E Djelë, 04.28.2024, 08:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

BEKIM FEHMIU, NJËRI PREJT SHPIRTËRAVE MË TË MIRË TË ARTIT, DO TË VARROSET NË PRIZREN

Nga FLORI BRUQI


E Mërkurë, 06.16.2010, 09:49pm (GMT+1)

Bekim Ibrahim Fehmiu është aktori më madh i të gjitha kohërave nga Kosova dhe njëri ndër më të famshmit në ish-Jugosllavi.

Isha ne veture, kur spikeri i radios dha lajmin shokues per vdekjen e Bekim Fehmiut, qe me shtangu. Nuk mund te besoja ç'po degjoja. Kujtova "takimin" e pare me Te, ne nje kafene te Prishtines, dekada me pare. Ndiqja madheshtine e Tij nga distanca. Regjistroja çdo levizje te Tij dhe kisha deshire te papershkruar ta takoja. Por sikur edhe ta takoja, ç'do bisedonim, ç'do T'i thoja...

Spikeri tha se qe vetvrare. U lehtesova kur degjova se ishte vetvrare. Ishte zgjedhja e Tij. Gjithmone kishte zgjedhur gjerat e duhura. Dhe repektoj vendimin e Tij, largimin me deshire nga jeta. Zgjodhi vdekjen e tille, qe te mbetej i pathyeshem, i panenshtruar, qe te mbetej - vetja. Mbeti i ndershem, ne vendin ku ndershmeria eshte raresi ne zhdukje e siper. Vdic sic vdesin ata qe s'dorezohen.

Spikeri vazhdoi te deftonte se qe vetvrare ne apartamentin e tij ne Beograd. Ca thonin se jetonte ne Beograd, ca te tjere thonin se jetonte ne Prishtine, ca ne Rome, ndersa nuk jetonte as ne Beograd, as ne Prishtine e as ne Rome, jetonte brenda mureve te nje apartamenti "i vetem", se nuk duronte sasine e se keqes jashte apartamentit.

Spikeri vazhdoi te fliste e deftonte rolet ku kishte luajtur. Kujtova takimin e pare fizik me te, nje dekade pas takimit te pare platonik. Me deftoi se kishte refuzuar te luante ne filmin qe kisha luajtur dhe une. Refuzonte te luante, "Jo, nuk do te jem me aktor, po qe se nuk me lejojne te jem njeri dhe shqiptar..." - tha.

Spikeri vazhdoi:...kishte ber gati per botim pjesen e dyte te rrefimit autobiografik...Ne takimin e fundit refuzoi te me nenshkruante librin e tij autobiografik "Blistavo i strasno", se se shpejti do botohej shqip...Libri asnjehere nuk u botua shqip. Ashtu sic asnjehere asnje medium shqiptar se trajtoi e as qe e permendi ekzistencen e tij. Tani me qe s'rron fizikisht, na u shfaq. Tani me vdekja e Tij qe bere lajm.

Spikeri vazhdoi:...telegrame ngushellimi kishin derguar dhe Presidenti i Serbise Boris Tadiq dhe Ministri i Kultures se Repubikes se Kosoves Lutfi Haziri.

Regjizori Fadil Hysaj ka shprehur keqardhje "që një artist kaq i madh nuk ka folur kurrë në gjuhën shqipe në ndonjë film në Kosovë, apo Shqipëri".

Ne foto: Bekim Fehmiu

Shumë të prekur ishin edhe kolegët dhe miqtë e tij në Beograd. Regjizori Gorçin Stojanoviq e quajti Bekim Fehmiun "njërin prej shpirtërave më të mirë të artit" dhe "një prej aktorëve më të mëdhenj nga hapsirat e ish - Jugosllavisë".

Aktori i njohur Dragan Nikoliq ishte i befasuar me lajmin për vetëvrasjen e Bekim Fehmiut. Ai tha se Bekimi i ka dhënë këshilla shumë të rëndësishme për rolin e tij më të mirë në karrierën e begatshme. Branko Cvejiq tha se Bekimi atyre u ka munguar shumë vitet e fundit, duke shtuar se "ishte artist i jashtëzakonshëm".

Ndërsa regjizori Goran Markoviq, u shpreh se kurrë nuk do të harrojë xhestin njerëzor të Bekimit. Edhe pse në atë kohë ai ishte tani më aktor me famë botërore, Bekim Fehmiu kishte pranuar që në filmin e parë të Goran Markoviqit të luante falas, me një angazhim sikur luante në projektin më të madh botëror...

Kujtova shume takime mes takimit te pare dhe te fundit nderkohe qe muzika tallava qe degjohej nga altoparlantet e vetures nuk shkonte me pamjet qe kujtoja. Ndjeva dhembje. Nderrova kanalin e radios. Kanali i rradhes deftonte te arriturat e qeverise...

Mberriva ne shtepi. Nje soj njerezish qe shfaqen ne TV-te tona e qe me titra quhen - analiste (kulturore), filluan ta trajtonin. Kush me lot, kush pa lot, kush me ze te dridhur e kush pa ze, kush me emocion e kush pa emocion, na deftuan madheshtine e Tij duke na deftuar filmografine e Tij e dashurine qe kishin pasur per Te.

Tani qe s'eshte mes nesh, do te shkruajme e do T'a trajtojme ne, mjeshtrit e injorances, ofendimit, obstruksionit, perbaltjes... Por kush do Ta trajtoj, do te jete edhe me tragjike se vet vdekja.

Ne internet jepte mendim kushdo qe kishte kycje. "Gjykohej" nga te njohurit e te panjohurit. Disa denonin vetvrasjen, ne vendin ku jeta te hahet nga vet jeta...

Ndersa duke mos ber asnje perjashtim nga ata qe lartpermenda, edhe une mora guximin te shkruaj.

Pasi askush s'do me botonte nje artikull me dy fjali, shkrova ate qe shkrova, ndersa e gjitha qe desha t'Ju thoja qe; Ju faleminderit per kohen qe me keni dhuruar.

Ju faleminderit per keshillat qe me keni dhene.Ju qofte i lehte dheu, cfardo qofte ai dhe... Tani me Jeni i shpetuar. Lamtumire Mjeshter...

******

http://kosova.albemigrant.com/?p=13928

 

Jeta dhe vepra e Bekim Fehmiut

http://floart-press.blogspot.com/2008/09/jeta-dhe-vepra-e-bekim-fehmiut.html

Të flasësh-shkruash për Bekim Fehmiun,do të ishte mirë të dimë pakë edhe për familjen e tijë përkatësisht për babain e tijë IBRAHIMIN.

Babai i Bekimit,Ibrahimi, ka lindur më 1892 në Gjakovë né një familje tregtarësh dhe arsimdashës.Mbaroi medresen në Shkup,klasa e mësuesis.Biografia e Ibrahimit,mund të tregohet edhe nëpërmjet emrave të fëmijëve të tijë të cilët i pagëzoi ai vet,duke u dhënë të gjithëve emra kuptimplote shqip,për dallim të emrave të asaj kohe që zakonisht ishin arab ose turk.

 

 

Vajzën më të madhe e pagëzoi me emrin BESA-besnikëria e shqiptarit,pastaj vajzën tjetër e pagëzoi me emrin Shpresa-shpresë për ditë më të mira të popullit shqiptar.Bashkim,është emri i djalit të parë ose bashkimi i popullit shqiptar.ARSIM-arsimimi i popullit shqiptar.FATMIR-fat të mirë popullit shqiptar.

BEKIM-të bekohet populli shqiptar.AFËRDITA-dita e afërt e lirisë për popullin shqiptar.Dhe LULJETA-të lulëzoj jeta e popullit shqiptar-

Me pushkë dhe me libër në dorë ,ishte dora e djathtë e Bajram Currit,gjatë kryengritjes së shqiptarëve kundër turqëve në vitin 1912.Si njëri prej mësuesëve të parë shqiptar u angazhua shumë për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në Kosovë dhe Shqipëri.Në kohën e mbretëris jugosllave ,ai ishte gjithmonë i ndjekur për shkak të ndihmës që i jepte si Bajram Currit si Fan Nolit,për cka edhe mbreti Zog kishte shpallur një shpërblim prej 1000 napoleonash të arit për kapjen e tijë,kurse jugosllavët e kishin dënuar me vdekje në mungesë.

Në vitin 1929,u arrestua nga regjimi i i atëhershëm dhe u internua në Valjevë,kurse familja e tiju dërgua me dhunë në Sarajevë,gruaja së bashku me tre fëmijët.Në Sarajevë lindi edhe Bekimi....Në vitin 1939.pas okupimit të Shqipëris nga Italia,familja Fehmiu vendoset në Shkodër,kurse Ibrahimi fillon punën si drejtor i shkollave fillore në Shkodër.Këtu në Shkodër lind Afërdita.

Në vitin1941,kur shpartallohet mbretëria jugosllave,familja Fehmiu kthehet në Kosovë përkatësisht në Prizren,ku Ibrahimi vazhdon punën si mësues.

Golgota e kësaj familje vazhdon apo nuk ndalet edhe gjatë kohës së Jugosllavis socialiste,ku në një proces të montuar Ibrahimi dënohet dhe mban burgun deri në vitin 1951.Menjëherë pas lirimit nga burgu ai vdes.

Hedija-Dija,ishte nëna e Bekimit.Ajo u lind në Gjakovë në vitin 1908.Gjatë gjithë kohës qoftë kur Ibrahimi ishte në burg opo në liri .ajo ishte gjithmonë pran tij dhe fëmijëve.

Bekim Fehmiu është aktor, dhe lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd.

Rrjedh nga nje familja e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe. Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966.

     

Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithÄ— hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madhë për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

I martuar me kroatën Branka Petriq, ai ishte nga ata njerëz që nuk e braktisi në asnjÄ— moment Beogradin dhe nuk iu tremb të qënurit shqiptar. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. I pyetur për dëshirën e tij ai ka thënë thjeshtë se: "Do të doja të njihja më mirë shqipen". Në të gjithë hapësirÄ—n ballkanike është gati në pÄ—rmasat e një miti. Ndoshta kjo ka qÄ—në një nga arsyet, qÄ— i biri quhet Uliks. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen",-shprehet ai.

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj që kanë dalë prej këtyre anëve. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohÄ— më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar, i cili para rreth 4O vjetësh "preku" qiellin e Hollivudit. Por për Bekimin ka vite që nuk është dëgjuar nëse është duke xhiruar diç, apo ka zgjedhur heshtjen pas aq viteve të përgjakshme në këto hapësira. Për aktorët dihet se nuk dalin në pension, ata në njëfarë dore para kamerës apo në skenë janë deri në frymën e fundit. Për Bekim Fehmiun, aktor me energji të madhe, në të njëjtën kohë i suksesshëm si në film ashtu edhe në teatër, aq më pak mund të thuhet se nuk ka forcë të japë edhe shumë kreacione. Për herë të fundit xhiroi filmin "Xhingis Kan" (1992), kurse herën e fundit mbi dërrasat e një teatri ka luajtur në Beograd në shfaqjen "Zonja Kolontajn", ku luajti Leninin edhe Stalinin.

Ishte ky viti 1987, kur Bekimi në mënyrë demostrative braktis shfaqjen në shenjë proteste për sabotimin që i bëhet nga personeli teknik, ngase si duket nuk mund t'i shërbenin një aktori shqiptar. Karriera e tij prej aktori profesionist nisi menjeherë pas mbarimit të Akademisë se Teatrit dhe Filmit në Beograd më 196O me sukses të shkëlqyeshëm, kurse profesorët e Bekimit gjithmonë kanë folur për një aktor shumë të talentuar dhe me perspektivë. Krahas punës në Teatrin Jugosllav të Dramës, Bekimi paraqitet edhe në film, fillimisht në role episodike, në mënyrë që në vitin 1966 me rolin kryesor në kult filmin "Mbledhësit e puplave" të Aleksandar Petroviqit (apo siç njihet në botë me titullin "Kam takuar edhe ciganë të lumtur"), të bëhet aktori më i njohur në Jugosllavi. Interpretimi i tij brilant i romit Beli Bora do ta mahnisë edhe publikun e zgjedhur në Festivalin prestigjizor të Kanës në Francë në vitin 1967. Bekimi Fehmiu në këtë festival u bë një yll i vërtetë filmi. Tërë shtypi jugosllav me ditë të tëra shkruante në superlativ për suksesin e filmit e veçanërisht për Bekimin. Vallëzimi në gala mbrëmjen e festivalit dhe flirti me yllin e filmit amerikan Shirli Meklejn, e cila ishte anëtare e jurisë së festivalit, e vunë Bekimin në faqet e para të shtypit francez. Regjisori Aleksandar Petroviq e ndan Çmimin e jurisë për regji me kolegun e tij shumë të njohur anglez Xhozef Louzi, i cili në atë kohë thuhej se refuzon të paraqitet të marrë çmimin bashkë me një regjisor nga Ballkani!

 

 

Në ditën e ndarjes së çmimeve të festivalit, kur Bekimi Fehmiu tashmë ishte kthyer në Beograd dhe të gjithë ishin të bindur se do të fitonte Palmën e artë si aktor, e priste një avion special për ta çuar në Kanë. Por, propozicionet festivalit ishin të tilla që një film nuk mund të merrte dy çmime -Bekimi mbetet pa u shpërblyer. "Mbledhësit e puplave" një viti më vonë hyn në konkurrencën e ngushtë prej pesë filmave për çmimin Oskar në gjuhën e huaj, por triumfon çeku Jizhi Mencel me veprën "Trenat e kontrolluar rreptësisht". Edhe një e dhënë për këtë film. Në të gjitha anketat me kineastëve jugosllavë "Mbledhësit e puplave" shpallet filmi i mirë i të gjitha kohëve në Jugosllavi. Por festivali i Kanës Bekimit do t'i hapë dyert e filmit botëror. Menjeherë nënshkruan një kontratë me producentin e famshëm Dino de Laurentis. Pason xhirimi i serialit "Odiseja" me regji të Franko Rosit dhe hapen dyert e filmit botëror për Bekimin. Në vitin 1968 shkon në Holivud për të xhiruar filmin "Aventurierët", me regji të Luis Xhilbertit. Bekimi luan rolin kryesor, të plejbojit Purfirio Rubiroza, sipas romanit të Harold Robinsit. Krahas tij luajnë edhe shumë yje të njohura të Hollivudit, si Kendis Bergen, Olivia de Hevilend, Ernest Borgnin, Sharl Aznavur, Fernardo Rej, Li Tejlor Jang e disa të tjerë. Por në film luan edhe diva shumë e bukur italiane e operës Ana Mofo. Me këtë film Bekimi bëhet një yll internacioinal i filmit. Në Holivud i propozojnë Bekimit ta marrë një emër tjetër, sepse vështirë e shqiptojnë amerikanët, por Bekimi refuzon kategorkisht. Përkundrazi ai me mburrje kudo që paraqitet e thekson përkatësinë e tij shqiptare. Premiera e këtij filmi mbahet në Nju Jork, ku Bekimi do të paraqitet me veshje të stilizuar kombëtare shqiptare, që ia kishte qepur disenjatori më i njohur jugosllav. Pas premierës Bekimi vjen në Prishtinë dhe në redaksinë e gazetës Rilindja rrëfeu gjerë e gjatë për filmin dhe përshtypjeve në Holivud, për djalin e tij të porsalindur Uliksin që e kishte pagëzuar nga dashuria për heroin e Homerit. Por një sëmundje e papritur e ndan përkohësisht nga kamerat. Por pas pak kohe xhiron një film uestern me regji të Bërt (Burt) Kenedit - "Dezertori" - në të cilin luajnë edhe disa legjenda të Holivudit, si Xhon Hjuston, Vudi Stroud, Riçard Krena, Çak Konors. Bekimi rolin kryesor të një oficeri të ushtrisë amerikane i cili pas vrasjes së gruas arratiset për t'u hakmarrë...

Kthehet në Beograd ku xhiron disa filma në Jugosllavi dhe Itali. Me këtë rast duhet veçuar "Kurthin për gjeneralin", "Deps" (Kroaci", "Koshava", ndërkaq në Itali xhiron filmat "Libera, amore mio" (1973) me regji të Mauro Boloninit, ku luan edhe diva italiane Klaudia Kardinale, pastaj "Ultima neve di primavera", bashkë me Agostina Belin, "Kalostro", "Sallon Kiti". Në vitin 1975 Bekimi paraqitet në filmin "Leja për vrasje" bashkë me divën e njohur të Holivudit Ava Gardner, të cilën e quante një "zonjë e rëndë" të filmit, dhe aktorin e famshëm anglez Dirk Bogard. Gjatë viteve '7O ai xhiroi edhe disa filma. Me këtë rast duhet veçuar filmin amerikan "E dielja e zezë" ( Black Sunday) me regji të Xhon Frankenhajmer, ku Bekimi interpreton rolin e një palestinezi të vetëdijsuar, i cili refuzon të marrë pjesë në ngritjen në erë të një stadiumi sportiv në SHBA. Në vitin 1977 Bekimi do të xhirojë filmin "Edukata speciale" ku regjisor është një debutant, Goran Markoviq, i cili i takon shkollës së famshme filmike të Pragës. Është interesant të theksohet se ky film në festivalin e filmit jugosllav në Pula, pritet shumë mirë nga kritika, por kritikohet interpretimi i Bekim Fehmiut se kinse është shumë "holivudian". Kur i tregova Bekimit se filmi është pritur shumë mirë, ai më pyeti "a më kritikuan mua"? Pastaj më foli për bashkëpunimin e pakuryser në skenarin e filmit (autor ishte vetë regjisori), duke ia ndryshuar edhe vetë fundin e ngjarjes. Gjatë viteve 8O Bekimi do të xhirojë edhe disa filma dhe drama televizive në Jugosllavi e Itali, si "La voce", "Tregimi i fundit", "Disperetamente Giulia" "Të kuqtë e të zinjtë" "Ili cuore e la spada", "Bambino di nome Jesus" etj. Ndaj Bekim Fehmiut, jo pak aktorë serbë kanë pasur xhelozi e smirë. Autori i këtyre rreshtave mëse njëherë është bindur për këtë personalisht. Madje gjatë xhirimit të filmit "Koshava" (1974) intoleranca e aktorit serb B.Zh. ka mundur t'i kushtojë me kokë Bekimit. Por ka pasur edhe aktorë që e kanë admiruar atë për karrierën e tij të suksesshme.

Më kujtohet aktorja Tanja Boshkoviq gjatë një interviste më foli më shumë për Bekimin sesa për rolin e saj. Biografia e shkurtër Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë në vitin 1936. Babai i tij Ibrahim Fehmiu ishte mësues dhe patriot i çështjes kombëtare, njeri përndjekur nga tri regjime: ai i Zogut në Shqipëri, i mbretërisë jugosllave dhe asaj socialiste. Bekimi është njëri nga katër vëllezërit dhe tri motrat e kësaj familjeje, e cila që në vitin 1951 mbetet pa kreun e familjes. Shkollën fillore dhe të mesme Bekimi e kryen në Prizren, ndërkaq në vitin 1956 regjistrohet në Akademinë e Filmit në Beograd të cilën e mbaron me sukses të shkëlqyeshëm më 196O. Si aktor i talentuar menjëherë bëhet anëtar i Teatrit Jugosllav të Dramës në Beograd, teatër më prestigjioz në atë kohë në Jugosllavi. Shtatë vjet më vonë largohet nga ky teatër dhe bëhet aktor profesionist. Gjatë karrierës së tij internacionale filmike ka interpretuar mbi 50 role në filma e seriale TV.

 

 

Në vitet '9O, pas shpërbërjes së Jugosllavisë Bekim Fehmiu nuk luan më as në film as në teatër. Tani jeton në Beograd me bashkëshorten Branka Petriq, po ashtu aktore. Ka dy djem: Uliksi dhe Hedoni. Uliksi gjithashtu ka kryer Akademinë e Filmit në Beograd. Si aktor i ri ka pasur një fillim brilant në film e teatër. Por në Beogradin e Millosheviqit ishte e pamundur të jetosh, sidomos nëse je nga një martesë e përzier, prandaj ai shkon në SHBA, ku edhe sot jeton. Në NJu Jork ka kryer shkollën e famshme për aktorë të Li Strasbergut - Actor's Studio. Kohë pas kohe xhiron. Bekim Fehmiu ka shkruar edhe një libër autobiografik - "Brilante dhe pasionante".

 

 

Filmografia e aktorit Bekim Fehmiu.

 

Ne renditje nga me te rinjte deri tek me te vjetrit ne kohe.

1 - Cuore e la spada, Il (1998) (TV) .... Gormond

... aka Heart and Sword (1998) (TV) (Europe: English title)

... aka Tristan und Isolde - Eine Liebe für die Ewigkeit (1999) (TV) (Germany)

... aka Tristano e Isotta (1998) (TV)

2 - "Disperatamente Giulia" (1989) (mini) TV Series

3 - Bambino di nome Gesù - Il mistero, Un (1988) (TV) .... Joseph

4 - "Bambino di nome Gesù, Un" (1987) (mini) TV Series .... Joseph

... aka "Child Called Jesus, A" (1987) (mini)

... aka "Kind mit Namen Jesus, Ein" (1987) (mini) (West Germany)

5 - Poslednja prica (1987) (TV)

6 - Crveni i crni (1985)

7 - Voce, La (1982)

... aka Vocazione di Suor Teresa, La (1982) (Italy)

... aka Voice, The (1982/I) (International: English title)

8 - Siroko je lisce (1981)

 

9 - Battle of the Eagles (1979/I)

10 - Partizanska eskadrila (1979) .... Maj. Dragan

... aka Battle of the Eagles (1979/II) (USA: video title)

... aka Partizan's Squadron, The (1979) (International: informal literal title English title)

11 - Disposta a tutto (1978)

12 - Stici pre svitanja (1978)

... aka Arrive Before Daybreak (1978) (USA)

13 - Specijalno vaspitanje (1977) .... Vaspitac Zarko Munizaba

... aka Special Education (1977) (International: English title)

14 - Black Sunday (1977) .... Mohammad Fasil, Black September Leader

15 - Salon Kitty (1976) .... Well-hung Hans Reiter

... aka Madam Kitty (1976) (USA)

... aka Madame Kitty (1976) (France)

16 - Pavle Pavlovic (1975)

17 - Permission to Kill (1975) .... Alexander Diakim

... aka Executioner, The (1975) (USA)

18 - Cagliostro (1974) .... Cagliostro Charlatan

19 - Deps (1974)

20 - Kosava (1974) .... Adam Manojlovic

... aka Wind, The (1974) (International: English title)

21 - Testimone deve tacere, Il (1974) .... Giorgio Sironi

... aka Silence the Witness (1974)

22 - Ultima neve di primavera, L' (1974)

... aka Last Snows of Spring, The (1974) (UK)

23 -Gioco della verità, Il (1974)

24 - Libera, amore mio... (1973) .... Sandro Poggi

... aka Libera, My Love (1973)

25 - Bekim Fehmiu në Shqipëri (1972)

26 - Paljenje rajhstaga (1972) (TV)

27 - Klopka za generala (1971)

28 - Spina dorsale del diavolo, La (1971) .... Captain Viktor Kaleb

... aka Deserter, The (1971) (USA)

... aka Devil's Backbone, The (1971) (USA)

... aka Djavolja kicma (1971) (Yugoslavia: Serbian title)

... aka Spina dorsale del diavolo, La (1971) (Italy)

29 - Adventurers, The (1970) .... Dax Xenos

 

30 - Prljave ruke (1968) (TV)

31 - Uzrok smrti ne pominjati (1968) .... Mihajlo

... aka Do Not Mention the Cause of Death (1968) (International: English title)

32 - "Odissea, L'" (1968) (mini) TV Series ....Ulysses/Odysseus[/b]

... aka "Adventures of Ulysses, The" (1969) (mini) (Europe: theatrical title English title)

... aka "Avventure di Ulisse, Le" (1969) (mini) (Italy: theatrical title)

... aka "Odissea" (1969) (mini) (Italy: video title)

... aka "Odyssee, Die" (1969) (mini) (West Germany)

33 - Protest (1967/I) .... Ivo

34 - Skupljaci perja (1967) .... Bora

... aka Happy Gypsies (1967)

... aka I Even Met Happy Gypsies (1968) (USA)

... aka Sreo sam cak i srecne cigane (1967)

35 - Roj (1966) .... Halil Beg

36 - Tople godine (1966)

... aka Hot Years (1966) (International: English title)

37 - Vreme ljubavi (1966) .... Milija

38 - Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)

... aka Morgan! (1966) (USA)

39 - Devojka (1965)

... aka Girl, The (1965) (International: English title)

40 - Klakson (1965)

41 - Ko puca otvorice mu se (1965)

42 - Neprijatelj (1965)

... aka Sovraznik (1965)

43 - Pod istim nebom (1964)

44 - Sasa (1962)

 

45 - Opstinsko dete (1953)

Bekim Fehmiu është aktori më madh i të gjitha kohërave nga Kosova dhe njëri ndër më të famshmit në ish-Jugosllavi.

Duke e nisur nga dje ,data 15 Qershor 2010 , Teatri Kombëtar mban shtatë ditë zie (homazh) për nder të aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu.

Për shtatë ditë me radhë, çdo natë nga ora 21:00, do të ndizen 74 qirinj për hir të viteve të aktorit, si dhe do të vendoset libri i zisë për të gjithë qytetarët...

Po ashtu në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës - është vendosur edhe ekrani televiziv ku do të emitohen filmat e aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu.

 

Aktori Bekim Fehmiu do të varroset në qytetin e Prizrenit. Miku i tij Milazim Salihu ka konfirmuar për TCH, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lënë amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.Bekim Fehmiu, kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur në Sarajevë në një familje me origjinë gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e kishte kaluar në Prizren.

Një ditë zie për artin dhe artistët shqiptarë pas vdekjes tragjike të një prej emrave më të shquar të Kosovës, duke e cilësuar atë si Aleksandër Moisiu i dytë.

Ai ishte një nga legjendat e kinemasë, duke i dhënë vetes rastin të prek Hollivudin, por mbi të gjitha duke na dhënë ne shqiptarëve shansin e madh që ta kishim atë. Një aktor që kurrsesi nuk mohoi origjinën e vet, madje përkundrazi e lartësoi atë në kinematë më të mëdha të botës.

Një nga aktorët dhe mik i Bekim Fehmiut, Çun Lajçi ,thotë se shqiptarët kanë humbur një ikonë të kinemasë, por ai në këtë ditë zie për të gjithë ne, nuk ka sesi të mos shpreh edhe mangësinë për të pranuar dhe nderuar ashtu si e mertironte aktori i përmasave botërore. "Ishte ikonë, idhulli im, edhe është pak për të thënë për Bekimin. Ai ishte më shumë se sinonim i artit shqiptar. Pavarësisht prej gojë kqinjëve, pavarësisht prej kolegëve, pavarësisht prej kritikut shqiptar që gjithmonë e ka injoruar sepse gjithmonë e ka penguar krenaria e tij artistike edhe shqiptare në mes të Beogradit", shprehet aktori Lajçi. "Yjet nuk priten gjithmonë siç pritet një aktor i thjeshtë. Yjeve gjithmonë duhet t'ua krijosh edhe qiellin blu që të ketë veprimtarinë e vetë dhe ne këtë nuk ia ofruam Bekimit. Nuk i krijuam këto rrethana që ta kemi në mesin tonë.

Fatkeqësia më e madhe e kombit është thënia se ai nuk bëri asgjë për ne. Bekimi bëri gjithçka për ne sepse Bekimi ishte vetë arti, arti krijues, prejardhja e tij gjithmonë mbeti shqiptare dhe unë nuk e di pse e pengoi popullin tim që atë ta quanin atë aktor joshqiptar. Ai kudo që të jetonte në Beograd, Sofje, Berlin, Hollivud, Bekimi ishte shqiptar dhe kudo që shkoi ai ishte shqiptar. Fatkeqësia më e madhe e popullit tim ishte se asnjëherë në jetë nuk i dha një zgjidhjeje", thotë Lajçi duke shtuar se ai do të mbetet gjithmonë Aleksandër Mosiu i dytë. Ndërsa aktorja e mirënjohur, Ilire Vinca, ashtu si çdo artist tjetër, edhe ajo shprehu dhembjen e madhe për këtë humbje tragjike. "Kur të flasësh për Bekim Fehmiun nuk ke sesi të mos ndjesh dhembje dhe krenari në të njëjtën kohë. Ai është një emblemë e artit dhe të artistit botëror, ai është një emblemë e një personi me një karakter shumë të fuqishëm që asnjëherë nuk e harroi origjinën dhe u përplas më vështirësitë që ia solli koha dhe rrethanat në të cilën jetoi", tha znj.Vinca.

 

Sipas aktores Bekim Fehmiu ka qenë një motiv për shumë shqiptarë, shumë artistëve dhe shumë poetëve, ka qenë frymëzim i gjithë gjeneratave që merren me artin. "Kështu që humbjen e tij e konsideroj si një humbje e dimensioneve shumë të mëdha. Arti botëror në përgjithësi ka humbur një njeri shumë të madh, kurse ne e ndjejmë dhembjen dhe krenarinë për atë personalitet shumë të lartë të kulturës shqiptare", u shpreh aktorja për gazetën. Ndërsa drejtoresha e Teatrit Kombëtar , Burbuqe Berisha u ka shprehur familjarëve ngushëllimet për humbjen tragjike. "Më lejoni t' ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta me rastin e humbjes së njeriut Tuaj të dashur, aktorin tonë të madh z. Bekim Fehmiu. Me krijimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale, aktori Bekim Fehmiu ka bërë emër në mbarë hapësirën artistike dhe kulturore të botës shqiptare dhe ndërkombëtare duke ngritur lartë pietetin më të lartë të identitetit tonë kombëtar.", shkruan në telegramin ngushëllues, znj.Burbuqe Berisha.

Gjithashtu me këtë rast edhe, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Milazim Krasniqi, deklaroi se i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes së z. Fehmiu. "Një aktorë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe prezantues i vendit tonë. Padyshim se z. Fehmi ka luajtur një rol të rëndësishëm për popullarizimin e Kosovës dhe popullit të saj në faza të ndryshme. Ai nuk ka jetuar në Kosove që shume vite dhe ka ardhur rrallë këtu, por e ka një rol të pazëvendësueshme dhe një rol meritor në kulturën e Kosovës", ka thënë Memli Milazim Krasniqi.

 

Artisti i njohur Bekim Fehmiu pranë varrit të aktorit të madh shqiptar Aleksandër Mosiu

Video paraqet inserte nga filmi "Dezertori" (The Deserter), ku aktori Bekim Fehmiu luan rolin kryesor, krahas aktorëve botërorë: Richard Krena, Chuck Konnors, Ricardo Montalban dhe John Huston.

Në filmin e njohur "Odisea", Bekim Fehmiu luan rolin e Uliksit, ndërsa Irena Papas rolin e Penelopes.

Fehmiu me aktoren Irene Papas në filmin "Odisea".

FEHMI BRUQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SCARLETT JOHANNSON ËSHTË VLERËSUAR PËR DEBUTIN NË TEATRIN BROADWAY (06.15.2010)
QINDRA SHQIPTARË TË ANËS SË MALIT NË PARKUN ROOSEVELT NË NEW YORKFotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO (06.13.2010)
JETA VAZHDON...Nga PATRICK MOORE (06.08.2010)
KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA(Pesë vjet pa Bardhyl Ajetin)Nga AGIM GASHI (06.06.2010)
MOS E PUSHKATONI FJALËN E LIRË ! Nga KËZE (KOZETA) ZYLO  (06.05.2010)
A MJAFTON NJË E-MAIL QË AL GORE DHE GRUAJA E TIJ T'U SHPJEGOJNË MIQVE FUNDIN E MARTESËS SË TYRE (06.03.2010)
ZBULOHET TESTAMENTI NGA GAZETA BRITANIKE E SË DIELËS "NEWS OF THE WORLD" (05.31.2010)
SHBA: DITA E TË RËNËVE, NJË MOMENT PËR TË NDERUAR ATA QË BËNË SAKRIFICËN SUBLIME (05.30.2010)
KA VDEKUR AKTORI DENNIS HOPPER (05.30.2010)
LAMTUMIRË ARNOLDIT, KA VDEKUR NGA NJË AKSIDENT (05.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]