VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËNGËT E MILOSAOS (versioni arbërisht dhe versioni shqip)Poemë nga JERONIM DE RADA (1814-1903)

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

KËNGËT E MILOSAOS (versioni arbërisht dhe versioni shqip)

Poemë nga JERONIM DE RADA (1814-1903)


E Shtunë, 02.11.2012, 11:12am (GMT+1)





Kangjelji I


Ljis jeta kishe nderruar,
uj te ri nde dejtit
kaljtheruar te dit e re;
por llumbardh e Anakreontit
ronej Temp e moceme.
N`duj nje dit vate te malji
e s`u pruar si kish zakon.
Vet ce ate s`e thajti bora,
s`e pergjaku akulli,
se m`u resht njera ce ra
tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
u sbuljua je dejti,
si garea ce delj per sish,
mua me zgjoi, tue fjuturuar
qeljqevet finesteres.
M`u pataksa e ruata jashtin :
rusht pak skallankur
dheut en i kin hje;
ljulje ljiu te gapura,
nd`era i tunden e perzien
nd`at ninulj qeshenjen.

si ato ljulje qielli.
Ti ruaje e se kuljtoje.
nje mbuin njerezish.
Kallezoret mbe dhemat
mbajn kangjelje.Ka i goi
ahjena nder time motera
kishi arren e mema ime
emerin tim thoj per nde shpi.
Nje gare m`u rodh te kurmi,
si garea mbremjes te shtrati,
kur vajza e ngrohet
ndien per te parezen
sist ce m`i frihjen







Kenga I


Bota kish nderruar lisa,
uji i ri ne det
kaltronte n`ditn` e re;
por lumbardha e Anakreontit
ne Temp rronte e moçme.
Nd`uj nje dit` vate te mali
e s`u kthye si e kish zakon.
Veç`qe ate s`e thau bora,
s`e pergjaku heshteza,
po u largua gjersa ra
tek e bardha shpia ime.
Kur n`agim toke edhe shpi
u zbuluan bashk` me detin,
si hareja qe del sysh,
me zgjoi duke ferfelluar
qelqeve t`dritares.
U pataksa e ruajta jashte:
rrusht` , pak aguridhe,
dheut tone i kishin hie;
lule liu te hapura,
n`i tund era e i perzien,
ne ate ninull qeshin;
Si ato lule qielli.
Ti veshtroje dhe s`kujtoje
asnje mbehi njerezish.
Kallezoret neper duajt
po kendonin.Dheut huaj
ahere nder time motra
kisha arritur; mema ime
emrin tim thosh neper shpi.
Nje hare me rrodhi kurmit,
si hareja kur te shtrati,
mbremanet, vajza e ngrohte
ndien per te parazen
siset qe m`i fryhen.




Kangjeli II


Vreshtat in te vardhurore:
erth ka malji dheljpera
me te ljodheta te bijlat
porsa paru in te vjelja;
e te hera ce nder sheshet
sqepet djelli, si te bota
ema ce kentuan nje valle,
vet Fjokat u m`u hjimisa.
E perveshurez, e ljart,
me keshen te pjeksurith
nde nje jetullez te bardh,
ish te kroi nje vash.Te balli,
nje keshill i kish hje.
I ljidhur te brezi kaljther,
skemantilj`i ngit mbe truall.
Mua sa me ndieti,
shtuara vasha m`u pruar,
gjifritur, pjono hje,
me te trembur nje gare.
Trimi : -vajz, me jep ti nje pik uj?
Vajza : - sa te duash ti, bire zoti.
- Kuj e bilje je ti ,vash?

Mos me je ti e dheut guaj?
Kur jesh djalj e Salloniq
vajta, vajza neng ishin
nde katund me aq gadhi,
Nde ceret e dhezures,
vucen ajo ngrenej,
- Jam e bilje kollogres,
ngrejti ballet e sbuljuar.
Na vejim asaj udh,
gjembat ce vireshin tek udha
se gervishtetin at kopilje :
me llort te pergjakura,
ka ballt u me ja reshta.
Di buz te qesheme,
nje herje te bardh,
at mbrema dukeshim



Kenga II


Vreshtat ishin verdhellore.
Erdh nga mali dhelpera
Me te lodhurat te bijat,
me te mbaruar te vjelat;
e at`here kur nder sheshe
fshihet dielli ( si nen toke
memat qe kenduan ne valle),
kur ne Fjokat une rashe.
E perveshur e e larte,
me gershet te pleksur
ne nje lidhese te bardhe,
ish te kroi nje vash`.Te balli
nje mendim i kishte hie.
I lidhur te brezi i kalter,
mbi truall i cik mandili.
Posa qe me ndjejti,
vasha drejt nga une u suall,
gjifyre edhe plot hie,
me nje te trembur hare.
Trimi : - Vajze, a m`ep ti nje pike uje?
Vajza: - sa te duash t`i , bir zoti.
- kuja bije je ti, vashe?
.
Mos me je nga dheu i huaj?
Kur, djalosh, ne Selanik
vajta, vashezat nuk ishin
ne katund me kaq hir.
Ne ceret e ndezur,
vucen ajo ngrinte:
-Jam e bije e Kollogrese,
ngriti ballet e zbuluar.
Duke shkuar asaj udhe,
gjembat qe vareshin udhes
s`e gervishtnin ate cupe:
me lleret pergjakur,
une nga ballet ia reshtja.
Dy buze te qeshura,
njej here te bardhe,
at mbremje dukeshim.



Kangjeli III

Ish e mbreme shen Meris
e vashat ljeshuame
ka te bridhurit, nder dier
fjisin, se nde vateret
s`in te jaterat e vreret.
Paru e zej nj`anankasi:
Ndaheshin ar e ljiner,
pritej nata tek na.
Gavnare bilja zonjash
Te ljuajin te perdorme
me te nderem bilj buljari.
Engjeljit ashtu nder qiell,
me te mire se njerezit,
mbanjen vece garen e tire,
Dolla u Rodh e kopshtin
Paru eljpit e perflushur,
ecia per nden ullinjet.
Posht te kroi, me kater vasha,
me te bardh sqepe nder kriet,
erth`e bilje Kollogres.
Dukeshin kallez te karpisur.
Vajza : - Fanemir kush na duall?


mbi Rodhen fushamir
si vantilje Arberit!
Fanemir ajo kopilje
ka e jema e puthurez,,
ce te kragu t`i pushonj!
Ka te niset e magjepsur?
Ka vorea si dejti,
o ka e bardha mjezedit?





Kenga III


Ish te mbremja e shen Merise.
Vashat kishin lene lodrat
E te dyert kuvendonin,
se nuk qene ne shtepi
eterit e vrenjtur.
Kudo niste nje nxitim:
ndaheshin ar e kandile,
tek ne pritej nata.
Bija madheshtore zonjash
perdorez do luanin
me te nderem bij bujaresh.
ashtu si engjejt ne qiell,
me te mir` nga njerezit,
bejne vec harene e tyre.
Dola ne Rodh e , te kopshti,
ku po frushullonte elbi,
eca nen ullinjte.
Posht` te kroi, me kater vasha,
me te bardhe cip kreit,
erdh e bije e Kollogrese.
Dukeshin kallez te pjekur.
Vajza : -Fatmirosh ai qe na del,

mbi Rodhen e gjetheruar
si flamur i Arberit!
Fatmiroshe ajo cupe ,
qe, e puthur nga e ema,
do pushoje n`at krah!
Nga do niset, e magjepsur?
Nga veriu si deti,
Apo nga e bardha Juge?










Kangjelji IV


Ish e diella menat
e i biri zonjes madhe
ngjitej tek e bukura
te m`i ljipen nje pik uj,
se ish et` i djegurith.
Vetem e coi nde vateret,
ce keshen me pjeksenej.
Ata duheshin e s`e thoshin.
Vajza , me buzen mbe gaz:
-C`eshte e iken si ajri?
-Me presen nde roljiet.
-Di moll t`ardhura
qendro , u tij t`i ruata.
Me nje dor ngrejturith
mbanej mbi veshin e bardh
ljesht e saj te shpjeksurith;
kalli jeteren te gjiri
e me goljq mollezit,
me ja e vu nde dorjet,
nde ceret e dhezurez.
Thomnie ju, te dashurit,
nd`embelj aqe te puthurit.




Kenga IV


Ish e diela menate
e i biri i zonjes madhe
ngjitej tek e bukura
te m`i lypte nje pike uje,
se ish etit djegur.
Vetem e gjeti te vatra,
qe me plekeste gershetin.
Ata duheshin e s`e thoshin.
Vajza, me buzen me gaz:
-C`ke qe po iken si era?
-Me presin ne roliet.
-Dy molle te ardhura,
qendro, se t`i ruajta.
Me nje dore ngritur
mbante mbi veshin e bardhe
leshte e saj te shpleksur,
kalli tjeteren te gjiri
e me hoqi mollezet,
me ia vu ne doret,
ne ceret e ndezur.
Thomni ju, te dashurit,
m`embel e` te puthurit.






VJERSH I TE BILJES KOLLOGRES


Ka m`erth te kurmi gjith kejo gadhi?
Si e paftes u xheshiem te shtrati
E zgjonem e garepsur se u zegjova,
si ajo ce dihet me nje fat te bardh.





VJERSHE E BIJES SE KOLLOGRESE

Nga m`erdh te kurmi gjith` ky gezim?
Si e pafaj une zhvishem te shtrati
E zgjohem e hareshme se u zgjova,
si ajo qe gdhihet me nje fat te bardhe.





Kangjelji V


Ce te ven nde dejtit
noerit, zemera ime?
Sbardhetin anizit,
ruatin pran` u shehetin...
Erth dita e Arberit!
Ndo mos vedekurith
mbi shtrat na vemenith
mos perpara shpivet;
e te bota na garronen
shoket e vellezerit,
kronjet e katundi in.
Nani ce nata e zez
me te butethin nje shi
paru me perbaljten udhet,
gapni ju derjen
tek te hjedhura kopiljet
ljotenjen garruamith.
Vasha formadhja
me rempeft per dorje
at buzehjeshemen
mua m`e sjellt perparanith.
Cera me i dhezjet
me nde mest shengethin,
ce te qeshinj e dhuremez
vet ce sit na ruhjen,
jeta e te permisjet.



Kenga V


Pse te vene ne det
mendimet, zemra ime?
Zbardhuan anijezat,
pane kendej e u fshehen...
Erdhi dita e Arberit!
Doemos do vdesim
ne shtrat, ne mos rencim
perpara shtepive tona,
e nen dhe do na harrojne
shoket e vellezerit,
krojet e katundi yne.
Tani qe nata e zeze
me shiun e saj te bute
kudo i perbalti udhet,
hapnie ju deren
tek te perhedhurat cupa
lozin te harruara.
Vasha foremadhja
ma rrembeft` nga dora
ate buzehieshmen
e ma sjellte mua perpara.
Kane per t`iu ndezur faqet.
Me ate shenjezen ne mes,
Kur e drojtur te me qeshe.
Vec ne sy te shihemi,
pa dhe bota te permbyset.

Kangjelji VI

Ra bora nde dejtit
e me sbardhi vudhevet
krahet ce shqitezes.
Gjumi mua me ljodhenith,
kurmi vete tue m`u reshtur
Porsi grua te Marebelja
mbremanet i reshtjet
shtrushi taraftivet,
ljehemi e qenevet
mbi miljonet, sheh si shuhet
zjarri e dhezet vreshtavet.
Gjell edhe ce se qelloi.
O vasha kriekeshtenj,
but shtran te m`uljenej,
pra te vehej ture tjerr,
gjims nde t`erret e te drita,
te ljeren kentimethin!
De te garroja se te bora
biren kronjet e te mbjellat
ket gjell ce nga ruanjen;
se te biljt e zonjavet
Samerankat, me tumparin,
gjemonjen te vresht e larg,
i thon : - Na ju ruami.
Me qellonej tue fjantaksur,
se te perdorem, ashtu posht,
veim, se shpit e njerezet
na fanepsejin mbe t`ngaraksur;
na ljerejin iljezit.
Ndo se kalji me ljeshonej,
iken nde nje leg gra
gjith te shprishura, ajo vet
zej terkuzen te pertrollem:
kurm` e bukur i njeriut
sit i ruanej e m`e buten.
Te dersiturin stomahje
me shinej me skemantilj,
e kuqe se me e shihin.
Ajo vash zakonbukur
se ljeu nder te mundasha;
porsa mua nde sbardhen dita,
nje kaljivez e ljeriem,
ajerjartur tek firaksen,
dhestra e bardh, maljet e ljumi,
sa me disheron te kragu
vajzen dethiniazemer,
ajo mua me ka hje.




Kenga VI

Ra bora mbi det
e nder leshteriqe zbardhi
kraht` e shqitezes.
Gjumi mua me lodh :
thuajse trupi me largohet,
si nje gruaje qe , Marbeles,
mbremjes , i largohet,
zhurma e trokashkave
dhe te lehurit e qenve
mbi mullinjte, e sheh si shuhet
zjarri e ndizet vreshtave.
Jeta ende s`fjet.
O , vasha kryegeshtenje
shtratin bute te ma shtronte,
pra te vihej duke tjerre
gjysme ne terr e ne drite,
me kenge ne goje!
Te harroja se nen bore
biren krojet e te mbjellat
qe na mbajne jeten;
edhe djemte e zonjave
Samerankut qe gumojne
me tambur vreshten e larget
e i thone : - Ne te ruajm.
I kotur do enderritja
Se , perdore, fushave
Veme dhe shtepite e njerzve
na faniten me te aguar
edhe yjt- na lene;
apo se me zgjidhet kali
dhe shkon te nje turme gra,
qe perndahen, vec asaj
qe i ze lakun e pertrollem:
syri i bukur i njeriut,
dhe veshtrimi i tij e zbut.
Kraherorin e dersitur
Ajo e fshin me mandil,
e skuqur se po ma shohin.
Ajo vashe zakonbukur
nuk leu nder te mendafshta;
Porse mua, kur zbardh dita,
ne nje kasolle te lene
e te hapur ernave,
prej ku duken, neper te,
brinja e bardhe,malet, lumi,
fort ma kenda ta kem prane
vajzen qe me mori zemren;
ajo mua me ka hije.

 

Kangjelji VII


Dreq rahjet e dejtit
gezoi dita e kaljtherez
vallevet kopiljevet :
i ruatin te dashurit.
Nde kte jet ce kemi me?
Henen e mbremanes,
kur dalen te dera ime
vashat e besheme,
motrat e ushtertorevet.
U trinteljinj qitharien,
ato te shperveshta
ljotenjen e t`embeljit
ceren me i shuanith.
Kemi me te miren ender
C`i qell trimit vajzen.
Pra ce shpit m`u mbilletin,
tek dera e erretez
ai e pret e me e uljen.
Ajo gapen preherin :
Vajza : - Mir za, trim,di lajthi.-
Se t´e shih, se te m`i fjit;
ajo e gjegjen e me si
ruan nj`ill e jeterin :
se doj t`ikenej, por trembjet.
Vajza : - Trim, ri mir,mos sgjonet mema.
Ajo ben buzen mbe gaz.
Trimi : - vash, puthem perparanith.
Ajo reshten kriethit :
pra ce e holjq, dalje m`i bie
nde cerkut je mbjeth nde gji.
- Via, ri mir.- Ec me shendet.
-Mbe te nisurit e ruan,
njer ce dolli e neng e pan.
Zegjonet e nde ket gjell
at dit me ri me mall.






Kenga VII


Kundrejt kodravet e detit,
dita e kalter gezoi
valleve te vashave:
i shohin te dashurit.
Ne ket` jete c`kemi me ?
Henezen e mbremjes,
kur te dera ime dalin
vashezat e beshme,
motrat e ushtareve.
Une tringellij kitaren,
ato, te perveshura,
lozin e nje embelsi
faqet ua zben.-
Kemi me te miren enderr,
qe i sjell trimit vajzen.
Kur shpite mbyllen, te dera,
ne te erret ai e pret,
e ul, prehrin ajo hap :
- Trim, na merr dyze lajthi.
Ai m`i tregon se c`beri
qe ta shih e te m`i fliste ;
ajo degjon e me sy
ruan nje yll e nje tjeter,
nuk do t`ike, por dhe trembet.
- Lamtumir`, trim, zgjohet mema, -
ben ajo buzen me gaz.
- Vashe, puthme me pare.
Ajo e resht kryethit,
ai e heq e vasha i bie
daleze te zverku
e pushton trimi ne gji.
- Lamtumir`- Ec me shendet.
Ai e ruan ne te ikur :
u zhduk e njeri s`e pa.
Djali zgjohet e ne jete
ate dit` me rron me mall.

 

Kangjelji VIII


Mniz e veres bardhullore
biu nje re monosaqe
per nde mest gurevet :
kan gare te shtrushi ljumit.
Pa nje re, malji me bor
i buthetonet njerezet :
ata ljutenjen te korrat.
Si thelleza te foljea
u pushonj nde ket dimer.
Ngrejti deg ulliri shkundur
e kopiljia me hje,
e garruam vellezeret,
vetemith kur u m`e dredh
parasten nde valljet.
Jeta e madhe, ce se qetet
ajravet e fjaljevet,
ate e ka si nje ljinar,
gajdhi e sheljqerorit,
pa drit perjashta shpis.
Kur ngrehja paidhet
shegur, ljuc, ullishterjes,
sa monu frija
nd`era tundenej vadhezit.
U ljutja per hjen e memes
te me coja mbremanet
ndrishe zogj te gjallis.
Shkonej vajza mespurtek,
shtija gur e llastimisej.
Pra ce u rit si me rempeu!
Noerit me bienith
sa t`e shoh e kurmi
me rodhet e se di te frinj.
Dita ka diellin
ce e sbardhen para sivet;
porsa c`ill ate kopilje
ruan e mua nde ket mall?
Kur u dalj nde Shurezet,
vucen mer e vjen te ljumi ;
porsa mb`udh e trembeme
priret e me ruan katund.
Ashtu ljulje e gapurez
nje te hen pjono gare,
t`enjeten benet e bardh,
di u nde pat te diellen.




Kenga VIII


Mu ne mes te gureve
mbiu nje re manushaqesh,
shenje e pranveres se bardhe;
me gazmend i vene vesh
zhurmerimese se lumit.
Pa nje re mali me bore
u buthtohet njerezve :
ata lutin per te korra.
Ketij dimri kam pushuar
si thelleza te foleja.
Ngriti degt` ulliri i shkundur
edhe vasheza e bukur,
harruar vellezerve,
duket ne valle
vetem kur une e dredh.
Bote e madhe, qe s`qetohet
ernave dhe fjaleve,
ate e ka si llambadhe
qe hieshon shelqerorin,
po qe jashta shpis` nuk ndrin.
Kur i ngrija fshehur grackat,
qullur, ullishtave,
sa mezi qe merrja fryme
po t`i tundte era vadhet ;
lutja per hirin e memes
qe te zija mbremanet
plot me zoq te gjalle.
Shkonte vasha mespurteke,
shtija gur e me mallkonte.
Pra qe u rrit, - si me rrembeu!
Kur e shoh, me iken mendja,
dridhem e nuk marr dot fryme.
Dita ka diellin qe e zbardh
para syve tane,
porse c`yll e ruan vashen
edhe mua ne ket mall?
Kur un` dal te Shureza,
vucen merr e vjen te lumi,
porse mb`udhe e trembur
kthehet e veshtron katundin.
Luleja e celur
nje te hene plot hare,
t`enjten, duke u bere e bardhe,
ku ta dish a e sheh te dielen.

 

Kangjelji IX

Ender e ljig e c`enderri trimi!
Dhjet dit vasha e ben,
ndo ahjimaz, ndo te shpia,
mbahej me gjitoniet.
Trimi hipenej murxharin,
t`egerin, te tremburin,
Kroiri te m`e potisen;
porsi ajo si kish zakon
me se vinej Kroiri,
pra m`i vate nd`enderret.
Mbremanet, nje leg kopilje,
ka arat t`ardhura,
te tries e t`et ganjunit
pjot gare u gapetin.
S`erth me to, por tir mbe shpi
vajza e mjelj shume e dashur.
Ashtu bilj te nemurish,
pa veshur, pa ngren,
si te ndajtur ka te ljumet,
ka in zot se shohen mir,
besen e kan mbi vethen.
Fjejti trimi i heljemuar,
nd`enderr pa deren e saj:
nde nje gur e porsiljisur,
zgjith te nje sarua rez
e m`e vej nde preherit.
Ajo ngrejti sizit
e me pa te dashurin:
pruar e ulji kreithit
e me shkundi rezjen
dhja se i goi ruhjet.




Kenga IX


C`enderr te keqe pa trimi!
Dhjete dit vajza e beshme,
ndo ne are e ndo ne shpi,
rrinte vetem me gjitonet.
Trimi i paske hypur atit,
te egrit, te tmerrshmit,
te Kroi i Ri t`i jip uje,
porse ajo, si e kish zakon,
s`vinte me te Kroi i Ri ,
po m`i vate ne enderret.
Mbremanet, nje varg me vasha,
te ardhura prej arave,
ne tryeza e t`et te cunit
plot hare u hapen.
S`erdh me to, po tirr ne shpi
vajza e mjere, kaq e dashur,-
si bijte e te varferve,
te paveshur, te pangrene,
thuaj ndare nga te lumet,
nga zotyne s`shohin mire,
besen e kane mbi veten.
Trimi fjeti i helmuar,
ne enderr pa deren e saj:
te nje gur e ne shulle,
zgjidhte nga nje tufe reze
e m`i vij ne preher.
Ajo ngriti syte
e me pa te dashurin,
u pruar e uli kryet
e me shkundi rezen,
thuajse pa nje te huaj.

Kangjelji X

Valle Pashkes


Zgjou , trim, i agezuam,
in zot ljereu var,
perendonjen iljezit,
shuhen zjarret, derdhet ujt,
jeta veshet nder te rea.
Ashtu, zemer ljipisjare,
ti te priresh e garepsur.
Si nj`ani nkarkuar me trima,
Ce te mesi dejtit
pan katund e disheruar,
erdhe i hjeshim, pjot gare.
Kush te mori sishit ?

Nj`an e valles

Kush porsiti ren e maljit
mon me shi te na kuljtonej?
Zonja e madhe u anankas
jasht katundit te me vej
nde nje dasem me kopiljet.
Kish nder sit dejtin,
kish mbe zemer hjen e shpis,
kurna pa djalin e saj
te perdorem me nje kopilje.
Vajza ndjeti nd`eshterat
gazin te pershuatur ;
si nje marmur me llogaz
ruanej e perpara sivet
dherat i vejin e i vijin.
Djali u resht e u buar te llaka:
te perljotem drodhi sit
qiellit vetem, tundu dhes,
perenduar dielli,
pa dalj iljezit.
Ish si zemer ce varesi
ket jet te pa njohur
e se sheh ku te me vej.


Gjithe vallja


Vija , ljevrosu i gadhjar :
vajza ce ti deshe mir
e me ne nde valljet.
Prana di zonja jot em,
ndomos se neng e thot,
se katundit i pesove
porsi vera trieses,
porsi dheut njeriu me fjalj.



Kenga X

Vallja e nates
Se pashkes


Zgjohu trim, gezuare!
Zotyne la varrine,
perendojne yjezit,
shuhen zjarret , derdhet ujet,
bota vishet nder te reja.
Po keshtu, zemer e dhemshur,
priresh edhe ti e gezuar.
Si nje ani ngarkuar me trima,
qe te mesi i detit shohin
fshane e deshiruar,
erdhe gjith` hir e hare,
Po kush te mori me sysh?


Nje pjese e valles

Kush porsiti rene e malit
mon` me shi te na kujtonte?
Zonja e madhe u nxitua
jashte katundit te veje,
ne nje dasme tok me cupat.
Kishte detin ne sy,
hien e shpise ne zemer,
kur na pa djalin e saj
doreperdore me nje cupe.
Vajza ndjeu nd`eshterat
gazin t`i pershuhet;
si nje mermer qe mendon
shihte dhe perpara syvet
dherat i venin e i vinin.
Djali iku e humbi brinjes:
te perlotur ktheu syte
qiellit qe rrethonte dheun
vetem, se dielli kish rene,
yjet edhe s`kishin dale.
Ish si zemer qe merzitet
nga kjo bote e panjohur
e nuk sheh se ku do veje.


Gjithe valleja


Ngreu, levendi djale!
Vajza qe ti dashurove
esht` me ne ne vallet.
E di mir`zonja jot eme,
ndonese nuk e thote,
se ti dole ne katund
porsi vera ne tryeze
e mbi dhe njeriu me fjale.

 

Kangjelji XI


Duro, zemer, e duro
sa duroi malji me bor.
Shkepetin nent djellas,
sbardhulluan kumbullat :
trimi ka katund i larg
duall e ruati mbe menat
e garroi shpizen.
- Ljumi u! me thoj malji.
Si nje qeljqe ce m`i frin,
bjer te feksurit te voga,
porsa mbrenta llamparisen,
esht ajo vajz e mjelj.
Vetem ka t`emen e t`an.
Ata duan.Kuj te m`i thet
eg atire mos i thet?
Ajo lje katund e thuhet
nusja e trimit guaj.
Vjen nje dite e thjellemez
ce t`uljet ashtu mbe der,
te me qepinj ljinjezen.
Ajo ruan dejtin :
fjuturonjen ndallanishet;
e vehet e me kenton
strofat ce m`i thoja vet
nd`at mot ce duheshim.
E garron zotin e saj
e me uljen kreithit,
kurmin tim fjantaksenith.
I ljerier muqavet
ashtu malj me ndonje thellez,
pra ce njerez nje katund
stisin siper pjono hje
te llakat e gjeljebera,
e malli trimavet;
e stolisur, tundu gra,
delj kopilja per martuar,
ljehen djalje sikeqi.




Kenga XI


Duro zemer, duro
sa duroi mali me bore.
Shkrepetine nente diej,
zbardhelluan kumbullat :
trimi nga katundi i larget
doli e i pa menate
dhe harroi shtepine.
-Lumi une!- thoshte mali.
Si ai qelqi, qe m`i fryn,
bjerr ndricimin nga hukatja,
porse brenda gjithe ndrit,
ashtu eshte vajz e mjere.
Ka vetem te emen e t`ane.
Ata e duan.Kujt t`i thote
"po", ne mos u thente atyre?
Ajo le fshatin e quhet
nuse e trimit te huaj.
Po na vjen nje dite e kthjellet,
qe t`ulet ashtu ne dere,
te me qepe linjezen.
Veshtron detin :
fluturojne dallendyshet;
e vihet e me kendon
kenget qe i thosha vete
nd`ate mot qe duheshim;
e harron zotin e saj,
me unj kryet e ne mend
sjell fytyren time.
Ja, si bregu i braktisur
gjembave e thellezave,
ku vine e ndertojne njerzit
nje katund plot hijeshi
te luginat gjelberore,
eshte malli i trimave.
E stolisur, ne mes grave,
vajza del per t`u martuar,
edhe lindin djem sydrite.




Kangjelji XII


Si suvalj nde dejtit,
paru e trubull si nje malj,
neng ruan me se anin,
ashtu grat ndo ven mbe krua,
ndo te ljumi, o per te gola,
mose thojn vashen e nemur,
ce i biri i zonjes madhe
i dashur zilepsenith.
Kopilja e dhuremez
mbahej mose me gjitonet:
mbijdheshin mbe t`erretit,
mbremanet e mose ljinj
thojn , ciljon e skemantilje.
Nje te diellez menat
u e cova Korqiollon.
Vajza : - Trim, ti mua nde me do mir,
udhevet mos m`u perpiq,
mos me ruaj nde legiet.
Trimi : - Vash, i pari im mall,
aq i mjelji u s`u pantehja
sa edhe te te dhunoja.
- mos me qaj ti , bir zoti,
mos ti ben te jem u ftes
ljoteve ce neng shprishen ;
se use te nemuren,
heljmove kopiljet,
se njeriu s`i bere keq.




Kenga XII


Si suvala e detit
e turbullt` e si nje mal,
nuk pyet me per anijen,
ashtu dhe grate ne krua,
o te lumi, o per shkarpa,
flasin per cupen e varfer,
qe i biri i zonjes madhe
e don edhe dashurohet.
Vasha rrinte gjithe turp
vetem me gjitonet;
ato ktheheshin nga puna
mbremanet e vec per linja
flisnin, per shami e fustane.
Nje te diele menate
e gjeta ne Korqiollo :
-Trim , ti mua ne me do fort;
udheve te mos me pjekesh,
nder shoqe mos me veshtrosh.
- Vashe, malli im i pare,
une i mjeri s`e pandeha
qe keshtu te beja dhune.
- Mos u qaj, o ti bir zoti
mos bej qe te jem fajtore
per lotet qe s´duhen derdhur:
s`demtove te varferen,
as helmove cupat,
njeriu s`i bere keq.

 

Kangjelji XIII

Valle

Pra ce, zot, ke te na ljesh,
vafsh si nj`ill ce dritjen
neng bjer tek udh e tij.
Bir, me heljm te riut ent
mos te qoft perljipurith.
Ahjena ce te na vish,
qoft i but dimeri,
me ullinj e qumshtith.
Biljat e besheme
ema shum te me martoshin
me te zegjedhur kopilj.
Te na vish si ka jashti
fjaljet e te dashuret,
si anamesa fjetavet
ujuljes ce kam te dera,
par garaksur Shengjeza,
me garepsen zemeren.
Er e ljez ce tunden fjetat,
gjumin e njerezet
ljeson se dihjet.
U me vehem te peshtjeri
tim bilj te ritjen.
Sjeljesh ti nj`ushter fanemir
te na gapinj kete rehje
ljefteris ce buartim.
Nder te veshura te zeza
nusja se fanaroset
valljes qe dridhjet.
Zonjat me djaljin mbe dor
buthetonen e ruanjen.
Gjith gjerit te mbjedhura
njihjen pjono gare.
Ljulj` e ver mbesallevet,
malli te kercierit,
je trime i pasurith.
Ti te hjez` e shpis sate,
nen te guajet ce te rish,
ce nder njerezit na jemi?
Pors`ai zot ce me gajdhi
djalerin te bukuroi,
djepin te veshi me ar,
sa nje katund ljuten per tij,
ai zot me te do mir.



Kenga XIII

Valle

Me qe, zot , do te na lesh,
vafsh si nje yll qe driten
nuk e bjerr udhes se tij.
Bir, me helm te rite e tu
mos qofte perzier.
Ate dit` qe te na vish,
qofte i bute dimeri,
me ullinj edhe me qumesht.
Dhe bija te beshme
memat me martofshin shume
me djema te zgjedhur.
Te na vish si nga larg vijne
fjalet e te dashurve,
si mespermes fleteve
te ides qe kam te dera,
duket me te aguar Shenjeza
e me gezon zemren.
Era e lehte qe tund fletet,
gjumin njerezve u letofte
ndaj te gdhiri,
edhe une i vihem punes,
qe te rrit femijet.
Sjellsh ti nje ushtri fatmire,
te na i hape keto brigje
lirise qe borem.
Ne te veshura te zeza,
nuseja kurre mos dalte;
te vallja qe dridhet,
zonjat me djemthit ne duar
buthtohen edhe veshtrojne;
tere gjeria te mbledhur
njihen plot hare;
lule e ver` mesallave,
mall per te kecyer
me trimin qe e ke.
Ti te hieja e shtepis` sate,
nen te huajt` kur te rrish,
c`jemi ne nder njerezit?
Por ai zot, qe gjithe gaz
te zbukuroi djalerine,
djepin ta veshi me ar,
aq sa nje katund per ty
lutet , ai zot te do.

 

Kangjelji XIV


Pra ce dielli i ra te shtrati
m`u pataks micoria :
vu njinje te veshurat,
duall ka rij i biri zotit.
Nj`er ngrenej buguathin,
ja e shtefrinej murevet.
Mosnjeri shkonej atej.
Vetem fjit te buz` e udhes
ajo Rinn nde vateret :
- Di u nde trimi i gadhjar
me te shkonj kesaj udh!
Fanemirat nd`at Greqi
ce te foljet i gjegjjen!
Vate!- tha me vetehen,
u pruar te shpi e saj,
mori telj e trastjen
e me vate ka ullinjet.
Mbjidh ullinj e qanej.
Ce shkararti pes ullinj,
tek i pesti u porsiljis;
atje e qelloi gjum.
Trimi nd`ender me ju duk,
ce m`i dilj tek udha e ljumit.
Fushat mban in pjono bor,
shqentet ngrang i pikullojin.
Trimi : - Me kte mot te beje finjen?
Duart si me te nkuqetin.
Vashes i vej buza mbe gaz,
porsi njota nj`er e keqe
shkundi boren e fushavet,
e perflushi si suvalj
e te kaljther si nje dejt
posht rehjevet e gapi.
Vati trimi i nisurith.
Nde nje spart ajo e zen:
prapa ruati e larg e pa
si nje fjutur nd`ata uj,
ce tundet e vente vente
sbardhen te keputurith.
Porsa u ngre vore je ftohet,
ce m`i ngriti cerkethin
e gjun e sbuluarith,
m`i keputi gjumethin.




Kenga XIV


Pasi dielli i ra te shtrati,
m`u pataks e mjera:
vuri shpejt te veshurat,
dual nga rrij i biri i zotit.
Era ngrinte pluhurin
e e shfrynte mureve;
asnjeri s`kalonte andej.
Por atje, te buze e udhes,
Rina flit, vetem ne vater:
- Ku ta dish ne do te shkoje
trimi i hieshem me ksaj udhe!
Fatmiroshe ato n`Greqi
zerin ce i degjojne!
Vate!- tha me vetehe,
u kthye ne shpi,
mori terkuzen e trasten
e me vajti nga ullinjte :
mblidh ullinj e qante.
Pasi shkundi pese ullinj,
tek i pesti, ne shulle,
ndejt e e zuri gjumi.
Trimi ne enderr m`iu duk,
qe i doli udhes lumit.
Fushat ishin plot me bore,
rrobat mbi krah i pikonin.
- Me kte mot ke bere finjen?
Si te jane skuqur duart !
Vasha vu buzen me gaz,
Kur,- ia befti nje ere e forte,
shkundi born` e drureve,
e perflaku porsi vale
e te kalter si nje det
poshte kodravet e hapi.
Vate dhe trimi, i rrembyer!
Te nje spart ajo u zu :
pas e ruajti e larg e pa
si nje flutur permbi ujet,
qe tundet e, vende-vende,
zbardhon se keputuri...
Porse u ngrit veriu i ftohte,
qe m`i ngriu zverkethin
edhe gjurin e zbuluar,-
m`i keputi gjumin.

 

Kangjelji XV


Udhes ime parkaljesa :
- Shen Meri e shpivet ona,
keto udh ti te me ruash.
Dej menat dihet e djell
e ti delj per nde katund.
Arat te bihen shendosha,
ljopt te mos provisenjen,
shpit te mos perljipjen,
gjith te thon : "Ti ruana".
Ce se prita, por u nisa?
Ardhur kishja me uraten:
ti ndeljeje vajzat
ce me buk se frihjen;
ndo tjeren nde derjet,
ndo m`i trintellin argaljia,
me se shkonj asaj udh.
Frushkulli s`e per njerin,
ndo ait e ljisevet;
ndo ngjalja e ujravet ;
vetemith burri me gruan,
kurm ce kaljbjet te bota.
Prana mir ata se shohen
jan ftes nde duhjen.
Udhes ashtu parkaljesja.
Tek arrura e fjejta naten,
im vella Koniati, djalj
si nje ljulje, i vedekur,
me dolli veshur i bardh.
Milosao : - Si ja e thon ketij katundi
tek ti rije, im vella?
Sa gare ce te na shohen
zoti tat e zonje mem!
Koniati: - Dheut erret tek ti fje,
tundu dushqe e tundu dejt,
ka mot , vella, ce dolla.
Nani erdha te te ljevrosinj.
Njerezit ronjen te shpit
nder te ndajtura e nder ljipe,
djelli i dolli ka malji,
gjumi shtretevet i pren.
Di kopilj ce duhjen,
stan e jeten se nderrojen.
Si ka golja te peshtoi,
se nde vashen pafuqi
mbi dhe trimi ziljepsen,
vollet zoti ce m`i beri?
Neng ai ndajti Kallavri
idhrioten sikeqi
kurmmagjepsuren Luiz.
Vu paljacet ce beri nana
tek ania mbremianet
e nde shpit e sbaudhirtur
mbjidhej per naten e ljurtem.
Ce ja e ru trimi e puthi.
- " Nd`at dhe ce vete vet,
thuam nde do gje ti trim.
- Kur te vesh te zalli guaj,
shtjer nde dejt ti skemantilj,
ljut te vinj perroit en,
te m`e di se neng u mbite.
Ljut sheg e shen Meria
gjith paru se te perljipen."
Pra ce java me shum gjell
shkuar u bori, mbi shuret
trimi njogu skemantilj.
Si ajo c`iku ron pertej,
pas vedekur,- tha,- na romi.





Kenga XV


Udhes sime lutesha :
- Shen Meri e shpive tona,
keto udhe te m`i ruash!
Pasneser gdhihet e diel
e ti del neper katund.
Arat te mbijn` te shendosha
lopet te mos na pelcasin,
shpite mos vishen ne zi,
gjith` te thone : " Ruajna!"
Pse nuk prita, por u nisa?
Do me kishe dhene uraten,
do te kishe ndjere vashat,
qe me buke s`fryhen.
Dac te tjerrine te dera,
dac t`u tringelloj vegja,
asaj udhe me nuk shkoj.
S`eshte bisha per njerine,
as shqipja e lisave,
as ngjala e ujrave;
vetem burri esht` per gruan,
kurme qe u kalben, nen balte,
ndersa te mire ata s`shohin,
se kur duhen, bejne faj!"
Udhes ashtu lutesha.
Tek arrita e naten fjeta
im vella Koniati, djale
si nje lule , i vdekur,
me del veshur ne te bardha.
Milosao : - Si e thone kete fshat,
ku ti rrije, o im vlla?
Sa gezim qe te na shohin
zoti tate e zonja meme!
Koniati : - Dheut erret, ku ti fle
ne mes dushqesh edhe detit,
ka mot , o vella, qe dola.
Erdha te te ngushlloj.
Njerezit rrojne ne shtepi
te percare e ne zi,
po kur dielli del nga mali,
gjith` njesoj ne shtrat i pren.
Dy te rinj qe duhen,
gjendjen, boten s`e nderrojne.
Si te shpetoi nga goja
qe , kur vashen pa fuqi
permbi dhe trimi e do,
merr meri zoti qe e beri?
S`e largoi ai Kalabrie
hidriotene sydrite,
shtatmagjepsuren Luize?
Shpuri mbremanet me anije
mbulesat qe beri gjyshja,
e te shpia e boshatisur
naten e fundit u mblodh.
Trimi e arriu e e puthi.
Luiza : - Ne ate dhe, ku po shkoj vete,
thuam ne do gje ti trim.
Trimi : - Kur te vesh te bregu i huaj,
hidh ne det mandilin,
lut te vije prroit tone,
qe te di se nuk u mbyte.
Lut dhe zonjen shen Meri,
kurre zi mos te te sjelle.
Kur kaloi nje jave e gjate,
trimi gjet mbi shur mandilen
edhe tha : - Si ajo qe iku
edhe rron pertej,
keshtu rrojme ne pas vdekjes.

Kangjelji XVI


Ajri ce ndreqi mon
friti ka dejti.
Te rahji Llumbardhavet
goll me gapi derjen ,
dalj me muljvi cerjen
e me reshti gjumethin.
Milosao : - Ruash e ftohteza vore,
se me zgjon, ti me garepsen.
Maria nder degezit
nd`i qikar , i ka hije.
Ti se ljeve nde dhe te guaj.
Vorea : - Kur ljeva te parezen,
dushku u tund te Pokfilli.
- Te biljen e Kollogres
mos ti e pe nd`ata perrenje?
- Garepsen dita me diell
te shendosh e te semur.
Te ndin e qitharjes,
me te bardhethin kopilj
ljuanej Millordeza,
shtrushullonej coheza,
frihej gjiri e prirjej,
e m`i shprishej shtekethi
e m`i fjisin sizit.
- Mba tutje, bushtra vore,
Se me ngrin eshterat!



Kenga XVI


Era qe e ndreqi motin,
fryu nga deti .
Te Kodr` e Llumbardhave,
lehte se c`ma hapi deren,
embel me dheli fytyren
e me reshti gjumin.
Milosao : - Me rrofsh, i ftohti veri,
qe me zgjon e me gezon!
Sa i ka hie kocimares,
kur ia perkul degezat!
Ti s`leve ne dhe te huaj.
Veriu : - kur leva te paren here,
dushku u tund te Pokfilli.
- Te bijen e Kollogrese
mos e pe nd`ata perrenj?
- Dita me diell gezon
te shendosh e te semure.
Me kitar`, vasha krenare
luante me djaln` e bardhe
e i frushullon fustani,
gjiri i fryhej, rrotullohej
e m`i shprishej shtekthi
e m`i flisnin syzit.
- Mba tutje, bushtera ere ,
se me ngrive eshterat!

 

Kangjelji XVII

Shpi tona te shprishura
dej menat u me ju shoh.
Shoh hjillon e Rakanieljit
e vashat ce ljanjen.
Neser mbe te serposurit,
shkon vasha ka dera ime
e me sheh shume gare;
pien : - C`e kjo gare?
- E gare e te birit zotit,
ce na vjen neserith.-
Zemera vashes i llaftarisen.
Mbjidhet nder te moterat,
uljet, ngrehet, delj te dera.
Gjith gonet jane pjono zjarre :
ven me ur nde dorjet
prapa ljakuriqevet
udhevet ganjunezit.
Shkepeten vasheza gares,
porsi djalji nje menat
ce i dihet me gadhi.
Mbi shtratin e mundasht
drita ce m´i gapjet
m`i keputen gjumethin.
Sheh te jemen per nde shpi
me keshen te shpjeksurith,
jetullen nde dorjet,
mbi bufet sheh pasiqiren
e patakset, se kuljton
trimate nde Shurezet
e stoljit e vashavet
te pergjunja Shen Lli ,
perpara Mesosporites.




Kenga XVII


Shtepi tona te shperndara,
do t`ju shoh pasneser.
Do shoh bregn` e Rakanielit
e vashat qe lajne.
Neser ndaj te ngrysur
shkon vasha nga dera ime
edhe sheh shume hare;
pyet : - C`eshte kjo hare?
- Esht` hareja e t`bir te zotit,
qe po na vjen neser.
Zemra vashes i kercen.
Mblidhet tek te motrat,
ulet, ngrihet, del te dera.
Nga cdo ane sheh plot zjarre:
cunat , me ure ne dore,
ndjekin udhve lakuriqet.
Shendrit vasha prej hareje,
porsi djali nje mengjesi
qe gdhihet me gaz.
Permbi shtratin e mendafshte,
drita qe m`i ndehet,
m`i keput atija gjumin.
Sheh te emen neper shpi
me gershet te shpleksur
e me lidhese ne dore ;
mbi tryeze sheh pasqyren ;
brof ne kembe, se kujton
trimate ne Shurezet
e stolite e vashave
pergjunjur ne Shendelli
perpara Mesosporites.

 

 

Vjershi te Biljes Kollogres

Ishja nde vallet e i nderruam arrure,
me shture sit e m`u skotis ronia.
Most e varesinj, djell, kejo rej e ljen,
nde te perpiqet e llampar nje her.



Vjershe e Bijes se Kollogrese

Isha ne vallet e i ndryshuar erdhe :
me shture syte e m`u erresue jeta.
Mos e ki rende, o diell, kjo re e lene
ne te takofte e ndrin dhe ajo nje here.



Kangjelji XVIII


S`in te trimave o te grave
te martuarme rogollim,
si rekime zemerje
ce ljufton vedekja,
porsa in te fritura
djaljeve te prejturve
te djepe me ninuljen
mbe te rar te djellit;
si te tundur fjeta dhrish,
si vivilj e ditjes,
nd`ato zemera te ljea,
kur thelleza m`u ljeshua
ka ljumi Teodorit.
Shkoi mbi qeramidhevet,
ra te kreu djaljit
parganjotit Milloshin,
c`ish te shtrati i veljust,
e m`u vu e me tagjisen.
Ce fernoi tagjisuri ,
gapi krahet e m`u ulj
mbi spervjerin e mundasht,
ljereu fershellimjen.
Djaljit i qelloi gjum.
Nd`i qelloi, lje te fjer:
mos kuljtonj te bardhen em,
c`e cathur e pa frim
voshqeshit me shqirjet,
ture i thir zotit saj,
ce dualli e neng u mbojth.




Kenga XVIII

S`ishin grahma trimash
e grash te martuara,
as renkime zemre
qe lufton me vdekjen,
porse ishin fryme
prej djemthish qe prehen
djepeve me ninulla
me te rar` te diellit;
e si ferfellime gjethesh
te hardhis`, si fryma e dites
ne ato zemra te lehta,
kur leshohete thelleza
nga lumi i Teodorit.
Ajo shkoi mbi qeramidhet
edhe ra te krei i djalit
te parganiot Milloshinit,
qe ish te shtrati i velushte
e m`u vu e ma ushqeu.
Si mbarojti se ushqyeri,
hapi krahet e m`u ul
permbi tenden e mendafshte
e ia leshoi kenges.
Djalthin e zu gjumi.
Nd`e zu gjumi, le te flere,
mos kujtoj` te bardhen meme,
qe e zbathur e pa fryme
pyjevet po me rreqiset,
duke i thirre zotit saj,
qe doli e nuk u kthye.

 

Kangjelji XIX


Nde te rar te dimerit,
vajta me time vellezer
te garaca Marljulje,
shum i pritur.Deljemjeri
ngrogu qumeshtin e i rempiem,
sit me ljot: - Ga , i bardhi trim.
Kur vinej tatemadhi,
vetem qumeshtje te ngroget
doj; pestajna, mbe te ditur,
ushterit kishe garruar.
Pa hje , i piseruam,
rija si te dheu guaj.
Fjejtin te mi vellezer.
Deljet rumpullareshin,
gjumin me keputejin.
Te paren u m`u pataksa,
ka Mbuzati heneza
mbi dejt dhezenej.
Per se diti u m`u pataksa,
njerezit e frushkuljit
te qelluar illi se ruan,
por i taksen deljevet
nata me psor mbedha.
Per se treti u m`u pataksa,
hena rar , kullotenej
ndonje ka ati, ketu,
kocorehjet gjimes te bardh.
Kur te kateren e zegjova,
deljet ona u kish gapur
ljumrave te kaljtherve.
Mua me zu malli katundit.
Dolla posht sheshevet
c`in te njom , te shprishuris
borjes te paljosur
nen hjen e stulpavet,
e vashen kriekeshtenj
njoga te udh e katundit:
njoga stan pjono gajdhi
me te kaljtheren podhe.
Ju perpoqa nder vrieljet.
Trimi : - Se ti vije somenat
njer ketej, s`unt e pantehja.
Vasha : - Nji s`erdha te tjera her?
Se pam me k`te dergojmi buken
tim vellezere.Tha mema :
"Mbijth edhe di parkaljidhe"
E sonte, fjejte mbe truall?
- Afer zjarrit i pushtruam.
- Popo!Nji se munt vije
prem mbe shpi.-Te shpia ime
vajza kriekeshtenj
nani me se fanaroset.
- Sa ka dielli ce ron,
mos tek uljet mbremanet
neng ri i vetemith?
- Bushter, - kur te prirjem
nder te guaj, te frihjesh,
si te guaj ti te me dish!
- E pse?" Vejim aferith:
mbajti.Prana , te perljotem
pruari sit te vrika mbe` an.




Kenga XIX


Me te rar` te dimerit,
vajta bashke me tim vllezer
te stani i Marlules,
i pritur ka mot.Bariu
ngrohu qumesht e i rrembyer,
syt` me lot : - Ha ; trim i bardhe!
Yt gjysh, kur vinte, nuk donte
Vec qumesht te ngrohte;
pastaj gjer te gdhihej,
ushtrine e harronte.
Pa kreni dhe i trishtuar
rrija si ne vend te huaj.
Fjeten tim vellezer.
Delet qe zhurmonin,
gjumin ma keputnin.
Kur u cova per se pari,
nga Mbuzati heneza
siper detit llamburinte.
Kur u cova per se dyti,
ylli s`ish duke veshtruar
njerezit e bishat qe flinin,
por u takste deleve
net me fate te medha.
Kur u cova per se treti,
hena kishte perenduar;
ndonje ka, aty-ketu,
po kulloste kodrave
gjysme te zbardhuara.
Kur te katerten u zgjova,
delet tona ishin hapur
lumenjve te kalter.
Mua me zu malli i katundit.
Dola poshte shesheve,
qe ishin lagur: kish debore
te pa shkrire, te perhapur
nen hien e shkurreve,
e vashen kryegeshtenje
njoha te udhe e katundit,
njoha shtatine plot hir,
spikun e kalter te fustes;
e takova neper zhugat.
Trimi : - Se ti vije somenate
gjer ketu, nuk e pandeha.
Vajza : - Pse , s`kam ardhur tjera here?
S`patem me ke t`u dergojme
buken vllezerve."Shko mblidh
dhe dy skorje", me tha mema.
Sonte mos fjete me truall?
- Afer zjarrit i mbuluar.
- Bobo!s`mund te vije mbreme
ne shtepi?- Te shpia ime
vajza kryegeshtenje
tani me s`po duket.
- Sa ka dielli qe rron,
mos , kur ulet mbremanet,
vetem s`rri?
- Kur te kthej ne dhe te huaj,
ngopmu ti, moj zemergure,
si te huaj te me dish!
- E perse?" Ne pran` e prane
ecnim.Ajo u permbajt
e pastaj syte e perlotur
i ktheu nga plepat anesh.

 

 

 

 

 

 

Kangjelji XX


Fjetat in te mbitura,
djelli i sqepur reshit,
pa oreks zemer e gravet,
kur u roth nje shkuntuljim.
Kin ullinjet te mundure,
shpit te savurrosura,
ljen njerin te voll e dheut.
Ljehemistin frushkuljit.
Gjintjes ce e skotisur
sillej e perpiqej mb`udh,
nd`at nat te pabes
me proseksa vashezen,
at mesgollezen,
at kriekeshtenjezen.
Si me shihet pjot ampi
llill ce zemerat oreksen,
llill ce thot : "Me ruani driten;
jeta se sholjarjet."
Bardhullore u me e pe.
Vajza : - I bardhe bire buljari,
se ti me mer, ti ku me qell?
Neng jam u zonj e madhe
si bushtra e , jot kunat.
Trimi : - Skutari se thuhjet
me katund.Pertej malj
priftera jan te na martonjen.
U me akull e prament,
ti me ruan kaljivjen
e me ljan te veshurat,
vet per mua te vetemith.




Kenga XX


Gjethet ishin si te mpira,
dielli i fshehur resh,
zemr` e grave pa deshire,
kur, - ia dha nje shkundullim.
Ullinjte e thyer,
shtepite e rrezuara,
njerezit i braktisen
merise se dheut.
Ulerinin egersirat.
Permes gjindjes se tmerruar,
qe sillej, perpiqej udhes,
asaj nate te pabese
kam diktuar vashezen,
vashezen meshollezen,
ate kryegeshtenjezen.
Si ai qe nje yll te qete
sheh e zemren ia ngroh,
yll qe thot : "Veshtromeni driten,
bota nuk do te shkallmohet", -
bardhellore une e pashe.
Vajza : - O i bardhe bir bujari,
ne me merr, ku po me shpie ?
Une s`jam nje zonje e madhe
si mizorja jot kunate.
Trimi : - Shkodra me s`thuhet qytet;
pertej malit gjejme prifter
qe te na martojne.
Un` me shigjete e parmende,
ti kasollen te me ruash
edhe rrobat te me lash,
vetem per mua te vetmin.

JERONIM DE RADA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJI LULE VJESHTETPoemë nga GJERGJ FISHTA (1971-1040) (02.09.2012)
KËNGA E SPRASME E BALËSPoemë nga GAVRIL DARA I RIU (1826-1885) (02.09.2012)
VEÇ PËR TY ME ZOTIN FLASPoezi të zgjedhura nga ALI ASLLANI (1884-10966) (02.06.2012)
SE ASGJË NUK VLEJNË MOTET SA VLEN ÇASTI MAGJISTARPoezi të zgjedhura nga ALEKSANDËR STAVRE DRENOVA - ASDRENI (1872-1947) (02.04.2012)
PERËNDI NË KËTE JETË ËSHTË DASHURIA VETËPoezi të zgjedhura nga ANDON ZAKO ÇAJUPI (1866-1930) (02.02.2012)
ANDEJ GJITHNJË AKULL KËNDEJ GJITHNJË ZJARRPoezi të zgjedhura nga JUSUF GËRVALLA (1945-1982) (01.27.2012)
KOMEDITË NË SIRTAR TË HEKURAN ZHITITNga MEXHIT PRENÇI (01.21.2012)
PËRKTHIMI NË ANGLISHT I KADARESËNga DAVID BELLOS, Observer (01.18.2012)
RONITJA E PEMËVE TË THATA FILLON NGA MAJAEse nga THANI NAQO (01.14.2012)
MË E RËNDËSISHMJA NUK DO TË THUHET KURRËCikël poetik nga ANTON PAPLEKA (01.11.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]