E Mërkurë, 05.01.2024, 03:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DENNIS HOPPER I SËMURË MERR YLLIN NË SHETITOREN E HOLLIVUDIT
E Djelë, 03.28.2010, 12:17pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Dennis Hopper, i dobët por duke buzëqeshur, u nderua me një yll në Shetitoren e Famës të Hollivudit, duke i zhgënjyer zërat që thoshin se aktori i "Easy Rider" është në shtratin e vdekjes.

 

Hopper, 73 vjeç, ka një kancer prostati të avancuar dhe thuhet se ka rënë në 45 kilogramë peshë trupore, duke qenë kështu i dobët për të përballuar vazhdimin e mëtejshëm të kimioterapisë.

 

Hopper kishte një fashë në dorën e djathtë gjatë ceremonisë. Ai tha se i mban për shkak të plagosjeve kur pi përpiqej t'iu shmangej paparacëve të cilët i kishin dalë befas në rrugë dhe e kishin thirrur emrin e tij.

 

"M'u duk si zë i njohur, prandaj desha të kthehem nga vinte zëri, por mora në thua dhe pësova një rrëzim të tmerrshëm, sepse nuk kam më muskuj," iu tha ai reporterëve. "Kështu rashë me fytyrë dhe pësova dëmtime edhe në dorën që mbaja shishe," shpjegoi ai.

 

Hopper, i cili e filloi karrierën më 1955 si rebel adoleshent i filmit "Rebel Without a Cause" (Krynegritës pa shkak) me James Dean, është ndërkohë i përfshirë në një betejë divorci me gruan e tij të pestë.

 

Sëndeti i tij është tejet i dobësuar sa ai nuk mund ta vazhdojë më kimioterapinë. Por

Hopper mori miratimin e mjekëve për të marrë pjesë në shpalosjen e yllit të tij në Hollywood Walk of Fame në nderim të punës së tij në më shumë se 150 filma.

 

Hollywood Walk of Fame ka rreth 2400 yje dhe shtrihet në 2 kilometra në qendër të Hollywood Boulevard dhe Vine Street.

 

Hopper shoqërohej nga Viggo Mortensen me të cilin luajti në filmat e viteve 1990, "The Indian Runner" dhe "Boiling Point".

 

Hopper është më së shumti i njohur për regjinë, skenarin dhe rolin kryesor në filmin e vitit 1969, "Easy Rider", me Peter Fonda-n.

 

Aktori u diagnozua me sëmundjen e prostatit në shtator 2009 dhe në janar e filloi procedurën e divorcit me gruan e 14 viteve, Victoria Duffy.

 

Prej atëherë ata janë në një luftë të tmerrëshme për përkujdesjen ndaj vajzës 7 vjeçare Galen. Muajin e shkuar Hopper fitoi një urdhër të gjykatës që Duffy të mos qëndrojë më në shtëpinë e tij në qytetin plazh Venice në Kaliforninë Jugore./Elida BUÇPAPAJ (http://www.reuters.com)

 

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SARAH PALIN NË QENDËR TË NJË SERIALI TELEVIZIV PËR ALASKËN (03.26.2010)
AUTOGOLI I SERBISËNga PATRICK MOORE (03.24.2010)
SHTYPI KINEZ FUSHATË SULMESH KUNDËR GOOGLE (03.22.2010)
TRASHËGIMTARJA E ANNA NICOLE SMITH NUK MERR GJË NGA PASURIA E INDUSTRIALISTIT MILIARDIER TË NAFTËS (03.20.2010)
SPIUNI "VICTOR" DHE DETYRAT E TJERA TË CROMES (03.19.2010)
LETRAT E JEROME DAVID SALINGER: "JA PSE UNË E URREJ BOTËN" (03.16.2010)
CARLOS SLIM, FYTYRA NJERËZORE E MË TË PASURIT TË BOTËS (03.14.2010)
COREY HAIM VDES NGA MBIDOZA (03.10.2010)
"Washington Post": SHISNI ISHUJT DHE AKROPOLIN (03.09.2010)
RIKTHEHEN FANTAZMAT E LUFTËS SË BOSNJËSNga Ron Synovitz (03.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]