E Premte, 04.26.2024, 10:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHTËPIA E TOPTANËVE NË KRUJË - NJË NDËR MË UNIKET NË BALLKAN

E Djelë, 02.01.2015, 10:28am (GMT+1)



Pas një inspektimi që Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka kryer në ambientet e Muzeut Etnografik të Krujës, ka publikuar së fundmi edhe fotot e gjendjes aktuale që gëzon ky objekt.

Gjithashtu kjo drejtori ka publikuar edhe historikun e tij, për të nxitur vizitorët e shumtë të huaj dhe jo vetëm, që ta vizitojnë një prej objekteve unike që është edhe krenaria kulturore që gëzon qarku i Krujës. Kështu raporton ATSH.

Shtëpia e ndërtuar nga Toptanët që në atë kohë kur ishin sundimtarë të Krujës, është një shtëpi e stilit persian, pasi Kapllan Pashë Toptani, sapo ishte kthyer nga fushata e Teheranit, ku turqit dolën ngadhënjyes.

Pra, inxhinierët ishin persë, ndërsa ustallarët që e ndërtuan dibranë.

Edhe piktori që e ka hijeshuar këtë shtëpi ka qenë Bajram Muca, nga Ostreni i madh, I cili është shprehur se "Eshtë i njëjti stil me Xhaminë e Et`hem beut në Tiranë, dmth stil rokoko".

Më pas, nga fillimi i viteve `800, kur Toptanasit u shpërngulen në Tiranë dhe u bënë zotërit e Shqipërise së mesme, shtëpia kaloi në pronësi të një famijeje të dëgjuar nga Kruja me mbiemër Kalaja (Zejnel Efendi Kalaja), pronësi e cila u ruajt deri në vitet e fundit, kur shteti shqiptar bëri shpronësimin e saj.

Muzeu, i cili në origjinë ka qenë haremllëku (banesa private) e Kapllan pashës, është shpallur si i tillë për herë të parë në vitin 1959 dhe është restauruar me themel nga Prof. Emin Riza.

Objektet e ekspozuara aty, kanë vlerë pakrahasimisht të vogël historike dhe etnografike në krahasim me vete Muzeun, i cili është unik në trevat Ballkanike.

Ky Muze është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanasve, e cila është një ndërtesë e tipit "çardak" e vitit 1764.

Banesa është monument kulture i kategorisë I, dhe kjo vlerë e Trashëgimisë sonë Kulturore, i fton të gjithë ta vizitojnë dhe ta njohin nga afër.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAPITULLI SHQIPTAR - MË I ZIU DHE MË TRAGJIKU I SUNDIMIT KOMUNIST (02.01.2015)
MOIKOM ZEQO - CIPRAS DHE NARCISËT E SË MAJTËS SHQIPTAREIntervistoi: XHEVDET SHEHU (02.01.2015)
INTERVISTË ELEKTRONIKE ME NANËN MBRETËRESHË, 15 PRILL 2002 NENA MBRETERESHE GERALDINA (APONY): KOMBI SHQIPTAR DUHET TE MARRE SHEMBULL NGA AMERIKAIntervistuan: ELIDA BUÇPAPAJ dhe BEQIR SINA (01.31.2015)
KOSOVA NUK ËSHTË ARENË LUFTEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.31.2015)
PSE NJË QEVERI TEKNIKE PËR KOSOVËNNga KIM MEHMETI (01.31.2015)
FJALA NË AKADEMINË PËRKUTIMORE PËR KADRI OSMANIN - MANISHPALOSJE KUJTIMESH PËR MIKUN TIM KADRI OSMANI - MANI NGA IDRIZ ZEQIRAJ (01.31.2015)
ZBRAZJA E KOSOVËS NGA TË RINJTË - MALLKIM PËR SHTETIN!Nga FLORIM ZEQA (01.31.2015)
VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARËDy fjalë nga autori RAMIZ LUSHAJ (01.31.2015)
PËRUROHET LIBRI I SKËNDER HAKLAJT 'TROPOJA E MREKULLIVE SHPIRTËRORE'Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (01.31.2015)
NJË LIBËR ME VLERA NJOHËSE E STUDIMORE (Skënder Haklaj, Tropoja e mrekullive shpirtnore - Studim -Tiranë, 2014, fq. 339)Nga Prof. ass. SHEFQET HOXHA (01.31.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]