VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A MJAFTON TË PRESIM VETËM E TË SHIKOJMË DUKE LARGUAR PERDEN PËR TË PARË SE SI PO VJEN LIRIA Poezi nga AGIM RAMADANI (1964-1999)

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 03:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

A MJAFTON TË PRESIM VETËM E TË SHIKOJMË DUKE LARGUAR PERDEN PËR TË PARË SE SI PO VJEN LIRIA Poezi nga AGIM RAMADANI (1964-1999)


E Hënë, 04.11.2011, 08:42am (GMT+1)

A MJAFTON PRITJA

A mjafton
Të presim vetëm
E të shikojmë
Duke larguar perdën
Për të parë si na vjen liria

QENTË LEHIN NË DIELL

Vdekja përgjon në korridor
Para murit të djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut

Era thyente trandofile
Një nënë ia fshin lotët

Korridorit të zi njeriu i blertë
E qentë lehin në diell

DIÇKA E NEMUR PARA BJESHKËVE

Le të shkrihet terri kur marshojmë drejtë majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera e djegur zgjohet në vargun e Nëntorit të tretë
Me plumb filluam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrët e mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kohën e Skenderbeut e shuajmë etjen
Trimëria në kulnin e ëndrrave hëna u flakron
Lartësia e mendimit tejkalon breshërit e plumbave
Kokrrat e mëdyshjës kaherë u bluan
Ndërmjet shtëpive të kallura të Dukagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije brrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhoja e lëbyrur e mendimit
Para bjeshkëve të bekuara diçka e nemur po fshihej.

KUR TË KTHEHEM

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë

Kur të kthehem
Sa do të jem i vetes
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S'do të më njohë askushë
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.

FTESË PËR EKSPOZITË

Unë i robëruari
Ju ftoj
Në ekspozitën time
Të pavarur!

ZHGËNJIMI


Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzëqeshje të humbur
Binarve të largimit
Andej nga të kërkova
Nuk ishe
Në stacionin e fundit
Të zhgënjimit
Zbres




IDRIZ SEFERI

Oshëtima ende është gjallë
Damar i tokës vetë
Ai


PIKTURALE

Trëndafili i tharë
Në kornizë te dritares
Dhe një cep pëlhure
Që njomet
Në të paavulluarën
E gotës se kujtimeve
Në horizontalen
E matur të penelit
Më shteren ngjyrat
Në kavaletin
E së kaluarës



NË MUNGESËN TIME

Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kerkojnë pyesin ku kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam treutur

LIRIA



Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
mallkue qoftë gjaku im
nëse m'vrasin pa luftue

 

AGIM RAMADANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E ATJE KU RRËNJËT E DENDURA PËRHAP LUMI I ARTË I GJIRIT TËND TË PASTËR, NË TRUPIN TIM LINFAT RRJEDHIN TËRBUESHËMPoezi nga GIACOMO LEOPARDI (Xhakomo Leopardi, 1798-1837) (04.10.2011)
U DOGJ PYLLIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.08.2011)
JAM DASHURUAR ME FLATRAT E MIA TË ENGJËLLITPoezi nga ALDA MERINI (1931-2009) (04.04.2011)
MOS IK!Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.31.2011)
O ZOT! GJITHË AJO QË SHIKOJMË, AJO QË DUKEMI A NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR BRENDA ËNDËRRËS?Poezi nga EDGAR ALLAN POE (1809-1849) (03.26.2011)
EPITAF I NIPIT PËR GJYSHIN E VET VETERAN VRARË SI ARMIK I PARTISËNGA VEHBI SKËNDERI (03.23.2011)
VDEKJANGA VEHBI SKËNDERI (03.22.2011)
DËSHIRËPoezi nga DEEPAK CHOPRA (03.21.2011)
T'I E DASHURA IME, NË VEGULLIMIN PËRBALLË MEJE. DITË DIMRI, PA NJOLLA, E TEPASHME SI QELQIPoezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963) (03.14.2011)
BUZËQESHJA JOTE ËSHTË UJË I KULLUAR NISUR PËR AVENTURË MIDIS GURALECËVE TË ZALLISHTES SË BARDHËPoezi nga EUGENIO MONTALE (Euxhenio Montale, 1896-1981) (03.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]