E Mërkurë, 05.15.2024, 12:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR
E Hënë, 05.24.2010, 04:06pm (GMT+1)

Voal-online -Pesë muaj pas vdekjes së aktores Brittany Murphy, burri i saj, skenaristi britanik Simon Monjack, është gjetur i vdekur të dielën (dje) në shtëpinë e çiftit në Hollywood, sipas zyrës së hetimeve të rajonit të Los Anxhelosit.

Monjack, 39 vjeç, u konstatua i vdekur pasi Departamenti i Urgjencave i Los Anxhelosit u thirr në banesë për ndihmë urgjente mjekësore, thanë autoritetet. Zëdhënësi i policisë, rreshteri Louie Lozano, tha se vdekja duket të ketë ardhur për arsye natyrale, por hetuesit qëndruan në skenën e ngjarjes.

Burimet thanë për Hollywood Reporter se nëna e aktores Brittany Murphy, Sharon, e gjeti Monjack-un aty nga ora 9:30, pa ndjenja, dhe thirri numrin 911.

Në janar, nëna e Monjack-ut, Linda Monjack, i tha revistës People se djali i saj nuk "është mirë dhe mjekët janë duke i bërë analiza. Nuk dihet nëse ai ka probleme të zemrës, më mirë pyeten atë, por gjithsesi ai ka pasur probleme shëndetësore në të shkuarën. Unë mendoj se dihet, sikurse është publikuar edhe në shtyp, se ai ka pasur një sulm në zemër një javë para vdekjes së të shoqes, kur ai po kthehej nga Puerto Rico."

Murphy, 32 vjeçe, vdiq në dhjetor nga pneumonia, nga mungesa e hekuit dhe nga helmim i shumëfishtë prej ilaçeve. Ajo qe martuar me skenaristin më 2007 dhe nuk kishin fëmijë.

Pas vdekjes së aktores Murphy, një zyrtar i hetimeve i Los Anxhelosit, ndihmësshefi Ed Winter, tha për revistën People: "Kjo vdekje do të kishte qenë e parandalueshme. Murphy kishte në plan të vizitohej tek mjeku, por ajo mjerisht nuk arriti. Ky ishte rast pneumonie e një anemikeje, e cila ishte duke marrë ilaçe në një kohë që duhej të qëndronte e shtruar në spital."

Në një intervistë për revistën People në janar, Monjack tha se e shoqja ishte vizituar tek një mjek. "Unë kujdesesha shumë për time shoqe... Ajo ishte nën rajtim me antibiotikë, merrte ilaçe kundër kollës dhe çdo gjë e vazhdonte në rregull," tha ai.

Lidhur me shqetësimin e miqve të aktores Murphy se Monjack do të merrej nën hetime, Winter said: "Ai nuk është konsideruar kurrë një i dyshuar. Askush nuk është marrë nën faj, sepse kishim të bënim me një aksident."/Elida Buçpapaj

(http://www.people.com/people)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IMNga MANFRED BORSELLINO (05.23.2010)
TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË (05.22.2010)
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA (05.21.2010)
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)
CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE (05.18.2010)
MIRË SE TË GJETA KOSOVË! FALEMINDERIT FAMILJA E NDERUAR SALIU!Mbresa të vizitës në Kosovë, maj 2010, nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.14.2010)
FËMIJËT E MICHAEL JACKSON BËHEN YJE TË INTERNETIT (05.14.2010)
I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS" (05.11.2010)
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË (05.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]