E Mërkurë, 05.01.2024, 11:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN"
E Martë, 03.16.2010, 05:24pm (GMT+1)

 

 

Njëmbëdhjetë letra të autorit të "The Catcher in the Rye" (Djaloshi Holden) prej sot janë të ekspozuara në New York


Gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka folur pothuaj me askënd, përveç ndonjë pijaneci në ndonjë lokal dhe ndonjë të çmendure

 

Voal-online 40 vjet të jetuar fshehtas. Perdja do të ngrihej këtë mëngjes, kur, për herë të parë në botë, katër të parat nga njëmbëdhjetë letra të panjohura të J. D. Salinger, autorit kult të "Djaloshit Holden", do të ekspozohen në Morgan Library. Bëhet fjalë për njëmbëdhjetë letra, skica e kartolina (të cilat i sjellim më poshtë duke i bërë bashkë në prag botimit të njëkohëshëm në New York Times, Wall Street Journal e Time Out) drejtuar Michael Mitchell-it, ilustruesit të romanit Djaloshi Holden, i cili me të shoqen Beth krijoi një trekëndësh të miqësisë së copëtuar vetëm nga refuzimi i J. D. për të komunikuar. Adresa e Salingerit shkon duke u koduar me kërkesën e marrësit: më parë "J. Salinger", pastaj vetëm "Salinger" e më në fund "P. O. Box 32, Windsor, Vt. 05089", adresa e Cornish, New Hampshire, ku shoqërohej me "sekret". Por madhështia e autorit, vdekur më 27 janar në moshën 91 vjeç, është nënvizuar nga salla ku kuratori Declan Kiely ka zgjedhur të ekspozojë letrat (shtatë të tjerat në ekspozitën e 13 prillit): është e njëjta sallë ku ruhet një kopje e rrallë e Biblës së Gutenbergut.

 



22 maj 1951
"Publiku është i marrë sa ai i New York-ut, por produksionet janë, shumë, shumë më mirë."

Salinger shkruan nga Londra pasi kishte krahasuar teatrot e West End me ato të Big Apple. Në udhëtimin që e ka çuar në Evropë ka pirë diçka me një modele të revistës Vogue ("Jo aq argëtuese, megjithatë."). Në kryeqytetin anglez është parë me Laurence Olivier, "një tip shumë i ëmbël", por që ka mbetur praktikisht "nën hije" nga shoqja e tij "magjepsëse, Vivian Leigh. Gjatë festave takonin balerinin australian Robert Helpmann ("një pervers me pamje të bezdishme") e diskuton për Kafkën me kritikun irlandez Enid Starkie, biograf i Baudelaire e Rimbaud. "Qoftëlargu që më mungon," mbyll Salinger.



16 tetor 1966
"Kam dhjetë, dymbëdhjetë vjet pune të grumbulluar të gjithë këtu rrotull... Kam në mënyrë të veçantë dy skenarë dy libra, të them të vërtetën që i kam akumuluar dhe i kam prekur me ndonjë ndryshim prej vitesh, dhe besoj se do të të pëlqenin." Salinger është në New York për t'i dërguar fëmijët Peggy e Matthew te dentisti, familja merr të njëjtin apartament të Sherry-Netherland ku kanë qenë Beatles - Peggy, të cilën në një skenë tjetër e përshkrua, "me entusiazëm" krizën e saj të marramandjes, është e trallisur nga kjo. Shkrimtari thotë se lexon në shtrat, ndërsa kreaturat e tij, "çfarë mrekullie", thotë, flenë në të njëjtën dhomë. Kalon nga New Yorker, i thotë Mitchell-it që i mungon shumë dhe që shpreson se të ketë gjetur dashurinë pas divorcit.

27 dhjetor 1966
"Jam duke punuar mbi materialin që adhuroj, por, Zoti im, e vazhdoj punën aq ngadalë, aq me ngurim." Salinger flet për herë të parë rreth vështirësisë së punës së tij: "Marifeti është të punosh pa iluzione, pa u tërhequr mbrapa", përmbyll dhe "kjo, më duket, është detyra që kemi të dy." Flet edhe për vështirësinë e gjetjes së dashurisë së humbur. "Nuk mund ta fshish një njeri nga jeta jote ashtu si nuk mund të të fshijë tjetërkush ty." Pastaj tregon si e ka gjetur të ndryshuar Manhattan-in, të cilin nuk e dashuron më, me perjashtim të Muzeut të Historisë së Natyrës. Thotë ndërkaq se do t'i pëlqente ta zbulonte Brooklyn-in, ëndërron ta takojë një hebre plak, "dalë nga Shekulli XVIII i cili e fton në shtëpinë e tij për një çaj a për një supë".

 



VEND DHE DATË TË PANJOHUR, 1969
"Faleni veprën e artit...": është fjalia që e shkruan me një bukurshkrim që nuk ngjason me të tijin mbi një biletë (pusullë) plotësuar me dorë dhe me një cep të grisur. Është gjëja më misterioze e ekspozitës, me sa duket është një vizatim i Matthew. Ose një shkarravinë për të cilën Salinger ndjente turp? Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë mesazh aq privat sa Mitchell e ka grisur që ta mbajë për vete. "Të kujtoj shumë, plakush": kështu e përmbyll biletën e tij Salinger.

31 GUSHT 1979
"Më është dashur të kem të bëj me dy universitarë pisa që më kanë fotografuar për gazetthën e tyre para zyrës së postës: shkofshin të gjithë tek qoftëlargu i mallkuar". Pasi kishte folur për një zonjë plakë dhe një çift të Biarritz-it, Salinger tregon për fëmijët e tij, Matthew është në vitin e dytë të universitetit, Peggy është martuar dhe jeton në Boston.

Çfarë torture ndërkaq udhëtimi i fundit në New York. Ha ushqim indian e kinez, shkon të shohë muzikalin Ain't Misbehavin', të cilin e neverit: "Tepër i lëmuar, teatral: i tmerrshëm." E vetmja gjë që e argëton është një udhëtim në metro, "duke përshkuar qytetin në një natë të nxehtë vere".

30 DHJETOR 1983
"Ai anglezi bajgë", i cili do të ishte Ian Hamilton, studiuesi që donte të shkruante biografinë e tij, bëri t'i shpërthente "një zemërim vrastar": studiuesi vërtitej lart e poshtë dhe i kërkonte miqtë e tij në telefon, e thërriste edhe një motër të tijën, ia rreshton pyetjet pa mbarim. "Ti më pyet nëse provoj të njëjtën urrejtje ndaj gjithçkaje që ndodh në botë," shkruan Salinger.
"Nëse dëshiron ta dish, edhe më shumë." Por pastaj thotë se kënaqet kur sheh John Wayne-n në filmin The Pistolers në televizion.

25 DHJETOR 1984
"E kam ndjerë veten të përzënë nga çdo tip shakaje personale apo të përgjithshme, gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam folur pothuajse me askënd, me përjashtim të nja dy pijanecëve lokalesh dhe ndonjë të çmendure që më rrëfehet." Thotë se nuk do të donte të merrej me asgjë që nuk ka të bëjë me shkrimet mbi të cilat po punon ("skenarët që kam në dorë janë duke marrë jetë") dhe ia uron mikut të tij një 1985 të pasur me "integritet dhe ekuilibër".

6 PRILL 1985
"Kërkoj falje për mungesat e mia si mik" shkruan Salinger në njërën prej letrave më të bukura. Marrëdhëniet me Mitchell e gruan e tij Beth kanë qenë raportet më të mira të jetës së tij (shkrimtari i përshkruan marrëdhëniet siç përshkruhet zakonisht një dashuri e madhe e cila përfundon), edhe pse tani dashuria mbijeton vetëm nëpërmjet letrave. Ajo kohë "duket se nuk do të kthehet më kurrë në jetë". Nuk ka ankime, por: "Kam pasur nevojë të shoshit mendimet pambarimisht, dhe pa asnjë frymë lehtësimi, në trurin tim: e sa më përket mua" përmbyll "kjo fjali është thotë gjithçka."

22 DHJETOR 1990
"Ivy Cottage, Coldharbour: Sun and Snow" është titulli i pejsazhit të paraqitur në kartolinën ku Salinger kujton edhe një herë vitet e kaluara dhe përqafon me ngrohtësi Mitchell-in e Beth-in.

16 DHJETOR 1992
"Hyjnisht, pjesa më e brendshme e studimit tim", ku i mbante punët e grumbulluara në vite, ka shpëtuar nga zjarri që ka shkatërruar gati krejt shtëpinë e tij. Salinger flet edhe për të birin duke pyetur nëse Matthew do të kishte qenë më i kënaqur po të kishte zgjedhur një profesion "më pak të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm se atë të biznesit".

30 JANAR 1993
"Një ballinë e bardhë e një libri rrëfen shumë më tepër, e kam seriozisht, për miqësinë e ne të treve, se çdo lloj kushtimi tjetër." Me këtë fjali Salinger hedh poshtë kërkesën e mikut të tij që ta ketë një kopje të autografuar të "Djaloshit Holden". Është përgjigja që ndërpret miqësinë e tyre. Por profetikisht, dhe në shenjën e një jete të jetuar fshehtas, Salinger paralajmëron: "E megjithatë, pjesën më të madhe të gjërave më të vërteta është më mirë ta lëmë të pathënë."/Elida BUÇPAPAJ

(http://www.repubblica.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS (03.14.2010)
COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA (03.10.2010)
"Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN (03.09.2010)
RIKTHEHEN FANTAZMAT E LUFTËS SË BOSNJËSNga Ron Synovitz (03.06.2010)
KUJTIMI I DËSHMORIT BESNIK HIDRI, RESPEKT PËR HISTORINËNga SHEREFEDIN SHEHU (03.05.2010)
NJË ZA USHTON EDHE SOT: "A KA SHQIPNI EDHE PËR MUE...?!"Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (03.04.2010)
TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN (03.02.2010)
SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN (02.27.2010)
SERBIA NE KONFUZION (02.26.2010)
FP: "PREMTIMET BOSHE TE EVROPES" (02.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]