin ndërveti për Prizrenin e kufinin për gjatë rrjedhës së Drinit. Këto nuk janë gjana të pandigjueme, as nuk duhet të kemi bindje të tepruar se nuk do të ndodhin asgja në të ardhmen, asnjë përpjekje e tillë shovene nga fqinjët.
Aty në hartë shenjohet edhe "Rajoni i Arbrit", që përfshin qarkun e Dibrës e të Durrësit, një pjesë të qarkut të Tiranës e rrethin e Kurbinit, ndërkohë që e përjashton Mirditën etj., e cila hynë në "Rajoni Shkodër". Kjo nuk përkon me historinë shqiptare të Mesjetës. Principata e Arbrit, përndryshe shteti i Arbrit 800 vjeçar, i kishte rrënjët e degët edhe në Mirditë, bile nuk mund të kuptohet plotërisht pa këtë krahinë etno-historike, pa Mirditën e Madhe.
2.
Terrovina me Reformen Administrative Territoriale bahet jo pak e pakuptimtë politikisht kur kemi parasysh faktin se Shqipëria Londineze e Tiranës zyrtare po e zvoglon numrin e bashkive (komunave), ndërkohë që Mali i Zi me kryeqytet Podgoricën, tokë etnike shqiptare, e Kosova Euro-Atlantike po e shtojnë numrin e komunave të tyre (!)
Mali i Zi në dy-tre vitet e fundit ka formue disa komuna të reja: Nga komuna e Beranës e shkëputi Petnjicen me shumicë boshnjake. E copëzoi Plavë-Gucinë shqiptare në dy komuna në atë të Plavës e të Gucisë. Tani po ecën edhe drejt ndarjes të Plavës edhe në dy komuna të tjera: Murina e Brezovica. Pritet që komuna urbane e Tuzit të shpallet komunë më vete, me status të plotë komunar (Gjukanoviçi pritet ta publikoj "lajmin" këto ditë të paskthimit nga Amerika). Edhe komuna urbane e Zetës do të kthehet së shpejti në komunë të pavarur.
Kosova, vitet e fundit ka shtuar të paktën shtatë komuna të reja duke e çuar numrin e tyre në 37 komuna. Pritet shtimi me komuna të tjera të reja.
Shqipëria Londineze, sipas projektit të publikuar e të pa miratuar përfundimisht, e ka në plan të krijojnë 89 bashki në të gjithë territorin e saj. Pra, po ecën drejt uljes të numrit të tyre të derisotëm.
Shqipëria e ka relievin e saj gjeo-fizik ballkanik pothuaj të njëjtë me të dy shtetet fqinjë, Kosovën e Malin e Zi, ndërsa sipërfaqen territoriale mbi dy herë ma të madhe se këto dy shtete. Popullsia e Shqipërisë (sipas të dhanave të CIA-s, 2014) është mbi 1.1 milionë banorë më shumë se Kosova (1.9 milionë) dhe mbi 2.3 milionë banorë ma shumë se Mali i Zi (650 mijë).
Pra, këta tregues kërkojnë që Shqipëria në Reformën Adminitrative Territoriale të mos ketë terr', Përkundrazi: të ecet me tepër kujdes, me konsensus politik, me mendim popull, me maturi demokratike e etno-historike, etj.
3.
Në krahasim me shtetin tjetër fqinjë, Maqedoninë me 25.713 km2 e 2.1 milionë banorë (sipas CIA-s, Libri i Fakteve, 2014) shihet se Shqipëria me 28.748 km2 e rreth 3.1 milionë banorë ka vetëm 18 komuna (bashki) ma shumë.
Në koft se përllogaritim disa tregues krahasimor si popullsia (Shqipëria po i jep randësi të tepërt këtij treguesi) etj., del se zvogëlimi i numrit të bashkive e komunave po kthehet qëllim në vetëvete nga mazhoranca qeverisëse. Aq ma keq, ma randë, i pafalshëm, pasi kjo është strategji politike elektorale, që nuk parasheh interesat e popullit po planifikon vota për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2015.
4.
Prapë rreth territ të Reformës Administrative Territoriale një tjetër krahasim i Shqipërisë më Malin e Zi fqinjë.
Në ndarjen e pritshme territoriale të Shqipërisë Londineze, sipas gjasave aktuale, nuk ka asnjë komunë të madhe si Nikshiqi malazez me 2.065 km2 dhe asnjë komunë të vogël si Tivati me 46 km2 .
Shqipëria e ligjëron se nuk do të ketë asnjë bashki me më pak se 10 mijë banorë, ndërsa Mali i Zi i ka disa të tilla, gati një e treta e komunave të këtij shteti të vogël ballkanik si komuna Savnik me mbi 2 mijë banorë, Pluzhime me mbi 3 mijë, Zhabljak me rreth 4 mijë, Andrijevica me mbi 5 mijë, Petnjica me rreth 6 mijë, Herceg Novi me mbi 8 mijë, Mojkovci me 9 mijë banorë.
Në Shqipëri, kësaj dukurie pa cen e cak, duket se i përnget historia e ndërtimit të hekurudhës Shën Petërsburg-Moskë sipas asaj historisë të "gishtit tregues të Carit", pasi specialistë e zyrtarë e deri tek Komisioni Parlamentar (vetëm pozitar, gjysmak, hakrrimtar) po punojnë me hapa e harta sipas "menysë politike" të bashkëkryetarëve të mazhorancës, në dy kulme të pushtetit ekzekutiv e legjislativ.
Si përfundim duhet aksiomue se vërtetë mazhoranca ka sot 85 vota për të vendos si shumicë e cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, po i duhet kujtuar se nuk është as 11 prillin e as në 16 tetorin 1985, por në mijëvjeçarin e tretë, me dekadën e tretë të demokracisë postkomuniste, një vend antar i NATO-s e në udhën drejt Bashkimit Europian.
Kjo Reformë Administrative Territoriale e terrtë po kryhet me dy kushte të pashmangshme: Kushti i parë: të kryhet para zgjedhjeve elektorale për Pushtetin Vendor më 2015. Kushti i dytë: ndikon në marrjen apo dhanien e Statusit Kandidat për në BE në qershorin e sivjetëm kur të piqen qershitë apo, ndryshe: kur të piqet rrushi i fabules të dhelprës. Tashti po del në skenë edhe një kushtëzim kërcenues tjetër ndaj opozitës: Do ta bëjmë "Reformën" edhe pa Opozitën. Dhe kjo ka tri përgjigje: Protesta në sheshe e rrugët e Shqipërisë Londineze. E dyta: mos pjesmarrje e Opozitës në Zgjedhjet Vendore të vitit 2015. E pashmangshmërisht, e treta, (Vet)Rënia e Qeverisë, e ndoshta, pse jo: ecje drejt zgjedhjeve të parakohshme.

RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARALAJMËRIM PËR MASAKËR ENTUZIASTE NË KUKËS (këndojnë duet Rama & Thaçi)Nga REXHEP SHAHU (04.14.2014)
MANJOLA TREBICKA - NJË 'TOKATË' SHQIPTARE NË PARISNga LUAN RAMA (04.13.2014)
SHENIDA BILALLI - TE PËRMENDORJA E NËNË TEREZËS NË SHKUP NUK PASHË MBISHKRIM NË GJUHËN SHQIPE (04.13.2014)
MAJLINDA KETA - RAMA TË NDRYSHOJË URGJENTISHT QEVERINË, TË THËRRASË 'SENATORËT' NË KABINET (Intervistë)Keta - Bledi Çuçi ministri më i suksesshëm (04.13.2014)
ÇIFTI OBAMA FITOI GJYSMË MILIONI DOLLARË MË 2013 - POR MË PAK SE MË 2012 (04.13.2014)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR SHTETËSINË SHQIPTARE DHE MENJËHERË NISET DREJT ZVICRËS (04.12.2014)
MOHIMI I FARK-ut NËNKUPTON MOHIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PARA LUFTËSNga ADIL PIREVA* (04.12.2014)
GRYKA E VALBONËS, KJO HISTORI MADHËSHTIE E KOMBIT, OSE “GJETHET E HIRTA TË ZEMËRIMIT”...!Reportazh nga SEJDI BERISHA (04.12.2014)
FESTIVALI I QERSHIVE NË UASHINGTON (04.11.2014)
GJERGJ META - BEN BLUSHI E SHEH KISHËN ME VIZION MARKSISTIntervistoi: FATMIRA NIKOLLI (04.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]