E Hënë, 04.29.2024, 06:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOS E PUSHKATONI FJALËN E LIRË !

Nga KËZE (KOZETA) ZYLO
 

E Shtunë, 06.05.2010, 07:48am (GMT+1)



Në qershor të vitit 2005 ndërroi jetë në spitalet e Milanos, gazetari i mirënjohur i gazetës "Bota Sot" djaloshi shqiptar prej Kosove, në moshën 26-vjeçare, i ndjeri Bardhyl Ajeti. Ai u qëllua me plumba në kokë në Kosovë,  nga djalli me fytyrë njeriu, i cili donte të pushkatonte fjalën, e lirë ...Në kujtim të tij shkruajta këtë poezi dhe për tërë gazetarët e vrarë, nga pabesia...!I paharruar qoftë kujtimi dhe u preftë në paqe shpirti i tij, se këtu, mbi këtë tokë, gjeti plumbin e pabesë. Poezia është botuar në gazetën "Illyria" dhe "Bota sot", në vitin 2005 

MOS E PUSHKATONI FJALËN E LIRË !

Nga KËZE (KOZETA) ZYLO
 
M'u zmadhua bebja e syrit,
Nga zgavra e dhimbjes për të vrarët,
Nga plumbat, që vrasin gazetarin,
Të strukur shpellave, nga djajt...  
M'u coptua zemra e ngratë,
Nga pushkatimi i fjalës së lirë,
Si garnitura të zeza endeni në natë,
Vratë Bardhylin, emër mbreti ILIR.  
M'u mpiks gjaku ndër vena,
Nga errësira lakuriqe e botës së çmendur,
Që vrau gjakun e vëllait tim Kosovar,
Bardhylin trim, si shqiponjë gdhendur.  
Më ngriu fjala e lirë në buzë,
Se Ajzbergun e Lirise, akoma se kemi shkrirë,
Mjegullueshëm rikthehen, vrasjet,
Nga egërsirat e pyllit, që enden si vampir.  
Ti njeri paemër, dil lufto me mua,
Me poetin, me Bardhylin fjalë lirë,
Përdor penën, jo vetminë e plumbit kob,
Qe si zhgaba suleni, kocka njerëzish duke lëpirë.  
Oh ç'më shfaqet, fytyra tënde ëngjëllore,
Me qepalla të mbyllura, ku ka ngrirë nje pikëz lot,
O Bardhyl Ajeti trim, gazetar i "Botës Sot".
Fjala tënde e lirë, do të spërkat Shqipërinë,
Në kthesat e çuditshme makbethiane,
E unë si një somnambul i çmendur,
Do eci me pishtarin ndezur,
Për të ndriçuar në mundsha,
Endrrën tënde, për një komb të lirë...  


Botuar në librin "Pranverë Pa Mimoza", 2005

Manhattan,

Qershor 2005 
KËZE (KOZETA) ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A MJAFTON NJË E-MAIL QË AL GORE DHE GRUAJA E TIJ T'U SHPJEGOJNË MIQVE FUNDIN E MARTESËS SË TYRE (06.03.2010)
ZBULOHET TESTAMENTI NGA GAZETA BRITANIKE E SË DIELËS "NEWS OF THE WORLD" (05.31.2010)
SHBA: DITA E TË RËNËVE, NJË MOMENT PËR TË NDERUAR ATA QË BËNË SAKRIFICËN SUBLIME (05.30.2010)
KA VDEKUR AKTORI DENNIS HOPPER (05.30.2010)
LAMTUMIRË ARNOLDIT, KA VDEKUR NGA NJË AKSIDENT (05.29.2010)
SARAH FERGUSON, DUKESHA E SKANDALEVE (05.28.2010)
PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESENga MIHAL GJERGJI (05.26.2010)
FLET POETI DHE MBLEDHËSI I FOLKLORIT TROPOJAN HAMIT ALIAJ (05.25.2010)
SËNDUKU I ANËSNga MERLIN TUSHE, New York (05.24.2010)
BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR (05.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]