E Martë, 05.14.2024, 09:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESE

Nga MIHAL GJERGJI


E Mërkurë, 05.26.2010, 09:41pm (GMT+1)

(Rreth librave me poezi, me autore Kozeta Zylon)

Para disa kohësh kam lexuar një cikël me poezi që më bënë shumë përshtypje. Mes punëve të shumta (gënjejmë veten duke pretenduar të bëjmë gjëra të shumta dhe s'realizojmë dot asgjë !) gjeta kohën dhe mora në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, tre libra për të shuar plotësisht kurreshtjen dhe për të shijuar mrekullinë që të fal poezia e vërtetë. Librat titulloheshin: "Monumenti i Lotit, Pranverë pa Mimoza dhe Mjellmat po të vijnë, me autore zonjën Këze Kozeta Zylo.

Së pari më duhet t'ju them se s'më befasoi vetëm "Monumenti i Lotit", por edhe fotua në kopertinë. Kërkoja të gjeja vendin e saj të merituar mes Sofia Loren, Merlin Monro dhe aktoreve të tjera magjike të skenës. Qënka fatlume e nderuara Kozeta. Zoti qënka treguar tepër bujar me të. Mbasi ka ndërtuar shtatoren sipas qejfit të vet, është marrë edhe me botën e saj shpirtërore.

Zonja Kozeta, ka lindur poete, mandej, jeta e ka bërë një mësuese të mënçur. Më vjen mirë që është e mbushur me shqiptarizëm dhe besoj se horizonti gri i Tiranës, i nderet para syve si një tis pikëllimi. Mbase i trazon edhe ritmin aq të nxituar të ditëve të saj në metropolin e zhurmshëm te New Yorkut, ku banon.

"Nga hiri i dashurisë së fikur" qënkan mbushur edhe brazdat e saj të mendimit. Ja që jeta paska një det të madh dhimbjeje, ashtu siç ka edhe mirësitë, mbase më të kursyera. A thua që zoti ta ketë bërë syrin në formën e globit, për të veshur me kristalet e lotit dhimbjen njerëzore, për ndarjet aq trishtuese apo humbjet pa kthim?!. Andaj "Globi i lotit rrënqethet, thyhet".

Lukiani e krahason hirin e vatrës së vendlindjes, më të ndritshëm se zjarri në vendin e botës. E di që brengat e poetit janë pjesë e dramave të atdheut. Tek buza e çarë në hall e një nëne, poeti shikon edhe një të çarë shteti, atherë kur vendoset paqja (që përgjithësisht janë të rreme) trishtohet poeti për pragun e luftës së nesërme. Jo më kot Kozeta, edhe mua "S'më gëzon Paqja" e brishtë, sepse është shumë pak për njeriun: "Vetëm një gisht mjaltë". Mes kësaj dileme endet njerëzimi, mes zhgënjimit dhe shpresës, ndërsa na duhet të shpresojmë se s'do kemi tjetër "Pranverë pa mimoza", ndryshe, jo kënaqësitë, por kujtimet e hidhura do "Trokasin vrullshëm në shtigjet e shpirtit".

Në këto kohë të vështira që kalojmë ( s'e di se kush është e sëmurë, koha apo njeezit!) s'na mbetet gjë tjetër veçse të ngrejmë zërin deri në kupë të qiellit, të bëjmë apel që shqiptarët ta dashurojnë vendin e tyre, thote autorja Zylo mes vargjeve: "Përplasur e rrahur nga dallgët oqeanike", sepse vetëm dashuria mund ta lartësojë ngrehinën shpirtërore të rrënuar, vetëm ajo mund t'i kthejë në vatrën e tyre bijtë e larguar "Për të gjetur pak Liri murosur nëpër ligje".

Në Tiranën tonë të dashur, shkruan autorja numuri i lypsarëve është shtuar dhe ti s'mund t'u shmangesh, sepse për të arritur deri tek liqeni i Mjellmave te dashurise, duhet të kalosh përmes tyre.

E ndërkohë nepermjet nje kontrasti te fuqishem ajo thote: "E e di mirë se ata nuk ju shtrijnë dorën Parlamentarëve" megjithëse qëndrojnë para Kuvendit Popullor. Le të jenë të qetë deputetët, duhet shpresuar prej tyre, sepse edhe lypsarët shpresojnë, me siguri presin "Ligjin e zhdukjes së varfërisë"... Nuk e di nëse do merrem ndonjëherë me poezitë e Kozetes, t'u bëj një analizë të gjatë, sepse e meritojnë, kanë mendim të fuqishëm dhe ndjenjë, janë të vrullshme, pa korrniza arkaike dhe pa ngjyrën e verdhë të urrejtjes brenda tyre. Mirëpo druaj për faktin se a do arrijnë analizat e mia lartësinë e mendimit të saj?

Sigurisht, unë s'kam marrë pishtarin e Diogjenit për të gjetur njeriun e vërtetë që fshihet brënda artit të krijimit, as peshoren e Solomonit për të gjykuar mbi ballancën e vlerave apo mangësive, mirëpo përpara bukurisë njerëzore ( magjia e fjalës është më tunduese nga të gjitha) krijuesi s'mund të hesht.

Ndërsa lexoja poezitë e saj, mëndja më vajti larg, shumë vite larg, atherë kur këndohej në kor refreni i trishtuar :"Lavdi, Lavdi, Lavdi Ledit Makbeth...!". Po, a e di Kozeta që "krokamat e sorrave " vazhdojnë të poetizohen, e di ajo që shpirtrat i rivrasin përsëri, ani pse ajo ne librat e saj lutet: "Mos, në paçi Zot !"

I lexova edhe vlerësimet e të tjerëve, edhe pse s'ndikohem prej tyre, pavarësisht se ato meritojnë vëmëndje. Pastaj Zylo edhe vetë ka deklaruar: "Mos më shihni emrin kur shkruaj/ më parë më lexoni se ç'them". Brenda poezive te saj gjeta dhe nje bashkëshort, një Romeo të sotëm, mbushur me dashurinë e një poeteje, jo vetëm të bukur, por edhe me magji fjale, atij i kishte bërë një kryevend.

Tiranë, më 24.05.2010.

Mihal Gjergji


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLET POETI DHE MBLEDHËSI I FOLKLORIT TROPOJAN HAMIT ALIAJ (05.25.2010)
SËNDUKU I ANËSNga MERLIN TUSHE, New York (05.24.2010)
BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR (05.24.2010)
JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IMNga MANFRED BORSELLINO (05.23.2010)
TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË (05.22.2010)
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA (05.21.2010)
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)
CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE (05.18.2010)
MIRË SE TË GJETA KOSOVË! FALEMINDERIT FAMILJA E NDERUAR SALIU!Mbresa të vizitës në Kosovë, maj 2010, nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]