KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA (Pesë vjet pa Bardhyl Ajetin) Nga AGIM GASHI
E Djelë, 06.06.2010, 07:52pm (GMT+1)
Në foto: Rapsodi Agim Gashi
Kur vritet gazetari
Vritet dhe liria,
Qajnë shkronjat e Dhaskal Todhrit
Qajnë edhe fëmija.
Kur vritet gazetari
Nga arma e krimit,
Ndjen dhëmbje Karadaku
Dhe Rrafshi i Dukagjinit.
Kur vritet gazetari
Me grykën e pushkës,
Mbi qiellin e Kosovës
Ofashama e Ali Ukës.
Kur vritet gazetari
Nga arma e ulokut,
Mbi bjeshkët e Kosovës
Hija e Enver Malokut.
Kur vritet gazetari
Në midis t´Kosovës,
Dridhet Vicianumi
I Shefki Popovës.
Kur vritët gazetari
Nën hijen e natës,
Në varr ngrinë kujtimet
E Xhemail Mustafës.
Kur vritet gazetari
Ndalet rruga e fatit,
Qahet n´tkatër anët
Drenica e Bekim Kastratit.
Shko Bardhyl Ajeti
Prehu në qetësi,
Tek shokët e penës
Që ratë për liri.
29 qershor 2005
Düren
Botuar në "Bota sot"
Agim Gashi
|