E Martë, 05.14.2024, 12:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LAMTUMIRË ARNOLDIT, KA VDEKUR NGA NJË AKSIDENT
E Shtunë, 05.29.2010, 10:18am (GMT+1)

Vazhdon "mallkimi" i yjeve të serialit televiziv. Aktori Gary Coleman ishte operuar me urgjencë: qe rrëzuar duke goditur fatalisht kokën

Voal-online -Lamtumirë, Gary Coleman (Geri Koleman), protagonist i serisë së famshme "Miku im Arnold". Aktori 42 vjeçar ka vdekur pasi ishte shtruar për një hemoragji cerebrale në një spital të Utahit (SHBA), mbas një fatkeqësie të rëndë: ishte rrëzuar në shtëpi duke e goditur shumë keq kokën.

INCIDENTI

Incidenti ka ndodhur natën e së mërkurës në banesën e aktorit në Santaquin, në afërsi të Salt Lake City: ish fëmija gjeni është transportuar me urgjencë në spitalin dhe gjendja e tij është përkeqësuar dramatikisht të enjten, kur e ka humbur vetëdijën dhe ka rënë në koma. Prej atëherë është mbajtur në jetë me ndihmën e aparaturave mjekësore. Ishte shtrimi i tretë i Gary Coleman-it në pak muaj: ishte ndier keq në janar dhe një muaj më vonë kishte pasur një të fikët gjatë xhirimeve të programit televiziv The Insider. Problemet shëndetësore vinin edhe nga cikli i dializave të cilave ai iu nënshtrohej që prej moshës së vogël, në vijim të trapiantit të veshkave, që e kishte bërë në vitet 1980.

PROBLEME ME DREJTËSINË

Aktori, i cili vuante nga nefriti dhe ka mbetur trupshkurtër, ka qenë në qendër të kronikave edhe për problemet e tij ekonomike dhe me drejtësinë. Në fillim ishte arrestuar nga policia e Utahur për një akt të dyshuar dhune shtëpiake; dy vjet më parë kishte përfunduar në burg se ishte shkelur me veturë një njeri në vendparkim. Më 1998 ishte dënuar me 90 ditë burg, me kusht, sepse kishte goditur një grua e cila i kishte kërkuar autograf. E më 1990 i kishte denoncuar prindërit adoptivë, duke mëtuar se kishin marrë shumë para nga llogaria e tij në bankë. Pavarësisht se aktori fitonte deri në 100 000 dollarë për episd në vitet kur interpretonte Arnold Drummondin në serinë "Different Strokës" - dhënë nga televizionet amerikane nga viti 1978 deri më 1986 - Coleman më 1999 është paraqitur në instancën e falimentimit.

MALLKIMI

Duket pikërisht njëfarë mallkimi që i ndjek yjet e telefilmit "Arnold": tragjedia e fundit ndodhi më 6 maj. 25 vjeçari Tyler Lambert, djali i aktores Dana Plato (në seri Kimberly Drummond, gjysmëmotra e Arnoldit) është vrarë me një të shtënë pistole në tëmth. Episodi ka ndodhur pothuaj njëmbëdhjetë vejt saktësisht nga dita kur i vdiq e ëma, mbytur nga mbidoza e barnave më 8 maj 1999./Elida Buçpapaj

(http://www.corriere.it)

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SARAH FERGUSON, DUKESHA E SKANDALEVE (05.28.2010)
PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESENga MIHAL GJERGJI (05.26.2010)
FLET POETI DHE MBLEDHËSI I FOLKLORIT TROPOJAN HAMIT ALIAJ (05.25.2010)
SËNDUKU I ANËSNga MERLIN TUSHE, New York (05.24.2010)
BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR (05.24.2010)
JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IMNga MANFRED BORSELLINO (05.23.2010)
TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË (05.22.2010)
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA (05.21.2010)
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]