E Premte, 04.26.2024, 09:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË ANALIZË E MUNGUAR E HUMBJES SË PD-së
Nga LULJETA PROGNI

E Martë, 04.15.2014, 09:50am (GMT+1)



Korrupsioni, arroganca e pushtetit, largimi nga baza e elektoratit dhe interesat e tij, konsumi i pushtetit pas tetë viteve, ndikimi i LSI-së etj, janë argumentuar si arsyet e humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ajo që më së shumti përmendet nga drejtuesit e PD-së, është pikërisht bashkëqeverisja me LSI-në në katër vite, pasojat që solli në 23 qershor, por dhe mënyrat që përdori LSI-ja për të përfituar sa më shumë vota.

"Ne mbrojtëm përtej çdo caku bëmat e LSI-së gjatë bashkëqeverisjes sonë. Hapësirat e kësaj partie në administratë kapërcyen çdo limit dhe u bë emblematike bindja, se njerëzve me teser LSI-je iu hapej çdo derë", thotë Jemin Gjana, një prej ish-deputetëve dhe ish-funksionarëve të lartë të PD-së. Blerja e supozuar e votës nga LSI-ja është thelbi i shumicës së analizave të publikuara në media që pas shpalljes së rezultatit, kryesisht nga ana e drejtuesve të PD-së.

Përveç faktit, se bashkëqeverisi me PD-në në katër vite dhe njëkohësisht rriti numrin e elektoratit, LSI-ja përfitoi nga marrëveshja me PD-në edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2011, pasi fitoi në bashki dhe komuna, ku më herët nuk kishte patur influencë. Marrëveshja me PD-në i dha LSI-së mundësinë të konsolidohej në qarqe, si Kukësi e Shkodra, qarqe, të cilat konsideroheshin bastione të PD-së.

Grafiku i mëposhtëm krahason rezultatet e PD-së në zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato të vitit 2013, si dhe shifrat e humbjes së PD-së në çdo qark. Në grafik janë të reflektuara edhe rezultatet e LSI-së, po ashtu në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.

Por, për të parë ndikimin e vërtetë të LSI-së në zgjedhjet e fundit, le të marrim në analizë dy qarqe, ku influenca e LSI-së në periudhën kohore midis dy zgjedhjeve ishte më e vogël krahasuar me rritjen në qarqet e tjera, pikërisht qarkun e Beratit dhe Durrësit. Në këto dy qarqe, LSI-ja kishte rezultat më të mirë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe në ato lokale të vitit 2011, se në qarqet e tjera.

Rrjedhimisht në zgjedhjet e 23 qershorit, pritej një rezultat pozitiv i LSI-së në qarkun e Beratit dhe të Durrësit.

Në Berat, qark në të cilin LSI-ja ka elektorat të konsoliduar, vihet re një rritje, por jo aq e madhe, krahasuar me rritjen e LSI-së në Shkodër, apo në Kukës. LSI fitoi në Berat një mandat më shumë krahasuar me vitin 2009 dhe PD humbi një mandat si pasojë e humbjes së 12705 votave.

Në Durrës, PD humbi 7866 vota krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Në këtë humbje kanë ndikuar edhe dy fakte të rëndësishme. I pari lidhet me aleatin e PD-së, Partinë Republikane, e cila fitoi një mandat deputeti. Faktori i dytë ishte FRD-ja, që në këtë qark e dëmtoi në mënyrë të konsiderueshme PD-në, duke fituar 4540 vota, të cilat presupozohet që janë shkëputur nga PD-ja.

Të gjitha qarqet janë përballur me "faktorin LSI". PD-ja dhe drejtuesit e saj nëpër qarqe e kanë justifikimin kryesor këtë faktor për humbjen në 23 qershor.

Analiza e vonuar e humbjes së PD-së në këto zgjedhje, pritet të reflektohet në zgjedhjet e strukturave të reja në këtë parti. Dy ditë më parë, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se brenda 48 orësh do në nisë faza e dytë e riorganizimit në PD, ku përfshihet ndër të tjera edhe analiza për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo deklaratë e Bashës, është përsëritur shpesh në gjashtë muajt që lamë pas. Në fillim të dhjetorit 2013, në emisionin "Tonight", Basha deklaroi, se brenda një muaji do të përmbyllej faza e dytë e riorganizimit të PD-së, ku përfshihej edhe analiza për humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit.
LULJETA PROGNI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ADRIATIK ALIMADHI - ILIR HOXHA GËNJEN PËR BALLIN KOMBËTAR, NUK KA DOKUMENTE BASHKËPUNIMI ME PUSHTUESIN, KEMI 6 MIJË DËSHMORË (Intervistë) (04.15.2014)
NDAHEN ÇMIMET PULITZER PËR GAZETARI (04.15.2014)
VRASJET DHE MASAKRIMET - PLATFORMË SHOVINISTE KUNDËR SHQIPTARËVEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.14.2014)
TË HIQET TERRI NGA REFORMA ADMINISTRATIVE TERRITORIALENga RAMIZ LUSHAJ (04.14.2014)
PARALAJMËRIM PËR MASAKËR ENTUZIASTE NË KUKËS (këndojnë duet Rama & Thaçi)Nga REXHEP SHAHU (04.14.2014)
MANJOLA TREBICKA - NJË 'TOKATË' SHQIPTARE NË PARISNga LUAN RAMA (04.13.2014)
SHENIDA BILALLI - TE PËRMENDORJA E NËNË TEREZËS NË SHKUP NUK PASHË MBISHKRIM NË GJUHËN SHQIPE (04.13.2014)
MAJLINDA KETA - RAMA TË NDRYSHOJË URGJENTISHT QEVERINË, TË THËRRASË 'SENATORËT' NË KABINET (Intervistë)Keta - Bledi Çuçi ministri më i suksesshëm (04.13.2014)
ÇIFTI OBAMA FITOI GJYSMË MILIONI DOLLARË MË 2013 - POR MË PAK SE MË 2012 (04.13.2014)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR SHTETËSINË SHQIPTARE DHE MENJËHERË NISET DREJT ZVICRËS (04.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]