E Enjte, 05.02.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
A MJAFTON NJË E-MAIL QË AL GORE DHE GRUAJA E TIJ T'U SHPJEGOJNË MIQVE FUNDIN E MARTESËS SË TYRE
E Enjte, 06.03.2010, 03:43pm (GMT+1)



Kështu ndodhi me Al Gore dhe Tipper, i thanë njëri tjetrit adio pas 40 vjet martese. Dhe me vetëm një E-mail ata kanë dashur të mbyllin gojën e hapur prej habisë të atyre që e dëgjuan dhe e lexuan këtë lajm. Janë lodhur më kot, sepse gojët e atyre që tjerrin gossipe janë hapur si çorap duke hamendësuar skenaret e kësaj ndarjeje.

Skenari 1: Tipper e ka braktisur të shoqin për një djalosh të ri, të ri në moshë dhe delikat.

Skenari 2: Statistikisht më e mundëshme: Në mes të tërbimit duke i rënë botës qark, duke prodhuar dokumentarë Oskarësh, duke arritur në Oslo për të tërhequr një çmimi Nobel, Al Gore ka rënë në rrrjetën e ndonjë ambjentalisteje skandinave, nga ato të bardhat, me flokë të verdhë e sy të kaltër, dhe për të patur mundësi që të njihet pak më mirë me të, ka braktisur një mbledhje të rëndësishme, por këtë skenar ish-bashkëshortët Gore e mohojnë të dy bashkë.

Skenari 3: Ngjan pas një jete të tërë kaluar së bashku, të kesh dhënë e marrë prej nga njëri-tjetrit, dhe kështu vendos të ndahesh. Ky skenar ngjet në vendet anglosaksone, ku zakonisht është gruaja që vendos, por në rastin konkret nuk dihet se kush e ka hedhur hapin i pari.

Kësaj here ish-nënpresidenti i SHBA, që njihet si sponsori politik i shpërndarjes së internetit, dhe gruaja e tij, një version i rrallë i devotshëm i bashkëshorteve bionde, kanë vendosur që ndarjen e tyre ta bëjnë me dije po përmes internetit. Shpesh herë komunikime të tilla janë të njëanëshme, është gruaja dhe rrallë burri që hedh hapin e madh, duke dërguar një E-mail, e duke i thënë tjetrit apo tjetrës, lamtumirë.

Në raste të rralla, vendimi është i dyanshëm, si në rastin midis çiftit Albert Gore e Mary Elizabeth Aitcheson, që njihet me emrin Tipper. Gore, përpara kohëve të internetit, ka treguar se gjatë kohës së Harvard-it, ai dhe Tipper "” kaluan romancën e një «Love Story». Tipper, që e ka njohur të shoqin kur ky ishte në Harvard, me të cilin u martua përpara se Al Gore të nisej në Vietnam, me të cilin bëri katër fëmijë, duke e mbështetur si gjatë kohës kur ishte nënpresident, ashtu edhe gjatë periudhës depresive kur i humbi zgjedhjet presidenciale, pas rrëmujës në Florida. E ka mbështetur dhe duruar, për vite e vite të tëra, si një grua e rrallë ideale e një burrashtetasi amerikan dhe më në fund është dorëzuar duke thënë "mjaft më", dhe puthja Al Gore-Tipper, gjatë kongresit të Demokratëve, më 1992, pak përpara fitores Clinton-Gore, tashmë ka hyrë në arkivin e historisë.

Tipper ishte e famshme në Washington D.C. për perfeksionizmin e saj: një mikja e saj tregonte, se kur mbaronte së kujdesuri për të katër fëmijët e saj dhe papritmas binte zilja e telefonit, ku bashkëshorti e njoftonte se ishte duke mbërritur në shtëpi, ajo vraponte në banjë për të vënë të kuqin e buzëve. Dyzet vite dhe sa e sa të kuqë buzësh janë konsumuar kështu, kush i ka njohur si çift, ka mbetur nën shok, pas lajmit të tyre shpërndarë në internet.

Dhe të gjithë nuk bëjnë gjë tjetër veç përsërisin batutën bërë në gazetën Huffington Post nga Larry Sabato, drejtori i Univerisitetit të Virxhinias, Qendrës të Politikave që paskësh thënë: «Po kush kishte besuar se martesa e Clintonve do të kishte zgjatur më shumë se ajo e Gorëve?."

Bill Clinton dhe Hillary Rodham janë dy persona ambiciozë që njohin vlerat e njëri-tjetrit, dhe luajnë në skuadër në mënyrë të barabartë.

Al e Tipper Gore, më tepër konvencionalë dhe në pamje më të dashuruar me njëri-tjetrin, ndoshta i kanë besuar përrallës se janë një çift perfekt ala amerikan, çka ka funksionuar perfekt për 40 vjet, pra ata kanë pasur të drejtë kur i kanë besuar historisë së tyre të dashurisë. Ata kanë qenë shumë mirë bashkë, kanë rritur bashkë katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë, që herë pas herë është arrestuar për posedim marijuane.

Në fillim ajo, dhe pastaj ai, filluan të shëndoshen, kanë pasur të dy në kohë të ndryshme, periudha depresioni. Dhe atë që presupozohet të jetë përpjekja e tyre e madhe për ta kaluar jetën së bashku, qëndron te fakti kokëfortë se kanë blerë një shtëpi, që ka kushtuar vetëm 9 milionë $, pranë Santa Barbara, në Kaliforni, pikërisht aty ku jeton Kim Besinger dhe Alec Baldwin, edhe ata të divorcuar, pas një dashurie të zjarrtë dhe një divorci të zjarrtë, si ky midis Gore dhe Tipper, gruas së tij për 40 vjet.


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBULOHET TESTAMENTI NGA GAZETA BRITANIKE E SË DIELËS "NEWS OF THE WORLD" (05.31.2010)
SHBA: DITA E TË RËNËVE, NJË MOMENT PËR TË NDERUAR ATA QË BËNË SAKRIFICËN SUBLIME (05.30.2010)
KA VDEKUR AKTORI DENNIS HOPPER (05.30.2010)
LAMTUMIRË ARNOLDIT, KA VDEKUR NGA NJË AKSIDENT (05.29.2010)
SARAH FERGUSON, DUKESHA E SKANDALEVE (05.28.2010)
PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESENga MIHAL GJERGJI (05.26.2010)
FLET POETI DHE MBLEDHËSI I FOLKLORIT TROPOJAN HAMIT ALIAJ (05.25.2010)
SËNDUKU I ANËSNga MERLIN TUSHE, New York (05.24.2010)
BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR (05.24.2010)
JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IMNga MANFRED BORSELLINO (05.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]