VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËNGA E SPRASME E BALËSPoemë nga GAVRIL DARA I RIU (1826-1885)

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 09:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

KËNGA E SPRASME E BALËS

Poemë nga GAVRIL DARA I RIU (1826-1885)


E Enjte, 02.09.2012, 03:26pm (GMT+1)



I

BALA

Mori bijë, bijë e Lalës,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m`kujton motin e shkuar?
Ja, ku mjegulla erret
Rrokulliset mal më mal!
Sa lind dielli malit t`Gropës,
Tundet, qesh i thelli shpat.
Porsi ti, e bardhë, e kthjellët
Cipëza e qiellit shtrihet
Me një rreth-o të pasosur,
E rimet si ninëza jote.
Nga zjarret e pranverës
Seç ndriçojnë gjith`kodrinat
Edhe tymi ngjyrë hiri
Me ret`vete e përzihet,
Ngjarë këngës së trishtuar,
Që sjell era për së largu.
Ja, dhe vashëzat pa brez,
Zën` të gjitha dor`më dorë,
Të thërresin ty ndër vallet.
Pa kujdes këmba e djemve
Hidhet rëndë ndër kangjellat,
Se e kan`zemrën te ti.
O ti , lulja e hollë e maleve,
O ti , e para e vajzërisë,
Ec atje ku në hare
Derdhet ari i moshës s`re
Edhe zemrën gëzo
N`ëndrrën e ëmbël të mëngjesit!
Lerja plakut, lerja Balës
T`errtët lisa, zhurm`n e lumit,
Që, rrëmbyer malit t`egër,
Thellon shtratin me përrenjtë,
Si mendimi im i shkretë,
Që më bren e më përvlon
Me të motçmet kujtime.
Dyzet herë krahu i dimrit
Ra mbi Honin e mbi Brinjën
E i mbuloi e i zbardhëlloi
E aq her` bleruan arat
E ugareve të Fushës,
Qe kur mblodhi dheu i huaj
T`ikurit e të pafatët;
Dhe gëzimi q`atëherë
Me nuk shkrepi këso nate,
Qe trut` krejt m`i errësoi.
Para sysh më fluturojnë
Vite, trima e pun` të shkuara,
Sikur era ndërron retë,
I shperndan e i zvarris
E i përzë me frymë e gji.
Moti shkon pa u kuptuar
Për të shkretin bari,
Por mbi ballë të ushtarit
Bien si plumba këto ditë,
Sepse me duar të ftohta
Brenda mu në varr e shtinë.
E këto ditë pushimi
Të helmuara si vdekja
Jan` për Balën, mori vajzë;
Pse ky krah, tashti i dobët,
Shum `herë ushtën e vërtiti
Ndër ushtarë e bëmat tona
Shumë her` të bukrat vajza
Na i lëvduan e i kënduan.
Tashti që eci në shkretëtirë
Edhe mbeta gjallë e shkretë,
Vrulli i rinis` më lë
Të harruar në një skaj.
Por veç ti (si rreze qielli
Lehtë e lehtë dimrit t`egër
Shkon e gjen t`mjerin bari
Zbjerrë tek humbja e Llazit
Dhe gëzon me afsh e dritë)
Dhembje ndjen për t`keqen time,
Vjen me mua n`errësirë.
Dhe ja, para sysh më dalin
Gjith` bujarët e fuqishëm,
Të helmuar e të vrenjtur,
si m`u dukën për së largu
Çukat e maleve t`dashur
Kur iu fala që nga deti
T`fundit herë e më si pashë.
Ju , o bij të motit t`madh,
Hapët një të ndritur udhë
Në të vjetëvet thellësi.
Zulma juaj ndriçoi si djell
Përmbi botën e përmbysur;
Ajo eshtrat jua shkëlqen
Ashtu si dielli mbulon,
Edhe pasi perëndon,
Valët e trazuara
Me zjarr edhe me shkëndija.
Por ushtarët s`duan helme,
S`duan qarë... por , po deshe,
Emri Yt keëu m`kujton
Një përrallëzë plot lotë.

II

PËRRALLËZA


Derdhi nata gjithë mjegullat
Mbi të zezat fusha t`luftës;
Fryu era e shprishi urët
Atje tek po flinin trimat.
Trupat e tyre të bëshëm
Përmbi truall shtriheshin,
Ëndrrat venin në ushtri.
Herë e herë roje t`natës
Këmbërëndë çanin hijen...
..............................
..............................
..............................
Atje ku shtrin lisi i Mbretit
T`gjatat degë përmbi majën
E kodrinës s`Balshit-o,
Lart u ndez një zjarr i madh
Për darkën e bujarëvet
Dhe u përzie rreth e rrotull
Gazi e hareja e gotavet.
Flaka e bardhë,shprishur erës,
Rrihte ballin e ushtarëvet
Mbledhur rreth zotit të luftës,
Duke u dridhur mbi parzmoret
Si shkreptima mbi tallazet.
Skënderbeu po gëzonte
Me ata trima vëllezër
Se në zemër-o i fliste
Fuqia e rritur syresh
Mbi krah`t e së zezës zhkabë.
Pranë tij, prapa shkëmbit,
Mbi mburojën mbështetej
E moçmja fuqi e Darës.
Fara e tij si degë lisi
Mbledhur dëgjonte mësimet
E vjetvet që kishin shkuar.
Flok`t e bardhë,shprisur erës,
Dukeshin si bor`, shpërndarë
Majë Gur-Madhit të zhveshur.
Por te hija e lisit t`helmit,
Veç të gjith`ve, ballëfshehur,
Rrinte i madhi i Golemëvet
Me sytë ngulur përdhe;
Gjiri leshator i hidhej
Si kusia kur valon.
Nga të errëtat qepalla
Helmi i zemrës i derdhej,
Pse në zemër kujtimi
I ditës së marrëzisë
Mu si gur në det i ra.
Si në ëndërr po kujtonte
Lëvdatat plot ëmbëlsi,
Që katundet i drejtonin,
Kur "Dragoi i Dibrës" mbrrinte,
Duke e quajtur " i pari i luftës,
Nderi i ushtrës, malli i vajzave
Edhe trimi i këngëve..."
E tashti të turpruar
E mbulon nata e shkretë!
Mbreti i urtë e kuptoi,
Vrer`n e hidhur të bujarit
E me dhembshuri i foli
Si puhia e mesditës.
"O ti, Zot" i Përroi-Shtogut,
Ushtar` i vjetër i Llazit,
I Darenjëvet i pari,
Krahu yt dukej si zjarr,
Që shpatin e përcëllon;
Përball` tejë gjithë armiqtë
Qen` si mjegull, që kalon.
N`ato mote shumë ushtri
Dhe shum` luftëra u panë
Që kjo kohë nuk i sheh...
Por ah!Vrulli i tyre u shua,
Fitoi qeni e përdhe ranë
Flamur, kordha e trimëri.
Nata e helmi të mbuloftë,
Ditë vrasje, ditë dhune!
Gjithë të shtunat le të vijnë,
E shtun`e Shalës mos ardht`kurrë!
Edhe moti të përzëntë,
Ditë e zezë, e pisëruar!
Por çfar` qe?...Një zë kumboi
Mbi ato male si gjëmim,
Që, duke shpëtuar resh,
Erë ngre e dredhuri :
E të urtët na u ngritnë,
Turpin lanë ata me gjak,
Zulma e mirë prapë u ngrit.
Thuaju t`rinjvet, o i ditshëm,
Se faj`i të mirëvet
Lahet nga bëmat e ndershme;
Porsi guri i paçmuar,
Të lartë ishin, të lartë janë,
Kthyer në udh`n e dritës s`tyre
E prandaj mbi gjyshërit ngrihen,
Porsi bora e Sharit tonë
Mbi të ulëtat kodrina.
Mbreti heshti, i turbulluar
N`t` errët humbi, lënë shprese,
Mendja te vdekja i shkoi.

 

III

KËNGA E HËNËZËS


Me notinë e puhizës
Një zëth erdhi aso nate,
I helmuar, i pakuptuar
Si psher`tima e vajzës së re,
Kur i fryn malli i parë
Gjinë e njom` e ajo s`e di.
I bekuar ti me qofsh,
Zot i këngëve të bukura,
I larti vllastar i Petës!
Zërin tënd s`e ka njeri...
Kur do Niku, derdhen lotë,
Kur të dojë, ndizet vrulli.
Pa u ndier, të magjepsur
Vam`tek kënga na tërhoqi.
Ulur ish ai mbi gur,
Mbi gurin e përroit-o.
Dhe një rreze hënëtare,
Që ndriçonte përmes resh,
I pështillte t`verdhët flokë
Me kurorëzën e qiellit.
Dukej ëndërrza e mirë,
Kur nga lulja n`lule shkon
E shket lehtas mbi tallazet
Dhe me erën bashk`këndon;
Pastaj shkon e fluturon
Si një yll, shpejt kalon.
Kënga e Nikut shkonte larg,
Larg-o tek e bukura,
E trishtuar, për të qarë;
" Ec, o Hënëz, vrapo
Në t`pafundmen kaltërsi!
Këtu s`ësht` liqen` i argjendtë
Dhe as deti si pasqyrë,
Ku t`i shihesh e stolisesh,
Kur i dashuri i ndezur
Të qafon në shtat`n e thellë;
Këtu sheh shkëmbenjë e lisa,
Koha shkon e ai të pret
Udha jote është e gjatë;
Ec, vrapo , o bij` e bardhë!
Pse qëndron? Ç`droje ke?
Mos vall` retë e zeza sterrë
Të ndërliksen nëpër këmbë
E ti trembesh mos, e shuar
Rrymës s`krahëvet të ftohtë,
Mbetet nata si një e ve?
Zemra jote e`dro, si imja,
Dritë e hijshme e pa hare
Brymën e syvet e derdh,
E strukur me ndonjë hije?
Dhe n`ato shtëpi të ndritshme
Arrika kjo zi e shkretë?
Ti po qesh?...Hënëz, kthehu,
Më dëgjo nga qerrja jote!
Kur i lumi sy të bjerë
Përmbi krojet e mermerta
Dhe të t`mbërrijë era e lulevet,
Mos më ik, o zonjë e natës,
Po m`ia derdh të butën dritë!
Atje para do të shohësh
Bijën kryelart` t`Kaurit,
Zog`n e Lalës gërshetprishur
Me gji t`bardhë si tallazi
Dhe me sy të vrarë helmit.
I largohet gazit, diellit,
Natën vetëm lart në shpat
Qan me sy e bisedon.
E si soset drita jote
Atje tej-o larg në det,
Të përcjell me psherëtimat
E pastaj në shtrat të mbyll.
Ditën vetëm filli bredh
Nëpër kullat mbetur shkretë,
Pa longare dhe pa fyell.
Që menat`zënë e kërcejnë
Qentë e saj hundëfryrë,
Veshëngritur... Porse hesht
Gropa e Dhelprës, se në gjah
Më e bukura nuk shihet
Duke ndjekur pas kaprojtë.
Drenjtë venë edhe bredhin
Nëpër t`kopshteve driza,
Lulet vyshken pa kujdes.
Asaj mendja i shkon larg,
Pse atje asnjë gjahtar
Nuk i hyn fare në sy.
Jashtë shpellavet të motit
Nxorri kryet dit` e premtuar,
Pra në zbrazësi u zhduk;
E pështjellë erës s`luftravet
Ora e pritur po mënon!
Ec, o Hënëz, vrapo,
Dhe me rrezet e qafo,
Se mos natëza të soset."
Ai heshti, Dara i foli
Me një fjalëz shum `të urtë:
" Era kallëzit përkul
Edhe korrësit përkëdhel;
E ti, i biri i Lisanës,
Gëzon natëzën me këngë.
Ty t`zien zemra dhe t`fryhet
Si bule uji të kulluar;
Ti për kordhë në ushtri
Dhe për këngë je i shquar!
Po përgjigjmu, djalë i Petës,
Malli yt s`ka rën`në pleh?
Hijeshitë e vajzës s`huaj
A nuk janë helm, që mbyt?
Kauret na u përmbysën
Me gjith`kullat e të parëvet
Dhe i mbuloi një gjumë i gjatë
Në një natë pa mbarim.
Gjaku i tyre u turbullua
Si përroi larg nga kroi,
Si re e zezë pa shkreptime.
Ajo vajzë leu mes lulesh
Dhe mes lajkash është rritur.
Që të qelburit i bënin.
Fara jote si të shkojë,
Si të shkojë e të shkëlqejë
Në atë gjak-o të trazuar?
Cipa e nderit i mbështjell
Gratë tona me nder rritur;
S`kërkojn` fushëzat me lule
As flladin e holl` s `e duan,
Por veç dimrit i gëzohen,
Tmerri i pyjeve u pëlqen
Edhe deti që gjëmon;
Për ato jan`dasëm luftrat,
Prandaj syresh lindin trima.
Dushku i Petës, këtu kthehu
E nga rrënja e dheut tënd
Mblidh burbuqe e trëndafila;
Gjetkë s`gjen ende të mirë.
Pse të zu ty zekthi i huaj?
Ndërsa bota errësohet,
Harro kezen...ja, t`vret sytë
Zbardhëllimi i shpatavet!"
Iu gjegj Niku buzëqeshur
E i tha: " Në luftë shpesh
Vajtur kam e shumë herë
Thembrat t`ikurve u kam shkelur;
Dita gjithë djersë e nderit
Përher` më shkëlqeu mbi ushtë,
Veç lëvdimeve u jam ruajtur;
Te ky gji kumbon një zë,
Një zë i fort`, veç unë e ndjej.
Do me shkojë? Dhe, kur ngrirë
Prehet kordha, faj do quhen
Të këthjelltat mendime?
Po ta them : Un`dua një vajzë,
Dua një vajz` të mir`, të ndershme,
Që ësht` flakë e nuk më shuan;
Ja, dëgjo si më ka ndezur.

 

IV


VAJZA E LALËS


Mblodhi krahët` e pushoi
Mbi të mundurit shqiponja;
Varur murit ishin kordhat
Dhe mburojat era i tundte.
Un`djalosh ende i panjohur,
I mërzitur ndanë vatrës,
Fjal`t e trimave dëgjoja.
Një menate, ndër të tjera
Vura udhën për nën këmbë
Për të gjetur zulme e varr.
Një menate ndër të tjera,
Diellin pash` të gjashtën ditë,
Që nga deti po u falesh
Malevet të Lalës-o,
Duke u skuqur majat-o.
Udha futej nëpër gryka,
Nëpër brinja, nëpër gërxhe
Dhe un`shkoja duke shkelur
Gjeth`t e fishkura së ftohti.
I tronditur një kapruall
Ngrinte kryet mbi fierishte
Dhe kërcente shkëmb më shkëmb.
Atëherë që nga prapa,
Më cënoi një tringëllimë,
Tringëllimë hekuri.
Une u ktheva t`i vërvitesha,
O ta pritja...Aty u duk
Bisht`i karkallit të Arbrit
E të njoha, o Pal Golemi,
Golemi i vogëlthi,
Gojëfryrë, gjoksçeliku.
Dhe ky trim vinte për nder,
E me mua u poq,
Shkuam bashkë më me guxim.
Si arritëm përmbi çukat,
U hap udha nëpër lisat,
Atje tek përrenjtë ujisin
Ato lulëza të huaja.
Atje ulur pam`burbuqen,
Burbuqen e Lalës-o
Me vajzat e saj të gjitha.
Si na pa u qas e u skuq
E na tha: "Pse t`armatosur
Vini ju te Luleja?
Zbardhëllim` i atyre kordhave
Më mir`se sa midis vajzash
Do shkëlqente ballë armikut...
Këtu nuk gjeni gëzim,
Vetëm jemi ne, se burrat
Vanë tek qeni mizor
Na shkel eshtrat e prindërvet...
Po kjo tryezë s`është shtruar
Për të huajt e për miqtë?
Ejani, hyni! Mirë se vjen
Kush na vjen-o në shtëpi!"
Iu përgjegja: "As ndër lule
As mes vajzash, zonjë e bukur,
S`bardhëllon kordha e Arbrit;
Edhe gjetkë do shkëlqejë...
As këtu për të ngrën`s`jemi.
Sapo dita të agojë,
Nga vetë plagët në përleshje
Do na njohin lalejotet,
Do na njohë qenëria".
U err nata. Sytë e mi
Seç u ngulën mbi atë vajzë,
Gjiri im u ngrit si valë
E trazuar n`breg të detit.
T`nesërmen drita e parë
Ne na gjet-o në ushtri;
Të pabesët na i shtrinë
Përball`diellit mburojat,
Njëqind bisha e pashallarë.
Iu vërsulëm si dy dema,
Do i shkelëm, do na ikën,
Zulma jonë u ngrit lart,
Ne dy t`huajt nëpër vallet,
Ndër kangjellat qem`kënduar.
Unë i ndjeva psherëtimat
Unë dëshirat ia kuptova
Përmbi faqet e ndër sytë.
Iu përgjegj dashuris`sime
Vajza e Lalës, më buzqeshi,
Si gëzon ylli i verës
Qiell e re me drit`n e bardhë...
M`u hap zemra e m`u ngroh gjaku.
Guna e natës mbuloi
Shtëpit`e darkën e Kaurit;
Ran`boritë edhe fyejt,
Gazi e gotat u përzien
Zoti i vrenjtur kishte pranë
Sytë e kaltërt të së bijës;
E mbi faqëzat si shtalpe
Dukej zemra e saj e butë,
me një hije dhe hare,
Që gjith`trupin ma mbuloi.
Por Kauri, ndonse qeshte,
Ish si re me shkrepëtimë,
Që vret njerzit pa gjëmim.
I shpëtoi mendimi i keq
Si një thikë e dalë myllit;
N`ball t`tryezës u ul Frika.
Unë u ngrita dhe i thashë:
" Emri yt mjegullat haptë,
I tmerrshëm mbi fushat qoftë,
Dhe mbi bretkosat e llucavet
Lart si qifti fluturoftë!
Ty të rriten dele e lopë,
Zot i shpatevet të zes...
Oh, mos ardhtë kurr`një kohë,
Që t`përpij` kullat e Lalës
Thesar, pirgje, farë e emër,
Ashtu si tërheq përroi
Xunkthe e barishte rrezes,
Kur t`zbardhet ai ballë,
Asnjë birth-o faqemollë
Ardhur të të përpijë,
S`do të lajkatoj`mbi gjunj,
E këputur do t`bjerë ushta
Pa një dor`, që ta rrëmbejë.
As flamuri yt në luftë
Dhe as varri s`do të njihet!
Përse nuk të mbiu një lis?
Në hijen e degës sate
Veç burbuqeza t`u lind
Të rris`trima e jo pemë...
Ajo digjet e vetmuar
Si kandili në një shpellë
E t`kthjellon e të gëzon
Si lëvdatat një ushtar,
Që midis flamujvet vdes.
Por të thahet mos e ler
E të zhduket si një yll,
Që asnjë gjurmë s`lë në qiell!...
Ti brazdat e kordhës sime
M`i pe mirë e gjaku i Petës
Është`si ari i kulluar...´
Pali i nxehur thirri: ç`është, Peta,
Ajo kordhëz dhe lëvdimet
Para meje, i mjeri djalë?
Gjetk`lëvdoje gjakun tënd,
Jo tek unë që i pari
Atë kordhëzë ta ngjesha!
Prind`t e mi me mbretër venin;
E ti, zot i dy zallishteve
A nuk strukesh në një shpellë?
Të marrt`djalli...Konez e Lalës
Me gjith`lulet më përket;
Po e deshe, ty kjo kordhë
Mall e krye do t`i qethë!`
Pa mbaruar, un`kërceva,
Hoqa kordhën...Por Kauri
Na qortoi me t`madhe grahme
E na mbajti: "Posht në truall
Vrull e kordha, të verbuar!
Ndryshe, mes gëzimit bie
Bubullima e gjaku derdhur
Do t`më laj` tryezë e darkë...
Të mëdha përpjekja e shpresa
Jan`! Por ju më doni kecen
Dritën e vetme të plakut,
Që mbretër e perandorë
S`e vështruan, jo, pa drojë?
O ju, trima fisi t`shquar,
Lermëni që të zgjedh njërin
Kësaj nate këshillplote,
Unë i sprasmi i farës sonë
Atë e pafsha të gjelbëruar
Mes dy krojezish të rinj
E me lule tufa-tufa!
Dhe tashti gjumi ju shplodhtë.
Nesër, pra, do t`duket kujt
Do t`i përkasë nderi i Lalës`.
Kur po fliste, ai u vrenjt,
Syte iu mbytën gjith`në gjak;
Gazi u sos e drita u shua.
"Ç`do të jetë?...Pse me mjaltin
Ish përzierë dhe farmaku?
"C`qe ai hidhrim e vrer?
Por mendoj?...A nuk kam turp?
Ardhtë pisa, do pushoj!"
Më zu gjumi si n`shtëpi
Me një ëndërrëz të bardhë,
Që ma solli zulma e malli,
Ishte mbase mesi i natës,
Kur ndër qerpikët e rëndë
Një drit`befas më goditi
Si një yllth nëpërmes resh.
Flokët shpleksur përmbi zverk,
Me një shqep të holl`pshtjellë
Si ajo mjegulla e hollë,
Që vërtitet përmbi borë,
Plot ndriçim e hijeshi,
Porsi Mirëza e hënës,
Që vë rrezet për kurorë,
Ja, kështu m`u duk e bukura!
I magjepsur, në gjunj ngritur,
E vëreja, ajo me foli :
"Eja, ngrehu, bir i gjumit,
Guximtar por i pamend!
A s`e sheh atë kufomë,
Që i shtrin krahët nga retë
E ulurin në zbrazësirë,
Prej Kaurit të kërkon?
Kordhën më kot e rrëmben,
Se këta ushtar`makutë
Me do shkluhëza t`padukshme
Të luftojnë në të fshehtë.
Dhe pa nder do të të vrasin,
Kur zotit të zemëruar
Në të kuqt t`i ngjyhet shpirti...
Shoku yt liruar është...
Eja, hesht!...Nga dhembshuria
Fajin tënd un`re s`ta vura.
Shkoi përpara dhe çdo derë
Me një fjalëzë i hapej.
Se të gjith` rojet e natës
Ktheheshin, porsa e shihnin...
................................
Dolëm jasht`yjt m`u zbuluan.
Flokët era m`i përshkoi,
Un`si miq i përshëndeta.
Faqekuqe si një nuse
Hën`za larg-o perëndoi
E në ninëzën e vajzës
Me një rreze seç shkëlqeu.
Fjala i mbytej mu në grykë
E përpir`brenda në gji.
Veçse hoq një pshëretimë,
Një psherëtimë e një rënkim:
"Edhe ti, o rruaza e natës,
në këtë orë të shkretë
më le vetëm në mjerim?
Perënduar drita jote,
Erret qielli, nxihet bota,
Si vjen zia pas haresë.
Por ti kthehesh prap`ndër sheshet,
Edhe drita jote e dhemshur
Këta lot`do t`i ndris prapë.
Udhëtari i pandijshëm
Si erdh, ikën e më s`kthehet
Pa menduar se ku shkon,
Se ç`u shua, ç`u plagos
Dhe gjak kish në atë pleh,
Që më këmbë e ka shkelur!
Ec pa droje, o i huaj,
Gjersa nata të mbulon,
Shko dhe rrofsh shumë e i lumtur,
I lëvduar qofsh në botë,
I shkëlqyer qofsh në gjak...!
Në të ardhtë ndonjëherë
Ndonjë ditë të helmuar,
Këtë or`mos e harrofsh
Edhe Marën e kujtofsh!
Kur i gëzuar në shtëpi
Dhe me shoqezën në gji,
Duke par`këtë kandil
Posht te deti më të shuar,
Për të thën`me vete ke:
-"Ashtu Hëna perëndoi
Dhe tek lulja nata u sos,
Kur një vajzë më shpëtoi...
Ish e vetme, e pikëlluar.
E m`u fal mbytur në lotë;
Tashti mbase është kalbur
Si një pemëzë me krimba!"
K`shtu do thuash duke qarë
Kryezezën, që u dogj
Si një urë nën hi...
Tha e u zdrodh. Unë iu gjegja:
Ndonëse me zemër të thyer,
Më dëgjo, e bardha vajzë!
Për sa mote të jem gjallë,
Ti gjithmon`do m`jesh uratë;
Dielli botën zbukuron
E ti jetën më gëzon,
Se të dua për në zi,
Se të dua për hare.
Dhe kur dora edhe vrulli
Të më paken në koh`droje,
Nga gëzimi i dritës sate
Frymë e jet` do të më burojë!
Ti do ta rritësh nderin tim,
Nderin tim e nderin tënd
Përmbi vdekjen dhe mbi kohën!
Por mba mend: Mos e ndryshuar
Zemra jote fluturon
Afër shtretërve mizorë
Ndër mbretër e perandorë.
Ti besnike t'i qëndrosh
Besës sime të panjollë.
Pa shkuar i treti vit,
I magjepsur dritës sime,
Ati yt do na bekojë;
Po s`u ktheva t`tretin vit,
T`tretin vit, të taksurin,
Dheu, vajz` do me ket` ngrënë!
Si m`dëgjoi u frymëzimit,
Shtriu dor`n e nata e mblodhi.
Keq i zhytur ndër dy helme,
Zulma m`mundi, shpejt u ktheva
Tek ish Jankua i ndritur,
Krahëhekur dhe i tmerrshëm.
Emr` i tij ishte gjëmim,
Gjëmim malesh përmbi qentë;
Ai më njohu dhe i pëlqeu
Zbardhëllimi i kësaj kordhe,
Kur në Nish e Tullovaz
Dhe te fushat e Vazait
Prisja krerë si gjëmbaçë.
Tashti zërit të atdheut
Iu përgjegja e k`tu luftoj.
Sa shpalosur në er` mbi kodrat
Të valoj flamuri i Arbrit,
Gjersa n`vesht` e mi të mbrrijë
Hingëllima e kuajve të huaj,
Ti, o pris i moçëm luftrash,
K`tu t`vendosur do më gjesh;
Se, ta them, kjo flaka ime
Lart u ndez e lart u ngrit,
E panjohur nga t`paturpët.
Por, kur këngëza e kthjellët
Sheshe e male do gëzojë
Dhe ushtari duke u prehur
Pun`t e shkuara do kujtojë,
Un`do kthehem tek më pret...
"Me kot prêt per jetën time,
(Thirri Pali e natën grisi)
Ushtar vallesh e kangjellash,
Mburracak e endacak!
K`tu s`të len as fjal`za e ëmbël,
As dhe flokët e lëmuar,
Vetëm kordha t`vlen këtu
Që t`mos vritesh nga kjo dorë
Ti, ushtarth ballukedredhur!"
Hoqën kordhat dhe kërcyen
E u përleshën menjëherë
E u bënë hekurat copë
Dhe çeliku u bë shkëndija;
Dhe, ja, vdekja ndër vëllezër
Mbi dy maja seq renkonte...
Por çfar ngjau? Kush i prapsi,
T`dehur vrerit, t`ndezur gjakut?
Pse ato vet`lla t`egërsuara
Shpejt u ulën gjithë turp?
Mbreti u duk e i vrejti
Dhe, pa fol`, ku desh, i pru.
Ata ecnin si qen t`rrahur,
Përzën`shkopit të bariut
Bishat hequr përdhe zvarrë!
Tjerët vanë aty-këtu.
Nata u qet e shuajti urët.
...............................
...............................

 

PJESA E DYTË


I

PLAKU


Hoqi mjegulla me nxit
Stolinë pre erës grisur.
Zeri i shpellavet renkonte
Larg prej shpatavet te Bores.
Ate mbremje pa nje yll,
Si desh mbreti, une veja
Vetem, heshtur, me hap t`gjate
Duke zgjuar rojet e nates.
Ata ndjene e koder m` koder
Zoga e zeshket fershelleu.
O qete andej u ktheva
Drejt Vajkalit te shkretuar,
Ku shkembenj te rrokullisur
Udh`n armiqvet u gatitnin,
Po te vinin n`befasi.
Atje mbi maje u mbeshteta;
Posht kembevet perroi
Ne hon derdhej me furi
E permbi kryet nderliksur
Kisha re me dredhuri,
.............................
Pastaj qielli u kthjellua,
Porse ulet-o renkonte
Era e vidhave e perroi
Mendt` e mia ne erresire
Ishin zbjerr` si rreze hene,
Kur nga avulli e lagur
Vete e ne hije shuhet.
Une veten e qortoja,
Se po m`shkonin dite e mote
Pa u vene re ne bote
Dhe ne lufte pa u shquar.
Kenga e vajzavet harron
Djaln` e mbetur duarkryq,
Vallja kthehet dhe e qesh...
Puna e nates veç i mbetet
Qe te zihet pra me hijet,
I panjohur dhe pa nder!
Keshtu me vete mendoja,
Kur nje krisme me permendi...
- Do jete era n`to dushqe
A lugati endacak ?
Por ketu s`qaset... as ujku,
Qe i nginjur diku struket,
As dhe dreri frikacak,
Qe kercen i shqetesuar...
Ketu n` t`erret mos jan` futur
Pararojet e armiqvet,
Qe diten gjithnje kan`frike?
Jo, jo kurr`per ushten time
N`t`erret Arbri s`do te bjere,
Se dhe copetuar, shtypur,
Me drit`boten do ta mbuloje!
.................................
Kapa ushten edhe zbrita
Udhes s`shtrember gjer ne grope
Dhe te krekeza e krrusur,
Ndala, prita e vura vesh;
Vura vesh dhe nje te ecur
Ndjeva e pashe nje si hije
Fort te frikshme dhe te madhe,
Sa dhe udha nuk e nxinte.
Kishte kryet gjer te rete,
Kishte lumin-o nder kembe
E gjith` grykat erresoi
Ne te zi si re mbi shkemb.
Un` s`u tremba, u turbullova,
Gjaku gjithe m`u trazua,
Edhe nata m`u rendua...
Mundur turpit, un` kerceva
Dhe drejt udhes seç qellova.
Guri i qelluar kerciti,
Nxori xixa e qielli feksi,
Kur ne truall i zvarrisur
Sec m`u trua nje plakarush:
" O ushtar i eger i nates,
Qe vervitesh i papare
Mbi udhtarin e vetmuar,
Mbaje kordhen edhe fale
Kete robin tend te moçem!
Moti i rende me perkuli
Kurriz,shpatulla e krahe,
M`u hap varri n`veten time
E pa nder ti do t` me vrisje...
Si armik as t`mos me kesh,
Se ne trut` e mi esht` mbyllur
Fjala e thelle e mbreterise;
Se do here kral e mbret
Qasur jan` Harunit t`mjere
Si luani i shpatevet t`mi
Pas i shkon dinakes dhelper.
Nate e thelle eshte` koha e shkuar,
Ku pershkon vec pleqeria;
Vetem plaku nga nje here
Nxjerr qe andej nje drit` te holle,
Qe mbi ret` e pakuptueshme
Te se nesermes e kthen.
Atje larg, atje perposh
Nje e madhe zhurme u ndie,
Iken bishat shpejt nga tmerri
E, çliruar bubullimes,
Fryu era gjere e gjate.
Por ti mua shpjem` te mbreti.
Se ka veshe erresira
E me mire fjala truhet
Brenda nje nje tend` te mbyllur
Se ne fushen genjeshtare."
Keshtu foli e shpejt u ngrit
Si njeri, q`e di se ç`sjell
E drejt udhen me deftoi.
Ca i zbutur ga dyshimi,
Ca i prekur dhembshurie,
Ca i habitur nga ato fjale,
Para mbretit une u ndodha.
Rrinte mbledhur bujaria
Ne nje tend` te larte, te gjere;
Ku po matej mencuria,
Punet, rreziku e droja e luftes.
Ishte Gropa e Strezi i vreret
E me ta bujari i Sulit.
Shpata trim e i njohur kenges
Se asaj vajzes mbretereshe,
Qe perdhune ia rrembyen
E ai dhunen lau me gjak.
Mbi kordh`Manezi mbeshtetej,
Burre punesh e jo fjalesh.
Mbi lekuren e nje ariu
Rrinte Lleshi flokeziu
Me Muzakun krahe tij
E me trim`n e Angjelines.
Kuqi, Berrezi e Perlati,
Zoti i madh i Zendes s`Madhe,
Me ta ne kemb`bisedonin.
Dhe Arianit keshillmiri
Afer mbretit permbi fron
Fjal` me mend nga goja nxirrte,
Drite e mbare ne erresire.
Hahet vrerit : po ta v`resh,
I ngjan shkembit t`bumbullisur
Lindur n`shpres` te mbreterise,
N`shpres` te verber u verbua
E u hodh ne udh` te shtrember.
Po arriti dita e keqe,
Qe e pleksi me te huajin
Dhe lavdi e nder ia hoq.
Por kush eshte ai zot i madh
Ballelarte, qe me shpatulla
Ngrihet siper bujarise
Si maj`shkembi permbi kodra?
Nen leshnikn` e tij te kuq
I shkelqen parzmorja e arte...
Eshte trimi Vrana-Kont,
Vranai zemer e krah lisi.
Me nje fjal` te tij ia nisin
Njeqind fise kenges s`luftes,
Njeqind flamuj shpalos era,
Njemij`kordha dalin myllit.
Ç`po i lemonte lesht` langoit
Mireshpia pa kujdes,
Se ne syt` i gjelbronin
Kodrat e Janines s`tij.
Rine, liqeni t`shtrihet para
Shesh i kalter e i kthjellet;
Edhe valeza e rrahur,
Qe te shprishet neper kembe,
S`eshte e bardh`sa gjiri yt,
Qe ngre t`linjten e qendisur,
Qe i ngjan se holles mjegull
Nder dy kodrina me bore.
Gjirit t`frytur psheretimash
Te shpetojne, o Rin`, renkimet;
Era i merr e ia sjell zotit,
Zotit tend qe i kupton;
E syte e njomur me lote
Fsheh me dore, kot i fsheh!
Por ç`po them e ç`kujtoj?
Trimat e Arbrit te gjithe
Keshill` benin aso nate,
Kur nder ta i huaji u fut.
Ne fillim ai me habi
Rreth verejti ata burra
E i magjepsur uli syte;
Pastaj, duart kryq ne gji,
U pergjunj nder kemb` te mbretit,
"Mbret i trimavet, i tha,
Tek shkon ti, atje shkon tmerri,
Ku ti vete, behen pluhur
Hordhite e armikut tend.
..............................
Flokt` n`u ngriten porsi driza
E, i ndezur fjales s`rende,
Mire u vesha e u mbatha,
Pra u nisa udhes s`helmit.
Shume qava, shum` durova,
Gjersa nje ditez e zeze
Mbi Mokreun seç me gjet..."
- E po ç`gjete?( i tha mbreti
Buzagaz e plot shperfillje)
Folna pak e folna drejt!
A e pe tradhtar`n e poshter?
Ballabani ku kullot,
Kryekusari nder kusare?
Sa jan`gjithe? Ç`qellim kane?
Ruaju s`rremes, t`mos kujtoj
Se ke ardhur te me rresh!-
Duke u dridhur si purteka,
Pak pa folur si qendroi,
Plaku i zverdhur iu pergjegj:
Pertej malevet nje fushe
E ngusht` shtrihet, lumi e ndan,
An`t e thella ura i lidh :
Afer ures nje kodrine
Nder murriza e gjineshtra,
Kulpra, ferra e kulumri
Tremij` shkluheza sec fsheh.
Prapa kodres, ne nje fushe
Jan` livadhet gjith` mbuluar,
Kuajt jane si milingona;
Çdo murgjar ka nje kalores.
Keshtu i veshur un` pa droje
Gjith` ushtrin` sa desha e pashe,
Çdo grup rri tashti ne pritje;
Vera e fshatravet te djegur
Deh luftare e pashallare...
................................
..................................
Gra te njoma, jo ushtare,
Pash` me shum` longar` se shpata.
Shpata e shenjte e Erthogrulit
Ngjeshet keq e keq shkelqen;
Edhe kur ngjyhet ne gjak,
Gjak te tredhurish ky eshte
Ose sklleverish te trembur,
Qe te zon` kan` zemruar.
Mbi qilimat e Musolit
Shtrire praptas m`u deftue;
Nje zinxhirth-o gjithe i arte
Ç`i nderliksej mu ne qafe;
Fustanella e mendafshte
Dhe e holl` mbi gju i binte
Si nje vashe per martese.
N`tende ai kishte cdo gje,
Qe nje grua do te donte:
Vello t`gjata, keza e breza
Edhe fusta te qendisura,
Asnje shpate, asnje ushte!
Ne sy gjithnje e veshtronin
Sherbetorkat-o çerkeze
Nese kenga e kenaqte,
Ane vallja i pelqente
A freskim ne vap`kerkonte
Pem` te shtrydhura me bore..."
Ketu prape e qortoi Mbreti:
-Folna pak e folna drejt!
Thuaj c`pe, para se u nise.
"Nente dit` para se u nisa,
Nje mengjes ia hipi kalit
E me te dymij`kalores!...
-Fol`, ku vajti e nga shkoi?-
"Njeri i mbyllur esht` si varri,
Se çfar` ben, nuk e kallzon,
Porse nje natez me pare
Erdh e shkruara e Dovletit
Dhe me enderren e nates
Ç`me ish fshehur, m`u kallzua.
Permes malesh te Morese
Esht` i pasur Kauri i Lales,
Ballabani shkoi e tha:
"M`jep hardhine, te bardhen-o,
Qe ne kopshtin tend te mbiu,
Paç pra kryet edhe pronen"
"Kur do kthehet? Ne ushtri
Do ta sjell vajzen? Pa pergjigju!"
"Lart nga ledhet e Beratit
U ndje thirrma e Seb-Aliut;
Erdh balozi i zotit t`madh
Shtepi e rruge gjith`pastrohen,
Hidhe lule dhe kurora..."
Plaku heshti e u percuall.
Mbreti kthyer Pal Golemit:
"Te qoft` truar ty .- i tha-
Mos te t`iki , mos te flase,
Mos te shoh asnjeri!
Shko! Edhe me nder ta ruash!"
Pali dolli me pahir,
Pse ne zemer seç e shpoi
Emri i Lales dhe i Kaurit,
Ndersa Niku, trimi i Petes,
E la pragun, tek po rrinte
E mes trimavet u fut:
"Mua, mua Zot` i larte,
Me perket ai qen pa bese,
Se nder livadhet e Petes
Qe ndyresi e neme e dem;
Nem` pra, leje qe ta shkel
Per te zhdukur kalbesiren,
Qe na biu ne Arberi..."
-Kalbesire-qeshi mbreti-
Kalbesir` mbi qenerine!
Arberia e kthjellt` si dielli
Qelbesiren e perze!
Per ty , trim e bir i trimit,
Fol`, veç ai qen pa bese
Zjarrin e zemres ta ndezi?
Tjeter gje s`e pervelon?
Por u befte si do ti!
Mblidhi trimat,shko fito
Edhe vashen e liro!
Por kujto k`to porosi:
Ata thyer si ti kesh,
Ruaju , trim, guximit tend,
Se mos me gjakun e te nxehur
E ne lufte i verbuar
Bie papritur ne kurth!
Ndiqe armikun e there
Gjer atje ku shtrihet fusha,
Por, sa te arrish te kodra,
Ku i rrezikshem vau hapet,
Ktheu prapa e thirr shoket,
Se atje trimi i ngjan te ligut
Dhe i shkon kot trimeria.
Niku taksi nje premtim,
Qe u zhduk ne fat`n e keq.

PJESA E TRETË


I

HUMBJA E KUSARIT


Lehte e lehte dhe te heshtur,
Ndersa dita s`kishte feksur
Neper gryka e neper shpate,
Neper gerxhe dhe gremina
Bridhte Niku me gjith` shoke.
Udhetarit, qe i takoi
Naten, i shkrete e i vetem,
Hije te mallkuara i dukeshin,
Jetes dhe varresh perzene;
...............................
E si lindjes zbardhelloi
Vet`lla e dites plot me re,
Ata zbriten posht` nga çukat,
Shkembe me shkemb duke kercyer;
E te humbja e Kusarit,
Ku me e eger, me e grryer
Ngushton udhen mbi perruan,
Prapa drizash, prapa lisash,
Pa u ndjere seç u struken.
Ashtu ujqt e uritur,
Kur prej delesh ndiejne ere,
Hundengritur, tutje-t`hu
Ven, qendrojne e mbajne vesh;
Pra me bark duke u zvarrisur,
Sy e gryk` te zgurdulluar,
Presin shqerrat n`befasi.
Niku i vetem mbi nje shkemb
Si nje qift-o sqepcelik
Rri i patundur e pa fryme
E mengjesi qe i fryn
Qe nga pas qafes i ftohte,
Permbi supe i shperndan
Tufe-tuf` te artet floke;
Edhe dielli , qe i derdh
Rrezet e i ben kurore,
As e ngroh, as e permend;
Vetem gjiri sec i fryhet,
Vetem balli i nderrohet
Si qielli kur nderron rete;
Here e her` shkelqen e qesh,
Here e her i vrehet syri;
S`luan kemba e do te hidhet,
Doren mban, po i bie mbi kordhe.
-Bre! Do jet` mjegull` e lumit
Ajo qe leviz mbi fushe;
Tmerr e dem i korresvet?
Apo rremben era e malit
Pluhur udhes e lemishte?
-Jo, se lumi po shkelqen,
Era e malit u qetua
-Dhe nuk tundet asnje gjethe...
-Vall` c`do jete ai zbardhellim
Andej posht`, qe te merr syte?
Mos jan` shkreptimat e vapes
A e liqenit esht` pasqyra?
-Jo, jan` shapkeza celiku
Edhe karkalle te arta
E mburoja te argjendta
Me parzmore te florinjta;
Jane trima, jane ushtare,
Kan` guximin mu ne balle.
Kapardiset mbi murgjarin
Ballabani e duket div;
I shpeton tmerri nga syte,
I ngjyen shpaten gjaku i skllavit,
Edhe vdekja i rri ne dore,
Si mohoi Arberine
Tek i erreti Drakul,
Nga te paret qe Baderi,
I levduar ne lufte
E i pelqyer ne keshilla.
Pra, prej Vlladit i pandehur
Qe dhunuar e burgosur;
Çau hekurat, qe e lidhnin,
Iku dhe vajti tek qente
Nderroi vend e shoke e bese
Kraheforti e zemerguri,
Ish i zgjuar ne te folur,
Pra nder qente u nderua.
Qeni mbret e pa, e pelqeu,
Lart e ngriti nder bujare,
Tashti qe erdhi ne Vajkal,
Zoti i Madh i shkroi e i tha
"Shko tej mjegulla e Lales
Mbulon yllethin e bardhe,
Yll`n e bardhe, qe do jete
Drite e gaz ne k`to saraje.
E Kaurit te m`i thuash :
-Mbreti i mbretevet te thote:
M`jep hardhine, te bardhen-o,
Qe mbiu te kopshti yt,
Pac, pra, kryet edhe pronen.-
U pergjunj Baderi, u nis
E Kaurit i pru fjalen.
Qeni i dheut iu perul
E te bijezen ia dha.
Vajza qau, gjirin rrahu,
Shkuli floket e u vesh ne zi
Por, si e urte, qe me ish,
Helmin mbylli mu ne zemer
Dhe veç zoguthit iu trua,
Zoguthit te malit-o.




II

KËNGA E ZOGUT

"Zog, o zogu kryezi,
Si ti e vetme jam dhe une;
Te shkretira ti vajton,
Ketu qaj un` nate e dite.
Ti gjithnje shokun kerkon,
Un`te dashurin e bora;
Jemi bashke ne mjerim.
Qofshim bashke ne shpetim!
Une e mjera e penguar
Nuk kam krah`, s`mund te shpetoj,
Ti me krahethit e eret
Rreh dhe malet edhe fushat,
Sa te kesh qejf e deshire.
Ah! Po gjete shokun tend
E gezim`n e zemres sate,
Shko edhe tek trimi im,
Tek ai trimi im i bukur,
T`i rrefesh helmet e mia,
Mallin tim-o te pasosur;
E t`i thuash:-"Nga ora e zeze,
Qe ti u zhduke ne erresire
Dhe pushoi dalngadale
Zhurma e lehte e kembes sate,
Ra mbi kopshtin e lules
Nema e keqe, u be shkretire;
Mbaroi gazi ne renkim,
Vrulli i vashes ne lengim.
Nata e ndjeu duke folur,
Henezes duke iu truar,
Henezes-o deshmitares
S`mallit, t`beses dhe t`se rremes;
Ne ate or` te paharruar,
Qe nga vdekja te shpetoi,
Edhe Hena e dhembshur-o
Ballin nga helmi c`e mbuloi
Me napen e mjegulles,
E gjith`brinjat u shurdhuan
Vajit e lemzes se saj.
Flokeprishur e pa dita,
pa kujdes e pa gezim
Dhe nga prindi te perbuzur
Dhe prej vajzave perqeshur;
Por ajo me bes` te thelle
Priti e priti t`parin vit,
Priti t`dytin dhe te tretin,
Vitin e tret` te taksur-o;
Pra, si shkoi i treti vit,
Priti prape e nuk u lodh.-
More i embel trimi im,
Mbase ren`ke nder te vdekur
Tek livadhi i pakujtuar
Dhe, prej dheut, i helmuar,
Mua te shkreten me harrove?
Por i vdekur ti nuk je,
Zemra ime thot` dhe e di,
Se, i vdekur po te ishe,
Tek un`do vije tashti
Me enderren e nates-o,
Mua te me zgjidhje besen,
Por nje natez une pashe,
Pashe Dreqezen kaluar
Mbi nje rreze henetare
Dheun tend seç me deftoi,
Dheun tend, te lumturin;
E ne mes te drites s`saj
Zbuloi nje pamje t`parrefyer,
Zbuloi nje dite flamurtare
E, mes flamujvet te nderit,
Un`t`u fala, o trim i trimavet!
Ne je gjalle, pse s`kthehesh
Te ky gji, qe llahtariset,
Te kjo zemerze e thyer?
Pse nuk vjen te me shpetosh?
Ja, se prindi edhe me shiti
Si nje qengjez te kasapi;
Ja, se qeni c`me verviti
E pahir po me terheq
Ku s`ka mall, as nder, as bese".
O ti, zogu im i mire,
Do t`i shtosh e t`i kujtosh
Keto fjal`t e mia te fundit,
Por, shiko, mos t`i harrosh;
-"Mara, armiqsh e rrethuar,
Po shkon nder viset e tua,
Afer teje e ti s`e di!
Gjerisa era e vendit tend
Asaj faqet t`ia lemoje,
Dhe sa shpresa e ndihmes sate
Asaj zemerzen t`i ngjalle,
Po, do vije edhe do rroje.
Por, ne e lente ndihma jote
Edhe era e vendit tend,
Nderi i Mares, ti ta dish,
Bashk`me diellin perendon,
Se at`mall , qe s`pari e zuri,
Koha e vdekja s`e nderron;
Vetem kurmin e zvarrisur
Do ket`meje i shkreti qen,
Pse kjo thikez e fshehur,
Thikeza qe kam ne gji,
Do me ruaje nder e bese,
Do me jape edhe liri!"
Keshtu tha, zogu e degjoi,
Shkundi krahet e kendoi
Nje kengez me gaz e vaj,
Sa i gjithe mali kumboi;
Pastaj mori drejt nga era
E mbi rete perendoi.
Nderkaq, vajza, duke u nisur,
As s`u kthye te verente
Te emblat vende t`vajzerise:
Veç mbi varr`n e s`emes qau;
Qau e veten fort e rrahu.
Si nje delez midis ujqish,
Gjithe e strukur permbi shale,
E peshtjelle me nje shqep
Dite e nate udhetoi,
Pershkoi malet me bore,
Shkeli dhe fushat me lule,
Gjersa erdhen nje mengjes
Tek livadhi, qe, sa shkonin,
Me ngushtohej, nga nje ane
Brinja e lart`, pa udhe, e eger
Dhe nga tjetra an`renkonte
Lumi i gjere, thell` e zi.
Si e pa Baderi vendin,
Vrejti rrotull dhe u vrenjt,
Mbajti kalin ,vuri vesh
E mbi shpaten syte i shtiu...
Asnje gjethez s`pipetinte
E nuk ndihej asnje fryme,
Asnje i gjalle edhe nuk dukej,
Vetem se mullenjeza,
Mullenj` e perroit-o,
Fshehur gardhevet, kendonte,
Ze i fillem i shkretires
Ne te thellen qetesi.
Pasi shoket iu afruan,
Te shtrenguar e krenare,
U kthjellua, u gezua;
E murgjarin duke shpuar
Vazhdoi prape udhes se drojtur...
Me vashezen gjithnje prane.
Nje cast a dy , jo me shume
Gjer te kendi i thell`, ku udha
Nder shkembenj shkon e humbet,
Krejt papritur ky murgjari
Hundefryre, veshengritur.
Duke u dridhur, zu e zbyth,
E kaloresi i habitur,
Duke nemur, u ra shporevet;
Po murgjari, qe u tremb,
Gjithnji zbythej, para s`shkonte.
Ne ate kohe zogu i malit
Neper gjith`shkembenjet` kendoi
E cdo gryke sec kumboi...
Degjoi vajza e iu perzie
Zemra, gjithe u gezua
E nga shaleza u hodh
Duke nxjerre nje renkim,
Nje renkim e nje ulurime.
Ulerimes, qe dha vasha,
nje ulerime e tmerrshme, e gjate,
Iu pergjegj nga gjith`shkembenjte;
Nga cdo shkemb nje ushtar doli.
Ball` per balle me Baderin,
I mbeshtetur mbi nje trung,
Syte ndezur, ballin vrenjtur,
Si re e zeze plot shkreptime,
Si nje div u duk Nik Peta
E me zen` si bubullime :
-"Pse m`u zverdhe, qen i dheut?
Jeten tende dhe te shokevet
E kam un` tashti ne dore;
Sa te jap une nje shenje,
Dheu gjithe iu perpin...
Por un`nderin po kerkoj,
S`dua gjak`n e qenerise;
Hajt, hidh shpaten e mburojen,
lerme vajzen, pastaj ik`...
Si e degjoi, tufe-tufe
Mjekren e shkuli Baderi,
Si i cmendur hante veten,
Pastaj thirri: "Ketu ejani,
Ketu ejani , o vellezer,
Therni gruan e nderroni
Jet`per jete e gjak per gjak!"
Njezet trima, aq` sa nxinte
Vendi i ngushte, iu versulen...
Vajza trime , qe e kuptoi,
Shpejt e lehte si sorkadhe
Mbi nje shkemb sec me kerceu
Dhe qe andejza thiken hequr,
Thikezen e gjirit-o
E kanosur iu kthye,
Hundehapur,syshkreptime,
Buzefryre, faqendezur,
Me gershetat shprishur-o,
Me fustanin marre eres
E me thikezen ne grusht.
.............................
Qente e pane e qendruan,
te verbuar bukurise,
Shpatat ngritur, pa levizur
Si statuja te mermerta.
Si qendruan pak keshtu
Duke vrejtur te magjepsur,
nje m`i eger, m`i guximshem
Zgjati krahun mbi ate...
Aty zogu sec kendoi
Nje keng` shum` te mallengjyer,
Sa qe gjith` malet u drodhen
E nje krisme e rende u ndie;
Ne ate krism` te njezet qente
Rane praptas permbi truall,
Njezet shigjetash goditur.
Por te parevet, qe rane,
Dyzet trima u zun` vendin;
E te gjithe u rrokullisen,
Guret duke i kafshuar,
Ne nje luce gjaku t`zi.
Kur te tjeret, qe ishin prapa,
Pane shoket copetuar
Edhe vdekjen krahezeze,
Qe mbi koke u fluturonte,
Krejt te ngrire e te trembur,
Zun` te dridhen e u kthyen,
Buzagaz duke u tallur,
Ia deftoi Niku Baderit :
-"Derezi, shiko, shiko
Si nxitojn` burrat e tu,
Vetem vajzes perzene
Dhe nje gozhde ,qe shkelqen!
Hajt, hidh shpaten e mburojen,
Dhe me ta kthehu e ik!"
E degjoi ai e s`u gjej,
Porse befas e qelloi
Drejt me shpaten permbi krye.
Niku e prapsi me mburojen,
Qe kumboi porsi kembore
E tri copash shpata u ca.
Si ia pa te zhveshur doren,
Prape me buzen ne gaz
E percmoi: "I paturp!
Gjakun tend un` nuk e dua
Gjakun tend te turperuar.
Domosdo ti do te ikesh
I perbuzur si nje qen!"
Duke then` keto, me kordhe
Frerin ia preu murgjarit;
E shpo edhe e plagosi
Aq shpejt sa Baderi
As e pa, as e kuptoi.
Dhe i shpuar dhe i plagosur
Dhe me rripat te leshuar,
Kali u kthye porsi era
E si mjegull perendoi
Duke shkelur mbi te vdekur
Dhe ushtaret duke shperndare,
Me kaloresin persiper.
Kur pa veten n`udh ` te turpit
E me te ikurit perzier,
Sepse shoket pas i shkonin,
Gjith`te trembur duke thirrur,
Nga qe ish dhe zemerak,
Kryet rrahu, gjirin grisi,
Neme e gjem` duke leshuar,
Flok`t si driza , syt`te dale
Te shkelqyeshem si dy ure,
Qe ndriçojn` naten nga shpella.
Por murgjari i tmerruar
Rend me shum`, kur ai bertet.
Tanet, dale grykes se eger,
Pas i van`me kordh`ne dore,
Duke prer` te shprishurit
Thele-thele, cope-cope;
Por me von`, kur Niku i thirri,
Me gjak nginjur edhe lyer,
Vrap u mblodhen ,sikur ujqit
Kthehen stanit, ku kane shqyer
Dele e qente i kane perzene.
Si u qetua pak nga pak
Krisma e luftes e bertima
Atje larg-o te shkretira,
Vajza, fluturez` e lehte,
Poshte prej shkembit sec kerceu
E me syt`mbushur ne lot,
Gaz e lot`duke perzier
Si nje re e ndriquar diellit,
Qe shkelqen edhe derdh shi.
E me gjithin porsi dallge,
E trishtuar dhe e skuqur,
I tha me ze te keputur :
-"More trim, more bujar,
Qe bonjaken e braktisur,
Te harruar ne nje skaj,
Duarvet t`qenvet e lirove,
E i shpetove jete e bese.
Truar t`paca nderin tim,
Se un`memezen e bora.
Se baba une nuk kam
E vellezerit hane dhe...
Deh! Ti mua m`u befsh nene,
Ti bab e ti vella!
Oh! Me ndih edhe me ruaj
Si nje moter ne shtepi!
................................

PJESA E KATËRT


I


DITA E VAJKALIT


Gjoni naten seç renkoi
Maje kullavet te Petes
E te gjith` bishat e malit
Per se largu iu pergjegjen.
Lindi dielli pa nje rreze
Shum` i kuq, ngjyer ne gjak,
Ne nje qiell porsi hi.
Ra mbi bot` nje afsh i rende,
S`frynte ere, s`tundej flete,
Asnje zog nuk cicerinte,
Veç Kumria seç lengonte,
Ç`po lengonte mu ne shpat
E me te nje zeth i holle
Si kemborez e argjendte
Atje lart-o ne çardhak.



II


KËNGA E BERATIT



"O Berat, o Berat!
(Kendoi Mara qe menate)
Sa bonjak na ke lene!
Sa te veja shkulen floket!
Dite vrasje, dite e zeze,
Mos ardhsh kurre me ne jete!
Nata e vdekja te mbulofte!
Dielli kurr` mos te gezofte!
Nga te kater an` te dheut
Tufa- tufa vinin qiftet
E nga gjith` shpellat e malevet,
Zbresin bisha ketu-atje;
Gjak ne ere, gjak ne re,
Gjak ne uje, gjak ne dhe;
Gur me gur nje cope mish
Kreje a llere trimash kish!
Zonj`Mamica ate nate
Pa nje enderr keq te gjate,
Se iu duk i shoqi i verdhe
Me gjith` kurmin copetuar
E kurorezat mbi shtrat
I mbuloi me shqep te zi;
Hoq unazen e marteses
E ia ndau me dy pjese,
Nje e mbajti , nje ia dha.
Nate e dite ajo vajtoi,
Por nga varri dot s`e çoi."
Ashtu Mara me kendoi,
Nuk kendoi, por renkoi;
Qe nga oda e degjoi
Zonja Lene e ma qortoi:
-"E perzishme, zonja nuse,
T`u çel kenga qe menate;
Mos ndonje enderr te keqe
A te vdekur ti ke pare?"
-As ndonje enderr te keqe
As te vdekurit kam pare,
Por kam zemren te thyer
E pahir me dalin lot.
Çfardo shoh, e shoh ne zi.
Ububu! Ky Niku yne,
Kur u nis , seç u helmua
Dhe unazen me kerkoi!...
Vemi, nen`, vemi mbi koder,
Tek zbulohen gjithe fushat,
Mbase Niku na rikthehet!"
Van` te nxirat permbi koder
E verejten djathtas-majtas,
Kur perderesin me shkop
E me strajce pan` tek qante
-"O perderes, derezi,
Pac uraten, perse qan?
A mos kafshet t`i kan` vjedhur,
A koliben ta kan` djegur,
Apo birethin e humbe
Ne keto luftra te shkreta?"
-As kafshet e as koliben,
As dhe birethin s`po qaj...
Syte e mi u bene lume,
Qe per Arberin kullon...
-"Fol`ti , ze i fatit t`keq!
(thirri vasha si e zalisur)
Ç`mizori pe ne ushtri,
Si ra Arberi ne zi
Fol`!Nder flamuret e luftes
Qift`n e Petes a e pe?"
U pergjegj ai dereziu:
-"Them, un`them se dje menate
Atje lart ne Myzeqe
Ndihesh gjeme e llumbardhat
Nga gjemimet e llumbardhat
Gjith bota sec gjemonte,
Tymi i dufeqevet
Gjith malet mjegullonte;
Zbardhellimit te shpatevet
Gjithe fushat sec shkelqenin,
Gjakut te ushtarevet
Lumenjt`sec mbuloheshin;
Nga copat e ushtavet
Beheshin ura e ngriheshin;
Shtroheshin sheshe n`Vajkal
E mbi sheshet ngriheshin male;
Si tallazi i detit , bie,
Pastaj kthehet n` thellesi
E si arat e bleruara
Tunden eres, qe i perthyen,
Vej e vinin duke u shtytur
Gji me gji, ushtar me ushtar.
Por ne oren qe leshon qete
Punetori e sane u jep
E para kolibes s`vet
E kafshon pakez buke e kripe,
U ndryshua pamja e luftes,
Pse nga e djathta si shkreptime
U sul mbreti e shpo gardhin,
Gardhin e shkrete te heshtave.
Tek e renda kordhe binte,
Binin kreret bresherime.
E kaloi plot me zhurme
Duke shkelur me murgjarin
Te vdekur e te plagosur,
Ndersa me te mengjeren
Dukagjini, qe e pa,
Mbi armiqt si nje shkemb ra,
Por nder grykat me Baderin
Jeniceret u shtrenguan,
Trup me trup duke bashkuar
Dhe mburojen me mburojen
Porsi ndonje ledh i hekurt,
I patundur dhe i tmerrshem.
Me kot trimat guximtare
Kryet perpoqen n`ate ledh,
Se goditur perdhe rane.
Atehere dhjet`kalores,
Dhjet`dragonj u rane shporevet,
Dhjet rrufera ne stuhi,
U verviten mu ne mes;
Zgjaten ushtat si purteka,
Shtine, vrane,copetuan,
Ngriten pirgje k`tu e pertej
Me te vdekur e t`plagosur
Edhe hapen dyer te gjera,
Shtruan nje udhe keq te gjate
Si nje brazde nder te mbjella.
Ashtu Drini i Zi ne dimer,
Mbushur nga perrenjte e malevet,
Vjen i fryre e i terbuar,
Perpjek uj`rat e liqenit,
I merr zvarre e i ndan dysh;
Ngrihet lart tallazi i bardhe
E rreth brigjeve gjemon;
Por si uj`rat e liqenit,
Qe, si ndahen, prape kthehen,
Kthehen vrap e bejne shesh,
Sa dhe lumin e mbulojne,
Ashtu be`kopeja e eger;
(Si pa qe pak po sulmonin),
Duke u mbledhur dhe shternguar,
Prapa t`dhjetevet u mbyll.
Mbreti atehere e Dukagjini,
Si shperndan` tjeret, u kthyen
Dhe ran` bashke mbi Baderin.
Para, prapa, k`tej andej"
I coptuar e i thyer,
Qeni i shkrete zu e u zbyth;
Po i pa zgjidhur e i tere
Brenda vaut ai u mblodh;
Si ariu i Tomorit,
I perzene nga barinjte,
Njerin vret, tjetrin e shqyen;
Sado i cjerre e i pergjakur,
Po pa frik` ne t`madhen zemer,
Kthehet shpatit prej nga doli,
Nginjur gjaku e ngopur mishi.
Si u ngrys, mbreti u terhoq
Me te gjith`ushtrin` ne fushe,
Ndezi dhe zjarret e nates,
Per t` plagosur u kujdes..."
-"Mos, te zente nema e zeze!
(Thirri Mara si e cmendur)
Qifti i Petes a m`u mblodh,
A ma pe nder te plagosur?"-
Ai heshti, s`u pergjegj,
U zverdh e me sy ne truall
Lotet i binin pike-pike.
Kuptoi vajza e dejt udhes
Zbriti duke uleritur;
Jo, nuk zbriti, u rrokullis
E nga malet perendoi.
..........................
Gjithe naten, gjithe diten
Me kaloresit e mi
Une brodha pa pushuar;
E pershkova nente fusha,
Nente fusha e nente male
Duke prere, duke vrare
Qente e shprishur dhe te ikur.
Si u zhduken dhe te sprasmit
Pertej brinjes se Mokreut
Edhe dita si u ngrys,
Hoqa shoket e u ktheva.
Sa me shume i qaseshim fushes,
Vrehej, errej zemra ime,
Prekur vrasjes se trazuar,
Pasi zjarri u shua ne hi,
Se gjith`drizat e barishtet
Ishin lyer ne te kuq
Edhe brazdat e hendeqet,
Ishin plot me gjak te piksur,
Afer vaut ne Vajkal,
Ku u ndez e ashper lufta,
Ishin t`vdekurit mal-mal,
E nder stivat e te vdekurvet
Qen e ujq buzengjyer
Grisnin, shqyenin bark e zorre,
Ndersa duke krakellitur,
Si re diellin mbulonin
Korba, sorra e skiftere.
Sa e bukur djaleri,
Qe gjer dje i hante rete
Sot ka heshtur pergjithmone,
Por si pleh shtene ne dhe!
Ne sa trajta vdekja e shkrete
M`u deftue na ate pamje!
Ketu nje ushtar i ri
Mbylli syte duke qare
Memezen duke kujtuar,
Qe e priste, oh, me kot!
Atje armiku krah armikut
Si dy qen kafshoheshin,
Se dhe t`vdekur donin t`vriteshin.
I trazuar e i helmuar,
Hoqa syt` nga pamja e keqe,
Ktheva syt e afer ures
Pash `papritur nje murgjar
Me kryet ulur mbi truall
E me frerat neper kembe,
Me mbulesen cope-cope
E me shalen o nen bark.
Un`iu qasa jo pa droje,
Se mbulesa ne ar qendisur
Nje dyshim te lig me ngjalli,
Se m`u duk nje luaneshe
N`fush` te gjelber e qendisur.
Prane murgjarit nje ushtar
Me dhjet`shigjeta ne gji
Shtrire ish si ka i therur.
Me dhemb` flamurin shtrengonte,
Kordhen e mbante ne grusht
E me ballin kthyer qiellit
Edhe vdekjen e perbuzte
As nga pendet e shqiponjes
As nga parzmor`e argjendte,
Por nga vetullat e trasha
E nga syte e zgurdulluar
Pal Golemin une e njoha;
E kerceva mos ish gjalle;
E terhoqa me kujdes,
Ku ish bari me i shkrifte.
Rripat ia preva parzmores,
Vura doren permbi zemer
E ajo m`u tund nen to.
Shpejt vrapova gjer te lumi,
Mora e solla nje pike uje
E ia derdha permbi faqet;
Ai u shtriq me psheretime
Si njeri ne gjum` te rende,
Tundi kryet e m`u kthye;
Si me njohu, pa lenguar,
Me nje t`humbet ze me tha:
"Leri t`vdekurit ne vend,
Lem`te fle pergjithmone
Te ky shtrat i nderit tim,
Mu tek eshtrat e te vrarevet,
E te vrarevet nga kjo dore
Qe gjithmon`do m`jen kurore.
Na kete flamur e mbretit
Te m`i thuash keto fjale :
"Pal Golemi edhe i vdekur
I tmerroi armiqt`me sy,
E, si iken, pra ai ra.
E t`u thuash shokevet t`mi:
Pal Golemi nuk ka vdekur,
Zeri i luftes do ta ngrere
E do jen`gjithmon` me ju
Krahu, kordha e zemra e tij.
Tashti, Bale, ne ate lis
Var mburojen e parzmoren,
Shtoji karkallin e zi
E mbi to dhe kordhen time.
Pra, kur dielli te shkelqeje
E me rreze t`i qelloje,
Prej shkreptimavet te tyre,
T`kapur tmerrit, do te bien
Gjithsa m`u tremben ne jete;
E ne qetsine e nates
Ata hekura e celiku,
Tundur eres se Mokreut,
Nje ushtri e gjall`do t`i duken
Qenit t`qasur n`erresire."
Foli e kryet i ra ne gji.
Shtremberoi syte e perdhe
Me te gjith`kurmin u shtri.
Une u ngrita se m`u sos
E nga shoket-o u ktheva
Qe te hapnim bashk nje Varr.
Atje poshte i pashe ata
Duke prur` nje te plagosur;
Tezgen ber`kishin me llere.
Si u afruan, u zalisa,
Kur e pash`te artin qift
Sqepin ngritur, krahet shtjelle
Mbi ate karkall prej bronzi.
Ish i bardhe si qiri,
Kryet rene i kish mbi supe,
Floket i ngisnin perdhe,
Gjaku i rridhte pika-pika
Qafes s`hapur si nje shege,
Jeta mbledhur i ish ne sy.
Si me pa, me dhemshuri
Me verejti e buzqeshi :
"Mos me qaj, vellauthi im,
Mos me qaj ne zulmen time,
Ne ket`dite flamurtare,
Ne ket`dite t`Arbrit tone!
Po ne ushtri ktheu e thuaju
E t`i thuash edhe Dares :
-Malli i mire ne djaleri
Eshte si vajte e kandilit;
Niku dhenderith i ri
Dasmen me luften nderroi
Edhe vallet me Vajkalin.
Njeqind qener m`u versulen
E te njeqind dhe po hane;
Pastaj Bader tradhetari
Qe nga prapa me qelloi,
E t`i thuash edhe memes :
-Niku u nis e do menoje,
Po ti, nene mos e prit.
Pse per birthin, qe humbe,
Ai nje bijez te ka lene,
Ty ta ka truar perjete!
Pra lart ngjitu ne cardhak,
Nuses sime te m`i falesh,
Se bukures se Lales-o,
Ndersa ajo me kujton,
Me kujton me zemer-o:
-Kete unaze ta dergoi
Niku yt, se t`u martua,
T`u martua me nje plage,
Me nje plage keq te zeze,
E ti, e bukur t`i martohesh-"
Sosi fjalen e m`u shua
Si kandili kur s`ka vaj,
Si nje lulez e keputur,
Qe dhe e fishkur ere mban.
E , ndersa ne po mendonim
Qe ne varre t`i mbulonim,
Perketej ures nje vajze
Na u deftue si nje hije.
Flok`t i kishte te nderliksur,
Syt`te futur thell`ne balle,
Me fustanin cope-cope
E me kembe te pergjakura:
"O ushtare, o vellezer,
Ju perher` te lume qofshi!
Mbase pat` ne kete fushe
Nje kalores trim te ri
Me nje karkall-o te arte,
Ku nje qift i fluturon?
Ar`i karkallit perzihet
Me nje tuf`flokesh te verdhe,
E ka ballin porsi dielli,
Ka dy sy si dy shkendija,
Dy shkendija te shkreptimes;
E ka gojen si unaze
Edhe fjalezen te embel
Porsi hojet e pranveres...
Deh , ju lutem, me kallzoni!"
Sy nder sy ne u verejtem,
Ne lot syte na u mbyten,
Helmi buzen na e qepi.
Ajo u zverdh e na veshtroi
E u kthye dhe , sa e pa
Shtrire t`vdekurin mbi dhe,
Dha nje britme e ne krahe
E ftohte si bora ra.
Vam` t`i flisnim, s`u pergjegj,
Vam` ta preknim, nuk levizi,
Vam`ta ngrinim e na vdiq.
Zemra e mbushur m`Nik`n e saj,
Rritur me mall e hare,
Si u rendua helmit t`keq,
Me s`i nxuri dhe i plasi.
Jan`dy varre ne Vajkal;
Fle te njeri Pal Golemi
E mbi te mbiu nje lis
Me gjith` gjethet ne blerim.
Fle te tjetri Niku i Petes,
Vasha e Lales i fle prane,
Se, si u deshen permbi dhe;
Ashtu duhen dhe nen dhe;
Atje mbiu nje qiparis,
Mbiu dhe nje molle e bardhe!
Kur te thahet qiparisi,
Do thahet edhe molla e bardhe!
Mori bije, bije e Lales,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m`kujtove mot`n e shkuar?




Fund

GAVRIL DARA I RIU


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VEÇ PËR TY ME ZOTIN FLASPoezi të zgjedhura nga ALI ASLLANI (1884-10966) (02.06.2012)
SE ASGJË NUK VLEJNË MOTET SA VLEN ÇASTI MAGJISTARPoezi të zgjedhura nga ALEKSANDËR STAVRE DRENOVA - ASDRENI (1872-1947) (02.04.2012)
PERËNDI NË KËTE JETË ËSHTË DASHURIA VETËPoezi të zgjedhura nga ANDON ZAKO ÇAJUPI (1866-1930) (02.02.2012)
ANDEJ GJITHNJË AKULL KËNDEJ GJITHNJË ZJARRPoezi të zgjedhura nga JUSUF GËRVALLA (1945-1982) (01.27.2012)
KOMEDITË NË SIRTAR TË HEKURAN ZHITITNga MEXHIT PRENÇI (01.21.2012)
PËRKTHIMI NË ANGLISHT I KADARESËNga DAVID BELLOS, Observer (01.18.2012)
RONITJA E PEMËVE TË THATA FILLON NGA MAJAEse nga THANI NAQO (01.14.2012)
MË E RËNDËSISHMJA NUK DO TË THUHET KURRËCikël poetik nga ANTON PAPLEKA (01.11.2012)
NË 70 VJETORIN E LINDJES FLET SHKRIMTARI I MIRËNJOHUR SAZAN GOLIKU"JU TREGOJ UDHËTIMIN TIM ME LETËRSINË"Intervistoi DRILONA NOKSHIQI (01.08.2012)
KARTOLINA NË DOSJEN E VISAR ZHITIT- në kohën kur dënoheshin dhe urimet - (01.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]