E Enjte, 05.16.2024, 05:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IM

Nga MANFRED BORSELLINO


E Djelë, 05.23.2010, 09:37am (GMT+1)



Sot përkujtohet përvjetori i masakrës: i biri i Paolo Borselinos kujton në një libër parandjenjën e tmerrshme që kaploi familjen e tij. "Kam filluar të qaj vdekjen e tij për të gjallë të babait, teksa e mbartnim trupin e pajetë të Falcone-s për në morg"

Pasdrekën e atij 23 maji po studioja në shtëpinë e prindërve të mi, përgatisja provimin e së drejtës tregtare, isha pikërisht në "zenitin" e studimeve universitare. Babai im kishe dallë vetëm dhe më këmbë, a thua se vetëm ai mund të bënte rolin e djemve të skuadrës së shoqërimit, nga berberi Paolo Biondo, në rrugën Zandonai, mu në "mes" të së cilës i erdhi një telefonatë nga një koleg i cili e informoi atë për atentatin kundër Giovanni Falcone-s (Xhovani Falkones) përgjatë autostradës Palermo-Punta Raisi.

Në foto: Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino

E kujtoj mirë babanë tim, ende me gjurmët e pastës së rrojës në fytyrën e tij, duke pasë harruar çelësat në shtëpi, trokiti në derë, ndërsa unë isha tashmë ngurosur para televizorit, që po transmetonte drejtpërdrejt lajmet e para në lidhje me këtë incident. Unë ia hapa derën një njeriu i tronditur, nuk pata guximin ta pyesja për asgjë, as ai nuk tha absolutisht asnjë fjalë.

U ndërrua dhe më porositi të mos dal nga shtëpia, Nuk mbaj mend nëse shoqërohej nga dikush apo e ngiste vetë makinën e tij të shërbimit të tij, drejt spitalit ku më parë Giovanni Falcone e më vonë Francesca Morvillo, do të kishin dhënë shpirt mes krahëve të tij.

Kjo ditë për mua dhe gjithë familjen time shënoi një moment të pakthim. Ishte fillimi i fundit të atit tonë që pak nga pak, ditë pas dite, deri në atë 19 korrik të tragjedisë, përveç në momente të rralla, nuk do të jetë më i njëjti, njeriu i vetëmohueshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të mos e marrë veten seriozisht të cilin të gjithë e njihnim.

Kam filluar të qaj vdekjen e tij për të gjallë të babait, teksa e mbartnim trupin e pajetë të Falcone-s për në morgun e ngritur brenda gjykatës. Unë kurrë nuk do të harroj se atë ditë mbaja zi për vdekjen e një kolegu dhe miku të ngushtë të babait tim, por në realitet ishte sikur babai po qante paradhënie vdekjen e vet.

Nga 23 maji deri më 19 korrik u bënë të përditshme ëndrrat e sulmeve dhe skenave të luftës në qytetin tim, por mëngjeseve i braktisja të gjitha, sikur këto makthe nuk kishin të bëjnë mua dhe sidomos nuk i përkisnin babait tim, por në nënvetëdijën time ai ishte viktima e radhës.

Pas masakrës së Kapaçit (Capaci), përveç se në ditët menjëherë pas saj, kam vazhduar studimet e mia, provimet e ligjit komercial, shkencës, financës, të drejtën e taksave dhe të ekonomisë private. Tek babai im ndjeja një shkëputje graduale, të njëjtën gjë do të perceptonin motrat e mia, por ua lija fajin (dhe e arsyetoja) ngarkesës së punës dhe shqetësimeve që e kapluan ato ditë. Vetëm pas vdekjes së tij mora vesh nga i ati i Cesare Rattoballi-t se ishte një shkëputje e dëshiruar, e llogaritur, në mënyrë që gradualisht, dhe prandaj pa trauma të veçanta, ne fëmijët të mësoheshim me mungesën e tij dhe një ditë të gjendeshim deri diku "të përgatitur", kur ai të kishte takuar të njëjtin fat të mikut të dhe kolegut të tij Giovanni.

Në mëngjesin e 19 korrikut, falë faktit që ishte e diel dhe unë isha tashmë i lirë nga angazhimet e universitetit, u ngrita mjaft vonë, së paku në krahasim me orarin kur zakonisht zgjohej babai tim të cilit i pëlqente të thoshte se ngrihej çdo ditë (duke përfshirë ditën e diel), në 05:00 të mëngjesit për ta "dreqosur" botën dy orë para kohe.

Ato ditë të korriku ishin mysafirë tek ne, si çdo verë tjetër, xhaxhallarët tanë me vajzën e tyre të vetme, Silvia, dhe pikërisht me Silvian babai im i zgjuar me humor të mirë na kishte thënë se do të na çonte tek Villagrazia di Carini ku ndodhej vendbanimi veror i gjyshërve të mi dhe ku, në shtëpinë pranë tonës, na kishte ftuar për drekë Profesor "Pippo" Tricoli, shef katedre i Historisë Bashkëkohore, Universiteti i Palermos në Sicili dhe kreu historik i MSI, një njeri me kulturë të madhe dhe cilësi të larta njerëzore me familjen e të cilit kalonim një verë të lumtur çdo vit.

Babai im, në të vërtetë, u përpoq të më nxirrte nga "plogështia" ime e të dielave, duke tradhtuar njëfarë dëshire për "të bërë rrugë" së bashku, por nuk ia arriti. Do ta arrinim më vonë tok me xhaxhallarët e nënës sime. Lucy, motra ime, ishte e zënë gjatë gjithë ditës për të përgatitur një lëndë universitare provimin e së cilës duhej ta jepte të nesërmen (gjë që e bëri!) në shtëpinë e një kolegeje të saj, ndërkohë që Fiammetta, siç dihet, ishte në Tajlandë me miqtë e familjes dhe do të kthehej në Itali vetëm tre ditë pas vdekjes së babait të saj.

Nuk ishte verë e parë që, për arsye sigurie, ai hiqte dorë nga pushimet në plazh; kishte pasur të tjera ai vera e vitit 1985, kur pas vrasjeve të Montana-s dhe Cassara-s ishim "dëbuar" në Asinara, apo ajo e vitit të mëparshëm, gjatë së cilës babai im kishte marrë kërcënime të rënda me vdekje nga disa familje mafiioze të Trapanit.

Por kjo ishte një verë e veçantë, në krahasim me verat e mëparshme babai im na tregoi se ai nuk ishte më në gjendje t'i shmangej aparati të sigurisë të cilin, veçanërisht pas vdekjës së qëllimshme të Falcone-s, ia kishin vënë, dhe për pasojë nuk mund të na e garantonte ne fëmijëve dhe nënës sime lëvizjen e lirë të viteve të mëparshme, të cilën na e kishte pasë garantuar.

Kështu që shtëpia verore e gjyshërve nga ana e nënës, ku kishim kaluar që nga lindja tonë ndoshta momentet më të mirë dhe më të lumtura, kish mbetur e mbyllur. Tepër e "ekspozuar" për shkak të afërsisë së saj me autostradën sa të ishte e mundshme një mbrojtje e përshtatshme e atyre që jetonin atje.

Kujtoj një ditë të bukur, kur arrita babain tim që sapo ishte larguar me varkën e një mikut të tij për atë që do të ishte banja e fundit në "detin" e tij dhe nuk mund t'i harroj djemtë e skuadrës së tij shoqëruese, të njëjtët e rrugës D ' Amelio, të cilët e ndiqnin babain tim me sytë e tij dhe shijonin aë diell e atë det.

Edhe drekra në shtëpinë Tricoli ishte një moment i lezetshëm për të gjithë, ishte një drekë tipike ma gatesa të Palermos, fërgesa, asortimente ca më të lehta e ca më të rënda që përmban guzhina siciliane, gjithsesi për stomakë të fortë.

 

Mbaj mend se në TV jepej Tour de France, por babai im, edhe pse një tifoz i madh i çiklizmit, pas drekës, gjatë së cilës ai nuk kishte përtuar të "mbante fjalime" si zakonisht, vendosi të marr një sy gjumë në një dhomë në shtëpinë tonë. Në fakt nuk fjeti as një minutë të vetme, gjetëm më vonë në tavllën e tij pranë krevatit një grumbull të tërë cigaresh, çka linte pak vend për imagjinatë.


Pas asaj që ishte gjithçka, por jo një pasdite pushimi, babai im mori gjërat e tij, përfshirë rrobat e banjës (na u kthyen ende të lagta pas masakrës) dhe ditorin (bllokun ku shënonte veprimet e ditës përkatëse) e kuq për të cilin do të flitej aq shumë në vitet e mëvonshme, dhe pasi i përshëndeti të gjithë eci në drejtim të makinës së tij parkuar në vendin pranë vilës ngjitur me veturat e skuadrës shoqëruese. Nëna ime e përshëndeti atë te dera e vilës së profesor Tricoli-t, unë e shoqërova duke ia mbajtur çantën deri në makinë, e dija që kish takim me gjyshen time për t'ia sjellë kardiologun prandaj nuk kisha pse t'i kërkoja ndonjë gjë. Më buzëqeshi, i buzëqeshëm, të sigurtë të dy që pas disa orësh do të takoheshim në shtëpi në Palermo me xhaxhallarët.

E mora vesh se babai im nuk ishte më në jetë atë pasdite tek po luaja ping pong, dhe pashë tek më kaloi pranë fytyrën mortore të kushërirës sime Sylvia, e cila sapo e kishte mësuar lajmin e sulmit nga radioja. Nuk e di pse, por përpara se të vendosim çfarë të bëjmë, nëna ime dhe unë e mbyllëm me kujdes të madh vilën. Kështu, ndërsa ua besoja nënën time xhaxhallarëve të mi në Tricoli, mora biçikletën e një miku të fëmijërisë që banonte aty pranë dhe me shpejtësi u vërsula përmes rrugës D'Amelio.

Nuk e pashë babain tim, apo çfarë kishte mbetur prej, sepse kur arrita në vend, përmes rrugës D'Amelio, u njoha menjëherë nga atëherë Kryetari i Gjykatës së Apelit, Dr Carmelo Conti, i cili dëshiroi të më dërgonte në Qendrën e Mjekësisë Ligjore, ku fill më pas më arritën nëna ime dhe gjyshja nga babai.

 

Mora vesh në vijim se motra ime Lucia jo vetëm donte të shihte atë çfarë kishte mbetur nga babai im, por gjithashtu donte ta ndërtonte dhe ta rivishte brenda morgut. Motra ime Lucy, ajo që pak orë pas vdekjes së babait të tij do të jepte një provim universiteti duke lënë pa mend komisionin, na tregoi se babai ynë kishte vdekur duke buzëqeshur, nën mustaqet e tij të tymosura nga shpërthimi i eksplozivit, nuk ishte shuar buzëqeshja e tij e përhershme; ndryshe nga çfarë mund të mendohej, motra ime ka fituar një forcë të madhe nga ai imazh i fundit i babait, a thua sikur kish dashur të na përshëndeste për herë të fundit.


Jeta ime, ashtu si jeta e motrave të mia dhe e nënës sime, sigurisht ka ndryshuar që nga ai 19 korrik, ne të gjithë u rritëm shumë shpejt dhe e kuptojmë, tani, se duhej të mbijetonim pa "nëse" dhe pa "por"-e pavarësisht çfarëdo nxitjeje të mund të vinte nga bota e jashtme, nga mediat në veçanti. Ne e dinim se babai im nuk do të pëlqente që të bënim jetën e "familjarëve të mbijetuar të një viktime të Mafias", nuk donte të jetonim si fëmijët apo gruaja e ....., donte t'i vazhdonim studimet tona, të realizoheshim në punë dhe jetë, dhe të kishte ata nipër e mbesa të cilët ai i dëshironte aq shumë. Mua veçanërisht ma kërkotne "Paolinon" që kur kam pasur të dashurën e parë, dhe ju nuk guxoni të imagjinoni gëzimin që do të kishte pasur më 20 dhjetor 2007, kur lindi Paolo Borsellino, nipi i tij parë dhe, për momentin, i vetmi nip mashkull.

Sot do të doja t'i thoshjaj babait tim se jeta jonë ka ndryshuar kështu pasi ai na la, por jo ashtu siç druante ai: ne kemi mbetur ata që kemi qenë dhe që ai e na njihte mirë, kemi bërë rrugët tona pa "braktisur" mbiermin tonë, bërë i "rëndë" në çdo kuptim, ne kemi ndërtuar familjet tona të cilave ua kemi kushtuar vëmendjen tonë kryesor, ashtu si ai na mësoi, nuk "kemi kthyer kokën parpa", mjerisht gjë e rrezikshme për fat të keq, kur ke fatin dhe nderin të kesh pasur një baba të tillë, me një fjalë, kemi mbetur me këmbët në tokë.

Dhe do të doja të thoshja se nëna, pasi kishte qenë edhe mbështetja e tij kryesore, gjatë këtyre viteve ka qenë forca jonë, pa atë çdo gjë do të kishte qenë më e vështirë dhe ndoshta asnjë nga ne të tre, nuk do t'ia kishim dalë.

Më pëlqen të mendoj se sot jam ky që jam, domethënë një drejtues i lartë i policisë, i lidhur me punën e tij, që në shërbesën tij të vogël ndaj shtetit dhe të qytetarëve të tij, ashtu si në një dimension shumë më të madh dhe të rëndësishëm e bënte babai i tij, pavarësisht ngjarjes dramatike, kam gjetur veten time.


Nga ana tjetër, është e qartë se çfarë unë kurrë nuk do të dëshiroja të bëhesha pas vdekjes së babait tim, dmth një person i cili në një mënyrë apo një tjetër të ketë "shfrytëzuar" këtë marrëdhënie të gjakut, të ketë kalëruar "ngjarjen" duke nxjerrë përfitime personale të pameritura, të ketë mbajtur detyra ose poste si biri i .... apo për shkak të mbiemrit Borsellino. (...)

Për fëmijët e mi, ende tepër të vegjël sa të fillojnë të flasin për gjyshin, unë vetëm do të doja të bëja që ata të edukohen pikërisht nëpërmjet mësimeve të tij, duke iu treguar ngjarje të vogla por të rëndësishme nëpërmjet të të cilave t'ua transportoja vlerat e jetës së tij.

I dashur Babi, çdo natë para se të biem në gjumë, të falënderojmë për dhuratën më të madhe, mënyrë në të cilën na ke mësuar të jetojmë.
--
Teksti i Manfredi Borsellino-s është marrë nga libri "Ishte verë" (Era d'estate) nga Alessandra Puglisi dhe Robert Turrisi, edituar nga Peter Vittorietti/Skënder Buçpapaj

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË (05.22.2010)
SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA (05.21.2010)
CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE (05.20.2010)
LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI (05.19.2010)
CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE (05.18.2010)
MIRË SE TË GJETA KOSOVË! FALEMINDERIT FAMILJA E NDERUAR SALIU!Mbresa të vizitës në Kosovë, maj 2010, nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (05.14.2010)
FËMIJËT E MICHAEL JACKSON BËHEN YJE TË INTERNETIT (05.14.2010)
I BIRI I ESKOBARIT, BOSIT TË DROGËS TREGON: "ËSHTË FERR TË JESH BOS I DROGËS DHE I BIRI I BOSIT TË DROGËS" (05.11.2010)
VDIQ LENA HORNE, AJO QË ME BUKURINË DHE TALENTIN E SAJ UA HAPI RRUGËN PËR NË HOLLIVUD YJEVE AFRIKANOAMERIKANË (05.11.2010)
KREMTONI: SHPËTOJENI NJË NËNËNga NICHOLAS KRISTOF, New York Times (05.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]