VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U DOGJ PYLLIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 12:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

U DOGJ PYLLI

Poezi nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Premte, 04.08.2011, 03:53pm (GMT+1)



U dogj pylli

S'është më pylli

s'janë më mështenkat me kore të argjendtë,

plepat me gjethe-vëthë

të florinjtë,farfuritës,

lisat e rëndë me rrënjët gjer në bërthamën e tokës.

 

U dogj pylli.

S'është më pylli.

S'lëshon më hije pylli.

 

Pylli nuk ishte shtegtar që të kthehej,

Që ta prisnim...

Pylli nuk lëvizte nga vendi

Si malësori në kullën e ngujimit...

 

S'është më pylli.

 

Tani dëbora mbetet pezull në ajër,

Merr trajtat e krahëve të bredhave,

pishave, molikave, hartinave

siç ka bërë për mijra vjet,

për inerci...

 

ylberët mbeten të kacavarur nëpër

grumbujt e reve, të shtangur, fytyrëfriksuar

prej honeve dhe humnerave...

zogjtë sillen nëpër ajër të hutuar,

në kaos, pa strehë

kërkojnë më kot folezat e tyre

në sqep mbajnë më kot

fijëzat e barit

 

Arinjtë, dhelprat, kunadhet, ketrat, ujku,

gazelat, sorkadhet, dhitë e egra,

gjarpërinjtë

të çoroditur, bohem

kanë mbetur pa strofkat e tyre:

birat nënë dhé,

guvat nëpër gurë,

zgravrat nëpër drurë...

andaj janë mbledhur të gjithë së bashku

bëjnë grevë-urie

bëhen hara-kiri

vetëm të gjejnë pyllin

vetëm të kthejnë pyllin...

 

Por pylli s'ishte shtegtar

Që të kthehej...

Pylli s'është më

Pylli u dogj

Si çifutët nëpër krematoriumet e

Treblinkës,

Me oh...

(Marrë nga vëllimi poetik "Unë jam e përjetëshme")

 


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAM DASHURUAR ME FLATRAT E MIA TË ENGJËLLITPoezi nga ALDA MERINI (1931-2009) (04.04.2011)
MOS IK!Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.31.2011)
O ZOT! GJITHË AJO QË SHIKOJMË, AJO QË DUKEMI A NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR BRENDA ËNDËRRËS?Poezi nga EDGAR ALLAN POE (1809-1849) (03.26.2011)
EPITAF I NIPIT PËR GJYSHIN E VET VETERAN VRARË SI ARMIK I PARTISËNGA VEHBI SKËNDERI (03.23.2011)
VDEKJANGA VEHBI SKËNDERI (03.22.2011)
DËSHIRËPoezi nga DEEPAK CHOPRA (03.21.2011)
T'I E DASHURA IME, NË VEGULLIMIN PËRBALLË MEJE. DITË DIMRI, PA NJOLLA, E TEPASHME SI QELQIPoezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963) (03.14.2011)
BUZËQESHJA JOTE ËSHTË UJË I KULLUAR NISUR PËR AVENTURË MIDIS GURALECËVE TË ZALLISHTES SË BARDHËPoezi nga EUGENIO MONTALE (Euxhenio Montale, 1896-1981) (03.09.2011)
VETËM TË VDEKURIT NUK VDESINPoezi nga RACHEL BLUWSTEIN (1890 - 1931) (03.04.2011)
LAURESHA DOLI PREJ KËNGËS DHE HYRI NË DIELLIN E GABUAR TË ËNDRRËSPoezi nga QAZIM SHEHU (03.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]