VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PLANETI YT PREJ ZJARRICikël poetik nga JAHO MARGJEKA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 02:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PLANETI YT PREJ ZJARRI
Cikël poetik nga JAHO MARGJEKA

E Enjte, 08.21.2014, 09:12am (GMT+1)



VARIANT

Për midis moçalit me i ra
I pa lagur në breg me dalë
Baltën trup me e përnda
Pa tu ngjitë një stërkalë.

Me u përla me të paudhin
Fytyrën tënde pa e nxi
Udhën paq me ia tregue
Pa e shty e pështy.

Rrotull globit me i ra
Për ku je nisë ti me mbërri
Me të pabesë e nderë në krah
Po nderë e besë me i ruejtë ti.

MIQËSI DRURËSH

Në pamundësi për t'u përqafuar
Drejt njëri-tjetrit zgjatin degët duar.
Për çdo vjeshtë kur shi bie
Shkundin gjethet në shenjë miqësie.

Kur pyllit plak i turret furtuna,
Të moshuarit hollakët i mbështjellin me guna.
Kur njëri nga sopata e druvarit pritet
Lëkura e tjetrit prej dhimbjes plasaritet

PO KTHEHEM...

Po kthehem o mik, festa mbaroi,
Po ti portën mos ma hap,
E ligë mbrëmja që shkoi...
Po shtrihem më mirë këtu në prag.

Po kthehem o mik, zemërthyer,
Me një heshtë ngulur mbi shpinë,
Po ti mos pyet, pse pyet o mik,...
Kush tjetër zemrën ta thyen!

Pse pyet o mik, në kam më shpresë,
A pse vjershëroj në tjetër stil,
Ajo s'është më ag me vesë,
Ajo s'është më as trëndafil.

Ajo tani është stinë pa mbarim,
Që rend drejt planetëve të tjerë,
Ajo tani është veç trishtim,
Siç qe gëzim dikur, njëherë.

Po kthehem, po kthehem, o mik.
Zemërthyer, i pashpresë.
Ajo s'është më trëndafil,
Ajo s'është më ag me vesë.

LUFTËHUMBUR

Po kthehem nga lufta, luftëhumbur,
Me armiq as prerë, as vrarë,
Krejt shtatin me heshta ngulur,
I gjithi kulloj dhimbje e plagë.

Kulloj i tëri dhimbje e plagë,
Nga lufta i kthyer luftëhumbur,
Siç kthehet kalorësi i vrarë,
Plot heshta shtatit ngulur.

Po kthehem nga lufta, flamurëgrisur,
As prerë e as vrarë me gjeneral,
Më vrau një heshtë e helmatisur,
Një heshtë që erdhi nga larg.

Po kthehem nga lufta luftëhumbur,
I vrarë, por jo i mundur.

NË KRYE TË VARREZËS

Në krye të varrezës dy qiparisa
Kapërthyer degësh si të përqafuar,
Në kohë të vjetra me siguri,
Ata ishin dy të dashuruar.

Në krye të varrezës dy qiparisa
Si dy të gjallë nga kohë e shkuar,
Flasin me kode të fshehta,
Si dy të dashuruar.

Në krye të varrezës... Dy qiparisa.
Bëjnë hije nga kohë e vjetër.
Dikur, përveçëse dy të dashuruar,
Çfarë, çfarë mund të kenë qënë tjetër!

BUZË NË GAZ

Nuk ka më buzë në gaz
As buzëqeshje të dlirt',
As fjalë ashtu çapraz,
Ka vdekur diçka në shpirt...

Ka vdekur në shpirt diçka
Diçka, mbetur pa kallur në dhè,
I ndodhka shumëkujt kjo hatà,
Cilitdo dashurori si ne...

Eh, kur s'ka më buzë në gaz
E fjalë ashtu koti, çapraz,
Më mirë të bëhet hataja,
Të varroset, ajo, diçkaja!

Kur s'ka më, buzë në gaz!

DËNIMI

Verë për verë
Vit për vit:
Do të ujis,
Një vazo hipotetike
Me lule të bardha.

KËSHTJELLA

Kur para syve
E pashë të rrënohej,
Çela në zemër
Një kremte për mort.

TANI

Tani
e shoh si frymë,
Me ojnat e saj
Tek lëkunden në erë.

KËMBANAT

The, shihemi
Në orën nëntëmbëdhjetë,
Afër kishës së Shën Palit.
Mbrëmje;
Ora fiks nëntëmbëdhjetë,
Nga kisha e Shën Palit
thekshëm
gjëmuan këmbanat.

TINGULLI

Tingulli thotë se
nuk je ne luginën
e gjelbër:
Në cilat kreshta vallë
po hepohet,
Planeti yt prej zjarri!

HONI

Në hon-mungesën
tënde
U rrokullisa,
Çfarë tjetër pas honit,..
Veçëse ndonjë udhë.

DHIMBJA

Më dhëmb dhimbja,
Se nuk do t'më dhembin
dhimbjet e mia:
Për dhimbjen që shkoi.

IKJA

Nuk e ktheva kokën pas:
Në gojën e peshkaqenit
me i pà dëshirat e mia!

KAPROLLJA

E ndeza zjarrin
në lugjet e verdha:
Jo për fajin tim
u dogj kaprollja e bukur.

DASHURIA

Përgjatë mundimit
Me ia gjelbërue
degët,
Gati ia premë
edhe trungun.

DALLËNDYSHET

Fluturojnë e ikin
Në formë V-je,
Pendëngarkuara:
përmallshëm
kthehen përsëri.

RRËFIMI

Në qytetin e luleve
Në muajin e luleve
Buzë lumit;
ku rriten lule,
Mbiu një lule !
JAHO MARGJEKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR PASHË VAJZËN IDEALE NJË MËNGJES TË BUKUR PRILLITregim nga HARUKU MURAKAMI (08.20.2014)
KAPEDANI ARVANITAS I PAPADIAMENTIT, SHENJTOR I LETRAVE GREKENga Dr. G. GIAKOUMIS (08.20.2014)
NJË ROMAN ME THEKS TË FORTË SHOQËROR I THANI NAQOSNga ALEKO LIKAJ (08.20.2014)
KËNAQËSIA ESTETIKE QË TË JEP POEZIA E POETIT TË TALENTUAR PËRPARIM HYSINga Prof. dr. ESHREF YMERI (08.18.2014)
SYTË BLU TË DETITCikël poetik nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (08.17.2014)
PRITJAPoezi nga BESIM BOKSHI (1932-2014) (08.17.2014)
GUSHT NË TIRANËPoezi të reja nga QAZIM SHEHU (08.16.2014)
MIGJENI, VETVRASJA E TRUMCAKUTEsé nga MOIKOM ZEQO (08.15.2014)
A DO TË KONVERTOHEJ FAIK KONICA?!Nga FOTAQ ANDREA (08.12.2014)
NËPËR GJYMTYRËT E MJEGULLAVEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (08.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]