E Mërkurë, 05.01.2024, 11:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Vizita e Obamës në Kabul, politikisht e nevojshme
E Martë, 03.30.2010, 05:59pm (GMT+1)

 

Vizita surprizë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, këtë fundjavë, në Afganistan, zgjati vetëm 6 orë, por debati pse ai shkoi atje, çfarë ai tha dhe çfarë ndikimi pati, do të vijojë. Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Heather Maher, pyeti Raimond Duboisin, një këshilltar në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike.



RADIO EVROPA E LIRË: Pse Obama zgjodhi që të shkojë në Kabul tani? Ishte thjesht për shkak të mundësisë së krijuar në agjendën e tij, pasi udhëtimi drejt Indonezisë u shty, apo janë faktorë të tjerë në lojë?

RAIMOND DUBOIS:
Thjesht fare, u bënë pesë muaj që kur ai mori vendimin për t'i rritur trupat në Afganistan, duke dërguar 30 mijë më shumë dhe ai nuk ka qenë atje. Dhe, varej nga momenti për të qenë atje, megjithëse për një kohë të shkurtër.

Është simbolike dhe simbolizmi është tmerrësisht i rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme për trupat që janë në terren, nga mikpritja që ai e mori. Ai është popullor për trupat dhe ishte koha që të ishte atje me ta.

E dyta, takimi me presidentin Hamid Karzai është simbolik. Karzai ka qenë në Kinë, Karzai ka mirëpritur udhëheqësin iranian dhe ky takim nuk ishte vetëm për Karzain, por për popullin afgan.

Dhe, unë mendoj se në mënyrë korrekte kjo u tha nga këshilltarët e presidentit: "Ne kemi nevojë të tregojmë që të dyja palët kanë një qasje të disiplinuar ndaj luftës në Afganistan, por edhe ndaj marrëdhënieve tona me kreun e zgjedhur të popullit afgan, presidentin Karzai."

RADIO EVROPA E LIRË:
Fitoret e Obamës, javën e kaluar, për kujdesin shëndetësor dhe përfundimin e traktatit të armëve me Rusinë, a e ndihmojnë atë në presionin ndaj Karzait për t'i përmbushur disa standarde në gjëra të tilla si çrrënjosjen e korrupsionit? Me fjalë të tjera, sukseset e Obamës këtu në shtëpinë e tij, a e ndihmojnë reputacionin e tij në Kabul?

RAIMOND DUBOIS: Mendoj se duhet kujdes për të thënë se çdo rast i dhënë, mund të rrisë apo të zvogëlojë reputacionin e presidentit të SHBA-ve.

Unë mendoj se duhet, megjithatë, të shikojmë se çfarë këshilltarësh politikë mund t'i kenë thënë presidentit, si për shembull, nëse jo zgjedhjet afatmesme për Kongresin në nëntor, sigurisht për rizgjedhjen në vitin 2012.

E para, rimëkëmbja ekonomike; e dyta, si do të pranohet reforma shëndetësore dhe si do të zbatohet në praktikë, dhe, e treta, Afganistani.

Në çështjen e kujdesit shëndetësor, Obama pati fitore; në rimëkëmbjen ekonomike, juria është ende në gjykim dhe mund të jetë e tillë për një ose dy vjet të tjerë. Kështu, barriera e tretë e rizgjedhjes së tij është suksesi në Afganistan.

RADIO EVROPA E LIRË: Vizita e Obamës ka kuptimin se ai po mbështet atë që po bën Karzai, apo është një qortim për atë që ai nuk po bën?

RAIMOND DUBOIS: Unë mendoj se nuk është vetëm simbolike që ai u ul me Karzain dhe e rëndësishme kur ai i tha Karzait: "Duhet të tregoni kujdes në zbatimin e ligjit, në qeverisje, dhe jo vetëm në Kabul, por në gjithë vendin, dhe në çështjen e korrupsionit!".

Por, mendoj se është gjithashtu simbolike për popullin e Afganistanit për Obamën, që thotë: "Unë, presidenti i SHBA-ve, dhe paraardhësi im, të cilët kanë investuar pasuri të madhe dhe gjak në vendin tuaj, janë për një president të përgjegjshëm, ashtu siç duhet".

RADIO EVROPA E LIRË: Vizita e Obamës vjen si intensifikim i përgatitjeve për paqen në maj mes Karzait dhe disa anëtarëve të talebanëve, që njihet si loja xhirga. Nëse vizita e tij është në një mënyrë e interpretuar nga të dyja anët si miratim i procesit të pajtimit, a është kjo gjë e mirë?

RAIMOND DUBOIS:
Mendoj se shumica e këshilltarëve politikë, pavarësisht bindjeve politike, do të pohonin se kjo është gjëja e mençur për t'u bërë, në mënyrë që presidenti i SHBA-ve t'i thotë presidentit të Afganistanit:

"Shiko, unë nuk do t'ju tregoj se si t'i zieni vezët, pra të drejtoni vendin, por, nga ana tjetër, mendoj se, përmes burimeve dhe mjeteve të ndryshme, keni arritur deri tek ato elemente të talebanëve me ndikim, që janë të gatshëm të ulen për bisedime në mënyrë individuale dhe kolektive.

Mendoj, se kjo është gjë e mençur për t'u bërë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT (03.28.2010)
SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN (03.26.2010)
AUTOGOLI I SERBISËNga PATRICK MOORE (03.24.2010)
SHTYPI KINEZ FUSHATË SULMESH KUNDËR GOOGLE (03.22.2010)
TRASHËGIMTARJA E ANNA NICOLE SMITH NUK MERR GJË NGA PASURIA E INDUSTRIALISTIT MILIARDIER TË NAFTËS (03.20.2010)
SPIUNI "VICTOR" DHE DETYRAT E TJERA TË CROMES (03.19.2010)
LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN" (03.16.2010)
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS (03.14.2010)
COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA (03.10.2010)
"Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN (03.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]