E Djelë, 04.28.2024, 08:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

QINDRA SHQIPTARË TË ANËS SË MALIT NË PARKUN ROOSEVELT NË NEW YORK

Fotoreportazh nga KËZE KOZETA ZYLO


E Djelë, 06.13.2010, 10:58am (GMT+1)

Botoi gazeta "Illyria" NO.1956 8-10 qershor

Në një ditë të bukur me gonxhe Maji, shoqata "Ana e Malit" në New York, vazhdon të mbjellë fidanë me rrënjë Mëmëdheu në kopshtin e blertë të demokracisë në Amerikë.

Në këngët e bukura shqiptare që përhapeshin si gurgullimë bleroshe në Parkun Roosevelt, ku kryesia e kësaj shoqate kishte organizuar një piknik madhështor, në të cilin morën pjesë me qindra vetë, ripërtërihesha me cicërimën e fëmijëve që fluturonin si zogj të lirë në fushat dhe pemët me degëza të gjelbërta pafund...

Vashat e bukura ulqinake si mjellma, ishin mbledhur rreth vatrës së tyre me një lumturi që prafullonin vështrime zanash, në atë mjedis tejet shqiptar, kuq e zi.

I riu Fatmir Kallaba udhëheqës i ekipit të futbollit, lojë që u organizua me tetë katunde të "Anës së Malit", po shpërndante bluzat e bardha me stemën simbolike të kësaj krahine aq të njohur.

Edhe z.Nail Caprici anëtar i kryesisë, një intelektual që po bën emër në fushën e biznesit amerikan, po punonte së bashku me të gjithë anëtarët për ta bërë këtë ditë sa më të bukur dhe sa më mbresëlënëse.

Pjesëmarrësit grupe-grupe sipas familjeve ishin ulur pranë tavolinave dhe gjithëkush mundohej ta shijonte sa më këndshëm këtë ditë të blertë pranverore.

Papritur fusha mori një pamje mjaft tërheqëse ku si me magnet tërhoqi mjaft tifozë për të parë lojën e parë të futbollit midis ekipit të katundit Krythe dhe Dragisë.

Sa shumë më tërhoqi kjo lojë, jo vetëm se shikoja me dashamirësi gjithë lojtaret, por sepse në këtë ekip luante dhe z.Amir Suka i cili është drejtor i programit të TV Alba Life.

Ai sikur ta ndjente këtë kënaqësi të stafit të TV, me mjeshtëri dhe elegancë shënoi gol në portën e kundërshtarit, që më vonë pas mbarimit të të gjithë garës, ekipi i tij fitoi kupën midis gjithë katundeve si Braisha, Katërkolla, Kravari, Sukubina, Klezna, Dragina.

Midis shumë shqiptarëve ishin dhe aktivistët e mirënjohur të Komunitetit shqiptar në Amerikë, si zëdhënësi i shoqatës,z.Xhafer Shabani, nënkryetari z.Amir Shaba, avokati z. Sabri Gjoni, i cili ka bërë një emër të mirë në drejtësi, z.Ismet Nika, z.Pelinkovic, profesori i gjuhës angleze, z.Muzafer Nimani, z.Fatmir Sella e shumë e shumë të tjerë që punojnë me përkushtim për të mbajtur gjallë traditat e bukura shqiptare.

Ndërsa z.Naser Cobo kryetar i shoqates "Ana e Malit" pohoi para kamerave të TV Alba Life, se ishte shumë i gëzuar që kishte kaq pjesëmarrje të gjerë, dhe se nga kjo krahinë deri tani numërohen të jenë gati 3500 shqiptarë në zonën e New Yorkut, Connecticut, dhe grumbullimi më i madh është në ishullin e bukur diellor, Staten Island, çka dhe më bën më shumë krenare si banore e këtij qyteti piktoresk.

Janë këta shqiptarë që dinë të punojnë pa u lodhur për të ndërtuar foleza për fëmijët e ardhshëm, me gjurmë pranvere të Ulqinit kaltërosh.

Të gjithë shqiptarët në këtë piknik kaq të organizuar, u larguan me ndjenjën ngazëllyese të kthimit përsëri në aktivitete të tilla që iu vënë kurora drite, bashkëpunimit të tyre.

Të gjithë patën një ndjesi të vecantë dashurie, vëllazërimi, patën ndjesinë e rrezeve pranverore ulqinake! Sa ndjellamirë!

Qershor, 2010

Staten Island, New York

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JETA VAZHDON...Nga PATRICK MOORE (06.08.2010)
KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA(Pesë vjet pa Bardhyl Ajetin)Nga AGIM GASHI (06.06.2010)
MOS E PUSHKATONI FJALËN E LIRË ! Nga KËZE (KOZETA) ZYLO  (06.05.2010)
A MJAFTON NJË E-MAIL QË AL GORE DHE GRUAJA E TIJ T'U SHPJEGOJNË MIQVE FUNDIN E MARTESËS SË TYRE (06.03.2010)
ZBULOHET TESTAMENTI NGA GAZETA BRITANIKE E SË DIELËS "NEWS OF THE WORLD" (05.31.2010)
SHBA: DITA E TË RËNËVE, NJË MOMENT PËR TË NDERUAR ATA QË BËNË SAKRIFICËN SUBLIME (05.30.2010)
KA VDEKUR AKTORI DENNIS HOPPER (05.30.2010)
LAMTUMIRË ARNOLDIT, KA VDEKUR NGA NJË AKSIDENT (05.29.2010)
SARAH FERGUSON, DUKESHA E SKANDALEVE (05.28.2010)
PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESENga MIHAL GJERGJI (05.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]