E Premte, 04.26.2024, 08:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ME HIJET DHE RETË E ZYHDI DERVISHIT NË METASTAZAT, UDHECAKET, STUHITË, TORNADOT DHE CUNAMET E KOHËS, NË LIBRIN E TIJ MË TË RI ME POEZI ”VETËKLONIMI I MASKËS”
Nga SOKOL DEMAKU

E Djelë, 04.20.2014, 08:12am (GMT+1)



           Një rrugëtim në retrospektiv në buqetën peotike, të Zyhdi Dervishit, "Vetëklonimi i maskës", lexuesi bënë një ecje në kohën në të cilën poeti në vite, në rrugëtimin e tij ecanak mundi të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut, në situata dhe kushte jetese të ndryshme. Në vagun e tij ai ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës me baticat dhe zbaticat në skenat e përditshmërisë sonë.
          Vëllimin poetik "Vetëklonimi i maskës" autori e qelë me shkrimin: "Tim eti, një mësusi idealist të kësaj bote", cka na jep me kuptue se autori këtë buqetë poetike ia kushtin babait të tij, mësues gjeneratash, në kohe¨.
          Ky vëllim me lirika ku krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për realitetin e kohës në të cilën jeton autori me vargun e tij prej perle zbutë rrokjet dhe tingujtë për të  shprehë ndjenjën dhe mrekullin përmes emocioneve që ai ka dhe ndjenë, dashuria ndaj së mirës që autorin e mbanë gjallë dhe dhembja e cila e prekë në sedër, por koha eshtë e pa kohë.
          Autori librin ka ndarë në shtatë kapituj por e fillon me poezinë "Ylberi i zgjimit" ku ai me mjaftë mjeshtri përdorë hipërbollën dhe analogjinë për të shprehurë ndjenjën e tij që ai mban në shpirt kur thotë:
Në dy male të lartë u mbështeta
Si në dy këmbë.
Trupi m`u lartësua si llavë e zjarrtë
E shpërthimit vullkanik
Të gjakut e palcës
Së dy këmbëve-male.

         Ky rrugëtim  poetik i autorit fillon me kapitullin "Përballë cunameve" e që po të e kthejmë në fjalorin tonë këtë si duket ne do kemi huazime të cilat nuk janë pjellë apo pjesë e jona sepse këto rryma të fuqishme, këto lëkundje  si një fatkeqësi që rendon mbi supet e njerëzve e këtë  autori e ilustron për mrekulli në poezinë e tij "Autodafe" me të cilën dhe e qelë këtër buqetë poetike kur thotë:
Më digjni në furrat e gëlqerës
Ose më bluani të gjallë
Në mokrat që s`bluajtën kurrë
Miell gëzimi.
........
...se në tokën time
Deri në mpiksjen e mbarme të gjakut
Përjetësisht jam dashuruar.

          Hijet dhe retë të cilat janë prezente në vargjet e poetit vijn edhe sa i shtojnë ndjenjat e lexuesit në metastazat dhe udhecaket  ku stuhit, cunamet, tornadot shpeshherë rebelohen dhe për  herë këto metastaza kanceroxhene shaktërrojnë cdo gjë në këto troje. Këtë e shprehë me një sarakzëm të qiltër autori tek poezia "Metastaza ballkanike" kur thotë:
Në Ballkan
Para barelievit të varreve
Qiparisat nuk përulen
Nga përlotjet e stuhive
Tropikale.
..........................
Në Ballkan
Stuhitë e tajfunet e tornadot e cunamet
Rebelohen në tela me gjemba
Të nervave të tendosura e të skuqura
Prej mënisë e zmerimit.
Mbi kafkat e ballkanasve
Zgjaten e kërleshen
Metastazat kanceroze
Të vetëshklatrrimit.

          Pra poeti është ai i cili përjetoi këto metastaza ballkanike të cilat kanë lënë gjurmë jo vetëm në jetën e tij por edhe tek bashkëkombasit e tij dhe se edhe sot ato ndjehen dhe kanë ndikim. Kjo më së miri përshkruhet tek poezia "31 Dhjetor" kur poeti thotë:
U zvarrit si gaforrja dhe një vit i mbrapshtë
Me mundime, dhimbje e strese.
Politika-shtrigë më shtrigane
Turbulloi edhe cdo pikël vese.

          Kapitulli i dytë i kësaj buqete poetike nga autori është  titlluar "Retina të plagosura" e ku përmes klithmave e zërave të trazuar të mbretërve të xhunglës jeta ishte mbyturë në nota të ligësisë njerëzore të kompozuara për këtë rast, e ai në poezine e tij "Pentagrami i rrenimit" thotë:
Nuk më tremb hungërima e ujkut
Në xhunglën e fererme të ferrave.
As ulërima e luanit kur më shtërngon
Me morsën e kthetrave
Të uritura të bëbëzisë.
Më gërryen themelt e shpirtit
Mjaullima e maces kompozitor
Me notat më të ndotura të ligësisë.

          Jeta vazhdon me peripecitë e saja por edhe me të gjitha ato ligësit të cilat njeriut i rrinë mbi kokë nga ajo re e murrme e cila ka mbuluar kupollën qeillore. Sa bukur e përshkruan poeti këtë me një pesimizëm sarkonik ku si duket se kjo re ka zerë vend këtu dhe se do jetë këtu me vite. Ja si përshkruan poeti këtë tek poezia: "Nën hijen e qiellit" kur thotë:
Një re e murrme
Më rri mbi kokë
Si pelerinë.
Herë ngjeshet si shaptë
Herë mblidhet si kanë
Herë godet si vetëtimë.

          Këto ndjenja, këto vuajtje nëpër faqet e historisë sonë sa te hidhura dhe të ashpra prap se parpë njeriun nuk arritën ta stepin por ai me forcën dhe durimin e tij u strehua dhe diti të mbijetoj fatin, i cili ishte shkruar për të. Dhe edhe pse në kushte të vështira mbijetoj të gjitha në strehën e tij të kasollës se varfër shekullore. Kështu e shprehë ndjenjen e tij autori përmes poezisë "Strha ime" kur thotë.
Goditur nga breshëri
Rrebesh trishtimi.
Rrekem të gjejë strehë
Në kasollën mbuluar
Me kashtë të thinjur
Mundimi e stërmundimi.

          Por jeta vazhdon me ritmin e saj në faqet e histirsë sonë të zymt në vite, me skenare dhe lojëra te hidhura e ku peti ndjen pezmin dhe pesimizmin e tij në jetë. Këtë ai e shprehë me poezinë e tijn të fundit në këtë cikë me titull: "Kotësi" kur thotë:
Në guvat e qeta të varreve hedhin lule
Petale të rëna nga cikma zie.
Më kot rreken të mbuhsin me lule varret-
Humnera pafund padrejtësie.

          Në ciklin e tij të tretë titlluar "Guaska drite dhe gurëzime" poeti na del më optimist për jetën dhe se edhe vargu i tij ndjehet më i butë por prap me ate zjarrin e tij rinor i cili mundohet që jetën ta qoj përpara dhe të ndjej ate cfarë cdo kush e dëshiron, e këtë e ndjen lexuesi përmes vargjeve të peozisë "Sytë e përjetësisë" ku autori thotë:
Një foto drite
Gremiset nga
Maja e qiparisit.
Përmbytete e përmbytet
Por nuk zhbëhet
Në këllirat e gjirizit.

          Dhe se optimizmi i poetit vjen dhe bëhet edhe me i zjarrt në poezinë  "Lot dhe re" ku ai ndjen dhe sheh se dicka po levizë dhe se edhe natyra po e ndjen se do vijnë ditë më të mira, ditë kur bora e kurorave te maleve do shkrihet përgjithmonë dhe ai thotë:
Bora e kurorës së maleve
Në valle rrethanore u shkri
Ndër mijëra mote.
Lotët e maleve rrëke rrodhën
Dhe rrjedhin nën dhe.

         Kur njeriu del nga mjegullnaja dhe nga ajo e cila e rendon shpirtin e  tij, nuk duhet harrua se ai lidhet, tek hyjnitë por edhe përenditë, që të kthejnë buzëqeshjen, sepse dashuria njerëzore është ajo e cila krijon mrekulli në jetë.  Sepse tornadot e mëkateve edhe Krishtinv e kryqezojnë e poeti e sheh këtë kështu përmes poezise se tij "Mos" kur thotë:Tornadot e mëkateve/Krishtin e kryqëzojnë dhe rikryqëzojnë/ miliarda herë/ në sekondë/ në kryqin/ e katër horizonteve.
          Një fjalë filozofike shqipe thotë:"Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do tëthotë dhe ajo që do të bëjë".
          Poeti vazhdon rrugëtimin e tij poetik me vargjet në kapitullin vijues "Vargmale ngujimi" një titull  sa simbolik për trevat tona e poeti tek poezia "Kockat e dinjitetit" thotë: Të drejtën e shkrirë në qenien e tij/ia përgjakën me dhëmbëzit/ e harkuar të drapërit/.
Kockat e shpirtit iu polarizuan vertikalisht/sipas ligjeve të harruara/ të dinjitetit/.
         Zyhdi Dervishi duket si një burim i pashterrshëm frymzimi i atyre lirikave të cilat ai i vargon në kapitullin vijues "Horor vaciu" ku na del një optimizëm prekës kur thotë tek poezia "Një grimë": Qindra mijëra kilometra/ njerëzit ngjiten me anije kozmike/në rrathët e qiejve të shumfishuar./A ngihen qoftë edhe një grimë/ mbi veten e zvetënitur?/
         Jeta ndertohet me shijen e petaleve të luleve më të bukura që egëzistojnë në tokë e ato së bashku krijojnë kopshtin  e lulëzuar që njerëzit ta shijojnë të lumtur, e kur njeriu ushqehet me  një aromë të tillë, ai nektar e embëlson jetën dhe ai është një dhuratë e bukur për njeriun.
         Zyhdi Dervishi e përfundon rrugëtimine e tij poetik me kapitullin nga i cili mori edhe titullin ky vargëtim "Vetëklonimi i maskave" e ku me poezinë e ketij kapitulli me titul "Vetëngujim gjenetik" poeti ve në pah atë kopsht lulesh që une përmenda më lart por me një sens tjetër dhe me një ide dhe mendim kritik për njeriun kur thotë:
Si barinj në kopshtet e mirazheve
Me alkiminë e tjetërsimit
Njerëzit e kohës sonë
Vetëklonohen 1001 herë.
T¨Ã¥e klonuarit e njetë si narcisë
Dashurohen mes veti.
Në retinat e syve
Nuk u gjallojnë më
Silueta njerëzish
Të tjerë.

          Një fjalë e urtë filozofike shqipe thotë:Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMANETITregim nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.20.2014)
PËRBALLË NJËRI TJETRIT dhe ÇDO GJË SONTE PO QANNga ADEM ZAPLLUZHA, dy tregime poetike nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (04.19.2014)
KUR DITA E MURME SHI PIKONTri poezi të reja nga PËRPARIM HYSI (04.19.2014)
VETJA MË DUKET ODISE I LODHUR12 poezi nga KOLEC TRABOINI Nga libri “U dashka të dal natën vonë”, 2012 (04.19.2014)
SYTË E HOMERITProzë nga QERIM SKËNDERAJ (04.19.2014)
MË TË RËNDA SE PRANGAT...Tregim nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (04.18.2014)
ME IU FOLË HIJEVE QË MË RRETHOJNËCikël poetik nga GASPER PALI (1916-1942) (04.18.2014)
ELEGJI PËR LAJMET NGA SHQIPËRIA 1997Poezi nga VEHBI SKËNDERI (04.18.2014)
QENTË E RRUGËSPoemth nga FASLLI HALITI (04.17.2014)
NË ALARM ËNDËRRASHCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]