E Martë, 05.14.2024, 05:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SARAH FERGUSON, DUKESHA E SKANDALEVE
E Premte, 05.28.2010, 09:24am (GMT+1)

Voal-online -Duket se Sarah Ferguson është kthyer në zanafillë. "Dukesha e skandaleve" - ish gruaja e princit Andrea, nënë e princeshave Eugenie e Beatrice - duke përfunduar në kurthën e orkestruar nga tabloidja News of the World në fakt e ka tepëruar çdo masë. Por ky është vetëm episodi i fundit i një vargu të gjatë "incidentesh" të cilët kanë çuar deri aty sa ajo të deklarohet "persona non grata" (njeri i padëshirueshëm) i familjes mbretërore. Gjë që, në fakt, e mënjanuar nga rangjet e saj.

Gjithnjë adhuruese e jetës së shthurur (i famshëm flirti i saj me kontin Gaddo të Gherardesca-s), Fergie vitet e fundit është përballur me një tronditje të financave të saj personale. Ajo që dukej dikur si një përallë e bukur është përmbyllur me makthe nga më të rëndat. Fillimisht, në fakt, Sarah 'kuqja', siç e thërrisnin tabloidet britanike, ngjasonte të ishte zgjedhja e përkryer- bashkë me Daianën - për t'ia dhënë familjes mbretërore britanike një ngjyrim moderniteti. Vajza e madhe e Ronnie Ferguson, pas diplomës që mori në Queen's Secretarial College gjeti punë në një shoqëri të marrëdhënieve publike në Londër. Pastaj në një galeri artesh dhe më në fund në një shtëpi botuese.

Andrea e Sarah shpallën fejesën më 1986 dhe dalëngadalë shkuan në martesë. Në vitet e para 1990 martesa e tyre ishte në zgrip të falimentimit: dukesha ia lë gjithnjë fajin punës që bënte i shoqi - Andrea ndërkohë ishte në Marinë dhe ia kushtonte së shoqes 40 ditë në vit - burimi i të gjitha të "këqijave" të tij. E vetme, pa askënd që ta "projektojë", Fergie ka mbetur pothuaj menjëherë viktime e vetvetes. Kur marrëdhënia e saj me multimilionierin teksan Steve Wyatt u bë pronë publike, pozicioni i saj u bë i papranueshëm: në vitin 1992 Sarah e Andrea shpallën ndarjen. Pak më vonë skandali Wyatt u eklipsua nga fotot që e tregonin në sjellje komprometuese me këshilltarin financiar Johnny Bryan.

1996 ishte viti i divorcit dhe i prishjes totale me familjen mbretërore - përveçse viti i borxheve. Duket se Sarah ia kishte borxh bankës së Mbretëreshës - The Coutts - plot tre milionë sterlina. Fergie u transferua kështu në SHBA dhe e shfrytëzoi emrin e saj, duke u bërë fytyra e shoqatës Weight Watchers. Kjo filloi të japë rezultat dhe dukesha e Jorkut (York) dukej se e kishte rigjetur veten plotësisht - asaj i përkasin 26 libra të suksesshëm, bashkëprodhimi i filmit të suksesshëm The Young Victoria, dokumentarë dhe filma televizivë. Pastaj kohët e fundit një tjetër tronditje. Dhe huadhënësit filluan të trokasin në portën e saj. Fergie e mbyll kështu aventurën e saj amerikane dhe kthehet në atdhe, ku gjen mbështetjen e ish të shoqit Andrea. Ai ia vë në dispozicion banesën e tij të Windsorit, The Royal Lodge - ku dikur banonte Nëna Mbretëreshë. I hidhur fati i Sarah Fergusonit.

Ndryshe nga Diana, e cila mori një shumë 20 milionë sterlinash kur u divorcua nga Charles, Fergie, duke zgjedhur të mos shkojë në gjyq për të mos e shqetësuar Elizabetën II, u detyrua të kënaqej me një pagesë 15 mijë sterlinash në vit. Një mënyrë, thotë, për të mbetur në raporte të mira me familjen mbretërore, në radhë të parë me Mbretëreshën. Por Windsor-të nuk ia kanë falur kurrë stilin e saj të jetës "ekstravagante" aq sa e kanë përjashtuar nga çdo takim familjar. Dhe tani vjen grushti i pamëshirshëm./Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESENga MIHAL GJERGJI (05.26.2010)
FLET POETI DHE MBLEDHËSI I FOLKLORIT TROPOJAN HAMIT ALIAJ (05.25.2010)
SËNDUKU I ANËSNga MERLIN TUSHE, New York (05.24.2010)
BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR (05.24.2010)
JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IMNga MANFRED BORSELLINO (05.23.2010)
TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË (05.22.2010)
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA (05.21.2010)
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)
CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE (05.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]