E Djelë, 05.12.2024, 06:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI U NDERUA EDHE NË MËRGATËN SHQIPTARE!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Enjte, 09.25.2014, 08:24am (GMT+1)


Në Shqipëri ka bërë jehonë vizita e Papa Françeskut në mediat ndërkombëtare. Thuajse secila gazetë prestigjiozeve botërore e kanë raportuar dhe komentuar në mënyra të ndryshme.

Reportazhe, artikuj dhe komente mediale e përshkruan itinerarin e ceremonisë të kreut të Vatikanit dhe shton se kjo vizitë shihet si një mbështetje për përpjekjet e Shqipërisë për t'u rreshtuar dhe afruar me Perëndimin, dhe integrimin e saj si pjesë e Bashkimit Evropian.
 
Me një vëmendje të veçantë për këtë vizitë historike të Papa Françeskut në Tiranë, u prononcuar edhe disa media televiziv drejtpërsëdrejti siç ishin Televizioni "Rai 1" italian "SNN" amerikan etj, duke pasqyruar ardhjen e Atit të Shenjtë në Shqipëri . Këtë takim historik dhe me vlera prestigjioze kombëtare e përcollën të gjitha mediat shqiptare kudo që janë . Takimet presidenciale dhe qeveritare ja shtuan vlerën këtij takimi ,nga e cila botërisht u pa mikpritja dhe traditat shqiptare për miqtë e vet.

Takime të ngjashme u bënë edhe në mërgatën shqiptare në shumë shtete , po veçojmë takimin në kishën shqiptare të Shtutgardit , pasi që ishte edhe ditë e diele . Këtu u koordinuar mesha javore , po edhe takim kushtuar Papa Françeskut në Tiranë. Këtu çdo të diele takohen m e qindra besimtar , po edhe kësaj here ishte e ngjashme , me një numër të madh njerëzish. Pati edhe disa qe u vonuan për ceremoninë e meshës nga se ishin përqendruar pran ekraneve televizive në përcjelljen e vizitës së Papës në Shqipëri qe u transmetonte drejtpërsëdrejti ky takim.
 
Pamje e publikut për nder të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë që u shënuar edhe si ditë historike në mbare popullin shqiptar!

Kisha katolike shqiptare në Stutgart ishte përgatitur për ketë festë. Ajo e kishte zbukuruar në mënyrë të veçantë këtë të kremte me një portret te madh të Papa Françeskut. Zoti Marijan Lorenci, famullitari i misionit katolik në Stutgar përshkrua shumë bukur këtë takim në Shqipëri të Papës ,ndër te tjera theksoj se është një nder i madh për ne shqiptaret , për Shqipërinë tonë , për Kosovën tonë dhe për kombin tonë , një vizitë e shenjtë në vendin e shenjte të Nënë Terezës Shqipërinë e dashur .
 
Pamje e tubimit në koktej pijesh dhe ushqimesh tradicionale duke e uruar njëri tjetrin!
Ai vazhdoi dhe tha se edhe ne si komunitet shqiptar në Gjermani e ndiejmë një privilegj për këtë takim aq madhështor, qe i behet një vizitë popullit tonë të vogël nga një njeri i madh . Populli ynë dha, nga vetja vlera si Nënë Terezën , Skënderbeun, Ibrahim Rugovën dhe Ismail Kadarenë, me çka do krenohemi ne shqiptarët për gjithmonë . Meshën e kësaj dite e shoqëruan edhe dy pagëzime për dy fëmije të lindur në Shtutgard. Ata u pagëzuan nga At Lorenci i mbështetur në librin e parë në gjuhen shqipe të "Mesharit" me thënien "Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit të Shenjt".

Kultura jonë ka filluar nga Shën Jeronimi e këndej, shqipja e shkruar dëshmohet vetëm në shekullin XV, në kohën e Gjergj Kastriotit, ku edhe shprehet fuqishëm një identitet shqiptar përpara vetvetes dhe përpara botës.


Foto-reportazh nga Shtutgardi shtator 2014

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARENAT E LUFTËS PËR MBIJETESË NUK PO PËRFUNDOJNË KURRËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.25.2014)
URIME NË AMSHIM BIJA IME(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)Poezi nga AGIM GASHI (09.25.2014)
UNAZA E RE, E MADHE, E PLAVË-GUCISËNga RAMIZ LUSHAJ (09.24.2014)
FOTO EKSKLUZIVE - JOSIF BAGERI NË MESHËN E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË DURRËSNga ARBEN LLALLA (09.24.2014)
GJAKOVA I THOTË MIRËSEVJEN 'NERMIN VLORËS' (09.24.2014)
MANIFESTIMI TRADICIONAL'ORA E MALEVE' –ROZHAJË, 20SHTATOR 2014 (09.24.2014)
NJË LIBËR ORIGJINAL I CILI FLET PËR KONTRIBUTIN E MËRGATËS SONË NË GJERMANINga AGIM GASHI (09.24.2014)
BESA IMAMI - YLL I PASHUAR I SKENËS SHQIPTARENga Prof MURAT GECAJ (09.23.2014)
SHQIPTARJA EGZONITA ALA SHPALLET 'MISS GJERMANIA 2014'Vendin e dytë në garë e merr shqiptarja tjetër, FJOLLZA AVDIU (09.23.2014)
200 VJETORI I HIMNIT AMERIKAN (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]