E Mërkurë, 05.01.2024, 06:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SPIUNI "VICTOR" DHE DETYRAT E TJERA TË CROMES
E Premte, 03.19.2010, 11:42am (GMT+1)

 

 

 

Edhe pak dhe pensionisti Hans-Henning Crome me banim në Pullah do të jetë 80-vjeçar. Babai i tri vajzave ka bërë karrierë në Shërbimin Informativ Gjerman (BND), ka qenë drejtor i shërbimit në Nju-Jork, Bernë dhe Madrid.

 

Në qendrën e BND-së ai ka drejtuar një nëndrejtori. Crome ishte atje për një kohë përgjegjës për informatorin më të rëndësishëm, që ka pasur ndonjëherë BND-ja, spiunin "Victor", një kolonel i KGB-së sovjetike. Ishte një kohë interesante. "Por në retrospektivë", thotë i linduri në Kaliningrad, "pati vetëm një gjë në dyzet vjet shërbim, që më ka ndjekur deri në gjumë, dhe kjo qe puna për 85-ën".

 

Suksesi i hidhur për BND-në

 

Në pranverën e vitit 1961, qëmtuesi i ri Crome iu bashkua një shtabi të veçantë, që u ngarkua prej presidentit të shërbimit, Reinhard Gehlen, të hetonte kundër tradhtarëve në radhët e veta. Një ndër këta ishte Werner Felfe, i cili si agjent i dyfishtë nga njëra anë kishte drejtuar kundër-zbulimin e BND-së kundër Bashkimit Sovjetik, por nga ana tjetër kishte zbuluar për shumë vite për rusët pa u diktuar. Felfe dhe bashkëpunëtori i tij Johannes Clemens u zbuluan dhe u arrestuan - një sukses i hidhur për BND-në.

Por në turpërim u kthye procesi pasues para Gjykatës Federale të Drejtësisë, sepse u zbulua që Felfe dhe të bashkë-akuzuarit kishin punuar deri në 1945-ën në aparatin e terrorit të sigurimit policor të Rajhut të Tretë (RSHA). Clemens ishte bërë i njohur nën nofkën famëkeqe "Tigri i Como-s" në Itali, në një kohë kur kundërshtarët e regjimit atje i shqyente shërbimi i sigurisë i trupave SS. Në opinion shtrohej tani pyetja, se sa simahorë të tjerë të Gestapos, SS-ëve dhe SD-së kishin gjetur strehë tek BND-ja. Më pak se një për qind, gënjeu atëherë qeveria gjermane. Në të vërtetë ishin dhjet herë më shumë.

 

Verifikimi i brendshëm

 

Përmendorja e viktimave të trupave SS.

 

Crome nuk e di deri sot se ç'e shtyu Reinhard Gehlen-in, që t'ia caktonte pikërisht atij pas procesit të Felfe-s verifikimin e tërësishëm të brendshëm të gjithë punonjësve të BND-së që kishin dalë nga urdhrat e udhëheqësit të Rajhut Heinrich Himmler. Dokumentet personale që sillnin në intervistat me Crome-n punonjës të BND-së dëshmonin një të kaluar prej padroni bile deri kriminale. Bëhej fjalë për shfarosjen e hebrenjve evropianë, ekzekutim të mijërafishtë, terror. Jo të gjithë ishin vrasës dhe bashkëpunëtorë në vrasje, disa vetëm i kishin administruar vrasjet, e kishin shoqëruar terrorin si pjesëtarë të grupeve të ndërhyrjes, punonjës të Gestapos, të policisë së fshehtë në terren ose të shërbimit të sigurisë të SS-ëve pasi i kishin bindur. (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN" (03.16.2010)
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS (03.14.2010)
COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA (03.10.2010)
"Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN (03.09.2010)
RIKTHEHEN FANTAZMAT E LUFTËS SË BOSNJËSNga Ron Synovitz (03.06.2010)
KUJTIMI I DËSHMORIT BESNIK HIDRI, RESPEKT PËR HISTORINËNga SHEREFEDIN SHEHU (03.05.2010)
NJË ZA USHTON EDHE SOT: "A KA SHQIPNI EDHE PËR MUE...?!"Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (03.04.2010)
TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN (03.02.2010)
SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN (02.27.2010)
SERBIA NE KONFUZION (02.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]