E Martë, 03.19.2024, 04:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PSE NJË QEVERI TEKNIKE PËR KOSOVËN
Nga KIM MEHMETI

E Shtunë, 01.31.2015, 10:34am (GMT+1)


Ia lidhën duart kryetarit të Komunës së Prishtinës, por harruan se regjimi që mbështetës të vetëm ka policinë, se pushtetarët që prangosin të zgjedhurin e popullit, kurrë nuk do mund t'i shpëtojnë mallkimit të popullit. Si diktatorë të vegjël e të mjerë, dalin e paturpshëm thonë se mediat janë duke ua rrënuar shtetin, e nuk shohin se për çdo natë, Kosovën e braktisin me qindra të rinj. Dhe me të drejtë e dënojnë dhunën dhe thonë se vota, e jo protesta në rrugë, të sjellin në pushtet, por harrojnë se deri dje këtë e thoshin edhe robëruesit e Kosovës, harrojnë se drejtuesit e shtetit nuk përfaqësojnë vetëm votuesit e tyre, por e kanë në duar fatin e tërë popullit. Dhe si të tillë - njësoj si çdo zaptues, i cili fatin e shtetit e të popullit e barazon me fatin e vet politik - ata e konsiderojnë armik çdonjërin që i kundërshton, si të tillë ata shohin vetëm gurët e protestuesve, por jo edhe pamjet trishtuese kur të riut të shtrirë i vërsulen policët!

Dhe drejtues të tillë janë të rrezikshëm për popullin dhe shtetin, drejtuesit e tillë janë trishtues për tërë shqiptarinë, ngaqë ata janë të gatshëm t'ia thyejnë popullit edhe boshtin e patriotizmit! Andaj duhet thënë: Regjimi i sotëm që drejton Kosovën, me shumëçka është fytyra e së djeshmes, që vret dhe varros të sotmen dhe të ardhmen e rinisë kosovare! Nëse do ishte ndryshe, nëse drejtuesit e sotëm të Kosovës me të vërtetë do kishin për qëllim të mirën e vendit dhe të popullit, atyre do u mjaftonte edhe një pikë gjaku polici apo protestuesi, që të dilnin e të thoshin: 'Ne jemi pushtetarë, por jo pushtues të popullit e të vendit tonë, andaj ejani që gjithë së bashku ta ndajmë të mirën e të keqen e këtij vendi!' Pra ata do propozonin të mundshmen që sot mund ta qetësojë Kosovën: një Qeveri teknike, që do e nxirrte vendin nga ky tunel ku është futur! Por këtë nuk mund ta presësh nga ata me mendësi nga djeshmja e pushtuesit, nga ata që marrjen e votës, e barazojnë me marrjen e "˜tapisë' që të shpallë pronarë të Kosovës!
KIM MEHMETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALA NË AKADEMINË PËRKUTIMORE PËR KADRI OSMANIN - MANISHPALOSJE KUJTIMESH PËR MIKUN TIM KADRI OSMANI - MANI NGA IDRIZ ZEQIRAJ (01.31.2015)
ZBRAZJA E KOSOVËS NGA TË RINJTË - MALLKIM PËR SHTETIN!Nga FLORIM ZEQA (01.31.2015)
VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARËDy fjalë nga autori RAMIZ LUSHAJ (01.31.2015)
PËRUROHET LIBRI I SKËNDER HAKLAJT 'TROPOJA E MREKULLIVE SHPIRTËRORE'Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (01.31.2015)
NJË LIBËR ME VLERA NJOHËSE E STUDIMORE (Skënder Haklaj, Tropoja e mrekullive shpirtnore - Studim -Tiranë, 2014, fq. 339)Nga Prof. ass. SHEFQET HOXHA (01.31.2015)
LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI ORGANIZON  ORЁ LETRARE - NЁ PЁRKUJTIM TЁ POETIT SHABAN CAKOLLI  Më 31.01. 2015 (e shtunë) (01.30.2015)
DEPUTETJA E AAK DONIKA KADAJ-BUJUPI: ISHTE POLICIA QË PROVOKOI E PARA TURMËN DUKE LËSHUAR GAZIN LOTËSJELLËS Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ (01.30.2015)
MARSHIMET E VDEKJESNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (01.30.2015)
FOTO HISTORI - KOSOVARI I PARË QË U TAKUA ME PRESIDENTIN GEORGE BUSH I (01.30.2015)
Beogradi e rekrutoi Jablanoviqin që të shkaktojë trazira në KosovëSI KA MUNDËSI QË NJË POLITIKAN I RI I PAPËRVOJË, ME NJË FJALË TA SHKATËRROJË KOSOVËN?Nga XHAFER LECI (01.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]