E Martë, 05.14.2024, 11:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KA VDEKUR AKTORI DENNIS HOPPER
E Djelë, 05.30.2010, 08:17am (GMT+1)

Aktori dhe regjisori i Easy Rider, ishte 74 vjeç dhe prej kohësh i sëmurë

Voal-online -Djalosh rebel me James Dean, hippie para e mbrapa makinës së xhirimit në filmin simbol të protestës të viteve Gjashtëdhjetë Easy Rider: Dennis Hopper, personazh i papërmbajtur, antikonformist e anti-skemë i kinemasë amerikane, ka vdekur mbrëmë në Venice, Kaliforni. Ishte 74 vjeç. Hopper ka vdekur nga kanceri në prostat prej të cilit ishte prej kohësh i sëmurë. Pranë tij, ka thënë miku Alex Hitz, ishin mbledhur njerëzit më të dashur.

Tani kujtohet karriera e gjatë e tij, mbi 50 vjet të kinemasë duke filluar nga Rebel Without a Cause (1955) e The Giant (1956) me mentorin James Dean, tek personazhet e çmendur të Apocalipse Now të Francis Ford Coppola, Blu Velvet të David Lynch e Speed të vitit 1994 të Jan De Bont me Keanu Reeves e Sandra Bullock. Por fama e Hopper-it është pazgjidhshmërisht e lidhur me motoçikletën dhe me Easy Rider, film me Peter Fonda- dhe atëherë të panjohurin Jack Nicholson, që e shpërblen me dy kandidatura për Oskar (Fonda e Terry Southern për skenarin më të mirë, kandidatura tjetër vinte më 1986 për filmin dramë tronditës Hoosiers). Easy Rider është konsideruar një prej filmave më të mëdhenj të historisë së kinemasë amerikane: protagonistët e tij në Harley Davidson, shpërndarësit e drogës Wyatt (Fonda) e Billy (Hopper), popullarizuan mitin e jetës 'nëpër rrugë', tymosjen dhe dashurinë e lirë në përgjithësi. Hopper si apripist hapi një erë të re në kinema, ku garda e vjetër e Hollywood-it u detyrua të dorëzohet përballë një gjenerate të re të kineastëve si Coppola e Martin Scorsese.

Xhiruar me një buxhet të raskapitur, Easy Rider shënoi daljen e Hopper mbrapa makinës së xhirimit: e futi Amerikën thellë në botën e hippive të Epokës së Ujorit duke bërë portretin e një vendi në krizë identiteti, tronditur nga kundërshtimi i luftës në Vietnam. Në të njëjtin vit kur ndodhte Woodstock, Easy Rider u bë një nga manifestet e kundërkulturës. Në vijim, edhe për shkak të telasheve personale, Dennis Hopper u konsumuara, duke mbetur gjithnjë perosnazh jashtë skemës. Në mars iu dha një yll në Walk of Fame të Hollywood-it: aktori dhe regjisori ishte prezantuar me mikun e tij të vjetër Jack Nicholson duke qenë i dobësuar dhe tashmë i rrënuar nga sëmundja.

Hopper kishe vuajtur që herët nga iluzione paranoide. Më 1982, kur xhironte filmin "Jungle Warriors" në Meksikë, ai vrapoi lakuriq në xhungël, i bindur se Lufta e Tretë Botërore kishte filluar. Ai u muar në një avion për në Amerikë, por ai doli me rrëmbim jashtë, duke qenë i bindur se avioni ishte në flakë. Në vijim u mbajt në spital tre muaj.

Ai luajti në filma komercialë për para si "Super Mario Bros." e "Texas Chainsaw Massacre 2" dhe ktheu mbrapsht projekte të rëndësishme që mund ta kishin bërë legjendë si "Taxi Driver" e "Reservoir Dogs".

Hopper ishte fotograf i njohur, piktor, skulptor dhe koleksionist. Ai vazhdoi të punojë pothuaj deri në fund të jetës në kinema dhe artet e tjera. Por në muajt e fundit u dërmua nga beteja gjyqësore për divors më gruan e pestë, Victoria Duffy. Ai është mbijetuar nga katër fëmijë./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it) (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAMTUMIRË ARNOLDIT, KA VDEKUR NGA NJË AKSIDENT (05.29.2010)
SARAH FERGUSON, DUKESHA E SKANDALEVE (05.28.2010)
PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESENga MIHAL GJERGJI (05.26.2010)
FLET POETI DHE MBLEDHËSI I FOLKLORIT TROPOJAN HAMIT ALIAJ (05.25.2010)
SËNDUKU I ANËSNga MERLIN TUSHE, New York (05.24.2010)
BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR (05.24.2010)
JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IMNga MANFRED BORSELLINO (05.23.2010)
TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË (05.22.2010)
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA (05.21.2010)
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]