E Enjte, 05.09.2024, 10:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A ËSHTË ALTERNATIVË PAS SITUATËS SË KRIJUAR POLITIKE QEVERIA E SHPËTIMIT KOMBËTAR?
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 11.16.2014, 04:18pm (GMT+1)


Situata politike pas zgjdhjeve te 8 qershorit  aq shumë është polarizuar sa nuk mund të merret me mend.Ky polarizim ka sjellur edhe përcepcione polItike   sikur të  bëhët fjalë për kombin e "˜parë' dhe  për kombin e "dytë".Shumë herë deri me sot jemi ballafaquar me divergjenca polItike, por ato kanë qenë në suaza të normalitit me ndonjë përjashtim. Qeveritë janë formuar pa vonuar shumë  edhe pse koalicionet  kan qenë  me koncepte të ndryshme politike. Tash këto divergjenca politike  i kan kaluar suazat e normalitetit duke kaluar në armiqësi të hapur. Çdo ditë po jemi dëshmitarë që  po mbahen takime të opozitës së bashkuar dhe të pozitës , por të cilat takime tashmë janë bërë monotone , kanë futur nervoz si mbrenda këtyre dy taborreve politike ashtu edhe kan futur nervozë  edhe  në popull.Kjo elitë politike  nuk e meritojnë pushtetin prapë. Nuk e meritojnë pushtetin së nuk I kan realizuar interesat e qytetarëve të dala nga vota e lirë.Nuk e meritojnë pushtetin së gjatë këtyre viteve nuk e luftuan  sa duhet  krimin e organizuar dhe korrupcion të nivelit  galopant. Nuk e meritojnë më pushtetin së shumë pak kanë punuar për mirëqenje . Privatizim më të keq të pronës shoqërore nuk kemi mundur ta paramendojmë. Ky  privatizim shumë punëtor I la pa punë. Privatizmet u shfrytëzuan  për tu pasuaruar në mënyrë marramendese shumë kush, e në anën tjeter shumica po ballafaqohen me mjerim social. Shëndetësi më të korruptuar dhe të  nivelit të ulët mund të gjesh vetëm në Afrikë. Dhe qdo sistem tjeter as për afer nuk është duke funksionuar ashtu si duhet.Pas  gjithë kësaj maskarade politike , edhe nese arnohen organet e reja të shtetit diqysh , në popull është zvetnuar besimi në këtë garniturë politike.
    Do të ishte mirë atëherë të mendohët seriozisht ndoshta si alternative  Qeveria e Shpëtimit Kombëtar nga  elita intelektuale. Ndoshta dikush mendon së kjo punë është e pa realizueshme , une mendoj së po që se ekziston një vullnet I përgjithashem ka mundësi edhe te realizohet .Kosova po kalon përiudhën më të vështirë të pas luftës. Kjo elitë politike është larguar shumë nga rregullat demokratike të lojës. Po  tregohet  e pa përgjegjshme  politikisht  .Pluralizmi si sistemi me i avansuar , nuk lejon diktaturë dhe   diktator, dhe as mafi politike. Me këto veprime të  pa matura jemi duke e bë nervoz edhe bashkësinë ndërkombëtare e cila po detyrohet shpesh të ndërhyn në punët tona shtëpiake. Rrotacioni i pushtetit është punë krejtë normale, kur dihet se kemi kaluar në sistemin kapitalist. Sistemi kapitalist si  sistemi me i avansuar  , nuk do të thotë të bën kush çka ti teket. Këta liderë  tanë politikë , sikur nuk kanë mësuar asgjë  nga historia dhe lufta e fundit.  Nuk është e mjaftueshme që të na bashkojnë vetëm sportistët tanë në botë të cilat janë krenaria e kombit. Uniteti duhet të jetë i gjithmbarshem, I njerëzve të politikës , intelektualve,  dhe të qdo kategorie shoqërore, kur ardhmeria e shtetit dhe  e kombit është në pyetje. Me secilin njeri që të rastisë ti ndërrosh disa fjalë shprehet  shumë I zhgenjyer më situatën e krijuar   politike . Shumë kush është duke u quditur dhe pyet së  a është e mundur që mos të formoheh organet shtetërore edhe pas shumë muajve? Kjo i ka demoralizuar njerëzit  për të ardhmen , për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për të ardhmen e shtetit që nuk po e ndërtojmë si duhet.   Këta deputet të zgjedhur pas 8 qershorit ,po bredhin rrugëve duke marrë paga të majme  pa mund. Sigurisht së shumica prej tyre nuk meritojne të jenë as deputet  të nivelit lokal. Nuk besoj së ka gjë me keq kur  shumica e popullatës  dëshirojnë të ishin jashta  Kosovës. A ka gjë më tragjike së të vjen punë deri  këtu , kur tashmë jemi duke jetuar pa okupatorin shekullor serbë , të cilët  ende  po na  kërcenojnë më ripushtim.  Çdo ditë e më shumë po thellohet kriza ekonomike , po shtohet numri i atyre që po kërkojnë punë e që është shumë i madh. 15 vite është periudhë e gjatë për të pritur prapë së do të bëhët mirë më këtë elitë politike ...  

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËSBotuar për herë të parë në East European Quarterly (Boulder, Colorado), vëll. 16, nr. 4 (janar 1983), f. 485-510.Nga ELEZ BIBERAJ (11.16.2014)
SHQIPTARËT, KËTA NJERËZ TË LINDUR PËR LUFTË!Nga ANDRÉ ORDIONI (11.16.2014)
ARKIVAT AMERIKANE NXJERRIN FILMIME TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930 (11.16.2014)
LUFTA E FTOHTË NËPËRMJET 30 FOTOGRAFIVE (11.15.2014)
GEORGE WASHINGTON - LEGJENDA E PACËNUESHME (11.15.2014)
FOTO E DITËS - RAMA SHËTIT SI QYTETAR I THJESHTË NË STOKHOLMNdryshe nga Beogradi ku delegacioni shqiptar u desh të shoqërohej nga mijëra policë (11.15.2014)
NË TURQI JETOJNË 700 MIJË ÇAMË (11.14.2014)
HUMBJA E DYTË E DIPLOMACISË SERBE NË BEOGRADVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.14.2014)
KOSOVA - BETEJA PËR NJOHJE* Botuar për herë të parë në Conflict Studies (Londër), nr. 137/138 (1982), f. 23-43.Marrë nga libri 'Shqipëria dhe shqiptarët në rrugën e rimëkëmbjes' i ELEZ BIBERAJT (11.14.2014)
MUÇI FEZGA - GJITHÇKA QË MUND TË BËJMË, TË JETË PËR TË MIRËN E BREZAVE QË NA PASOJNËIntervistoi: KUJTIM MATELI (11.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]