E Enjte, 05.16.2024, 03:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA
E Premte, 05.21.2010, 09:34am (GMT+1)

Voal-online -Lindsay Lohan nuk do të arrestohet kur ajo të jetë kthyer në Shtetet e Bashkuara nga Festivali i Filmit në Kanë, pavarësisht se gjyqtarit të enjten tha se aktorja do të mbahet në burg ngaqë nuk u paraqit në një seancë dëgjimore për rastin e ngarjes së veturës në gjendje dehjeje.

Dira orë pasi një gjyqtar i Beverly Hills tha se Lohan nuk kishte "asnjë arsye" për të munguar në seancën dëgjimore dhe lëshoi një urdhër-arresti, zëdhënësi i sherifit të rajoni të Los Anxhelosit, Steve Whitmore, i tha Reuters-it se se ekipi ligjor i aktores e kishte postuar shumën prej $ 100 000 të hetimit në gjendje të lirë.

Kjo është shuma që gjyqtari kishte vendosur si kusht për Lohan, në një procedurë rutinë në sistemin amerikan të drejtësisë që i lejon një personi të akuzuar për të shmangur burgun duke derdhur para të cilat do të konfiskohen, në qoftë se individi arratiset.

Më parë gjatë ditës, avokati e Lohan, Shawn Chapman Holley, i tha gjykatësit se Lohan ka qenë e bllokuar në Francë, kur ia vodhën pasaportën e saj në festivalin e Kanës. Holley tha se Lohan tani ka një pasaportë të re. Nuk dihet kur ajo do të kthehet në Los Anxhelos.

Gjyqtari Marsha Revel lëshoi një urdhër-arrest për aktoren 23-vjeçare "Mean Girls" pasi mori vesh se Lohan nuk ka marrë pjesë në tri klasat e arsimit të alkoolit të imponuara me vendim gjyqësor në një rast të vitit 2007 kur ajo kishte ngarë veturën e dehur. Autoritetet thanë atëherë se është e mundshme që Lohan të arrestohet në aeroport pas kthimit të saj në Los Anxhelos.

Më vonë të enjten, ekipi ligjor i Lohan postoi paratë e lirimit me kusht, dhe urdhëri u hoq, tha Whitmore. "Ajo nuk do të arrestohet kur të kthehet në SHBA," tha ai.

Një tjetër procedurë gjyqësore është caktuar për të hënën ku Holley pritet të marrë pjesë, tha Whitmore. Nuk ishte e qartë nëse Lohan do të jetë e pranishme.

Në seancën gjyqësore të së enjtes, ku Revel ia vurin fajin Lohanit për mospraninë, gjykatësi tha se Lohan duhet t'i nënshtrohet provës javore të drogës dhe alkoolit me kthimin e saj në Kaliforni, duke u pajisur me një byzylyk të monitorimit të alkoolit dhe nuk duhet të pijë alkool deri në një seancë dëgjimore formale për të përcaktuar nëse ajo ka shkelur vendimin gjyqësor.

"Në qoftë se ajo do të donte të vinte në gjykatë, mund të vinte," tha Revel. "Në të vërtetë nuk kishte asnjë arsye të mungonte."

"Ajo duhet ta marrë këtë seriozisht. Unë e paralajmërova atë më herët," tha Revel, i cili në tetor ia zgjati dënimin me kusht Lohan, pasi klasash të tjera të humbura dhe paralajmëroi se ajo rrezikon dërgimin në burg. Klasat e arsimit të alkoolit janë pjesë e dënimit të Lohan pas një arrestimi të vitit 2007 për ngarje të veturës e dehur, për ngarje me tepër shpejtësi dhe nën ndikimin e kokainës.

Personazhe e përhershme e tabloideve, Lohan është fotografuar në një klub dëfrmi në Kanë kësaj jave, dhe shpesh jeta e saj në klubet e natës në Los Anxhelos dhe Nju Jork ka qenë një burim i famshëm për thashetheme.

Por zyrtarë nga programi i arsimit kundër alkoolit të cilin ajo ndjek thanë në dokumentet e gjyqit se Lohan "kurrë nuk ka ardhur në klasë duke qenë nën ndikimin e alkoolit, nuk është treguar e pasjellshme ose fyese" dhe "është treguar e hapur ndaj ideve në lidhje me ndryshimet e jetesës".

Lohan është konsideruar një nga aktoret më të talentuara të Hollivudit pas filmave si "Freaky Friday" dhe "Mean Girls". Por jeta e saj doli jashtë kontrollit pavarësisht tri qëndrimeve në qendrat e rehabilitimit.

Në rolin e fundit, Lohan ka luajtur një stripere në filmin "I Know Who Killed Me" ishte një dështim. Ajo u hoq muajin e kaluar nga një projekt filmi pasi mbështetësit financiarë të filmit e konsiduar atë të parregullt nga pikëpamja e garancive bankare./Elida Buçpapaj

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)
CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE (05.18.2010)
MIRË SE TË GJETA KOSOVË! FALEMINDERIT FAMILJA E NDERUAR SALIU!Mbresa të vizitës në Kosovë, maj 2010, nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.14.2010)
FËMIJËT E MICHAEL JACKSON BËHEN YJE TË INTERNETIT (05.14.2010)
I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS" (05.11.2010)
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË (05.11.2010)
KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNËNga NICHOLAS KRISTOF, New York Times (05.09.2010)
SILVIO BERLUSCONI - VERONICA LARIO: MARËVESHJA E DIVORCIT FARE AFËR (05.09.2010)
TRI PYETJE PËR EURONNga Patrick Moore, Radio Evropa e Lirë (05.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]