VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E ATJE KU RRËNJËT E DENDURA PËRHAP LUMI I ARTË I GJIRIT TËND TË PASTËR, NË TRUPIN TIM LINFAT RRJEDHIN TËRBUESHËMPoezi nga GIACOMO LEOPARDI (Xhakomo Leopardi, 1798-1837)

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 01:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

E ATJE KU RRËNJËT E DENDURA PËRHAP LUMI I ARTË I GJIRIT TËND TË PASTËR, NË TRUPIN TIM LINFAT RRJEDHIN TËRBUESHËM

Poezi nga GIACOMO LEOPARDI (Xhakomo Leopardi, 1798-1837)


E Djelë, 04.10.2011, 10:40am (GMT+1)

 

 

 

SILIVIAS

 

Silvia, e mban mend vallë

Atë kohë të jetës sate vdekësore,

kur bukuria llamburiste

në sytë e tu të qeshur me flatra hareje,

e ti, e kënaqur dhe ëndërruese,

pragun vajzëror kapërceje?

 

Kumbonin strofat

E qeta, e lutjet kumbonin,

në këngën tënde të përjetëshme,

atëherë kur veprën femërore të synuar

ndërmerrje, aq e lumturuar

për atë të ardhme që ti kishe në mendje.


Ishte maji plot aroma: e ti thithje me endje

Ëmbëlsinë e ditëve.

Unë studimet ngulmuese

Nganjëherë ndërpreja e letrat me pahir,

ku kohën tretja dhe tek unë

shkëlqente pjesa ime më e mirë,

 

lart nga ballkonet e shtëpisë atërore

në veshë kumbimi i zërit tënd më vinte,

dhe me shpejtësi ngrinte

grackën e ëmbël raskapitëse.

Kundronte qiellin e kthjellët,

rrugët e arta dhe oborret,

e pastaj detin mbarë, pastaj malet me borë.

Nuk e thotë dot gjuha vdekësore

Atë që unë ndjeja në zemër.

 

Çfarë mendimesh të ëmbëla,

çfarë shpresash, o Silvia ime!

Ajo që atëherë na dukej se ishte

Jeta njerëzore dhe fati!

Kur shpresa ishte më e madhe se kurrë,

një ndjesi më kaploi

e thartë dhe therëse,

dhe filloi dhimbja e gjëmës sime.

O natyrë, o natyrë,
pse nuk e kujton tani

Atë që na premtove dikur?

Pse kështu

i mashtron fëmijët e tu?

 

Ti më herët se bari e trembi dimrin,

nga sëmundja të cilën e luftove dhe të mundi,

u trete, o njomëz. Dhe nuk shikoje më

lulen e viteve tua;

nuk ta miklonin më zemrën

lavdet e ëmbëla për flokët e tu të zinj,

për shikimet e tua plot dashuri dhe drojtje;

në ditët e festave me ty shoqet

më nuk flasin për dashurinë.

 

Pas pak vdiq edhe shpresa

ime e ëmbël: edhe fatet iu mohuan

viteve të rinisë sime. Ah sesi

ke ikur kështu ti,

e dashura ime e moshës rinore,

shpresa ime e përlotur!

Kjo është bota? Këto janë

Dëfrimet, dashuria, veprat, ngjarjet

Për të cilat bashkë flitnim prore?

Ky është fati i qenieve njerëzore?

Për t'u dukur e vërtetë

Ti, e mjerë, veniteshe: dhe me dorë

Vdekjen e ftohtë dhe një varr të tmershëm

Nga larg na i tregoje.

 

MBRËMJA E DITËS SË FESTËS

 

E ëmbël dhe e kulluar është nata dhe pa erë,

Dhe e qetë sipër çative e në mes të oborreve

Çlodhet hëna, e nga larg shpalos

E kthjellët çdo mal. O gruaja ime,

Tani hesht çdo rrugë, dhe nga ballkonet

Llamba e rrallë natore ndrit:

Ti fle, të pushton gjumi i ëmbël

Në dhomën e qetë; e nuk do

T'ia dish për asgjë; e nuk mund ta mendosh

Çfarë plage më ke hapur në mes të kraharorit.

Ti fle: unë këtë qiell, që aq i mirë

Të duket po t'ia shikosh fytyrën, më vjen ta përshëndes,

Dhe natyrën e përjetëshme të pakufishme

Që më mundon. Ty ta mohoj

Shpresën, më thotë, edhe shpresën; e veç kësaj

Nuk shkëlqejnë sytë e tu përveç ku qajnë me lotë.

Kjo ditë ishte solemne: pas dëfrimesh

Të jep çlodhjen; e ndoshta të rikujton

Në gjumë sa të pëlqente kjo ditë dikur, e sa

Të pëlqeja unë ty: jo aq sa unë shpresoja, jo.
Në mendime të vij prapë. Ndërkohë unë llogaris

Sa jetë më ka mbetur, e përplasem në tokë,

thërras, fërgëlloj. Oh ditë të tmerrëshme

Në një verë të tillë të blertë! Ah, më

Nuk do të dëgjoj rrugëve këngën vetmitare

Të zejtarit që kthehet natën vonë,

Pas sorollatjeve, në strehën e tij të mjerë;

E çiltërsisht më ther zemra,

Kur mendoj se ti e kalon gjithë botën

Dhe kurrë gjurmë nuk lë. Ja ka ikur

Dita e festes, e pas festës

Dita tjetër është krejt e rëndomtë, dhe

Kohën mbart me vete çdo njeri. E ku është zëri

I atyre popujve të lashtë? Ku është thirrja

E anijeve tona të famshme, dhe perandoria

E madhe e Romës, e ushtritë, e shungullimat

Që përshkuan tokën dhe oqeanin?

Gjithçka është qetësi dhe heshtje, e gjithçka

Trys botën, e askush për to më nuk e vret mendjen.

Në rininë time të hershme, kur e prisja

Në mënyrë lakmiqare ditën e festës, apo

Pastaj kur ajo kishte mbaruar, unë dhimbshëm,

zgjohesha; dëgjoja në natën e vonë

Një këngë që ledhatonte ndjenjat

Duke u larguar vdiste pak nga pak,

Ashtu dhe zemra ime në kraharor më dhimbte.

 

KËNGA E FUNDIT E SAFOS

 

Natë e qetë, e rreze e druajtur

E hënës së ngrënë; e ti që vërtitesh

Nga selvia e nemitur lart në shkrepa,

Lajmëtar i ditës; oh sa sfilitëse e të shtrenjta

Aq sa të panjohura më ishin orët dhe fati,

Të ngjashme me sytë e mi; jo të qeshura

Sa lëndime iu shkakton të mjerëve kjo lojë.

Ndër ne atëherë hareja ringjallet

Kur në lugina lumenjtë rrjedhin

Dhe në fushat e drithëruara fyelli

Magjik i Neptunit, e kur qerrja

E rënda qerre e Jehovait na bubullon

Mbi kokë, ajri nator plasaritet.

Ne nëpër rrëpira e lugina të thella

Nën retë që qëllojnë, ne me grigjat

Që ikin të shastisura, ne përballë

Lumit që harron ku i ka brigjet e veta

Nën kumbimin shurdhues që vjen nga lart.

E bukur pelerina jote, o qiell div, e bukur

Je ti, tokë e vesuar. Ah, nga kjo

Bukuri e pakufi nuk niset asnjë

I paudhë apo mbrapshtan

Për tek e mjera Safo. Në krenarinë tënde

Mbretëron e ligë, o natyrë, e mikpritje të egra,

E dashnore të përçmuara, në format hirplote

Të zemrës dhe ninëza e syve më kot

Kanë shprehje lutëse. Mua nuk më qesh

Shtegu i ndritur, e nga porta qiellore

Agimi purpuror; mua nuk më këndojnë

Engjejt mëngjesorë, e as murmurimat

Nuk do të më përshëndesin: e atje ku

Rrënjët e dendura përhap

Lumi i artë i gjirit tënd të pastër, në trupin tim

Linfat rrjedhin tërbueshëm.

I shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U DOGJ PYLLIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.08.2011)
JAM DASHURUAR ME FLATRAT E MIA TË ENGJËLLITPoezi nga ALDA MERINI (1931-2009) (04.04.2011)
MOS IK!Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.31.2011)
O ZOT! GJITHË AJO QË SHIKOJMË, AJO QË DUKEMI A NUK ËSHTË VETËM NJË ËNDËRR BRENDA ËNDËRRËS?Poezi nga EDGAR ALLAN POE (1809-1849) (03.26.2011)
EPITAF I NIPIT PËR GJYSHIN E VET VETERAN VRARË SI ARMIK I PARTISËNGA VEHBI SKËNDERI (03.23.2011)
VDEKJANGA VEHBI SKËNDERI (03.22.2011)
DËSHIRËPoezi nga DEEPAK CHOPRA (03.21.2011)
T'I E DASHURA IME, NË VEGULLIMIN PËRBALLË MEJE. DITË DIMRI, PA NJOLLA, E TEPASHME SI QELQIPoezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963) (03.14.2011)
BUZËQESHJA JOTE ËSHTË UJË I KULLUAR NISUR PËR AVENTURË MIDIS GURALECËVE TË ZALLISHTES SË BARDHËPoezi nga EUGENIO MONTALE (Euxhenio Montale, 1896-1981) (03.09.2011)
VETËM TË VDEKURIT NUK VDESINPoezi nga RACHEL BLUWSTEIN (1890 - 1931) (03.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]